Nga qyteti i Pireut, në datën 24/6, kanë filluar ngjarjet e Festivalit të 43-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe të revistës së saj «Odigitis», që është ngjarja më e madhe politike - kulturore në Greqi.
Siç theksoi në fjalimin e tij Nikos Abatielos, Sekretar i KQ të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE): Nga ky qytet Partia jonë para gati 99 vitesh bëri hapat e saj të para, u themelua si biri i nevojës, si biri i pjekur e një procesi historik që u përshpejtua nga Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit. Siç mund ta kuptoj dikush me lehtësi, nuk do të ishte e mundur që Festivali jonë këtë vit të kishte një tjetër temë veç ngjarjes më të rëndësishme të shekullit të kaluar, revolucionin e 1917-ës në Rusi që shpartalloj shfrytëzuesit e popullit, që tronditi nga themelet botën e shfrytëzimit dhe vazhdon të ndriçojë të ardhmen.
Me të drejtë absolute do ta nderojnë punëtorët dhe të rinjtë në të gjithë botën, me të drejtë absolute do ta nderojmë edhe ne këtë vit në Greqi, ashtu siç e meriton. Me aktivitete të mëdha politike - kulturore, me botime që tashmë kanë filluar të përhapen, me aktivitete me shumë forma. Para së gjithash duke shumëzuar dhe forcuar përpjekjet tona si Parti Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rini Komuniste e Greqisë (KNE) për përhapjen e aktualitetit dhe domosdoshmërinë historike të luftës kundër sistemit barbar kapitalist, të luftës për të ndërtuar shoqërinë socialiste - komuniste, për shoqërinë që nuk do të ekzistojë shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, të përgatitjes në shumë aspekte të klasës punëtore për këtë qëllim të madh, duke marrë të gjitha masat e nevojshme".
26.06.2017






