Skip to content

Greva e ndërtuesve: Ne jemi punëtorë dhe i dimë interesat tona! Të gjithë në luftë!

Date:
dhj 11, 2025
oikodomoi-athina-34

Punëtorët në sektorin e ndërtimit realizuan një grevë 24-orëshe më 10/12/2025, duke kërkuar Marrëveshje Kolektive me rritje pagash, masa higjenike dhe sigurie, etj.

Valsam Sirigos, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Ndërtuesve, në fjalimin e tij në tubimin e grevës në Athinë vuri në dukje, ndër të tjera:

«Ne do të vazhdojmë dhe do ta përshkallëzojmë luftën tonë! Hapi tjetër është protesta në sheshin Sintagma, më 16 dhjetor, ditën kur do të votohet buxheti i luftës dhe anti-punëtor. Ky është një buxhet tjetër që shkurton nevojat tona, me qëllim financimin e bizneseve të pakicës, armatimet, konfliktet ushtarake midis grabitqarëve të pasurisë së popujve.

Ne e kemi për detyrë të vazhdojmë luftën. Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën tonë. Për pagën ditore, për Sigurimet, për Shëndetësinë - Mirëqenien, për shkollën e fëmijëve tanë, kundër luftërave ku fëmijët tanë do të thirren të bëhen mish për top për t'i shërbyer interesave të pakicave.

Ne jemi punëtorë dhe e dimë se ku qëndrojnë interesat tona dhe si do ta ndërtojmë të ardhmen që ëndërrojmë për veten dhe fëmijët tanë! Të gjithë në luftë!»

Pas tubimit në sheshin Kaningos, protesta vazhdoi duke marshuar drejt Ministrisë së Punës.

oikodomoi-athina-06
oikodomoi-athina-13
oikodomoi-athina-43