Në një njoftim për planet kriminale të shtetit pushtues të Izraelit kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i KQ të KKE thekson:
«Në një kohë kur shteti i pacipë pushtues i Izraelit, me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së, vazhdon sulmet vdekjeprurëse dhe kërcënimet në Rripin e Gazës, Liban, Siri dhe në rajonin më të gjerë, si dhe kur po përshkallëzohet lufta e SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit, "zhbllokohet" një paketë shumë e rrezikshme aktivitetesh kolonizuese në Bregun Perëndimor palestinez.
Qëllimi i këtij plani kriminal është shkelja dhe konfiskimi i sipërfaqes më të madhe të mundshme të territorit të Bregut Perëndimor, dëbimi i palestinezëve nga tokat e tyre, grumbullimi i tyre në më pak se 40% të sipërfaqes së Bregut Perëndimor — përfshirë Jeruzalemin Lindor —, privimi i të drejtave të tyre bazë dhe zëvendësimi i tyre me kolonët pushtues, të cilët vrasin çdo ditë popullin palestinez dhe fëmijët e tij.
"Zhbllokimi" i planeve të mësipërme është një hallkë e një zinxhiri për krijimin e fakteve të kryera në Palestinën e pushtuar dhe në rajonin më të gjerë. Kjo lidhet me riorganizimin e Lindjes së Mesme dhe gëzon mbështetjen e SHBA, NATO-s, BE-së dhe aleatëve të tjerë rajonalë të Izraelit, pavarësisht nga çdo reagim publik me fjalë apo dënimit hipokrit.
Tani, në mënyrë vendimtare, është e nevojshme të forcohet solidariteti i gjithanshëm punëtor e popullor me popullin heroik palestinez, që ai të fitojë atdheun e tij, kundër pushtimit izraelit dhe planeve imperialiste, kundër qëndrimit të papranueshëm e bashkëfajtor të qeverive dhe partive meqenëse mbështesin marrëdhëniet strategjike me shtetin vrasës.
Solidariteti është arma e popujve! Liri në Palestinë!»
