«Fotografitë, të cilat dolën publikisht dhe që kanë të bëjnë me momentet e fundit të 200 komunistëve, anëtarëve dhe kuadrove të Partisë komuniste të Greqisë (KKE), para ekzekutimit të tyre nga pushtuesit nazistë në qytetin Kesariani më 1 Maj 1944, përbëjnë prova historike dhe dokumente me vlerë të paçmuar.
Duke qenë se fotografitë specifike duken autentike, ato përbëjnë edhe dokumentin e vetëm fotografik historik të kësaj sakrifice kolosale, simbol të luftës heroike të popullit tonë dhe pjesë e pandarë e historisë së KKE.
Ato përshkruajnë madhështinë morale të komunistëve që marshuan drejt vdekjes të patrembur me besim të palëkundur në të drejtën e luftës për një botë pa shtypje dhe shfrytëzim. Përbëjnë frymëzim për brezat e rinj në një epokë kur retë e një lufte të përgjithësuar imperialiste po trashen kërcënueshëm.
Si të tilla, vlera e tyre nuk matet me para dhe vendi i tyre nuk gjendet në tregti, në koleksione private dhe në mediat elektronike të ankandeve me një rezultat të pasigurt se ku do të përfundojnë.
Prandaj, lind një çështje serioze historike dhe morale dhe është përgjegjësi e shtetit t'i sigurojë këto dokumente dhe t'i kthejë ato aty ku përkasin, në Muzeun e Rezistencës Kombëtare të EAM-it të Bashkisë së Kesarianis, në Bashkinë Hajdhari dhe tek Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në mënyrë që ato të jenë të hapura për popullin dhe të rinjtë si një burim njohurish historike dhe frymëzimi për sot dhe nesër.
Bazuar në sa më sipër, KKE do të paraqesë menjëherë një propozim specifik për shfrytëzimin e këtyre dokumenteve.»
Kryetarët komunistë të Bashkive Hajdhari dhe Kesariani, ku përkatësisht ishte dhe vendi i ndalimit dhe sakrificës së 200 komunistëve, lëshuan gjithashtu deklarata, duke theksuar, ndër të tjera: «ne besojmë se këto dokumente të rralla historike nuk kanë vend në asnjë shitje online, në asnjë ankand, në asnjë koleksion privat si një “trofe” personale. Prandaj, ato duhet të zotohen nën përgjegjësinë e shtetit dhe të kthehen në Muzeun e Rezistencës Kombëtare të Bashkisë e Kesarianis, në Bashkinë e Hajdharit, por edhe në arkivin historik të KKE, sepse 200 të ekzekutuarit ishin anëtarët dhe kuadrot e saj.»



