Në një njoftim për shtyp lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes «Mburoja e Akilit» midis Greqis dhe Izraelit, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror e Partsë Komuniste të Greqisë (KKE) deklaroi si më poshtë:
«Marrëveshja midis Greqisë dhe Izraelit për të ashtuquajturën “Mbrojtja e Akilit” përbën një tjetër vendim të rrezikshëm të qeverisë së ND-së për përshpejtimin e përgatitjes ushtarake dhe thellimin e përfshirjes së vendit dhe popullit tonë në luftërat dhe planifikimet imperialiste, si dhe në synimet NATO-Amerikane në rajon.
Këtë realitet përpiqet të fshehë qeveria e ND-së pas fishekzjarrevishtes propagandistike rreth “arkitekturës së mbrojtjes së territorit grek” dhe mbrojtjes së vendit.
Në praktikë, marrëdhëniet strategjike me shtetin - kriminel të Izraelit dhe përgatitja e përbashkët ushtarake i hedhin “benzinë zjarrit” në konkurrencat imperialiste në rajon, në kontradiktat e klasave borgjeze të Turqisë dhe Izraelit, të Greqisë dhe Turqisë, në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, me viktima vetë popujt.
Kjo Marrëveshje, e cila kushton mbi 3 miliardë euro, është pjesë e programit më të gjerë të armatimit “Agjenda 2030” për nevojat e NATO-s, të cilin populli ynë e paguan shtrenjtë me dhjetëra miliarda euro, në dëm të të drejtave dhe nevojave të tij.
Fajtore është edhe qëndrimi i partive të opozitës komode, të cilat mbështesin në mënyrë të qëndrueshme strategjinë e qeverisë së ND dhe marrëveshjet e aleancat e ndryshme ushtarake, me kriter interesat e kapitalit grek.
Populli ynë jo vetëm që nuk ka asnjë arsye të bashkohet me festimet qeveritare, por përkundrazi, ka çdo arsye të jetë në vigjilencë dhe të fuqizojë luftën e tij kundër përfshirjes së vendit në luftërat dhe planifikimet imperialiste».
