Skip to content

KKE: SHBA po përgjak edhe Venezuelën. Populli i Venezuelës do fitojë!

Date:
jan 5, 2026
kke

Në një deklaratë të saj, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mbi sulmin e SHBA ndaj Venezuelës, shënon:

«SHBA po e përgjak edhe Venezuelën. Populli i Venezuelës do fitojë!

KKE dënon kategorikisht sulmin ushtarak të nisur herët në mëngjes nga SHBA kundër Venezuelës dhe popullit të saj. Ndërhyrja imperialiste e SHBA ka si qëllim të vërtetë grabitjen e pasurisë energjetike të Venezuelës dhe ta vendos rajonin në linjat e interesave të tyre ekonomike dhe gjeopolitike, kundër konkurrentëve të tyre, Rusisë dhe Kinës, duke përmbysur qeverinë Maduro. KKE hedh poshtë pretekstet qesharake dhe hipokrizinë e qeverisë së SHBA që përdor luftën kundër tregtisë së drogës për të justifikuar krimin e ri. Askush nuk harron se gjatë pushtimit 20-vjeçar të SHBA, Afganistani u shndërrua në prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të drogës në nivel ndërkombëtar.

KKE shpreh solidaritetin e saj të plotë me popullin e Venezuelës dhe luftën e tij të drejtë kundër ndërhyrjes imperialiste në atdheun e tij. Populli i Venezuelës është ai që mundet të përcaktojë zhvillimet në vendin e tij dhe në dobi të tij dhe t'u japë një përgjigje vendimtare imperialistëve të SHBA.

KKE i bën thirrje popullit grek të dënojë masivisht ndërhyrjen e re imperialiste kundër Venezuelës dhe të shprehë solidaritetin me popullin e saj.»