Skip to content

KKE dënon kërcënimet provokuese të SHBA për një sulm të ri ushtarak imperialist ndaj Iranit

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon kërcënimet provokuese të SHBA për një sulm të ri ushtarak imperialist ndaj Iranit, së bashku me shtetin e Izraelit, në kontekstin e antagonizmave të përgjithshme imperialiste, me qëllim përcaktimin e zhvillimeve politike në këtë shtet në dobi të interesave të tyre gjeopolitike
Date:
jan 15, 2026
syria-bretania-01

Në deklaratën e saj mbi zhvillimet në Iran, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të KKE, përmend:

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon kërcënimet provokuese të SHBA për një sulm të ri ushtarak imperialist ndaj Iranit, së bashku me shtetin e Izraelit, në kontekstin e antagonizmave të përgjithshme imperialiste, me qëllim përcaktimin e zhvillimeve politike në këtë shtet në dobi të interesave të tyre gjeopolitike. Kjo vjen si vazhdim i ndërhyrjes imperialiste në Venezuelë dhe kërcënimeve kundër Kubës, Kolumbisë, Meksikës, Groenlandës.

Theksojmë edhe një herë se zhvillimet në Iran janë çështje të popullit iranian që po lufton për të drejtat e tij kundër politikës antipopullore të qeverisë dhe shtetit borgjez, i cili ka shkaktuar shtrenjtësinë, i mban pagat në nivele shumë të ulëta, përdor represion kundër lëvizjeve popullore, vret demonstrues, ndalon aktivitetet e Partisë Komuniste (Tudeh) dhe ushtrimin e të drejtave politike. Populli i Iranit është i vetmi përgjegjës për përcaktimin e zhvillimeve politike dhe shoqërore në vendin e tij.

Për këtë arsye, KKE shpreh solidaritetin e saj me popullin që militon i cili mund të mbrojë lëvizjen e tij si dhe interesat e tij të pavarura, kundër çdo lloj ndërhyrjesh, intrigave dhe makinacioneve imperialiste të organizuara nga SHBA dhe Izraeli.

Është e qartë se "ndjeshmëritë" e SHBA, BE dhe qeverisë greke, për "demokracinë" dhe "të drejtat e njeriut" në Iran, janë më shumë se hipokrite. Të gjitha këto përdoren si pretekst, sipas taktikës së tyre të preferuar, për përgatitjen dhe justifikimin e ndërhyrjeve imperialiste. Për më tepër, hipokrizia e tyre vërtetohet edhe përmes marrëdhënieve strategjike që ata mbajnë me regjimet reaksionare në Arabinë Saudite, me monarkitë e Gjirit Persik, xhihadistët në Siri, shtetin e Izraelit që vret popullin e Palestinës.

Populli duhet të forcojë aktivitetin e tij, duke dënuar kërcënimet dhe ndërhyrjet imperialiste kundër popujve të Venezuelës, Iranit, Kubës dhe popujve të tjerë, për të kërkuar me këmbëngulje nga qeveria e ND shkëputjen nga planet imperialiste, të kthejë çdo pjesë të Forcave të Armatosura nga misionet euroatlantike jashtë vendit, siç është bateria "Patriot" e dërguar në Arabinë Saudite dhe fregata e vendosur në Detin e Kuq.»