Skip to content

KKE për rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani: Përgjigje ndaj së djathtës ekstreme dhe poleve të rreme mund të japë vetëm një lëvizje e rilindur punëtore - popullore

Date:
sht 9, 2026
synedrio-ktirio-08

 Në një koment të saj, Zyra e Shtypit e KQ e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, thekson:

 «Sulmi ndaj të drejtave punëtore - popullore nga forcat politike borgjeze, të liberalizmit, të socialdemokracisë, të "së majtës" së rreme dhe të tjerëve, kontrastet shoqërore që po forcohen në çdo shtet mbi terrenin e shfrytëzimit kapitalist dhe të antagonizmave imperialiste, në kombinim me mungesën e një lëvizjeje të orientuar fuqimisht klasore punëtore dhe komuniste, janë faktorët që në Gjermani dhe gjetkë i 'shtyjnë' forcat popullore të zhgënjyera në kthetrat e populistëve të djathtë ekstremë dhe kinse 'anti-sistemikë'.

 Madje, në kushtet e përgatitjes për luftë, forca të tilla janë edhe më të dobishme për sistemin për të kultivuar helmin e racizmit dhe nacionalizmit te punëtorët dhe popujt, në mënyrë që fajtori i madh të mbetet i paprekur: politika mbizotëruese antipopullore, BE-ja e kapitalit dhe e luftës, vetë sistemi kapitalist. Populli, veçanërisht i rajoneve të ish-Republikës Demokratike Gjermane, ka pësuar pasojat dramatike të përmbysjes së socializmit 35 vjet më parë, prandaj edhe forcat e populizmit të djathtë ekstrem, si AfD, përdorin 'tregtinë e nostalgjisë' për të kapur forcat punëtore popullore dhe për t'i integruar ato në plane reaksionare. Mbi këtë terren kultivohet nga BE-ja edhe teoria anti-historike e dy anëve ekstremeve, e cila në fund të fundit çon në shfajësimin e forcave reaksionare dhe fashiste, të cilat BE-ja i mbështet dhe i forcon vazhdimisht ato për t'i shërbyer interesave të saj gjeopolitike dhe ekonomike.

 Përgjigje ndaj së djathtës ekstreme, si dhe ndaj poleve të zakonshme, të falimentuara dhe të rreme që ngrihen, mund të japë vetëm një lëvizje e rilindur punëtore - popullore, lufta klasore, lufta kundër shkaqeve që ushqejnë këto rryma reaksionare dhe që kanë të bëjnë me vetë BE-në, luftërat dhe antagonizmat imperialiste».