Skip to content

Koordinim Mbarëkombëtar i Shoqatave Studentore të Frontit Militant të Studentëve

«Kundërsulm! Diploma me vlerë, studime falas - pa shtypje dhe përjashtime!»
Date:
dhj 9, 2025
mas-panteios-24

Më 6 dhe 7 dhjetor 2025, u zhvilluan punimet e Koordinimit Mbarëkombëtar i Shoqatave Studentore të Frontit Militant të Studentëve (MAS), e cila u mbajt sot në Universitetin Padio të Athinës.

117 Shoqata Studentore nga 38 qytete dhe 17 universitete publike në Greqi morën pjesë në këtë Koordinim, të cilat dërguan qindra përfaqësues të tyre në konferencën e MAS.

Në kushtet e një sulmi të përgjithshëm ndaj të drejtave të rinisë dhe përgatitjeve për luftë, studentët që i bashkohen MAS-it vendosën të forcojnë kërkesat për një universitet bashkëkohor dhe falas, ku diplomat do të kenë vlerë, ku shkenca dhe kërkimet shkencore do të dalin për nevojat sociale dhe jo për luftërat e imperialistëve.

U vendos një program specifik aksioni i MAS, i cili parashikon një sërë iniciativash militante për periudhën e ardhshme.

Në mesditë, studentët realizuan bllokimin simbolik të Bulevardit Singru në Athinë si shenjë mbështetjeje për bllokadat e fermerëve që janë duke u zhvilluar në të gjithë Greqinë. «Punëtorë, fermerë, studentë, të gjithë të bashkuar do të dalim fitimtarë» ishte slogani që dominoi aktivitetin e tyre simbolik.

mas-panteios-11
mas-panteios-23
mas-panteios-16