Skip to content

Kuba nuk është vetëm! Mesazh masiv solidariteti internacionalist kundër kërcënimeve imperialiste

«Kuba nuk është vetëm!» Ky ishte mesazhi mijëra njerëzve dhe të rinjve dje, me pjesëmarrjen e tyre masive në protestën e madhe të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke shprehur solidaritetin e tyre masiv me popullin heroik të Kubës dhe PK të saj.
Date:
mar 12, 2026
sigentrosi-kke-cuba-29

«Kuba nuk është vetëm!» Ky ishte mesazhi mijëra njerëzve dhe të rinjve dje, me pjesëmarrjen e tyre masive në protestën e madhe të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke shprehur solidaritetin e tyre masiv me popullin heroik të Kubës dhe PK të saj.

Njerëz të së gjitha moshave, duke mbajtur lart flamujt e kuq dhe flamurin e Ishullit të Revolucionit, thirrën me vrull dhe fuqi: «Mburoja e Kubës janë popujt, të thyhen tani bllokadat». Pasoi një marshim shumë i madh me portretet e Fidelit dhe Çe Guevarës në krye, dhe me parullën «Hands off Cuba» («Hiqni duart nga Kuba»), drejt ambasadës së SHBA.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, në fjalimin e tij në tubimin e madh, theksoi ndër të tjera:

«Jemi sot këtu veçanërisht për të shprehur solidaritetin e palëkundur internacionalist të KKE dhe KNE (Rinisë Komuniste të Greqisë), por edhe të pjesëve më të gjera të popullit grek, ndaj Revolucionit Kuban, Partisë Komuniste të Kubës dhe popullit Kuban – për të dënuar, edhe nga kjo protestë e madhe, bllokadën shumëvjeçare dhe në shumë nivele imperialiste, kërcënimet dhe agresivitetin e SHBA dhe aleatëve të tyre kundër Revolucionit Kuban.

KKE dhe KNE frymëzohemi nga trashëgimia dhe historia heroike e Revolucionit Kuban. Nderojmë betejat revolucionare të popullit të Kubës dhe personalitetet e mëdha që ajo nxori.»

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE në fjalimin e tij dënoi sulmin imperialist të SHBA dhe Izraelit kundër popullit të Iranit dhe Libanit, si dhe qëndrimin e qeverisë greke, e cila përfshihet në planet e rrezikshme imperialiste, duke vënë në rrezik popullin grek për interesat e monopoleve.

sigentrosi-kke-cuba-61
sigentrosi-kke-cuba-50
sigentrosi-kke-cuba-34
sigentrosi-kke-cuba-32
sygkentrosi-cuba-poreia-12
sygkentrosi-cuba-poreia-7
sigentrosi-kke-cuba-07
sigentrosi-kke-cuba-28
sigentrosi-kke-cuba-64