Qeveria greke duhet pa u menduar dy herë, të refuzojë ftesën e Trump-it për takimin e ardhshëm të së ashtuquajturit “Këshill i Paqes”, i cili synon të zbatojë planin për transformimin e Gazës në një protektorat amerikano-izraelit dhe “El Dorado” investimi, në të cilin nuk do të ketë vend për atdheun e popullit të shumëvuajtur palestinez.
Në të njëjtën kohë, siç duket, ky “Këshill” kërkon të marrë një karakter më të gjerë të legjitimimit të ndërhyrjeve dhe planeve imperialiste të SHBA dhe aleatëve të saj kudo në botë, duke anashkaluar madje edhe atë të Drejtë të rreckosur Ndërkombëtare të OKB-së.
K. Micotakis, i cili që nga momenti i parë i ka dhënë mbështetje të plotë Izraelit shtet-vrasës dhe kriminelit të luftës Netanyahu, duhet të ndalojë së fshehuri pas asaj që duan të bëjnë shtetet e tjera të BE-së dhe të mbajë një qëndrim të qartë për refuzimin e ftesës, për t'u zotuar se asnjë ushtar grek nuk do të jetë në Gaza. Çdo gjë tjetër do të ishte një turp për vendin dhe në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit grek, duke i shërbyer vetëm interesave të grupeve greke të biznesit, të cilat synojnë pjesë nga "byreku" i rindërtimit.
Qeveria, të vetmen që duhet të bëjë, është të ndalojë së injoruari vendimin unanim të Parlamentit Grek të vitit 2015 dhe të vazhdojë me njohjen e shtetit të pavarur palestinez, në kufijtë e para vitit 1967 dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij.
ATHINË 09/02/2026
ZYRA E SHTYPIT E KQ E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË
