Skip to content

Luftë kundër buxhetit shtetëror antipopullor dhe luftërave të padrejta

Mijëra punonjës në Athinë dhe dhjetëra qytete të Greqisë morën pjesë më 16 dhjetor 2025 në protesta masive kundër një buxheti tjetër antipopullor të shtetit.
Date:
dhj 17, 2025
athina-sintagma-18

Mijëra punonjës në Athinë dhe dhjetëra qytete të Greqisë morën pjesë më 16 dhjetor 2025 në protesta masive kundër një buxheti tjetër antipopullor të shtetit. Konfederata e Sindikatave të Sektorit Publik (ADEDY), e cila tashmë ka në krye të saj forcën sindikaliste të mbështetur nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), shpalli grevë kombëtare, ndërsa disa Qendra Punëtore gjithashtu shpallën grevë në zonat ku është ngritur popullata e varfër e fermerëve, të cilët luftojnë për mbijetesën e tyre kundër monopoleve dhe Politikës së Përbashkët antipopullore Agrare të BE-së. Në disa zona, në protestat punëtore morën pjesë edhe fermerët që gjenden në greva.

«Çmimet dhe taksat, paga nuk mjafton, buxheti i shtetit është një litar në fytin e popullit» – thirrën me zë të lartë mijëra punëtorë, të vetë-punësuar, të rinj, gra dhe pensionistë para Parlamentit të Greqisë.

Përfaqësuesit e sindikatave denoncuan se buxheti i ri i shtetit shton plaçkitjen me anë të taksave dhe shkurton edhe më shumë të ardhurat e popullit, ndërsa theksuan se ky është një buxhet lufte, pasi ai integrohet plotësisht me logjikën e ekonomisë së luftës dhe thellimin e antagonizmave imperialiste.

Parulla si «Jepni para për shëndetësinë dhe arsimin, jo për kasaphanë e NATO-s» bënin jehonë nga protesta. Po ashtu, u shpreh solidariteti dhe mbështetja për fermerët dhe blegtorët që po luftojnë për mbijetesën e tyre.

Në protestën e sindikatave në Athinë, u gjend edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili, me fjalimin e tij nga hapi i Parlamentit të Greqisë, kritikoi ashpër buxhetin antipopullor të shtetit.

 

Dhimitri Kucubas: Luftërat duhet të bashkohen në një lumë të vrullshëm i cili do të kërkojë rrugëdaljen në një rrugë krejt të ndryshme

Sekretari i Përgjithshëm i KKE, Dhimitri Kucubas, në fillim të fjalimit të tij në Parlament, gjatë diskutimit për Buxhetin Shtetëror të vitit 2026, përshëndeti luftën e drejtë që po zhvillojnë fermerët dhe blegtorët në blloqet e protestave. Ai i bëri thirrje qeverisë që të japi menjëherë zgjidhje konkrete të cilat do të sigurojnë mbijetesën e tyre.

Për sa i përket zgjedhjes së ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Kiriakos Pierakakis, në kryesinë e Eurogroup-it, Dh. Kucubas theksoi se kjo është një shpërblim për zbatimin e udhëzimeve antipopullore të BE-së. Për më tepër, ai solli në vëmendje situatën e përgjithshme që mbizotëron tani në BE, duke theksuar se ajo që përcakton gjithçka në BE-në e kalbur të monopoleve është përgatitja e saj për luftë, në një kohë kur ajo po humb terren në konkurrencat imperialiste dhe po përpiqet për t’i rifituar.

Përmendi konkretisht kthimin e vendit në një nyje transporti energjetik dhe ushtarak, duke sqaruar se populli nuk ka asgjë për të fituar nga e gjithë kjo, në kundërshtim me pronarët e anijeve që do të ndërmarrin transportin e gazit të lëngshëm (LNG) dhe të shtrenjtë amerikan si dhe bizneset gjigande në fushën e energjisë. Ai shtoi gjithashtu se marrëveshjet që bën qeveria janë të rrezikshme për popullin dhe për të drejtat sovrane të vendit.

Sa i përket përgatitjes për luftë, Sekretari i Përgjithshëm i KKE, tha ndër të tjera se po shpenzohen shuma të mëdha për të mbështetur industrinë ushtarake, duke shpjeguar se kjo përgatitje përfshin të gjithë sektorët e ekonomisë dhe gjithçka përshtatet sipas kërkesave të saj. Ai kritikoi gjithashtu faktin se po promovohet më tej privatizimi i Shëndetësisë dhe se ende vazhdojnë të ekzistojnë shkurtimet në paga, pensione dhe shpenzime sociale.

Në fund, ai theksoi se kundërshtari i vërtetë i qeverisë është vetë populli, fermerët dhe blegtorët në blloqet e protestave, pensionistët, punëtorët dhe punonjësit e sektorit publik. Ai theksoi se është ora që luftërat të forcohen edhe më shumë, të bashkohen, të krijojnë një lumë popullor i cili do të kërkojë një rrugë tjetër zhvillimi për vendin, një zhvillim që nuk do të synojë rritjen e fitimeve të pakicës, por do të ekzistojë socializimi/shoqërizimi i mjeteve të prodhimit dhe të tokës, ku pushteti do të jetë me të vërtetë punëtor-popullor. Ai shtoi se për të fituar populli edhe gjënë më të vogël, duhet që të humbasë kapitali, dhe këtë të vërtetë sot e thotë vetëm Partia Komuniste e Greqisë (KKE). «Viti 2026 do të jetë viti ku populli do t'ju ushtrojë edhe më shumë presion, deri sa të bëheni përfundimisht një e kaluar» përfundoi ai fjalimin e tij nga hapi i parlamentit.

sddefault

Athens

athina-sintagma-07
athina-sintagma-10
athina-sintagma-12
athina-sintagma-06

Thessaloniki

thessaliniki-sygke-18
thessaliniki-sygke-12

Karditsa

karditsa-agrotes-05
karditsa-kinit-14
karditsa-kinit-6

Larissa

larisa-kinit-10
larisa-kinit-6