Interviste e Elisheo Vagjena, anëtar i K.Q të KKE dhe përgjegjës i Departamentin të MarrëdhënieveNdërkombëtar të K.Q, për gazetën Riktpunkt, organ i PK të Suedisë.
Pyetje: Cili është rezultati përfundimtar i KKE?
Përgjigje: Fillimisht, na lejoni pak fjalë për peizazhin politik dhe për forcat që u matën në këtë betejë elektorale. Në eurozgjedhje morën pjesë 43 parti dhe 1299 kandidatë për 21 mandate që zgjedh Greqia në europarlament (një më pak nga zgjedhjet e vitit 2009). Në zgjedhjet që morën pjesë 59.9% e votuesve, u formua një klimë polarizimi midis dy poleve të reja politike borgjeze. Nga njëra anë ND kërkonte të votojnë në favor të saj, që siç thoshte, "të mos ekzistojë destabiliteti dhe devijim nga rruga e daljes nga kriza". Nga ana tjetër, socialdemokracia e re, SYRIZA, kërkonte konvertimin e zgjedhjeve në "referendum" për të treguar se ka një rritje të ndjeshme dhe tejkalon në dinamike partitë qeveritare. Me parullën "në dt.25 votojmë, dhe në dt.26 ikin" SYRIZA kishte si objektivë të mbizotëronte në zgjedhje që të jëpte dorëheqjen qeveria dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në këto kushte të vështira politike, ku partitë borgjeze i paraqitën punëtorëve dilema mashtruese, KKE kishte një rritje (+1,6%) në krahasim me zgjedhjet e 2012, dhe mori 347.467 vota, ose 6.1% të votave (+70 mije vota).
ND-ja konservatore, mblodhi 22.7% (-7%) dhe PASOK-u socialdemokrat, i cili mori pjesë në zgjedhje me koalicionin "ELIA" (Ulliri), 8% (-4%). Shpartallim njohu partia e "Demokracis së Majtë", e cila për pak kohë mori pjesë në qeveri me ND-në dhe PASOK-un, dhe mori 1.2% (-5%). Humbje -4% pati partia e djathtë "ANEL", e cila nuk ka marrë përgjegjësi qeveritare, e cila mori 3,46%. Nga humbja e këtyre partive një pjesë rodhi drejt formës së re "POTAMI" (Lumi), i cili u shfaq me parulla të paqarta dhe të mjegullta, dhe mori 6,5%, edhe një tjetër pjesë nazistët e Agimit i Artë, që mban përqindje të larta, duke arritur 9,4%.
Parti e parë doli SYRIZA, me 26,58%, që synon të zëvendësojë në skenarin politik të vendit partinë kryesore socialdemokratike, PASOK-un, i cili tani është shumë i dobësuar. Megjithatë edhe SYRIZA humbi rreth 150.000 vota, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2012, duke mos u mundur të kapërcejë përqindjen që kishte mbledhur dy vjet më parë (26.9%).
34 partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhjet, por nuk e kaluan kufirin zgjedhor të 3% dhe që nuk zgjodhën eurodeputet, morën një total rreth 17% të votave.
KKE rizgjodhi dy deputetë në parlamentin europian.
Ky rezultat mer një rëndësi të veçantë për shkak se vija politike e Partisë Komuniste të Greqisë është linjë në konflikt me rrugën e zhvillimit kapitalist dhe BE-në imperialiste, me klasën borgjezisë dhe partitë që i shërbejnë interesave të saj. Partia Komuniste e Greqisë vendosi kuadrin që korrespondon në interesat popullore: shkëputje nga BE-ja dhe fshirje të njëanshëme të borxhit me pushtet punëtor-popullor dhe socializim të mjeteve të koncentruara të prodhimit. Ky kuadër u luftua me të gjitha mjetet nga partitë borgjeze dhe oportuniste, nga mekanizmat e shtetit borgjez, por vendos themelet për rritjen e kërkesave të popullit, për kuptimin e natyrës klasore të sistemit shfrytëzues dhe të aleancës imperialiste të ujqërve.
Të rëndësishme ishin rezultatet e KKE dhe në zgjidhet për bashki dhe prefekturë, që u bënë në të njëjtën periudhë. KKE pati rritje në 13 Prefektura, duke arritur në 8.8% dhe 498.573 vota, ndërsa në 214 bashki shënojë rritje dhe në 50 prej tyre përqindja tejkaloj 10%. KKE fitoi vendin e kryetarit të bashkisë dhe shumicën e këshilltarëve të bashkive në katër bashki: Në Bashkinë e Patras (qyteti i 3-të më i madh në Greqi). Bashkinë e ishullit Ikaria. Dhe në dy bashki që gjënden në Athinë, në Petrupoli dhe në Haidhari.
Më tepër, KKE zgjodhi 31 këshilltarë prefekture dhe mbi 400 këshilltarë bashkiak, pa llogaritur këshilltarët e zgjedhur në këshillet e lagjeve.
Pyetje: Cilat janë arsyet kryesore për suksesin në zgjedhje?
Përgjigje: Mijëra anëtarë dhe miq të Partisë Komuniste të Greqisë dhe të Rinis Komuniste të Greqisë, njerëz që nuk janë pjesëtar të Partisë – bashkëpunëtorë me këtë dhanë betejën e zgjedhjeve. U mobilizuan dhe kontribuuan në forcimin KKE. Pa këtë mobilizim masiv, që "përkthehet" në mijëra tubime, takime dhe aktivitete të tjera parazgjedhore, do ishte e pamundur ky rezultat pozitiv.
Akoma, duhet të theksohet, se një pjesë të punëtorëve kupton sot më mirë se sa dy vjet më parë, përse KKE e hodhi poshtë mundësinë e krijimit të një "qeverie të majtë" SYRIZA - KKE, për menaxhimin e pushtetit të sotëm të monopoleve.
Konkluzioni i KKE është se pjesëmarrja e Partive Komuniste në qeveri të menaxhimit borgjez jo vetëm që nuk ka kontribuar për plotësimin e nevojave popullore , por u përdor për të vendosur masa anti-popullore. Këto parti u bashkuan me sistemin, mbështetën deri dhe ndërhyrjet luftarake.
Të kujtoj se partitë, me të cilat bashkëpunon SYRIZA në Itali dhe në Francë, ishin brenda në qeveritë e qendrës së majtë, kur saktësisht 15 vjet më parë NATO therte popullin e Jugosllavisë, dhe ato shtete ishin shndruar në baza për sulmin e bombarduesve të NATO-s ...
Shembujt janë të tanishëm në Francë dhe Itali. Shembulli i Qipros, me pjesëmarrjen e AKEL-it në qeverisje, është akoma më i tanishëm dhe karakteristikë e utopisë, se kështu mund të frenohet kriza, ose të bëhet menaxhim pro-popullor i saj. Dhe kjo pavarësisht nga qëllime e mira, të cilat mund ti kenë.
Rezultatet janë tragjike, kapitalizmi nuk luan, ose do të përplasesh me të që ta përmbushësh ose do të të gëlltisi.
Kjo eksperienc tregon se sa e rëndësishme është për popullin tonë vendimi i KKE që të mos bëhet bashkëfajtore, me pjesëmarrje në qeveri menaxhimi të interesave të kapitalit. Kjo përvojë, sidomos me zhvillimin e krizës kapitaliste në Qipro, por edhe me "shfryrjen" e Olandit në Francë, këtë herë ndihmoi.
Sigurisht që KKE nuk e mohon përgjegjësinë e qeverisjes, por mban parimet, lufton kundër logjikës të shpëtimtarëve nga lart, beson në fuqinë e popullit, të vendosi pushtetin e tij dhe në rrethana të tilla partia jonë do të marrë përgjegjësitë që i takojnë për qeverisjen e vendit, bashkë me klasën punëtore dhe shtresat popullore.
Pyetje: Si punojë KKE para zgjedhjeve?
Përgjigje: Është paraprirë aktiviteti i stabilizuar dhe i përditshëm i komunistëve për çdo problem popullor. Nga çmimin që fermerët janë të detyruar të shesin portokallet deri në rezistencën e shitjes së Sektorëve të Elektrizimit të DEI-s (Korporatës Publike Elektrike). Nga organizimi i luftës kundër punës së papaguar në ndërmarrjet e mëdha deri në nevojën për marje masash për të lehtësuar popullin e papunë, nga lufta kundër përkeqësimit të shërbimeve shëndetësore publike, deri në kundështimin me ristrukturimin shkatërrues në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, që promovon BE-ja dhe qeveritë anti-popullore. Nga tre-orarshet, katër-orarshet dhe marrëdhëniet elastike të punës që po shtohen, deri në kyçet që janë të detyruar të vënë të vetëpunësuarit. Nga pasiguria qe përjeton brezi i ri, që sheh se i shkatërrojnë të ardhmen, deri në copëtimin e pagave të pensionistëve. Për të gjitha këto dhe shumë të tjera KKE ishte dhe është në ballë të luftës. KKE, komunistët po luftojnë që asnjë mos të ngelet i vetëm në krizë, për t’u forcuar solidariteti i popullit për shtëpinë, korrentin, ushqimin, arsimin. KKE jep të gjitha forcat e saj për të forcuar Aleancën Popullore, që sot, në hapate saj të para, shprehet nga lufta e përbashkët e PAME-s, e cila bashkon mijëra sindikata klasore punëtore të Greqisë, të PASI e cila bashkon fshatarët e varfër dhe të mesëm, PASEVE e cila bashkon të vetëpunësuarit, MAS i studenteve, OGE e cila bashkon gratë e familjeve popullore. Këto forca, duke ndërhyrë për çdo problem, hapin rrugën. Në të njëjtën kohë, KKE mban të qëndrueshëm "busullën" e përmbysjes së barbarizmit kapitalist. Zbulon se është e kotë përpjekja e të gjitha partive të tjera për të bërë kapitalizmin dhe BE-në më njerëzorë, për të bërë 'ujkun', 'qengj'. Shfaq zgjidhjen e vetme popullore: shkëputje nga BE-ja dhe NATO, me pushtet punëtor-popullor dhe socializim të mjeteve të prodhimit, e cila do të lejojë planifikimin qendrorë të ekonomisë dhe shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese për të përmbushur nevojat bashkëkohore të popullit.
Një pjesë e rëndësishme e punëtorëve, shumë më tepër se ata që na votojnë, vlerësojnë veprimet e komunistëve, ashtu dhe qëndrimin e palëkundur të KKE, korektësinë e pastër ideologjike-politike. Një pjesë e këtij vlerësimi shprehet dhe në zgjedhje.
Si përfundim, në rezultatin pozitiv ndihmoj fakti se KKE dha betejën në mënyrë unike në të gjithë vendin, kundër prespektivave anti-popullore, edhe nëse ato burojnë nga këshillet bashkiake dhe prefekture, ose dhe nga parlamenti dhe BE-ja. Ftuam popullin të mbështesi kudo KKE, që kudo të ekzistojë opozitë punëtore e fortë, pa marrë parasysh se çfarë qeveri është në pushtet.
Pyetje: Pse KKE merr pjesë në eurozgjedhje?
Përgjigje: KKE merr pjesë në eurozgjedhje për të njëjtat arsye që merr pjesë edhe në ato kombëtare-parlamentare. Lenini,duke përgjithësuar përvojën e Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, por edhe atë të vitit 1905, formulojë taktikat revolucionare të partisë përballë parlamentit borgjez. Pjesëmarrjen e partisë në zgjedhjet borgjeze dhe qëndrimi në parlament duhet ti shërbejë veprimtarisë së saj jasht parlamentit, strategjisë së saj: “… Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare dhe në luftën nga posti i parlamentit është e detyrueshme për partinë e proletariatit revolucionar pikërisht për të edukuar shtresat e mbrapambetura të klasës së saj"[1]
Ne si parti nuk besojmë se nëpërmjet parlamentit borgjez, nga zgjedhjet borgjeze, krijimin e "qeverive të majta" do të ndryshojnë kapitalizmi dhe do të ndërtohet shoqëria e re socialiste-komuniste. Gjithashtu, duke studiuar historinë e Partisë sonë dhe atë të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, ne kemi aritur në disa konkluzione dhe ushtrojmë kritikë mbi strategjinë që kishte mbizotëruar në lëvizjen komuniste ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore, në lidhje me "rrugën paqësore", por edhe me të ashtuquajturën "Eurokomunizëm", që kultivuan iluzione të shumta se mundet që kapitalizmi të ndryshojë, nëpërmjet zgjedhjeve, institucioneve borgjeze dhe përmirësim të kushtetutave dhe ligjeve borgjeze për në socializëm. Nga kjo pikëpamje ne si parti jemi larguar që nga viti 1996 nga perceptimi i shkallëve për në socializëm. Besojmë se revolucioni në Greqi do të jetë socialist. Në programin tonë ne përshkruajmë aspektet bazore të detyrave të Partisë për përgatitjen e faktorit subjektiv në prespektivën e revolucionit socialist, edhe pse periudha e demostrimit të tij përcaktohet nga kushtet objektive, nga situata revolucionare.
Në mënyrë të përmbledhur ne mund të themi këtu se jemi duke luftuar për krijimin e Aleancës Popullore, e cila do të bashkojë klasën punëtore, shtresat e mesme të qytetit dhe të fshatit në drejtim antimonopolist-antikapitalist dhe në kushtet e situatës revolucionare do të kthehet në front punëtor-popullor revolucionar, që do të angazhohet në ndërtimin e shoqërisë së re.
Këtë objektiv strategjik tonin duhet të shërbejë çdo veprim i partisë dhe puna parlamentare në parlamentin kombëtar dhe atë Europian, duke përqëndruar forcat në fabrika, në vendet e punës, duke ndërhyrë me çdo mënyrë për organizimin e luftës së punëtorëve.
Konkretisht, pjesëmarrja jonë në Europarlament ndihmon Partinë Komuniste të Greqisë:
A) të ketë një pasqyrë të qartë të masave anti-popullore që merren në këtë qendër imperialiste. Tashmë shumica e ligjeve dhe e masave paraqiten në europarlament dhe më pas vjijnë në parlamentet kombëtare.
B) ndihmon që partia të përgatitet më shpejt për të ndihmuar, lëvizjen klasore puëtore, dhe bashkimet e tjera antimonopoliste-antikapitaliste për të organizuar luftën e punonjësve kundër masave anti-popullore të BE-së dhe të qeverive borgjeze.
C) pjesëmarrja në eurozgjedhje i jep mundësinë partisë për të prezantuar me hollësi qëndrimet e saj tek punëtorët për të gjitha çështjet, për të zbardhur shkaqet e krizës kapitaliste, të zbulojë natyrën anti-popullore të BE-së, të luftojë kundër koncepteve borgjeze dhe oportuniste etj…
Ç) pjesëmarrja në europarlament është një hap i ndërhyrjes politike, ndriçim për punëtorët dhe prezantim të qëndrimeve politike të KKE.
D) më shumë jep mjete shtesë (politike, ekonomike) që i përdor Partia jonë, për të koordinuar aktivitetet e partive Komuniste dhe punëtore të BE-së që janë në kundërshtim me BE-në, që nuk marrin pjesë në të ashtuquajturën ’’Parti Europiane’’ që i formon BE-ja, por që marrin pjesë në formën e re të bashkëpunimit rajonal, në "Iniciativën Komuniste Europiane".
KKE deri kohët e fundit ka marrë pjesë në grupin E Majta e Bashkuar / E Majta e Gjelbër Veriore (GUE / NGL). Më pas, pas prishjes së natyrën konfederale të saj nga e ashtëquajtura "Partia e së Majtës Europiane", dhe për shkak se sot nuk ekzistojnë kushtet për krijimin e Grupit Komunist në europarlament, vendosëm që eurodeputetët e KKE të mos marrin pjesë në asnjë grup parlamentar të europarlamentit, përderisa të gjitha grupet ekzistuese kanë si linjë kryesore zbukurimin dhe mbështetjen e BE-së. Për më shumë për këtë çëshje mundeni ti referoheni Shpalljes së hodhësishme të KQ të Partisë tonë.
Pyetje: A munden komunistët në Europarlament të ndryshojnë BE-në?
Përgjigje: Sigurisht që nuk munden! Ashtu siç nuk munden ti ndryshojnë dhe në vendet e tyre, duke marr pjesë në parlamentet kombëtare borgjeze! Ne shpjeguam se përse marrim pjesë, gjithashtu, me gjithë respekt mbi qëndrimin që mbajnë disa PK të tjera për këtë çështje, na lejoni të theksojme akoma këtë:
Qëllimi i pjesëmarrjes së komunistëve në zgjedhjet borgjeze dhe parlamentet borgjeze është shfrytëzimi i tyre për qëllime propagandistike dhe brumosjes kundër pushtetit të kapitalit, të qeverive dhe partive politike të saj, si dhe atyre oportuniste.
Pjesmarja e komunistëve në parlament nuk duhet të kultivojë iluzione për rolin e tij, por në të kundërtën ta zbulojë atë si organe i pushtetit kapitalist. Këtë bën KKE dhe në rastin e parlamentit të BE-së. Gjithashtu KKE është e vetmja parti e fuqishme politike në Greqi e cila haptazi zbulon karakterin reaksionar të BE-së dhe mbështet shkëputjen nga BE-ja dhe nga të gjitha format e aleancës imperialiste.
Në të njëjtën kohë ne besojmë se mospjesëmarrja, pa e nënvlerësuar sfondin e saj politik si një prirje dhe si zgjedhje, pengon në radh të parë rimëkëmbjen dhe rigjenerimin e lëvizjes që sot është e nevojshme më shumë se kurrë. Nuk kundështojmë se një pjesë e popullit, që nuk voton, konsideron se kështu shpreh pakënaqësinë e tij drejt BE-së dhe institucioneve politike të shtetit të tij. Megjithatë, besojmë se mospjesëmarrja çon punëtorët ose në pasivitet, ose nga ana tjetër në “përqafim” ideologjiko-politik borgjez, oportunist, madje dhe nacionalist e fashist.
Nëse mospjesëmarrja do ta pengonte marrjen e masave anti-popullore, atëherë 55%-60% e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e të gjithë këtyre viteve do ta kishin penguar BE-në për të çuar moshën e pensionit në 70 vjeç për burrat dhe 65 për gratë, vrasjen e popujve të Afrikë, të bëjë ndërhyrje dhe gjakderdhje, si tani në Ukrainë.
Ne vlerësojmë se jo vetëm që nuk duhet mospjesëmarrja , jo vetëm që s’jepi rezultate, por duhet shumë më tepër veprim. Mospjesëmarrja, sado që thonë partitë borgjeze se gjoja "i shqetëson" as nuk ka për ti u vënë tru, as ka për tia u ndryshuar politikën e tyre.
Duhet më shumë organizim dhe më shumë militarizëm. Në vendet e punës, në të gjitha sektorët, nëpër zyra, biznese, rrugë, në luftën e të gjithë punëtorëve, fshatarëve, e të vetëpunësuarve, në fushën e arsimit, të edukimit të punës, të rinisë. Dhe këtu duhet të shfrytëzohen dhe format parlamentare të veprimit, të tilla si pjesëmarrja në eurozgjedhje dhe europarlament.
Pyetje: Do të dëshironit të shtoni diçka?
Përgjigje: Sot praktika e tregon se BE-ja, qendra imperialiste europiane, kurrë nuk i ka shërbyer nevojat e popullit punonjës. Gjithmonë ka qënë një mjet i kapitalit të madh europian për të rritur fitimet dhe për të siguruar pavarsinë e tij. Ajo nuk mund të reformohet në drejtime radikale dhe nuk mund të jetë "pro-popullore". Shpresat që kultivohen për ndryshime në favor të interesit të popullit, nëpërmjet një ndryshimi në presidencën të Komisionit Europian janë mashtruese. Popujt kanë interes të luftojnë për ndryshimin e situatës, për të ndryshuar korrelacionin, për Europën e socializmit, e cila do të garantojë të drejtën në punë, të drejtat e sigurimeve shoqërore, të ardhurat, të ardhmen e punëtorëve.
Partitë tona mbrojnë interesat e klasës punëtore, ndeshen kundër masave anti-popullore të imponuara nga qeveritë borgjeze dhe Bashkimi Europian, për uljen pagave dhe pensioneve, heqjen të drejtave të punës dhe të sigurimeve shoqërore, tregtizimin e Shëndetësisë, Arsimit, Ndihmës Sociale, shkatërrimit të mjedisit, heqjen e të drejtave dhe lirive demokratike. Luftojmë kundër BE-së, e cila përpiqet të kapërcejë krizën në kurriz të popujve. Dënojmë rëndë antikomunizmin, represionin, kufizimin e të drejtave sovrane.
Partitë Komuniste dhe Punëtore që luftojnë BE-në dhe rrugën e zhvillimit kapitalist, duhet sot të koordinojmë dhe të zhvillojnë akoma më shumë dhe më mirë veprimtarinë tonë për një Europë të mirqënies së popujve, të paqes, të drejtësisë sociale dhe të së drejtave demokratike, të socializmit!
__________________________
[1] 20. VI Lenin, "Vepra" shtëpia botuese "Epoka Bashkohore", vëll 41, fq 42
