Skip to content

Mijëra popull kërkojnë: Anulimin e marrëveshjes Greko-Αmerikane, asnjë pjesëmarrje në luftën imperialiste

Date:
maj 13, 2022
kinitopiisi-vaseis-46

Ditën e enjte, më 12/5 qeveria e ND votoi në Parlamentin e Greqisë marrëveshjen e re të ndyrë Greko-Amerikane që parashikon zgjerimin e bazave ushtarake të SHBA/NATO në Greqi.

Në të njëjtën kohë, mijëra popull në Athinë, duke iu përgjigjur thirrjes së Komitetit Militant kundër Marrëveshjes Greko-Amerikane për Bazat, Shoqatave dhe forumeve masive, kryen një nga mobilizimet më të mëdha dhe më militante antiimperialiste të kohëve të fundit. Ata kërkuan anulimin e Marrëveshjes Greko-Amerikane - Asnjë pjesëmarrje në luftën imperialiste. Protesta të ngjashme u realizuan në dhjetëra qytete të tjera në të gjithë Greqinë.

Në tubimin e Athinës mori pjesë një delegacion shumë-anëtarësh i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas.

Dhimitri Kucuba, duke folur në seancën plenare të Kuvendit po atë ditë, theksoi se Marrëveshja Greko-Amerikane për bazat është historikisht e rrezikshme për popullin, historikisht e dëmshme për të drejtat sovrane të atdheut, dhe janë historike përgjegjësitë e atyre që e votojnë si dhe të atyre që e përgatitën këtë marrëveshje në kuadrin e dialogut strategjik me SHBA të iniciuar nga SYRIZA, që kulmon me marrëveshjen - abort që kryeministri dëshiron ta paraqesë në takimin e tij me presidentin Amerikan.

Duke komentuar çështjen e mbrojtjes së vendit nga agresioni turk, ai vuri në dukje se «as njerëzit tuaj nuk ju besojnë» dhe shtoi se ky është një argument historikisht tërësisht i falimentuar që e përdorën të gjitha qeveritë për të justifikuar pjesëmarrjen në planet e NATO-s. Ai shtoi se vendi po lidhet më ngushtë me qerren e NATO-s, sepse këtë e imponojnë interesat e pjesëve të klasës sunduese të Greqisë.

Dhimitri Kucubas nënvizoi se banderola gjigande e vendosur nga KKE në Akropoli, me sloganin «Jo luftës, asnjë pjesëmarrje, jo bazave të vdekjes» nderoi luftën e popullit tonë.

 

 

 

 

 

 

 

 

13.05.2022