Skip to content

NJOFTIM PËR SHTYP PËR TAKIMΙΝ E KOMISIONIT EDITORIAL TË REVISTËS INSPEKTIMI NDËRKOMBËTAR KOMUNIST 23-24/04/ 2016

Date:
pri 28, 2016
DKE_Generic

Më 23 Prill 2016, në selinë e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u zhvillua takimi i Komisionit Editorial të revistës "Inspektimi Ndërkombëtar Komunist".

Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme organizative të revistës Inspektimi Ndërkombëtar Komunist (INK).

Revista "Etudes Marxistes", e Partisë së Punëtorëve të Belgjikës, për arsyet e veta, zgjodhi të mos marri më pjesë në revistën Inspektimi Ndërkombëtar Komunist.

Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e partive komuniste dhe punëtore që morën pjesë në këtë takim të komisionit editorial të INK-së me frymë krijuese dhe luftarake iu referuan kontributit të rëndësishëm të "Inspektimit Ndërkombëtar Komunist" për zhvillimin e punës teorike dhe të luftës ideologjikopolitike ndaj pozicioneve borgjeze dhe oportuniste, diskutuan forcimin e mëtejshëm të ndërhyrjes së revistës në shërbim të rritjes së lëvizjes komuniste, në intensitetin e përpjekjeve për studimin bashkohor të problemeve teorike – politike, shpërndarjen dhe përdorimin e saj në më shumë shtete.

Gjithashtu, ata diskutuan çështje që lidhen me artikullin Nr.7  të INK-së, i cili u vendos të jetë i dedikuar në 100 vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. U bë shkëmbim i pikëpamjeve mbi zhvillimet ndërkombëtare dhe përvojat nga aktivitetet e partive, dhe u miratua Deklaratë e Përbashkët e partive, për Ditën e 1 Majit.

Në këtë takimi morrën pjesë shokët:

shoku. Carolus Wimmer, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PK të Venezuelës, që përfaqësonte revistën "Debate Abierto"

shoku. Jo Cottenier, anëtar i Byrosë Politike dhe i Këshillit Kombëtar të Partisë së Punës të Belgjikës dhe Mario Franssen, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë së Punës të Belgjikës, duke përfaqësuar revistën "Ettudes Marxistes", e PP të Belgjikës

shoku. Raul Martinez, kryetar i Komisionit Ideollogjik të PK të Popujve të Spanjës, duke përfaqësuar revistën "Propuesta Comunista".

shoku. Victor Matiusenok, anëtar i komisionit Editorial të gazetës së Partisë Socialiste të Letonisë "Sotsialist Latvii» ( «Социалист Латвии»),

shoku. Pavel Cabrera Blanco, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PK të Meksikës, duke përfaqësuar revistën "El Communista".

shoqja. Marina PIlajeva, anëtare e KQ të Partisë Punëtore të Hungarisë dhe përgjegjëse për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke përfaqësuar revistën "Szabadsag".

shoku. Ilya Ferberov, Sekretar për Punën Ideologjike, duke përfaqësuar revistën "Sovietcki Sojuz» («Советский Союз»), e KQ të Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë.

shoku. Qemal Okuyan, Sekretari i Parë i KQ të PK, Turqi duke përfaqësuar revistën "Gelenek", të Partisë Komuniste Turke.

shoku. Maki Papadhopulos, anëtar i KQ dhe kryetar i Komisionit Ideologjik të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Eliseo Vagjenas, anëtar i KQ dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE, duke përfaqësuar revistën e KKE "Inspektimi Komunist".