Skip to content

Një lumë mbarëpopullor prej dhjetëra mijëra popull në Selanik

Populli i organizuar dhe i vendosur mund të imponojë të drejtën e tij
Date:
sht 7, 2026

Të shtunën, më 5/9/2026, në Selanik, në një lumë të vrullshëm gjigant dhe militant, u bashkuan punonjës, fermerët, të vetëpunësuarit, të rinj dhe të reja, pensionistë nga çdo cep i Greqisë. Rrugët jehojnë nga parullat, duke vërtetuar se populli i organizuar dhe i vendosur lufton për të imponuar të drejtën e tij përballë politikës antipopullore të fitimeve kapitaliste dhe të luftës!

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, mori pjesë në protestën e madhe mbarëkombëtare e mbarëpopullore, ku bëri deklaratën e mëposhtme për mediat: «Në kohën kur populli po lëngon nga shtrenjtësia, nga pagat dhe pensionet e ulëta, nga komercializimi i arsimit dhe i shëndetësisë, nga grabitja e madhe e taksave, qeveria e z. Micotakis nga DETH (Panairi Ndërkombëtar i Selanikut), me hartën 'Greqia 2030', por edhe partitë e tjera të opozitës së rehatshme, tallen duke shpërndarë thërrime, duke rënë dakord gjithashtu me politikën e intensifikimit të shfrytëzimit, të buxheteve të luftës, të pjesëmarrjes së Greqisë në luftëra, në plane imperialiste, duke shpenzuar miliarda për këtë qëllim nga paratë e popullit grek.

Kërkesë mbarëpopullore këtu dhe tani: Jepni para për pagat dhe pensionet. Asnjë sakrificë për fitimet e tyre, asnjë sakrificë për luftërat e tyre. Para për shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale, pagat dhe pensionet, do ta themi, do ta përsërisim. Me KKE në krye, me lëvizjen punëtore, bujqësore, më gjerësisht popullore, të gjitha shtresat popullore të vendit tonë në rrugët e luftës!»

deth-2026-74
deth-2026-96

Folësi kryesor në këtë protestë mbarëkombëtare mbarëpopullore në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut (ΔΕΘ) ishte Jani Tasiulas, kryetar i Federatës së Ndërtuesve të Greqisë, i cili tha ndër të tjera:

«Tani flet populli. Mijëra punëtorë që jemi sot këtu. Fermerët militantë, rinia, pensionistët, gratë. Të gjithë bashkë si një grusht i vetëm përballë atyre dhe sistemit të shfrytëzimit që e sjell jetën tonë përballë rreziqeve të mëdha dhe rrugëve pa krye. Mesazhi që dërgojmë është i qartë: Luftë deri në fund. Asnjë sakrificë për luftën dhe fitimet e tyre. Para për pagat, Arsimin dhe Shëndetësinë. Përpara të vihen nevojat e shumicës, të njerëzve të punës dhe jo fitimet e pakicës.

Nxjerrim 'karton të kuq' përballë qeveritarëve të vjetër dhe të rinj, forcave dhe partive, të cilët e kanë të ngjeshur folenë e tyre me qindra ligje kundër punëtorëve, grabitjen e taksave, gjakosjen e të ardhurave popullore, zhveshjen e të drejtave dhe arritjeve për t'i shërbyer interesave të pakicës.

Që të fitojmë ne, duhet të paguajë kapitali dhe shteti borgjez. Duhet të humbasin, të pranojnë humbje çdo ditë nga luftërat e lëvizjes punëtore - popullore. Të ngrihet përballë tyre një lum punëtorësh në nivel mbarëkombëtar, që vazhdimisht të forcohet, brenda vendeve të mëdha të punës, në industri, në kantieret e ndërtimit, në njësitë e mëdha të prodhimit. Që do të përshkallëzojë luftën dhe do të imponojë të drejtën e tij në përplasje dhe përmbysje me sistemin e shfrytëzimit. (…)

Përballë të gjithë këtyre ndodhet bota jonë, bota e punës dhe e luftës. Fuqia e madhe punëtore - popullore që do të vërë vulën e saj që ne të jetojmë, shumica, njerëzit e punës dhe të mëditjes, ashtu siç na takon vërtet dhe siç e lejojnë mundësitë e epokës sonë. Me luftën tonë do t'i shpartallojmë. Do të përmbysim kalbësinë e sistemit të tyre. Shpresa gjendet te luftë për një botë pa shfrytëzim, varfëri, luftëra dhe refugjatë. Sot ekzistojnë mundësi shumë të mëdha që ne punonjësit të dalim fitimtarë në luftën kundër kapitalit, qeverive dhe forcave që e mbështesin atë në nivel politik dhe sindikal. (…)

Forcojmë luftërat në të gjithë sektorët e punës, për nënshkrimin e Kontratave Kolektive të Punës, për masat e shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës. Shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, shfrytëzojmë të gjitha format e ndërhyrjes, me mobilizime, fushata në çdo vend pune, organizim grevash në sektorë dhe ndërmarrje të mëdha me synim që të masim rezultate pozitive dhe arritje. Përgatitemi për përshkallëzim mbarëkombëtar militant grevist».

Siç vë në dukje portali informativ i KKE https://www.902.gr/: «Kjo demonstratë e madhe është një trashëgimi për të ardhmen, për betejat e ardhshme të mëdha. Në vendet e punës për nënshkrimin e Kontratave Kolektive të Punës, për masat e shëndetit dhe sigurisë. Për përshkallëzimin e luftërave, për ngritjen e një lëvizjeje të madhe punëtore - popullore me qëllime të përbashkëta lufte, për përmbysjen e politikës së fitimeve dhe të luftës. Për aleancën e klasës punëtore me të vetëpunësuarit, fermerët e varfër, rininë dhe gratë e familjeve popullore».

deth-2026-93
deth-2026-52
deth-2026-193
deth-2026-109