Skip to content

Opozitë e fuqishme punëtore-popullore

Date:
jan 28, 2015
syntagma-sygkentrosi-2

KQ i KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) u blodh për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve. Në komunikatën e tij përshëndet mijërat e anëtarëve, miqëve dhe simpatizantëve të Partisë dhe të KNE (Rinisë Komuniste të Greqisë), bashkëpunëtorët, votuesit, që dhanë betejën, u angazhuan dhe kontribuan në forcimin e KKE.   KKE morri në rezultatin përfundimtar 338.138 vota dhe shënojë rritje (+ 1%)  dhe në vota (+61.000) dhe (+3) deputetë, në krahasim me Qershorin e vitit 2012, duke zgjedhur 15 deputetë. Vërtetohet rryma pozitive e bashkimit me KKE, rimarrje votash, ardhje votash të reja.

 

KQ i KKE vlerëson se ndryshimi qeveritar dhe marrja qeverisjes nga SYRIZA nuk përbën një ndryshim politik në favor të popullit. Bashkeqeverisja e së "majtës" SYRIZA me të "djathtët", parti nacionaliste ANEL, e cila ishte paravendosur kohë më parë (para zgjedhjeve), do të vazhdojë angazhimet anti-popullore të vendit ndaj BE-së, huadhënësve, NATO-s dhe në shërbim të kapitalit të madh. Kjo sigurisht do ti japi frymë sistemit politik borgjez, i cili kërkon integrim më të thellë të popullit përmes rindërtimit të sistemit partiak borgjez, në një kohë kritike për popullin dhe lëvizjes së tij.

 

KKE, korekte me ato që tha para zgjedhjeve, nuk do të mbështesi dhe as nuk do ti japi tolerancë qeverisë së re. Do të shfrytëzojë forcat që u bashkuan me të në këtë fazë, për të bërë atë që i premtoi popullit, të ushtrojë një opozitë të fuqishme punëtore-popullore në favor të popullit si në Parlament me propozimet e saj, por dhe mbi të gjitha në lëvizje që të forcohet aleanca popullore për të sotmen dhe për perspektivën.

 

KKE i bën thirrje atyre që e votuan, duke e vlerësuar atë si një forcë të pa lëkundëshme, me efekt, me vetëpohim, shpirtin e saj luftarak në ndeshje për interesat e popullit punonjës, edhe nëse jo të gjithë janë dakord me të gjitha qëndrimet e KKE, të vazhdojnë të takohen me ne në betejat e përditshme, në përgjithësi në luftën për të ndryshuar totalisht duar pushteti.

 

 

 

 

Më poshtë paraqesim të gjithë Komunikatën e KQ të KKE


« 1. KQ përshëndet mijërat e anëtarëve, miqëve dhe simpatizantëve të Partisë dhe KNE (Rinisë Komuniste të Greqisë), bashkëpunëtorët, votuesit, që dhanë betejën dhe kontribuan në forcimin e KKE.   KKE shënojë rritje në përqindje (+1%), dhe në vota (+61.000) dhe (+3) deputetë, në krahasim me përqindjet e zgjedhjeve të Qershorit 2012, duke zgjedhur 15 deputetë. Vërtetohet rryma pozitive e bashkimit me KKE, rimarrja e votave të humbura, dhe ardhje votash të reja.

 

Në veçanti, duam të përshëndesim ata votues që për herë të parë votuan KKE, duke e vlerësuar atë si një forcë të pa lëkundëshme, me efekt, me vetëpohim, shpirtin e saj luftarak në ndeshje për interesat e popullit punonjës, edhe nëse jo të gjithë janë dakord me të gjitha qëndrimet e KKE.

 

U bëjmë thirrje atyre që bërën këtë hap pozitiv dhe votuan për herë të parë KKE të vazhdojnë të takohen me ne në betejat e përditshme, në sindikata, në vendet e punës dhe të rinisë, në lëvizje për kërkesat urgjente, për rimarrjen e humbjeve, por dhe në përgjithësi në luftën për të ndryshuar totalisht duar pushteti. Përbën një përgjegjësi dhe detyrë e prioritetit të parë forcimi i marrëdhënieve të Partisë, nga Komiteti Qendror gjer në çdo Organizatë të Partisë, me të gjithë këta punonjës, pensionistë dhe të rinj që kanë bërë këtë hap, u gjendën në krahun e KKE, e përforcuan atë në zgjedhje, duke zgjeruar lidhjen me forca të reja puëtore, popullore.

 

Faktorët që formuan rezultatin zgjedhor nuk janë vetëm të muajit të fundit, të fushatës parazgjedhore. Rëndësi të veçantë dhe prioritet kishte puna e fuqishme ideologjike, politike, dhe organizative e gjithë Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë për blindimin ideologjik të radhëve tona, të rrethit tonë më të gjerë, e cila i parapriu gjithë periudhës së mëparshme. Stabilitetin që tregoi KKE, veçanërisht nga viti 2012 edhe pavarësisht nga humbjet e mëdha të saj, për promovimin dhe propozimin e strategjisë së saj, fronti i patundur me koalicionin qeveritar ND - PASOK, por edhe me SYRIZA, duke ndriçuar ndryshimet e saj të vazhdueshme, kontribuan ndjeshëm në rezultatin aktual. Përvoja e vlefshme nga këto veprimtari mund dhe duhet të bëhet një element, i përhershëm i punës i të gjitha Organizatave Bazë të Partisë, si dhe të organizave të Rinisë Komuniste të Greqisë.

 

2. Rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve shpreh përmes kutisë së votimit hidhërimin dhe zemërimin e popullit për partitë ND dhe PASOK dhe ndaj atyre që bashkëpunuan me ta, që e zhytën atë në varfëri dhe papunësi gjatë viteve të krizës ekonomike.

 

Rezultati i zgjedhjeve u formua nën presionin e një rryme për ndryshim të menjëhershëm qeveritar. Mbizotërojë llogjika "cila qeveri - cili Negociator",  gjithmonë brenda mureve anti-popullore të BE-së, larg nga problemet reale të popullit.

Vota ndaj SYRIZA është kryesisht votë refuzimi ndaj qeverisë së mëparshme anti-popullore ND-PASOK. Është një votë që përmban shpresa të reduktuara dhe iluzione në lidhje me karakterin e BE-së. Nuk është një votë pranimi e përgjithshëme dhe kërkuese për plotësim të nevojave reale bashkohore punëtore popullore. Në një farë mënyre është një votë me kusht, për provimin e ecurisë së qeverisë së re, e cila, ndërmjet interesave të ndryshme mes kapitalit - punonjësit dhe forcave të tjera popullore, do të radhitet me të parët.

Shpreh më shumë dhe shpresën iluzore se qeveria e re e SYRIZA mund të ndjeki politikë pro-popullore. KKE vlerësonte dhe beson se qeveria aktuale e formuar e bashkëpunimit SYRIZA - ANEL do të lëvizi në të njëjtat shina të euro-rrugës së vetme, të koncesioneve dhe kompromiseve, të angazhimeve për kapitalin e madh, monopolet, të BE-së dhe NATO-s, me çdo gjë që negative që sjell kjo për popullin dhe vendin tonë. Koalicioni i ri qeveritar merr përsipër vazhdimin e politikës së kaluar anti-popullore për të siguruar edhe përmes paketës Dragi valutë për kapitalin, pa rirestaurim të humbjeve nga kriza.

3. Shkëmbi i Qeverisë dhe marrja e qeverisjes nga SYRIZA nuk rekomandon një ndryshim politik në favor të popullit. Koalicioni SYRIZA - ANEL do të vazhdojë angazhimet e saj anti-popullore ndaj BE-së dhe huadhënësve dhe natyrisht kjo do ti japi një frymë sistemin politik borgjez, i cili synon një integrim më të thellë të popullit përmes rindërtimit të sistemit partiak borgjez, në një moment kritik për popullin dhe lëvizjen e tij. Tashmë SYRIZA ka pranuar se që të nesërmen do të ketë një program në marrëveshje me huadhënësit. Ky program, edhe në qoftë se nuk do të quhet memorandum ose nuk ka formën tipike të memorandumit aktual, do të përmbajë kushtet anti-popullore.

 

Programi i SYRIZA nuk është pro-punëtor, pro-popullor. Është një program, që dhe në drejtimet e saj strategjike dhe propozimet specifike të katërvjeçarit, lëviz në linjat e shërbimit të interesave të grupeve monopoliste, të strategjisë së BE-së, që i thotë popullit se duhet t'i harrojë dhe se ai nuk mund të marri pas çdo gjë që humbi dhe i premton vetëm disa “thërrime” për varferinë ekstreme, të cilat do të avullojnë nga politika e përgjithshme anti-popullore. Për shumicën e punëtorëve dhe të familjeve popullore programi i SYRIZA është një program i ndarjes së varfërisë dhe papunësisë në sa më shumë.

SYRIZA gjithashtu ka deklaruar se do të respektojë angazhimet e Greqisë në NATO, aleancën strategjike me SHBA-në. Kjo është veçanërisht e rrezikshme, në një periudhë kur NATO dhe BE zhvillohen edhe më shumë në faktorë minues të së drejtave sovrane të vendit, ku keqësohet konkurrenca për tregje dhe lëndët e para dhe shtohen retë e luftës në Mesdheun Lindor, në Lindjen e Mesme, në Ukrainë, me përfshirje edhe të Greqisë.

4. Ndërrimi i qeverisë në Greqi shfrytëzohet nga forcat politike borgjeze brenda vendit, të Eurozonës, por dhe nga bota, që duan një politikë më të relaksuar monetare dhe fiskale si një mjet daljeje nga stanjacioni prodhimit. KKE në Kongresin e 19-të shënonte tendencën e ndryshimit në përzierjen e menaxhimit borgjez. Është nevoja për të trajtuar shfaqjen e hezitimit dhe rezervimit të grupeve monopoliste për të vënë në lëvizje fonde të pa lëvizuar, konkretisht gjatë periudhës së zhvillimit kapitalist, me kusht intesivitetin e shfrytëzimit klasor, uljen e tatimit për kapitalin, në fund të fundit rritjen e normës mesatare të fitimit. Kjo pra është  "rilëvizja" e famshëme e ekonomisë kapitaliste.

SYRIZA, në veçanti, kultivojë sistematikisht pozitën mashtruese dhe krejtësisht të rreme se BE-ja po ndryshon në një drejtim pozitiv për popujt, sepse zhvendoset në një politikë më pak kufizuese, e njohur si lehtësimit sasior. Për këtë gjë festonte për masat Dragi dhe blerjen e obligacioneve qeveritare nga BQE-ja (Banka Qendrore Europiane). Por një ndryshim i tillë nuk është pro-popullor. Është në interes të grupeve monopoliste, të bankave, industrialistëve, ndaj të cilëve do të jepen paketat financiare dhe që për të cilat do të ngarkohet përsëri punonjësi.

Ndryshimi në qeverisje gjithashtu simbolizon dhe shërben presionin e SHBA-ve, të Francës dhe Italisë ndaj qeverisë gjermane për të ndryshuar ndarjen e peshave dhe fitimeve, mbi menaxhimin e vendeve në borxh të thellë të Eurozonës. Në këtë drejtim lëvizi edhe LIG-u (Lidhje e Industrialistëve Grekë).

5. Rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve përshkruan procesin e reformimit të sistemit politik borgjez, që fillojë në dy zgjedhjet e 2012-tës, në kushtet e krizës së thellë ekonomike kapitaliste. Ky reformim ishte i nevojshme për pushtetin politik të kapitalistëve, në kushte ku, për shkak të valës së re e të madhe të papunësisë dhe varfërisë, u dobësua aftësia shumë e madhe politike e emancipimit të masave punëtore popullore nga ana e socialdemokracisë tradicionale, por edhe nga krahu liberal borgjez dhe pati si rezultat të mos funksionojë vetë-këmbimi dypartiak në qeveri. Reformimi i socialdemokracisë vazhdoi me më shpejtësi, në mënyrë efektive duke zëvendësuar PASOK-un nga SYRIZA, por nuk e arriti shkallën e ndikimit të PASOK-ut si parti qeveritare. Reformimi i krahut liberal është ende në vazhdim, pavarësisht nga përçarja e rëndësishme e forcave nacionaliste, fashiste që tashmë ka pësuar.

6. Për sa i përket KKE, rezultati i saj u formua kushtet të sulmimit ndaj focave të saj, dilema shantazhi se ka rrugë "të mirë" dhe "të keqe" brënda në Eurozonë, perspektiva e ndryshimit të "majtë" brenda BE-së apo iluzione se gjoja një qeveri e "majtë" e SYRIZA do të ndryshojë rrjedhën në favor të forcave popullore.

Faktori kryesor negativ për bilancën e forcave, pra për ndikimin e politikës së KKE, ishte dhe është gjëndja e masivitetit dhe orientimit të lëvizjes punëtore-popullore. Për sa kohë lëvizja, pjesëmarrja e punëtorëve në të mbeten në tërheqje, pavarësisht nismave të KKE dhe të forcave të tjera radikale, të forcave të ndërgjegjshëme klasore, aq kohë do të bizotërojë dhe llogjika e pritshmërisë, e përcaktimit, e kërkimit të "shpëtimtarëve" dhe të zgjidhjeve të pa ekzistueshme nga lartë. Më vonë dhe në vazhdim, klasa punëtore dhe shtresat popullore, vetëvetiu, do të rishikojnë parashikimet dhe vlerësimet e KKE, do të bashkëveprojnë me KKE, për rindërtimin e lëvizjes punëtore popullore, forcimin e aleancës popullore sociale.

7. Pavarësisht rrymës pozitive në favor të KKE, bilanci i përgjithshëm i forcave mbetet negativ, rezultati zgjedhor nuk shpreh rrymë emancipimi të forcave punëtore popullore ndaj BE-së, të rrugës së kapitalit dhe interesave të monopoleve.

Shprehje e këtij korrelacioni negativ përbën dhe nxjerrja në fuqi të tretë e nazistëve kriminelë të Agimi të Artë, e një parti me veprim kriminal, e bërë përmes mekanizmave të sistemit, e cila mban nivele të larta, pavarësisht nga humbjet që pësojë në vota. Përgjegjësi të veçantë për formimin e përqindjes elektorale të Agimit të Artë ka si qeveria e ND - PASOK që kultivuan anti-komunizmin, teorinë e dy anëve ekstreme, fajësimin e emigrantëve, si dhe e linja e paqartë "anti-memorandum" që paraqiti SYRIZA e cila e çfajëson armikun e vërtetë të popullit, kapitalistët. Në këtë terren ideologjik dhe politik u zhvilluar kjo organizatë fashiste kriminale. KKE mbetet kundërshtare i palëkundur e fashizmit, pikërisht sepse është në kontrast të përgjithshëm me kapitalizmin, sistemin që lind fashizmin, nacionalizmin dhe racizmin.

Sistemi, monopolet dhe pushteti i tyre kanë në dispozicion rezerva të mjaftueshme për të futur në grackë shtresat popullore, në një periudhë ku procesi i reformimit të skenës politike nuk ka përfunduar.

Duhet të forcohen edhe më shumë brenda klasës punëtore, rinisë dhe lëvizjes linja e kundërsulmit dhe e sfidimit, në kundështim me rrugën kapitaliste të zhvillimit, të BE-së dhe të politikës që mbështet këtë rrugë, të integrimit dhe pritshmërinë pasive. Sot janë të pranishëm dhe përballë popullit memorandumet e pafundëshme të BE-së, objektivat e konkurrencës dhe të rritjes së re të rentabilitetin të kapitalit, që çojnë në falimentim më të madh të popullit dhe nuk mund ti zgjidhin problemet akute të tij, siç është ajo e papunësisë. Koalicioni qeveritar SYRIZA-ANEL dhe partitë e tjera shërbejnë këtë rrugë anti-popullore dhe përpiqen që ta zbukurojnë në sytë e popullit.

8.  KKE, korekte në ato që tha para zgjedhjeve, nuk do të mbështesë dhe as nuk do të japë tolerancë qeverisë së re. Do të shfrytëzojë bashkimin e forcave, që u bashkuan me të në këtë fazë, për të bërë atë që i premtojë popullit, të ushtrojë opozitë të fuqishme punëtore-popullore në favor të popullit dhe në Parlament me propozimet e saj, por mbi të gjitha në lëvizje për të forcuarAleancën Popullore për të sotmen dhe për perspektivën. Që të forcohen luftrat kundër BE-së, memorandumeve të pa fundshme, monopoleve, kapitalit dhe pushtetit të tij, që janë këtu, prezentë. Për rimarrjen e humbje të mëdha për punëtorët në periudhën e krizës, që të mos poguajnë përsëri punonjësit dhe të vetëpunësuarit ato thërrime që mund të jepen ndaj varfërisë ekstreme, por të paguajnë grupet monopoliste, kapitali.

KKE do të forcojë përpjekjet dhe iniciativat e saj për problemet akute të popullit, për lehtësimin e të papunëve, të familjeve popullore. Do të forcojë përpjekjet për rindërtimine lëvizjes punëtore-popullore, për zhvillimin e solidaritetit popullor, për të ndërtuar Aleancën Popullore kundër monopoleve dhe sistemit kapitalist.


KKE do të vazhdojë të promovojë dhe të luftojë mes popullit për rrugëdaljen e vetme populiste: Me popullin në pushtet, me të vërtetë sovranë, të aftë të bëjë qeverisjen e vet, qeverisjen e pushtetit punëtor-popullor, zhdukjen e pronës kapitaliste. Vetëm socializimi i mjeteve të koncentruara të prodhimit dhe infrastrukturës mund të mbështesi një tjetër rrugë zhvillimi në dobi të nevojave të popullit, me planifikim qendror, me motive krejtësisht të ndryshme në shpërndarje të burimeve. Rrugën ku shkëputja nga BE-ja, fshirja e njëanshëme e borxhit mund të marrin përmbajtje popullore. Për të ndërtuar dhe zhvilluar marrëdhënie me popuj dhe vendeve mbi bazën e interesit të përbashkëta.

KQ i KKE

26 Janar 2015». 

pinSq