Skip to content

Partia Komuniste e Greqisë (KKE): Solidaritet ndaj komunistëve Polak

Date:
pri 13, 2016
zarianopoylos-eyrokoinoboylio-10-03-2

 Grupi i europarlamentar i Partisë Komunise të Greqisë (KKE) paraqiti pyetjen e mëposhtme në lidhje me përndjekjet e fundit antikomuniste në Poloni:

"Kohët e fundit anëtarë dhe kuadro të Partisë Komuniste të Polonisë u dënuan nga Gjykata e Qarkut në Dąbrowa Górnicza me burgim deri në 9 muaj, me "liri të kufizuar" për shumë muaj dhe imponim të punës sociale të detyruar, gjer dhe ndëshkime financiare – gjoba, për shkak se u konsiderua "e padrejtë" dhe "krim" shpërndarja e ideve të tyre përmes gazetës "Brzask" dhe faqes së internetit www.kompol.org. Për dënimin e tyre gjykata, duke ndjekur qëndrimet antikomuniste të autoriteteve Polake, zgjodhi akuza të pa baza si për "promovim publik të sistemit totalitar", duke u përpjekur që të fshijë dhe të shpifi të arriturat e punëtorëve në socializëm, të drejtën e punësimit, të drejtat sociale dhe në punë. Autoritetet polake në mënyrë provokatvie këtu e shumë vjet ndalojnë simbolet komuniste dhe tani dënojnë komunistët, me justifikim "vlerat demokratike".

Përndjekje antikomuniste të ngjashme, dënime dhe ndalime të Partive Komuniste janë imponuar edhe në shtete të tjera anëtare të BE-së, me mbështetje të hapur të BE-së e cila ka emëruar antikomunizmin si ideologji të saj zyrtare, gjë që shkon dor për dore me intensitetin e sulmit antipopullor. Tani ç’dokush me prova mund ta kuptojë se çfarë saktësisht do të thonë deklarimet e BE-së për "vlerat e lirisë dhe demokracisë".

Pyetet Komisioni: Në "vlerat" e BE-së përfshihet ndalimi dhe përndjekja e ideologjisë komuniste, kriminalizimi i shprehjes së ideve komuniste dhe veprimit të komunistëve, që imponojnë autoritetet dhe qeveria e Polonisë?" 

 

13.04.2016