«Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-ve», që u publikua javën e kaluar, paralajmëron një mprehje të antagonizmave dhe një përshkallëzim të luftërave në të gjitha cepat e globit, duke nxitur konfliktin me Kinën për mbizotërimin në sistemin global imperialist.
Siç thuhet në tekst, «ne duam të zhvillojmë ushtrinë më të fuqishme, vdekjeprurëse dhe teknologjikisht të përparuar në botë, me qëllim mbrojtjen e interesave themelore dhe jetësore kombëtare të SΗΒΑ-ve», si dhe «për të ndaluar dhe përmbysur dëmin e vazhdueshëm të shkaktuar nga kuadër të huaj në ekonominë amerikane».
Ndër synimet e tyre përfshihen ruajtja ose arritjet e mbizotërimit global në armët bërthamore, në ekonominë dhe bazën industriale, në sektorin e energjisë dhe shkencës, në teknologjinë dhe «fuqinë e butë e të pakrahasueshme» që promovon interesat e SHBA-ve në të gjithë botën.
Prioritet mbetet rajoni Indo-Paqësor, i përqendruar në Detin e Kinës Jugore, rreth Tajvanit. Synimi është të «ruhet superioriteti ushtarak» kundër Kinës, për «ruajtjen e lirisë së lundrimit në të gjitha rrugët kritike detare, duke siguruar zinxhirë furnizimi të sigurt dhe të besueshëm dhe qasje në materiale kritike».
Teksti vërteton ngritjen e Kinës si një kërcënim për mbizotërimin global të SHBA-ve: «Ajo që filloi si një marrëdhënie midis një ekonomie të pjekur dhe të pasur dhe njërës prej shteteve më të varfra në botë është transformuar në një marrëdhënie midis shteteve të barasvlershme».
Në fakt, ndërsa Kina vazhdon të armatoset me një ritëm të shpejtë, «Strategjia Kombëtare» thekson se «ushtria amerikane nuk mund dhe nuk është e detyruar ta bëjë këtë vetëm», duke theksuar se aleatët e SHBA-ve në rajon duhet të marrin një rol më të lartë.
Ky raport u dërgon një mesazh shteteve që mbajnë marrëdhënie ekonomike ose marrëdhënie të tjera me Kinën (dhe Rusinë) që të shkëputen nga kampi euro-aziatik që gjendet në zhvillim e sipër, duke marrë një rol më aktiv në mbrojtjen e interesave të SHBA-ve në rajon.
Lidhur me Rusinë, shënohet se SHBA-të duhet të «rivendosin stabilitetin strategjik» me të, një fakt ky që rrit tronditjet në kampin euroatlantik, kryesisht në lidhje me zhvillimin e konfliktit imperialist në Ukrainë. Pavarësisht kontradiktave, strategjia e administratës Trump është të minojë marrëdhënien strategjike midis Rusisë dhe Kinës.
Europa mbetet «jetike nga ana strategjike dhe kulturore» për SHBA-të, por «është e dyshimtë nëse disa shtete europiane do të kenë ekonomi dhe ushtri mjaftueshëm të forta për tu mbetur aleatë të besueshëm». Me strategjinë e re, SHBA-të po rrisin presionin mbi aleatët e tyre Europian që të mbajnë ata barrën e «mbrojtjes» së tyre dhe, dhe në këtë drejtim, të pranojnë kompromisin me Rusinë.
Për Lindjen e Mesme, interesat jetike të SHBA-ve identifikohen me parandalimin e «çdo fuqie armiqësore nga dominimi i furnizimeve me naftë dhe gaz natyror edhe në pikat nga të cilat ato kalojnë».
Së fundmi, «Strategjia Kombëtare» i referohet në mënyrë të veçantë kontinentit amerikan, për një Hemisferë Perëndimore ku SHBA-të do të dominojnë plotësisht, «të lira nga pushtimi armiqësor i huaj ose blerja e aseteve kritike (...) me aksesin tonë të vazhdueshëm në zona kryesore strategjike». Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për shtetet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve që mbajnë marrëdhënie me Kinën.
Kujtojmë se Komuniteti i Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC), i cili bashkon 33 shtete, ka lidhje të ngushta me Kinën, ndërsa për shtetet, të tilla si Brazili, Peru dhe Kili, Kina është partneri i tyre i parë tregtar, mbi SHBA-të.
Kjo shpjegon kryesisht dhe agresionin në rritje të SHBA-vë kundër shteteve në rajon, së fundmi kundër Venezuelës.
Përditësimi i «Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve» është vazhdimi i të gjitha atyre të mëparshme dhe në të njëjtën kohë një katalizator për antagonizmat imperialiste, të cilat krijojnë rreziqe të reja për popujt, por, në të njëjtën kohë nxjerrin në pah domosdoshmërinë e rrugës për përmbysjen e kapitalizmit që është kalbur.
Siç është vënë në dukje në Tezat e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për Kongresin e 22-të, «SHBA-të, të cilat ende ruajnë supremacinë, po përpiqen të ndalojnë trendin e ndryshimit të korrelacionit në favor të Kinës (...) Politika e SHBA-ve po përkeqëson kontradiktat brenda kampit euroatlantik dhe po çon në përkeqësimin e marrëdhënieve të SHBA-ve me BE-në, Kanadanë, Australinë. Gjithashtu preh kontradiktat ndër-borgjeze edhe brenda SHBA-vë, të cilat pasqyrohen edhe në proceset e sistemin politik borgjez (...) Intensifikimi i kontradiktave ndër-imperialiste mund të zgjerojë çarjet ekzistuese në boshtin euroatlantik në vitet e ardhshme (...) në këto kushte, mjetet diplomatike kanë gjithnjë e më pak rëndësi për shtetet borgjeze dhe luftërat tregtare-ekonomike, si edhe fuqia ushtarake, marrin përparësi».
Artikulli është botuar në rubrikën «I Apopsi mas» në gazetën Rizospastis, organ i KQ të KKE më datën 12/12/2025
