«Përballë kërcënimeve të reja të SHBA, kërkojmë me këmbëngulje: Larg duart nga Kuba!», thekson Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Në deklaratën që lëshoi, shënon:
«Duke u trimëruar pas ndërhyrjes imperialiste në Venezuelë, administrata Trump tani po intensifikon edhe më shumë agresionin e saj kundër Kubës, me argumentin qesharak se po “përballet me veprime agresive”. Në këtë kontekst, SHBA po shqyrton vendosjen e tarifave dhe sanksioneve ndaj shteteve që furnizojnë Kubën me naftë dhe mallra të tjera me rëndësi jetësore, si dhe rastin e një «bllokade detare» të Ishullit të Revolucionit.
Kjo është një përpjekje për të intensifikuar bllokimin ekonomik dhe tregtar të Kubës, për të përgjithësuar privimet dhe mungesat me të cilat po përballet populli Kubanez si rezultat i dekadave të embargos së dënueshme nga SHBA dhe aleatët e saj, por edhe të masave shtesë të marra nga administrata Trump, në vazhdimësi të masave të mëparshme, siç është ajo e përfshirjes së Kubës në “listën e papranueshme të shteteve që mbështesin terrorizmin”.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon kërcënimet e reja të imperializmit të SHBA kundër Kubës. Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin Kuban, Partinë Komuniste të Kubës. I bëjmë thirrje popullit grek dhe rinis së tij, popujve të së gjithë botës që kanë qenë gjithmonë në krah të Kubës, të përshkallëzojnë luftën e tyre. Të kërkojnë që bllokada kriminale kundër Kubës të ndalet tani, që Kuba të hiqet nga "lista e papranueshme e shteteve që mbështesin terrorizmin". Përballë intensitetit të agresionit amerikan, ne gjëmojmë «Kuba nuk është vetëm! Larg duart nga Kuba!»
