Skip to content

Përfundoi me sukses Festivali i 52-të i KNE-Odigitis

Me një tubim politik me përmasa gjigante me folës Dhimitri Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dhe përshëndetje nga Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodhori Kocadis, kulmuan në Athinë aktivitetet e Festivalit të 52-të të KNE dhe të gazetës së saj «Odigitis»
Date:
sht 28, 2026
fes-tetarti-mera-sigentrosi-30

Me një tubim politik me përmasa gjigante me folës Dhimitri Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), dhe përshëndetje nga Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodhori Kocadis, kulmuan në Athinë aktivitetet e Festivalit të 52-të të KNE dhe të gazetës së saj «Odigitis», të cilat më parë kishin udhëtuar në shumë qytete të Greqisë.

Për 4 ditë, dhjetëra mijëra njerëz vizituan aktivitetet kulturore dhe politike të festivalit, ku dhanë më të mirën e tyre më shumë se 400 artistë, ndërsa u zhvilluan diskutime rreth temave dhe zhvillimeve të rëndësishme.

Në hapësirën e Qytetit Ndërkombëtar, ku ndodheshin më shumë se 30 organizata komuniste dhe anti-imperialiste, vizitorët e festivalit mund të komunikonin drejtpërdrejt me organizatat e huaja, ndërsa kishte ekspozita për 80-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe për ekzekutimin e 200 komunistëve në maj të vitit 1944, librari, hapësira për aktivitete fëmijësh, etj.

Mijëra anëtarë të KNE dhe të KKE punuan për ngritjen e festivalit, për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij të rregullt.

fes-tetarti-mera-sigentrosi-38
4mera-f-sygkentrosi-29

Në fjalimin kryesor politik të Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE ishin të pranishëm ambasadorët e Kubës, Aramis Fuente Hernandez, dhe i Palestinës, Yussef Dorkhm, si dhe sindikalistët - punëtorët e portit nga Italia, Turqia dhe Franca, të cilët me kolegët e tyre grekë dhe punëtorë portesh nga shumë shtete të tjera po përgatisin mobilizimin e madh ndërkombëtar të grevës së punëtorëve të porteve më 30 tetor në 45 porte të Mesdheut. Të pranishëm ishin edhe kryetarët e bashkive të zgjedhur me «Laiki Sispirosi» të qyteteve Kesariani, Petrupoli, Patra, Ikarias, Haidarit, si dhe Magda Fysa, nëna e muzikantit të ri Pavlos Fysas, i vrarë nga «Agimi i Artë» nazist, si dhe një numër i madh artistësh, shkencëtarësh e njerëzish të artit e kulturës.

Dh. Kucumbas e cilësoi Festivalin e KNE«një oazë dhe frymëmarrje kulture e krijimtarie, përballë kalbëzimit të sistemit, të ashtuquajturës 'industri e spektaklit'. Kësaj makinerie me shkëlqim të grirjes së mishit, e cila për fitim blen dhe shet talente, ëndrra dhe shpresa, që bluan dhe tjetërson njerëzit në çdo mënyrë».

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE nënvizoi se «zemërimi për çdo padrejtësi që ndodh rreth nesh, çdo 'pse' që bëhet lëmsh në fytin e mijëra njerëzve, mund të gjejë përgjigjet e veta vetëm në luftën për përmbysjen e kësaj bote të tyre të kalbur.

Këtë vit, më shumë se kurrë, është aktual dhe i nevojshëm karakteri internacionalist i Festivalit. Përshëndesim delegacionet e dhjetëra Rinisë Komuniste nga e gjithë bota që ndodhen me ne, duke bashkuar zërat e tyre me tanët.

Shprehim solidaritetin tonë me popullin e Kubës, i cili përballet me egërsinë imperialiste dhe përpjekjen për mbytje nga SHBA, me të vetmin synim: të zhvlerësohen arritjet e dekadave të ndërtimit socialist, të pushojnë së qeni një shembull ndriçues për popujt e botës.

Fjalët e revolucionarit të madh Fidel Kastro, 100-vjetorin e lindjes të së cilit po e nderojmë këtë vit, parulla militante 'socializëm ose vdekje', e thënë në kushte po aq të vështira, përbën edhe sot të vetmin udhërrëfyes për ata që duan të vazhdojnë të luftojnë kundër barbarisë kapitaliste, për të parandaluar një kthim prapa.

Shprehim solidaritetin tonë me popullin heroik palestinez, i cili, me gjithë marrëveshjet e të ashtuquajturës paqëtim, vazhdon të rrjedhë gjak nga armët e ushtrisë pushtuese dhe çizmet e kolonëve të Izraelit në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duke luftuar për të fituar atdheun e vet të lirë. Për këtë arsye thërrasim me të madhe: Liri Palestinës!

Përshëndesim popullin vëlla të Qipros. Tani që po fillojnë përsëri pazaret mbi tryezat e NATO-s, të cilat përjetësojnë pushtimin dhe konsolidojnë ndarjen, përsërisim përkushtimin tonë ndaj synimit për një Qipro të pavarur dhe të bashkuar, domethënë një dhe jo dy shtete, me një sovranitet të vetëm, një shtetësi dhe personalitet ndërkombëtar, atdhe i përbashkët i greko-qipriotëve dhe turko-qipriotëve, pa trupa dhe baza pushtuese e çfarëdo lloj trupash të huaja, pa garantë dhe mbrojtës, me popullin e saj sovran.

Sot që flaka e luftës po ndizet pothuajse në çdo qoshe të planetit. Sot që kampet e imperialistëve po formësohen dhe gjeneralët e tyre po planifikojnë përballjen vendimtare, popujt do të tregojnë se me të vërtetë e kanë këtë virtyt, të cilin shfrytëzuesit e tyre e konsiderojnë të metë: Dinë të mendojnë, dinë të luftojnë dhe të fitojnë!»

Në ditët në vijim do të japim më shumë detaje mbi mesazhet politike që përcolli fjalimi i Dh. Kucumbas.

Së fundi, të shënojmë se menjëherë pas fjalimit dhe ndërsa dy flamuj të mëdhenj të kuq valëviteshin përpara skenës qendrore, një i KKE dhe një i Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), 80-vjetorin e themelimit të së cilës KKE po e nderon, interpretuesit e Skenës Lirike Ioanna Forti dhe Stamatis Beris kënduan Internacionalen.

diethnis
4mera-f-sygkentrosi-22
4mera-f-sygkentrosi-32
4mera-f-sygkentrosi-41
fes-triti-mera-kentriki-skini-45
fes-triti-mera-kentriki-skini-46
fes-triti-mera-kentriki-skini-55
2mera-f-bibliopoleio-3
4mera-f-foit-sk-tsoybelas-16
fes-1-mera-200-kaisariani-15
fes-1-mera-kentriki-ekthsi-12
fes-1-mera-diethnoupolh-sizitisi-06
fes-tetarti-mera-kentriki-skini-mpofoliou-30
1mera-51fest-exormisi-rizo-5