Në njoftimin e saj, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) deklaron se punimet e Kongresit të 22-të të KKE kanë përfunduar me zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror, të përbërë nga 95 anëtarë dhe të Komitetit të ri Qendror të Kontrollit Financiar prej 9 anëtarësh.
Komiteti Qendror, në mbledhjen e tij të parë, zgjodhi unanimisht Dhimitri Kucubas si Sekretar të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të KKE.
Shënohet se më parë, në Pikën A të Rendit të Ditës së Kongresit të 22-të të KKE, që kishte të bënte me Raportin e Aktivitetit të Komitetit Qendror dhe Komitetit Qendror të Kontrollit Financiar dhe Planifikimin e Veprimtarisë deri në Kongresin e 23-të, folën gjithsej 85 Delegatë. Në diskutimet u shpreh dakordësia thelbësore me Tezat dhe Raportin e Komitetit Qendror, u përcoll përvoja e rëndësishme nga veprimtaria e të gjitha Organizatave Rajonale për problemet punëtore dhe popullore.
Duke u nisur nga zhvillimet ndërkombëtare dhe të brendshme, reflektimi u përqendrua në temën qendrore të Kongresit të 22-të, që ishte se si i gjithë funksionimi i Partisë, gjendja e forcave të saj do të harmonizohen plotësisht dhe me një ritëm më të shpejtë dhe më efektiv me Programin dhe Statutin e saj revolucionar, në mënyrë që ajo të jetë vërtet një «parti e të gjitha kohërave», një «parti e gatitur për çdo gjë», si një qëllim që do të reflektohet në veprimtarinë dhe kontributin e saj të përditshëm, duke zgjuar ndërgjegjet punëtore dhe popullore, një udhëheqëse e luftës së popullit tonë për socializëm.
Raporti i KQ dhe fjala përfundimtare në emër të KQ nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, u miratuan unanimisht. Gjithashtu, unanimisht u miratua edhe Raporti i KQ të Kontrollit Financiar.
Kongresi i 22-të miratoi gjithashtu unanimisht Vendimin Politik të Kongresit, i cili përcakton detyrat e Partisë deri në Kongresin e 23-të.
Me përfundimin e Temës A', u mbajt edhe ndarja e dekoratave për Organizatat e Partisë që u dalluan në garën e rekrutimit-ndërtimit dhe shpërndarjes së gazetës «Rizospastis» në vitin 2025, për nder të Kongresit të 22-të.
Punimet e Kongresit u mbyllën me himnin e Internacionales.

