Skip to content

Populli i Athinës kërkon: Larg duart nga Kuba!

Një marshim militant solidariteti me popullin heroik Kuban u zhvillua pasditen e 23 Majit pas thirrjes së Organizatave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Athinë, ku protestuesit dërguan mesazhin: «Larg duart nga Kuba! Të mos guxojnë imperialistët amerikanë të sulmojnë Ishullin e Revolucionit!».
Date:
maj 25, 2026

Një marshim militant solidariteti me popullin heroik Kuban u zhvillua pasditen e 23 Majit pas thirrjes së Organizatave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Athinë, ku protestuesit dërguan mesazhin: «Larg duart nga Kuba! Të mos guxojnë imperialistët amerikanë të sulmojnë Ishullin e Revolucionit!»

Populli i Athinës shprehu me fuqi solidaritetin e tij me popullin luftëtar kuban, kundër planeve amerikane dhe bllokadës së tyre kriminale.

Përpara ambasadës së SHBA u hap një banderolë e madhe me sloganin «Larg duart nga Kuba - Solidaritet me popullin Kuban (Hands off Cuba - Solidarity with the Cuban people)», ku protestuesit konfirmuan vendosmërinë e tyre për të qenë në krah të popullit të Kubës.

Protestuesit dënuan gjithashtu NATO-n dhe BE-në për kontributin dhe mbështetjen e tyre në bllokadë dhe në planet amerikane, si dhe qeverinë greke, e cila mbetet "goj-qepur" për ato që po ndodhin tashmë dhe për ato që po përgatiten kundër popullit kuban.

Pak më herët ishte zhvilluar një tubim në sheshin Eleftherias, ku Thodhori Hionis, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe Sekretar i Komitetit Rajonal të KKE në Atikë, bëri thirrje për gatishmëri në ditët në vijim përballë zhvillimeve që mund të pasojnë, dhe theksoi:

«Vazhdojmë luftën dhe kërkojmë:

  • Të hiqen të gjitha masat e bllokadës së shfarosjes ekonomike të SHBA kundër Kubës. Lëreni Kubën të marrë frymë!
  • Të ndalojë çdo lloj përndjekjeje ndaj Raul Kastros dhe udhëheqjes së Kubës.
  • Të fshihet Kuba nga lista e turpshme e “shteteve sponsorizuese të terrorizmit” që ka krijuar Ministria e Jashtme e SHBA për të vendosur asfiksi ekonomike në ishullin e revolucionit.
  • Kërkojmë që qeveria greke të mbajë qëndrim dënues ndaj agresivitetit kundër Kubës!»

Gjithashtu, duhet shënuar se KKE po përgatit një tubim - koncerti të madh më 15 Qershor në Athinë për të nderuar 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të madh të Revolucionit Kuban, Fidel Kastro Ruz.

 

syllalhthrio-cuba-15
syllalhthrio-cuba-26
syllalhthrio-cuba-11
syllalhthrio-cuba-13
syllalhthrio-cuba-16
syllalhthrio-cuba-31
syllalhthrio-cuba-37
PAK_2872
PAK_2885
PAK_2787
PAK_2757