Qendra Punëtore e qytetit të Pireut po organizon protestë kundër luftës në Ukrainë dhe mbërritjes së aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” në portin e Pireut ditën e enjten, më 24 mars.
Komiteti Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE), Komiteti Militant kundër Marrëveshjes Greko-Amerikane për Bazat Ushtarake, Unioni i Inxhinierëve të Marinës Tregtare të Greqisë (PEMEN), sindikatat e mësuesve, shoqatat e grave dhe organizata të tjera të masave bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë.
Qendra Punëtore e Pireut në thirrjen e saj, shënon:
“Qendra Punëtore e Pireut dënon ndërhyrjen imperialiste të Rusisë në Ukrainë. Ajo qëndron në solidaritet me popujt që janë në luftë për më shumë se tre javë dhe me milionat e refugjatëve që janë detyruar të braktisin vendin e tyre.
Popujt e Ukrainës, të Rusisë, por edhe popujt e shteteve të tjera, që qeveritë e të cilave vendosin t'i përfshijnë me çdo mënyrë në këtë luftë, nuk kanë asgjë të ndajnë mes tyre.
Lufta që po zhvillohet këtu në lagjen tonë është vazhdimi i “paqes” me mjete të tjera të dhunshme. Antagonizmat që shfaqen në rajonin e Ukrainës për kontrollin e burimeve të pasura, të burimeve Energjetike, të rrugëve tregtare dhe vendosjen e sferave të ndikimit midis fuqive imperialiste, kanë si rezultuar humbjen e dhjetëra njerëzve çdo ditë, midis tyre edhe shumë fëmijë.
Klasa punëtore në Greqi nuk ka asnjë interes të qëndrojë në anë e njërit imperialist apo të tjetrit. Interesat e punëtorëve bien ndesh me aspiratat dhe synimet e të gjithë atyre që aktualisht po bëjnë luftë. Nuk duhet të lejojmë që punëtorët të bëhen mish i grirë në topat e tyre.
Punonjësit në vendin tonë dhe kudo duhet ta kthejmë luftën tonë kundër politikave që godasin çdo ditë të drejtat tona në punë, të drejtën për punësim, në Shëndetësi, në Arsim. Nuk do të lejojmë që lufta kundër shtrenjtësisë, papunësisë, nënshkrimit të Kontratave Kolektive të Punës të hyjë në allçi. Përkundrazi, kjo luftë duhet të forcohen për lehtësimin e menjëhershëm të popullit nga efektet e krizës dhe luftës së furishme.
Interesat e popullit tonë nuk gjenden në përfshirjen më të thellë në këto plane vrastare të imperialistëve. Ato gjenden në shkëputjen/ç angazhimin e menjëhershme nga ato. Të gjitha qeveritë greke kanë përgjegjësi të mëdha për përfshirjen e thellë të Greqisë. Për vite të tëra kanë dhënë tokë dhe ujë për vrasësit e popujve.
Në këtë kuadër, denoncojmë mbërritjen e aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” e cila gjendet në rajonin e gjerë të detit Egje së bashku me atë amerikane “Harry Truman” dhe dhjetëra anije mbështetëse, në ditët në vijim në qytetin e Pireut. Janë të padëshiruar!!! Pireu është porti i popujve dhe jo i luftës së imperialistëve. Pjesëmarrja e vendit tonë në planet NATO-BE vetëm vuajtje mund të sjellin për popullin tonë meqenëse kthehemi në magnet për sulme në konkurrenca që nuk kanë lidhje me interesat e punonjësve.
Ne i bëjmë thirrje klasës punëtore, popullit të Pireut, ta kundërshtojë këtë politikë. Ne i bëjmë thirrje sindikatave tona - anëtare që menjëherë, në mënyrë masive dhe militante t’i themi:
-JO luftës imperialiste.
-Të kërkojmë shkëputjen e vendit prej luftës dhe planeve vrastare të SHBA-NATO-BE-Rusi”.
23.02.2022

