Skip to content

Protesta në ambasadën e SHBA: Rrugëdaljen nga lufta do ta japë populli, imperializmi nuk është i pamposhtur

Date:
mar 2, 2026
athina-iran-presveia-1

Mesazh dënimi për ndërhyrjen e SHBA-Izraelit në Iran dërguan më 1 mars 2026 mijëra punëtorë dhe të rinj me protestën e tyre jashtë Ambasadës së SHBA në Athinë, pas thirrjes së sindikatave të punëtorëve dhe organizatave masive.

Mijëra demonstrues dënuan kategorikisht sulmin e ri imperialist dhe shprehën solidaritetin e tyre me popullin iranian.

 Në protestë mbizotëruan parullat «Asnjë nënshtrim ndaj imperializmit, e vetmja superfuqi janë popujt», «Asnjë pjesëmarrje, asnjë përfshirje, jashtë NATO dhe Amerikanët», ndërsa pankarta e Frontit Militant Mbarpunëtorë (PAME) dërgonte mesazhin: «Mjellin shkatërrim në Lindjen e Mesme. Jashtë Greqia nga masakra».
Në tubimin kundër sulmit të SHBA-Izraelit në Iran mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucubas, i cili nënvizoi:
«Ndërhyrja e re imperialiste gangsteriske e Amerikanëve dhe Izraelitëve kundër Iranit ndez më tej zjarrin e luftës jo vetëm në të gjithë Lindjen e Mesme, por në mbarë rajonin dhe botën.
Qeveria greke, e cila ka aleatë strategjikë Izraelin dhe SHBA dhe e ka mbushur vendin tonë me baza vdekjeje amerikane, ka përgjegjësi të jashtëzakonshme kriminale për të gjithë këtë situatë. Vendi ynë, bazat dhe populli grek bëhen objektiva hakmarrjeje, që nga baza e Sudës në ishullin Kreta e deri në Aleksandrupoli e Larisa dhe baza të tjera Nato-Amerikane. T’i marrin e të qërohen që këtej! Greqia të dalë nga kjo luftë, të pushojë së ofruari ndihmë për kriminelë si Netanjahu dhe Trump.»

athina-iran-presveia-17