Skip to content

Protestë masive e pensionistëve

Date:
dhj 16, 2025
syntaksiouxoi-panattiki-sygk-4

Një protestë masive u zhvillua në mëngjesin e 15 dhjetorit 2025 nga pensionistët e Atikës, duke vazhduar betejat e tyre, pas protestave rajonale që u realizuan në periudhën e mëparshme.

Para Ministrisë së Punës, Dhimo Kumburis, president i Federatës së Pensionistëve, theksoi se pjesëmarrja në këtë protestë tregon një qëndrim militant të jetës dhe një lëvizje që do të forcohet çdo ditë, si për pensionistët ashtu dhe për fëmijët e tyre.

«Pasuria që prodhohet është shumë e madhe për të mbuluar të gjitha nevojat tona, por sot nuk mund të jetojmë. Ata që janë prodhuesit e vërtetë të pasurisë nuk mund të jetojnë sepse pasuria është në duar të atyre që na shfrytëzojnë» theksoi ai.

Gjithashtu ai bëri thirrje për forcimin e luftës kundër politikave anti-popullore, kundër kthesës në industri ushtarake, për rritje të vërtetë të pensioneve dhe për forcimin e shëndetësisë publike dhe sigurimeve shoqërore.

syntaksiouxoi-panattiki-sygk-7
syntaksiouxoi-panattiki-sygk-14
syntaksiouxoi-panattiki-sygk-2