Skip to content

Punëtorët dhe fermerët në luftë kundër armikut të përbashkët

Ditën e shtunë, më 13/2, sindikatat e Atikës, organizatat masive të lëvizjes popullore dhe shoqatat studentore mirëpritën në Athinë fermerët e varfër dhe blegtorët nga e gjithë Greqia, të cilët po luftojnë për mbijetesën e tyre, kundër politikës së qeverisë dhe Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB) të BE-së.
Date:
shk 16, 2026
agrotes-athina-29

Ditën e shtunë, më 13/2, sindikatat e Atikës, organizatat masive të lëvizjes popullore dhe shoqatat studentore mirëpritën në Athinë fermerët e varfër dhe blegtorët nga e gjithë Greqia, të cilët po luftojnë për mbijetesën e tyre, kundër politikës së qeverisë dhe Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB) të BE-së.

Kishte paraprirë demonstrata e madhe e punëtorëve kundër projektligjit - gijotinë për Marrëveshjet Kolektive jashtë ndërtesës së parlamentit grek. Mijëra punëtorë morën pjesë në ndalimin për disa orë të punës, i cili ishte shpallur nga Qendrat Punëtore të qyteteve Athinë dhe Pireα, dhe morën pjesë në demonstratën e madh në sheshin Sintagma, ndërkohë që brenda Parlamentit qeveria po miratonte një ligj të mjerë, për të cilin kishte rënë dakord me sindikalistët e partive borgjeze (ND - PASOK - SYRIZA) dhe industrialistët për të vendosur kufizime në nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të punës, në bazë të "forcës" së konkurrueshmërisë së sipërmarrësve.

President i Federatës së Ndërtuesve të Greqisë, Jani Tasiulas, duke folur para demonstruesve, vuri në dukje se «Projektligji për marrëveshjet kolektive të punës, është një përpjekje e azhurnuar e qeverisë, e punëdhënësve të mëdhenj dhe e shumicës së degjeneruar të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) për t'i dhënë një goditje përmbajtjes dhe kërkesave të punëtorëve» dhe bëri thirrje për forcimin e luftës.

Në një deklaratë për gazetarët nga tubimi i sindikatave në sheshin Sintagma për Marrëveshjet Kolektive të Punës, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, tha: «Punëtorët e vendit tonë e kanë hedhur poshtë tashmë projektligjin për Marrëveshjet Kolektive të Punës».

Brenda parlamentit, deputetët e KKE, të cilët votuan kundër projektligjit, më parë kishin zbuluar rolin e tij, duke denoncuar se synon të përjetësojë masat anti-punëtore, duke përforcuar logjikën e "korporatës sociale", domethënë nënshtrimin e punëtorëve ndaj nevojave të fitimit kapitalist, duke theksuar se, bazuar në atë që parashikon projektligji, «e drejta e punëtorit për një pagë më të mirë duhet të miratohet nga kufijtë e fitimit të kompanive». Në të njëjtën kohë, me ligjin e ri, qeveria do të vazhdojë të përcaktojë vetë pagën minimale, ndërsa forcohen kufizimet për ngritjen e rrogave sepse ato do të varen nga inflacion dhe kufijtë e fitimit. Kështu, në thelb, u thuhet punëtorëve se nuk mund të kërkojnë diçka që "prish" fitimet e kapitalit. Deputetët e KKE theksuan se të gjitha këto janë udhëzime të BE-së, ashtu si edhe udhëzimet për investime të shpejta, me kontrolle të kufizuara të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës. Ata denoncuan rolin e ndyrë të socialdemokracisë, veçanërisht në sindikata, të cilat ranë dakord me qeverinë e djathtë. Ata gjithashtu theksuan se kjo luftë duhet t'i drejtojë shigjetat e saj kundër armikut të vërtetë, i cili nuk është askush tjetër veç se vetë sistemi i shfrytëzimit dhe padrejtësisë, dhe u bënë thirrje punëtorëve dhe shtresave të tjera popullore të bashkojnë forcat me KKE, të forcojnë luftën klasore, për të hedhur poshtë iluzionet për zgjidhje gjoja pro-popullore dhe për të luftuar për një shoqëri ku punëtorët do të jenë pronarët e vërtetë të pasurisë që prodhojnë.

Radhën e demonstratave e morën fermerët

Në pasdite, mijëra fermerë nga e gjithë Greqia me dhjetëra traktorë mbërritën në vendin e demonstratës jashtë parlamentit të Greqisë. Ata ishin mbi 50 ditë në Blloqet e luftës! Megjithatë, lëvizja e organizuar bujqësore tregon çdo ditë dhe në çdo mënyrë vendosmërinë e saj për t'u përplasur me politikën që i shkul ata nga toka e tyre për fitimet e pakicës. Kështu, fermerët udhëtuan shumë kilometra nga çdo cep i Greqisë, nga Evros dhe ishulli i Kretës për të demonstruar.

«Tubimi i sotëm është fillimi i një faze të re të luftës sonë, i vazhdimit të mobilizimeve, ashtu siç kishim premtuar kur po largoheshim nga bllokadat në akset rrugore, sepse bllokadat janë një formë lufte, por ato nuk janë e vetmja formë lufte», vuri në dukje Rizos Marudhas nga Komiteti Mbarëkombëtar i Bllokadave dhe njëkohësisht president i Federatës së Shoqatave Bujqësore të Prefekturës së qytetit Larisa, dhe theksoi: «Ne ju japim këtë premtim. Ne do të jemi këtu, do të jemi bashkë. Do të forcojmë aktivitetin tonë të përbashkët dhe do të kemi rezultate sepse jemi shumica. Sepse kemi të drejtë. Ne vazhdojmë dhe do të fitojmë. Mbani kokën lart. Mos kini frikë prej tyre. Ata duhet të kenë frikë prej nesh, kanë frikë dhe dridhen prej nesh.»

Në demonstratë u vendos në praktikë slogani «Punëtorë, fermerë, një zë dhe një grusht», duke demonstruar kundër politikës që po shkatërron jetën e tyre.

Në një deklaratë për median nga tubimi mbarëkombëtar i fermerëve, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, deklaroi: «Këtu dhe menjëherë qeveria duhet të ndalojë së talluri me fermerët dhe blegtorët. Fermerët dhe blegtorët duhet të marrin frymë. Nga sot, qeveria duhet të marrë masa për të ulur kostot e prodhimit, në mënyrë që fermerët dhe blegtorët tanë të mund të marrin frymë. Të bëhet e mundur realizimi i vaksinimit kundër sëmundjes së Lisë në tufat blegtore dhe, sigurisht që kapitali blegtoral të mund të zëvendësohet përsëri. Ne jemi në anën e fermerëve grekë si gjithmonë, edhe tani vazhdojmë luftën»

agrotes-athina-44
agrotes-omonoia
somateia-agrotes-syntagma-9
agrotes-athina-18
agrotes-athina-06
agrotes-athina-49