Skip to content

Punonjësit e sektorit publik kërkojnë me këmbëngulje rivendosjen e pagës së 13-të dhe të 14-të

Date:
shk 4, 2026
dimosio-stasi-ergasias-12

Punonjësit e sektorit publik u përgjigjën në mënyrë militante më 3 shkurt duke u mbledhur jashtë Këshillit të Shtetit, si pjesë e ndalimit të punës të shpallur nga Konfederata e Sindikatave të Sektorit Publik (ADEDY). Një mobilizim i ngjashëm u zhvillua edhe në Selanik.

Punonjësit po kërkojnë që të nxirret menjëherë një vendim për rivendosjen e pagës së 13-të dhe të 14-të, siç quhesh shpërblimi i planifikuar i punonjësve të sektorit publik gjatë vitit (bëhet fjalë për një pagë mujore shtesë për Krishtlindje, gjysmë pagë për Pashkë dhe gjysmë pagë gjatë periudhës së pushimeve verore për punonjësit) që u hoqën në vitet 2012-2013 me ligje antipopullore dhe nën pretekstin e kapërcimit të krizës ekonomike kapitaliste.

Protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Financave me parulla si «Jepni para për shëndetësinë dhe pagat, jo për armatimet e NATO-s».

ADEDY, e cila kohët e fundit realizoi kongresin e saj, në të cilën për herë të parë në historinë e saj komunistët dolën si forca e 1-rë, po kërkon rritje reale të pagave të nëpunësve shtetërorë.

dimosio-stasi-ergasias-20
dimosio-stasi-ergasias-9
dimosio-thessaloniki-04