Skip to content

Qëndrimet e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për Kongresin e 20-të

Date:
dhj 12, 2016
20_ThesesEn

PROLOGU

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) publikon qëndrimet e saj për Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që do të mbahet në 30 Mars deri më 2 Prill 2017, katër vjet pas Kongresit të 19-të, siç parashikohet nga Statuti jonë.

Që nga Kongresi i 19-të kemi një Program të ri që pasqyron strategjinë e përpunuar të Partisë për pushtetin punëtorë, socializmin, dhe jep orientim për aktivitetin pionier të Partisë në të gjitha rrethanat.

Programi që u miratua në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si dhe vendimet e tij në përgjithësi, kanë hasur një pranim-miratim masiv në Parti dhe në Rininë Komuniste të Greqisë (KNE), por edhe tek simpatizantët dhe tek miqtë e Partisë, në forca të gjera punëtore popullore në shoqërinë greke. Ky miratim, ky pranim vërtetohet në praktikë nga aktiviteti i rëndësishëm që zhvillojë Partia dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) me bazë vendimet e Kongresit të 19-të.

Megjithatë, kjo marrëveshje e fortë me vendimet tona, por edhe puna e zhvilluar në të gjithë fushat e aktivitetit të Partisë në kuadër të përpjekjeve të zbatimit të këtyre vendimeve, nuk na çojnë në vetëkënaqësi, në vetë-mjaftueshmëri, aq më shumë në mungesë të shqetësimit për dobësitë, mungesat, se si dhe në çfarë mase ato janë zotëruar dhe zbatohen më mirë nga aktiviteti tonë, Programi dhe Statuti i Partisë.

Megjithatë, përtej kësaj, vetë jeta, zhvillimet brenda dhe jashtë, kursi i lëvizjes punëtore ndërkombëtare dhe greke, vetë aktiviteti i Partisë dhe i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në përgjithësi rrjedha e luftës së klasave, "lindin" vazhdimisht elemente të reja që vazhdimisht duhen të monitorohen dhe të merren parasysh në aktivitetin e Partisë. Këto elemente të reja mund të krijojnë probleme të reja, por edhe paralelisht krijojnë – edhe pse jo gjithmonë duket me sy të "zhveshur"- mundësi të reja.

Zhvillimet ekonomike - politike ndërkombëtare dhe të brendshme që kanë ndodhur në vitet që nga Kongresi i 19-të e deri më sot, konkluzionet nga përvoja që dalin prej tyre, si dhe detyrat që dalin nga analiza dhe studimi i tyre, përcaktojnë në masë të madhe dhe përmbajtjen e Temës të Kongresit të 20-të. Në këtë synojmë për të dhënë -sa më mirë të mundemi- përgjigje, shpjegime, parashikime dhe, me këtë bazë, udhëzime për periudhën në vijim.

Objektivi kryesor i Qëndrimeve të KQ për Kongresin e 20-të dhe i diskutimit të brendshëm në parti, i cili do të fillojë pas botimit të Qëndrimeve, si vendimet përfundimtare të Kongresit, është çelikosja e gjithanshme ideologjike - politike - organizative e Partisë dhe e Rinisë së saj si parti e përmbysjes revolucionare. Kjo çelikosje përbën parakusht të domosdoshëm për të realizuar me sukses detyrat komplekse të rindërtimit të lëvizjes punëtore, të luftës kundër luftës imperialiste, të ndërtimit të aleancës sociale me drejtim antikapitalist antimonopolist me synim pushtetin punëtor.

kjo çelikosje e Partisë varet nga aftësia e saj për të përgatitur për detyrat e mësipërme dhe masa punëtore – popullore përmes zhvillimit të lëvizjes punëtore-popullore dhe promovimin e aleancës së shtresave popullore në drejtim goditjeje dhe përmbysjeje me sistemin kapitalist. Kjo funksionon edhe më shumë në kushtet ku të gjitha, ose ngjajnë të palëvizshme ose lëvizin me ritme të ngadalta drejt objektivit të kundërsulmit punëtor – popullor, apo dhe bëjnë regres.

Në këto Qëndrime bëjmë përpjekje për të konkretizuar sa më shumë të jetë e mundur aspekte të kësaj përgatitjeje dhe të aktivitetit që i shërben. Përpiqemi për të dalluar vështirësitë me të cilat përballemi sot, por edhe për të parashikuar vështirësi të reja mundshme në procesin e zhvillimit të luftës së klasave në vendin tonë dhe jashtë, në lëvizjen komuniste dhe punëtore ndërkombëtare. Sigurisht që njëkohësisht fitojmë aftësinë dhe gatishmërinë e shfrytëzimit të çdo mundësie, të vogël ose të madhe, që krijohen në kthesat e ngjarjeve historike.

Analizojmë parakushtet që kërkohen për të ecur të organizuar si një trup i etëm dhe me dinamikë, me guxim komunist, me përgjegjësi dhe vigjilencë:

• Duke ndërtuar organizata të partisë të gatshme "në të gjitha kushtet" në vendet e punës dhe sektorë me rëndësi strategjike.

• Duke zhvilluar rrjet të organizatave të partisë kudo ku "rreh zemra" e klasës punëtore dhe e shtresave popullore.

• Duke forcuar Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rininë Komuniste të Greqisë (KNE) që të luajnë rolin e tyre pionier.

• Duke zgjeruar influencën dhe shtrirjen e Partisë në gjithnjë e më shumë masa punëtore - popullore që shprehin pakënaqësi ndaj sistemit kapitalist, varfërinë dhe papunësinë që ky sistem "lind", por edhe kundër të gjithëve menaxherëve të ekonomisë kapitaliste dhe të sistemit të kalbur e të korruptuar politik, të shtetit borgjez.

• Duke punuar si pionier për rindërtimin e lëvizjes sindikaliste punëtore.

• Duke promovuar aleancën sociale të punëtorëve të sektorit privat dhe shtetëror, të bujqve që punojnë për bukën e gojës dhe të profesionistëve të vetëpunësuar duke futur në këtë aleancë gjithnjë e më shumë forca të rinisë dhe të grave të familjeve popullore.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me "hartën" e situatës në brendësi dhe jashtë vendit, Temat e Kongresit të 20-të fokusohen në llogaridhënien e aktivitetit të Komitetit Qendror dhe të gjithë Partisë, në detyrat e reja dhe në planin e veprimtarisë gjer në Kongresin e 21, si dhe zgjedhjen e Komitetit të ri Qendror dhe të Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik (KQEE).

Përmbajtja kryesore e Kongresit të 20-të është e përqendruar si në vijim:

"Forcim i gjithanshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përpara detyrës së rindërtimit të lëvizjes punëtore dhe të zhvillimit të aleancës sociale në drejtim, antikapitalist – antimonopolist, në luftën kundër luftës imperialiste, për pushtetin punëtor".

Qëndrimet e Kongresit përbëhen nga 4 kapituj të mëdhenj dhe nën-kapituj.

Kapitulli i parë ka të bëjë me zhvillimet në sistemin imperialist ndërkombëtar dhe përmban vlerësimet për zhvillimet ekonomike sociale në botë në fund të dekadës së dytë të shekullit të 21. Dallon fusha e mprehjeve të antagonizmave ndër-imperialiste, rritja e konflikteve lokale dhe rajonale dhe e rreziqeve për një luftë më të përgjithësuar imperialiste në kushtet e rritjes së fluksit refugjator dhe emigrator, të viktimave të luftërave. Në këtë terren shfaqen dhe përshtatje - modernizime të mekanizmave represive të shteteve borgjeze dhe të organizatave të tyre ndërshtetërore.

Kapitulli i dytë trajton vendin (pozitën) e Greqisë në sistemin kapitalist ndërkombëtar, pozitën e saj brenda Bashkimit Europian, raportin kombëtar – ndërkombëtar në zhvillimin kapitalist dhe në luftën klasore.

Kapitulli i tretë ka të bëjë me vlerësimin e zhvillimeve aktuale në Greqi, si në ekonominë greke ashtu dhe në gjendjen e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore. Vlerëson politikën e qeverisë, por dhe kursin e reformimit të sistemit politik borgjez, ashtu si ajo zhvillohet, veçanërisht në katër vitet e fundit.

Kapitulli i katërt ka të bëjë me llogaridhënien e veprimtarisë nga Kongresi i 19-të dhe në detyrat e reja të Partisë dhe Rinisë së saj gjer në Kongresin e ardhshëm, të 21. Përqendrohet në raportin përgjithshëm të punës katër vjeçare për forcim të Partinë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në boshtet e ndërhyrjes ideologjike – politike të Partisë, të rindërtimit të lëvizjes punëtore, të ecurisë së aleancës sociale. Përmes këtij raporti kërkon të ndriçojë më mirë çështjen e marrëdhënies Parti - lëvizje. Ky kapitull trajton në mënyrë specifike ecurinë e ndërtimit partiak, rivendosjen organizative të forcave të partisë, çështja e kuadrove, financën e Partisë, situatën në lëvizjen komuniste ndërkombëtare veprimtarinë dhe bashkëpunimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me parti të tjera komuniste dhe punëtore në botë. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm dhe i përmbledhur të performancës së Komitetit Qendror dhe paraqiten propozimet e KQ për aktivitetet e reja që planifikohen gjer në Kongresin e 21.

Viti që realizohet Kongresi i 20-të është viti i 100-vjetorit të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit të vitit 1917 në Rusi, të udhëhequr nga Partia e Leninit që hapi rrugën për klasën punëtore, për popujt e gjithë botës për të synuar dhe marrë në duart e tyre pushtetin. Pavarësisht nga gabimet, nga dobësitë dhe mangësitë, përfundimin kundërrevolucionar dhe regresin historik, akulli u thye, vija u shënua, rruga u hap.

Gjithashtu, në vitin 2018 Partia Komuniste e Greqisë (KKE) plotëson 100 vite jetë dhe veprimtari nga themelimi i saj në qytetin e Pireut në Nëntor të vitit 1918. Bëhet fjalë për një kurs ku brenda saj ajo qëndrojë në këmbë, ishte e "pranishme" në të gjitha luftërat e popullit, ndriçojë rrugën e luftës për shoqërinë e re, për çlirimin përfundimtar të klasës punëtore, për heqjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, të socializëm - komunizmit.

Njëkohësisht, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vërteton me vetë karakterin dhe aktivitetin e saj revolucionar pse, pavarësisht qenien e saj njëqindvjeçare, është partia më e re: Sepse atë që pretendon për marrëdhëniet pronësore, për të gjitha marrëdhëniet shoqërore, në përgjithësi për organizimin shoqëror, është e reja, e nevojshmja, e ardhmja e vetme progresiste për njerëzimin. Sepse përpjekja e parë historike e ndërtimit të shoqërisë socialiste – komuniste, e vërtetojë këtë tendencë, pavarësisht se nuk fitojë forcën e brendshme dhe të jashtme për të mbizotëruar përfundimisht.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u bën thirrje anëtarëve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) të studiojnë Qëndrimet, të kontribuojnë në përmirësimin e tyre me reflektime, propozime, sugjerime, në mënyrë që vendimet përfundimtare të kristalizojnë përvojën e pasur individuale dhe kolektive që është grumbulluar këto vite.

Dialogu para-kongresit sigurisht që përfshin dhe diskutimin e Qëndrimeve me synim grumbullimin e mendimeve dhe vërejtjeve nga miqtë dhe simpatizant e Partisë, nga çdo militant dhe militante që -pavarësisht nga mendimet e veçanta- e kupton nevojën për një Parti Komuniste të Greqisë (KKE) shumë më të fuqishme. Të një Partie Komuniste të Greqisë (KKE) me Qëndrime të përpunuara shkencërisht, të fortë për luftën e domosdoshme për rindërtimin e lëvizjes, në luftën kundër shfrytëzimit, kundër luftës imperialiste dhe varfërisë, në luftën për ndërtimin e aleancës sociale me orientimin antikapitalist – antimonopolist, për përmbysjen shoqërore dhe pushtetin punëtor.  

Kapitulli i Parë - ZHVILLIMET NË SISTEMIN NDËRKOMBËTAR IMPERIALIST DHE PASOJAT

Zhvillimet ekonomike – shoqërore në botë në fund të dekadës së dytë të shekullit të 21

1. Në katërvjeçarin që kaloi që nga Kongresi i 19-të, në thelb vazhdoj e njëjta prirje e ri-pozicionimit mes ekonomive kapitaliste që përshkojë gjithë 15-vjeçarin e viteve të fundit. Karakteristikat kryesore të zhvillimeve përmblidhen:

a) Forcimi i Kinës në lidhje me SHBA-të dhe Eurozonën, me kriter pjesët e tyre aksionare në Produktin Botëror Bruto. Si rezultat i kësaj, acarohet konkurrenca e Kinës me SHBA-të, të cilat ende e ruajnë vendin e parë, pavarësisht trendit të rënies në pjesët e tyre.

b) Ngadalësimi i ritmit të zhvillimit të ekonomisë kapitalist ndërkombëtare në tre vitet e fundit, pa ndonjë qendër imperialist që të parashikohet se do të luaj rolin e lokomotivës tërheqëse për të rritur ritmin e zhvillimit të saj. Element i rëndësishëm është fakti se disa qendra imperialiste (BE-ja, Japonia) nuk i kanë tejkaluar në thelb nivelet e para-krizës të vitit 2008.

c) Madhësia e mbi-akumulimit të kapitalit dhe dobësia e zhvlerësimit të kontrolluar të tij (p.sh. në formën e borxhit të tepruar shtetëror) me mënyrë të kënaqshme nga ana e qeverive borgjeze në të gjitha qendrat e imperialiste.

ç) Acarimi i kontrastit bazë, forcimi i trendit të varfërimit absolut dhe relativ i klasës punëtore para së gjithash në ekonomitë më të përparuara kapitaliste, rritja e nivelit të shfrytëzimit dhe e acarimit të së gjitha kontradiktave sociale.

d) Ndikimi i zhvillimit të pabarabartë - asimetrik ndërmjet shteteve-anëtare të ndryshme të aleancave ndërshtetërore imperialiste si BE-ja. Ky fakt, në kombinim me rritjen e devijimit të interesave ndërmjet klasave borgjeze të këtyre shteteve, rrit pasigurinë për kohezion në këto aleanca.

Ekonomia kapitaliste ndërkombëtare vuan nga këto kontradikta si në vijim: Nga njëra anë tendenca për zgjerimin e kapitalit (si në formën e Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta (IHD-ve) ashtu dhe me lëvizjen e kapitalit të parave), forcon sinkronizimin ndërkombëtar të shfaqjes periodike të krizës së mbi-akumulimit të kapitalit, ndërsa nga ana tjetër interesat e ndryshme konkurruese të qendrave imperialiste dhe në veçanti të shteteve kapitaliste pengojnë menaxhimin e përbashkët të zhvlerësimit të kapitalit.

 

2. Në përgjithësi, zhvillimet vërtetojnë se trendi objektiv i ndërkombëtarizimit të lëvizjeve të kapitalit në kuadrin e tregun kapitalist nuk mund të mënjanojë ndikimin e ligjit të zhvillimit të pabarabartë-asimetrik, as nuk mund ta përmbysin faktin se riprodhimi i kapitalit social bëhet kryesisht në kuadrin e përmbajtjes së shtetit kombëtar të ekonomisë kapitaliste.

Kushtet e riprodhimit të zgjeruar të kapitalit të grupeve monopoliste, të kompanive aksionare, vazhdojnë ende në pjesën e tyre më të madhe të formohen në kuadrin e shteteve kombëtare dhe të çdo herë aleancave ndërshtetërore imperialiste në të cilat ato përfshihen. Pra, shteti  borgjez kombëtar mbetet instrumenti kryesor i sigurimit të mbizotërimit ekonomik të kapitalit, të monopoleve, për grumbullimin dhe centralizimin e kapitalit në konkurrencë me procese të ngjashme dhe qëllime në shtetet e tjera anëtare. Mbetet fusha e fortë e luftës pa kompromis mes klasave ndërmjet punës dhe kapitalit.

Në bazën e lëvizjes së mësipërme kontradiktore të ekonomisë kapitaliste acarohen kontradiktat ndër-imperialiste dhe kontradiktat brenda klasave borgjeze në brendësi të çdo shteti borgjez.

Në periudhën që jemi forcohet përkohësisht rryma borgjeze e nacionalizmit dhe e proteksionizmit (mbrojtësisë) në ekonomi, si në SHBA dhe në Britaninë e Madhe si dhe në shtete të fuqishme të Eurozonës, të tilla si Franca dhe Italia. Në BE (Bashkimin Europian) këtë rrymë e shprehin parti të ndryshme të euroskepticizmit borgjez. Rryma e proteksionizmit (mbrojtëse) rritet si një zgjedhje e pjesëve të borgjezisë në SHBA dhe në shtetet e BE-së për të mbrojtur veten e tyre nga përkeqësimi i kushteve të konkurrencës para së gjithash të kapitalit të tyre industrial, sidomos në kushtet e zhvillimit të ngadaltë të ekonomisë kapitaliste ndërkombëtare.

Ndërhyrja e politikës borgjeze për të shmangur një zhvlerësim të konsiderueshëm të kapitalit në thelb vonon hyrjen në fazën dinamike të rimëkëmbjes të zhvillimit kapitalist dhe rrit parrugëdaljet e sistemit politik borgjez. Forcimi i dukshëm i politikave proteksioniste (mbrojtëse) do të ndikojë negativisht në zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që tashmë është duke lëvizur me një ritëm relativisht të ngadalshëm. Në të njëjtën kohë intensifikohen rivalitetet dhe konfliktet ndër-imperialiste. Objektivisht rrit rrezikun e konflikteve luftarake imperialiste në nivele më te përgjithësuara dhe më të gjera. Gjithashtu, rritet mundësia e ri-pozicionimit dhe e lëkundjes së kohezionit të aleancave imperialiste, siç është NATO.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kundër-lufton në përgjithësi dhe me qëndrueshmëri si nacionalizmin borgjez si dhe kozmopolitizmin e kapitalit që janë dy anët e ideologjisë së klasës sunduese. Qëndron pro unitetit ndërkombëtar të klasës punëtore dhe të lëvizjes së saj.

Secila parti komuniste dhe punëtore, lëvizja ndërkombëtare komuniste, klasa punëtore dhe lëvizja e saj në të gjitha vendet duhet që të jenë të përgatitura për mundësinë e një lufte më të përgjithësuar imperialiste. Për të kundërshtuar ulërimat dhe lehjet e ndryshme luftënxitëse nacionaliste dhe kundër krijimit të një klime armiqësore të një populli kundër tjetrit. Të përcaktojë vijën e luftës që nuk e shkëput luftën për mbrojtjen e kufijve dhe sovraniteti -nga këndvështrimi i klasës punëtore dhe shtresave popullore- nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit në çdo vend. Lëvizja komunist dhe punëtore, duke përfaqësuar interesat e klasës punëtore, të popujve, nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e planeve të njërit pol imperialist apo tjetrit, të rentabilitetit të njërit grup monopolist apo të tjetrit. 

Më konkretisht për ekonominë kapitaliste ndërkombëtare

3. SHBA-të vazhdojnë të kenë vendin e parë për sa i përket kontributit të tyre në Produktin Botëror Bruto, por duke shënuar një trend rënie. Parashikohet që viti 2016 do të mbyllet me një ngadalësim të vogël të rritjes së ekonomisë të SHBA-ve, me element kryesor parandalues tkurrjen e eksporteve, e cila vazhdohet me vlerësimin e normës ndërkombëtare të këmbimit të dollarit dhe ngadalësimin e tregtisë në nivel ndërkombëtar.

Tendenca për rënie shfaq edhe pjesa e Eurozonës, ndërsa rritet pjesa e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kina, Afrika e Jugut).

Kina mban vendin e 2-të për sa i përket kontributit në Produktin Botëror Bruto. Ritmet e zhvillimit në vitin 2015 (6.9%) mbetet i lartë, edhe pse ka rënë në mënyrë të konsiderueshme dhe është në pikën më të ulët të këtij njëzetvjeçari, me tendencë për një rënie të re. Ky fakt shkakton një shqetësim të përgjithshëm në qendrat e kapitalizmit botëror, për shkak të ndikimit të madh të mundshëm që do të ketë për ekonominë kapitaliste botërore një rënie e konsiderueshme në ritmet e zhvillimit të ekonomisë kineze. Kjo frikë rrjedh nga pjesa e madhe që ka Kina në tregun botëror (pjesë të madhe të tregtisë botërore, në investimet financiare në obligacione të huaja, etj.).

Përkatësisht, parashikimet për rimëkëmbje shumë të ngadaltë dhe të paqëndrueshme të BE-së përqendrohen në produktivitetin relativisht më të ulët në krahasim me SHBA-të dhe në efektet e politikës së shtrëngimit monetar dhe kufizimeve fiskale, të cilat edhe ato nga ana e tyre frenojnë ritmet e investimeve të reja. Vështirësia e menaxhimit të borxheve të mëdha dhe të grupeve bankare me shtrirje ndërkombëtare, si dhe deficitet e mëdha në bilancet shtetërore, vazhdojnë të shkaktojnë "dhimbje koke" në shtabet shtetërorë dhe ndërshtetërore.

Në periudhën 2007-2014, borxhi i përgjithshëm global shtetëror është rritur me 27 trilion. dollarë, duke rritur përqindjen e tij në krahasim me Produktin Botëror Bruto për 20,8% (raporti i McKinsey 2015).

Grupet më të mëdha bankare europiane (Deutsche Bank, Credit Suisse, Barclays, RBS, Monte dei Paschi di Siena, etj.) regjistruan një zhvlerësim të konsiderueshme të kapitalit aksionar të tyre dhe dëme. Deutsche Bank, banka më e madhe gjermane, njoftoi për humbjen e një shume prej 6.8 miliard eurosh dhe ka raport në derivate në shumën 55 trilion. euro. Në Itali sektori bankar është i ngarkuar me kredi "të kuqe" që nuk shërbehen që kapin shifrën 360 miliardë. euro, shumë kjo që i përket 16.7% të totalit të kredive.

Acarohen konkurrenca mes SHBA-së dhe Kinës, mes shteteve të tjera të forta kapitaliste

4. Në nivelin ekonomik - ushtarak acarohet konkurrenca e SHBA-ve me Kinën dhe e SHBA-ve me Rusinë.

Kina tashmë është shteti më i rëndësishëm kreditor i SHBA-ve. Pjesa relative e SHBA-ve në Produktin Botëror Bruto ka rënë nga 31% në vitin 2000 në 23% në vitin 2015, ndërsa pjesa e Kinës u rrit nga 3,6% në vitin 2000 në 14.9% në vitin 2015. Në lidhje me shkëmbimet e tyre tregtare, 8.95% e importeve të Kinës vijnë nga SHBA-të, ndërsa 21.8% e SHBA-ve importohen nga Kina, fakt ky që shpjegon pse po problematizohet sot politika borgjeze amerikane. Gjithashtu, u ritën eksportet e mallrave të Kinës drejt BE-së. Pjesa e Kinës në importin e BE-së u rrit nga 5.2% në vitin 2000 në 13.8% në vitin 2015, ndërsa po në të njëjtën periudhë pjesa e SHBA-ve në importin e BE-së ra nga 14% në 10,2%.

SHBA-të në aspektin e fuqisë së përgjithshme ekonomike, politike dhe ushtarake mbajnë vendin e parë në piramidën e sistemit kapitalist ndërkombëtar. Në mënyrë paralele me primatin e tyre në FMN (Fondin Monetar Ndërkombëtar) dhe në Bankën Botërore, në periudhën e qeverisjes së Obamës formuan dy propozime kryesore për të forcuar praninë e tyre në tregun europian dhe atë aziatik.

Për sa i përket Europës, ajo propozoi "Marrëveshjen Transatlantike të Tregtisë dhe Investimeve me BE-në" (TTIP), ndërsa për sa i përket Azisë, propozoi "Bashkëpunimi i të dyja palëve të Paqësorit" (TTP), nga e cila e përjashtojnë Kinën. Propozimi amerikan për TTIP-in është karakterizuar saktë si një propozim për të krijuar një "NATO ekonomike". Nëse zbatohet, një zhvillim ky që vetëm për perspektivën e tij që tani shfaqen kontraste ndër-imperialiste, parashikohet se do të mbulojë 50% të prodhimit botëror, 30% të tregtisë botërore dhe 20% të Investimeve të Huaja Direkte në mbarë botën. Paraardhës dhe vatër sulmi për TTIP-in është e ashtuquajtura "Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe e Tregtisë" (CETA) që kohët e fundit u nënshkrua mes BE-së dhe Kanadasë.

Sanksione të klasës borgjeze gjermane dhe franceze vlerësojnë se propozimi i SHBA-ve është në thelb "kali i Trojës" për sigurimin e hegjemonisë amerikane në Europë. Negociatat janë duke ecur me ngadalë që nga viti 2013, me reagimet karakteristike të presidentit Francez Oland, të zv/kancelarit Gjerman Gabriel dhe të disa udhëheqësve të tjerë të rrymës "euroskeptike", si Le Pen.

Forcimi i rrymës borgjeze të nacionalizmit dhe të proteksionizmit (mbrojtësisë) të ekonomisë, e cila u shënua me mbizotërimin e Trump-it në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, shënon rishqyrtimin e planeve të lartpërmendura të qeverisë së mëparshme amerikane.

Në fushatën zgjedhore Trump-i mbajti qëndrim negativ ndaj marrëveshjeve ndërshtetërore të tregtisë të lirë të SHBA-ve në Paqësor (TTP) dhe në Atlantik (TTIP), duke folur për nevojën mbrojtjes së tarifave të prodhimit vendas, me qëllim rritjen e prodhimit industrial të SHBA-ve. Në të njëjtën kohë, ngriti për shqyrtim çështjen e marrëveshjeve aktuale të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Gjithashtu, theksoi si perspektivë një ri-negocim radikal të borxhit të jashtëm të SHBA-ve, duke lënë të hapur një shkurtim të mundshëm, dhe foli në mënyrë efektive për nevojën e rishikimit të politikës së jashtme të SHBA-ve, me karakteristika kryesore nga njëra anë qasjen e Rusisë dhe në anën tjetër shënjestrimin e Kinës si një kundërshtar kryesor i SHBA-ve. Pas zgjedhjes së tij, i ka zbutur disa qëndrime që kishte, me formulime më të zbutura në krahasim me linjën e fort që fliste para zgjedhjeve, këto zbutje u imponuan se që tashmë si president ai pasqyron interesin e përgjithshëm të klasës sunduese të SHBA-ve. Megjithatë, në mënyrë të qartë paralajmërojë tërheqjen e SHBA-ve nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Paqësor.

 

5. Në anën tjetër, Kina paraqiti në vitin 2014 iniciativën "Një Zone, një Rrugë" (OBOR), domethënë krijimin e një zone të tregtisë së lirë, të një rrjeti që do të bashkojë me marrëveshje preferenciale ekonomike Kinën me pjesën tjetër të Azisë, Europën dhe Afrikën. Ky plan përfshin një rrugë tokësore dhe një rrugë detare, të quajtur "Toka dhe deti rruga e mëndafshit e shekullit të 21-të". Në fund të vitit 2014 u aktivizua fondi shtetëror për financimin e infrastrukturës për Rrugën e Mëndafshit (Silk Road Fondi) me kapital fillestar prej 40 miliardë dollarë (p.sh. për financimin e linjave hekurudhore me shpejtësi të lartë, modernizimin e porteve, etj.).

Në të njëjtën kohë, Kina ishte protagoniste në ngritjen e Bankës së Re për Zhvillim (NDB) të BRICS, si dhe të Bankës Investitore Aziatike të Infrastrukturës (AIIB), në 57 anëtarët e së cilës i përkasin Britania, Franca, Gjermania, por jo SHBA-të. Bëhet fjalë për dy lëvizje që përbëjnë "përgjigje ekonomike" ndaj hegjemonisë së SHBA-ve në FMN dhe në Bankën Botërore.

Pavarësisht nga kundërshtimi që kishin anëtarët e tjerë të BRICS (Brazili, Rusia, India dhe Afrika e Jugut), Kina e imponojë rolin e saj hegjemonik në Bankë e Re të Zhvillimit (NDB), si nëpërmjet sigurimit të pjesëmarrjes më të madhe të aksionarëve në kapitalin fillestar ashtu dhe përmes përzgjedhjes të Shangait si seli të kësaj banke.

 

6. Në kushtet e konkurrencës ekonomike, zhvillim i rëndësishëm është testi i mbajtjes së kohezionit të BE-së dhe e ardhmja që parashkruhet për Eurozonën, sidomos pas fitores së Brexit-it në referendum në Britani. Ky realitet e bën edhe më komplekse konkurrencat ndër-imperialiste dhe rrit destabilitetin e bashkëpunimeve të sotme ndërkombëtare. Zhvillimet në BE ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimet dhe kontrastet në Greqi, një çështje kjo që analizohet me detaje në kapitullin tjetër.

Kriza e re dhe më sinkronizuar ekonomike që është në prag, acarimi i luftës për kontrollin e tregjeve, të burimeve të energjisë dhe të rrugëve të transportit të naftës dhe gazit natyror, vatrat ekzistuese të luftës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, tensionet në Europën Lindore dhe Qendrore në raport me Rusinë, Arktikun dhe në Detin e Kinës Jugore, rrisin dhe rrezikun e një lufte të përgjithësuar dhe më të gjerë imperialiste.

Zgjerohen pabarazitë klasore në botë

 7. Pabarazitë klasore në shkallë botërore vazhdimisht zgjerohen. Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë botërore u zgjerua më shumë pas krizës globale të sinkronizuar kapitaliste. Sipas anketës vjetore për pasurinë botërore (nga Credit Suisse), 90% e popullsisë zotëron rreth 10% të pasurisë, më të varfrit që janë 75% kanë më pak se 3% të pasurisë. Në të vërtetë, 10% e popullsisë zotëron 90% të pasurisë, vetëm 1% e tyre zotëron rreth 50% të pasurisë. Në të njëjtën kohë, 71% e popullsisë së botës jeton me më pak se 8 euro në ditë.

Rezultatet e këtyre pabarazive klasore janë reflektuar dhe në mungesën e qasjes në ujë të pastër për 780 milionë njerëz, në mungesë qasje në struktura shëndetësore për 2.5 miliardë njerëz dhe në mungesë qasje në energji elektrike për 1.3 miliard njerëz.

Gati 3 miliardë njerëz për të gatuar mbledhin dru zjarri dhe mbetjeve të biomazës, një praktikë kjo që lidhet me 3.5 milionë vdekje të parakohshme për shkak të cilësisë së keqe të ajrit të brendshme.

Së fundi, pothuajse 800 milionë njerëz regjistrohen si të kequshqyer me kronike, ndërsa 3.5 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga uria.

Acarimi i konflikteve luftarake lokale – rajonale dhe rritja e rrezikut të përgjithësimit të tyre

8. Konkurrenca e acaruar nder-imperialiste dhe kontrastet e mëdha mes shteteve të fuqishme kapitaliste dhe interesave çojnë sot në renditje të reja aleancash, në krijime boshtesh dhe nën-boshte të reja në gjithë botën.

Intensiteti i konkurrencave ndër-imperialiste kanë çuar jo vetëm në një rritje të shpenzimeve ushtarake, por edhe në rreshtim-përgatitje mes shteteve kapitaliste, në aspektin e fuqisë ushtarake. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Hulumtimeve për Paqen të Stokholmit (SIPRI), shpenzimet ushtarake globale në vitin 2015 arriti në 1.7 trilion. dollarë, duke shënuar një rritje prej 1% në krahasim me vitin 2014.

SHBA-të mbeten fuqia më e fortë ushtarake në planet, duke shpenzuar më shumë se 600 miliard dollarë në vit, domethënë aq sa shpenzojnë të gjitha bashkë dhjetë shtetet e tjera më të fuqishme ushtarake.

Rusia është fuqia e dytë më e madhe ushtarake. Me modernizimin dhe forcimin e fuqisë së sajë ushtarake synon të mbrojë interesat financiare të monopoleve të saj. Kështu, në vitin 2015 ka shpenzuar shumën prej 66.4 miliardë dollarë, një shumë kjo e rritur për 7.5% në krahasim me vitin 2014 dhe për 91% në krahasim me vitin 2006.

Gjithashtu e rëndësishme është këtë periudhë "gara" mes Kinës dhe Indisë (fuqia e 3-të dhe e 4-tërt ushtarake në botë) për të mbushur boshllëqet dhe për të përmirësuar fuqinë e tyre ushtarake në nivele të ngjashme të nivelit ekonomik dhe fushëveprimit të grupeve të tyre të biznesit.

Forcë të madhe ushtarake kanë mbledhur edhe vendet e tjera që janë aleatë për SHBA-të, qoftë brenda kuadrit të NATO-s, si Franca (e 5-ta), Britania e Madhe (e 6-ta), Turqia (e 8-ta), Gjermania (e 9-ta), Italia (e 10-ta) ose jashtë NATO-s, të tilla si Japonia (e 7-ta), Korea e Jugut (e 11-ta) dhe Izraeli (i 16-ti).

Sigurisht që fuqia ushtarake nuk përcaktohet vetëm nga llogaritja e shpenzimeve ushtarake, të mundësive të pajisjeve dhe kontrollit të prodhimit botëror të tregut të armëve, por është një çështje më komplekse që lidhet me aftësinë e përgjithshme të secilës klasë borgjeze për të mbrojtur interesat e saj, si brenda vendit ashtu në nivel ndërkombëtar, me mjete ushtarake, kur janë të pamjaftueshme mjetet ekonomike dhe politike-diplomatike.

Kështu që, përveç shpenzimeve vjetore ushtarake, fuqia ushtarake i përket madhësisë së arritur në kohë të caktuar të forcave ushtarake, superioritetin teknologjik, ekzistimin e bazave jashtë vendit në lidhje me kontrollin e territoreve strategjike, mbizotërimin në mbledhjen e informacioneve, aftësinë për të kryer luftëra me mjete dhe mënyra të pazakonta-të pista. Fuqia ushtarake ka lidhje me fuqinë ekonomike, edhe pse prania e fuqishme ekonomike e një shteti nuk do thotë dhe fuqi ushtarake. Kjo e fundit kërkon një industri të fuqishme ushtarake, mundësi për trajnim dhe pas-trajnim në arte luftarake dhe në teknologjitë e reja të saj, modernizim të mëtejshëm të mjeteve ushtarake dhe një nivel të lartë të ekspertizës që në disa lloje të armëve, të tilla si bërthamore, kërkon shumë vite të hulumtimit dhe shpenzime të mëdha.

 

9. Në ditët e sotme rëndësi të madhe kanë armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore janë SHBA-të, Rusia, Kina, India, Britania, Franca, Izraeli, Pakistani dhe Karea e Veriut.

Megjithatë, akoma dhe mes këtyre forcave bërthamore ekzistojnë diferenca të mëdha, ku ndërmjet tyre dallojnë në mundësi SHBA-të dhe Rusia. Përveç këtyre dy vendeve, të cilat kanë mijëra koka bërthamore të gatshme për ti aktivizuar, vetëm Britania dhe Franca kanë armë bërthamore të gatshme për përdorim, ndoshta edhe Izraeli.

Rusia është potencialisht e vetmja forcë ushtarake që mund ti përgjigjet SHBA-ve, nëse pëson goditje bërthamore, duke shkaktuar dëme katastrofike. Konsiderohet se ky rrezik funksionon si parandalues për përdorimin e armëve bërthamore. Megjithatë, është provuar historikisht se në raste të acarimit të konkurrencës ndër-imperialiste dhe përshkallëzimin e saj në një konflikti ushtarak, shtetet kapitaliste nuk hezitojnë të përdorin akoma edhe armë të tilla.

Bazuar në sa të më sipërmet bëhet e kuptueshme se pse një nga çështjet kryesore të konfrontimit aktual SHBA - Rusia është vendosja në Europë dhe në rajonin e Paqësorit "mburoja" e raketave të SHBA-ve. Këto lëvizje shërbejnë për parandalimin e një përgjigjeje të mundshme të Rusisë, në raste se SHBA-të dhe aleanca NATO-ike synojnë "goditjen e parë bërthamore".

Rëndësi të madhe ka gjithashtu dhe mundësia e reagimit të shpejtë ushtarak. NATO i jep një rëndësi të madhe ngritjes së forcave ushtarake të reagimit të shpejtë, të cilat natyrisht që ta kenë mundur të kryejnë punën e tyre kanë nevojë për mjete mbështetëse moderne, të tilla si anije transportuese të avionëve ose avionë bombardues strategjik, por edhe territore të reja si mbështetje gjeopolitike, diçka që bëhet me aleanca politike - ushtarake por edhe me baza ushtarake jashtë vendit.

Në periudhën e ardhshme, korrelacioni- balanca ushtarake do të ndikohet vendosmërisht nga shfrytëzimi i teknologjisë së re, nga avionët e gjeneratës së 5-të dhe të 6-të, nga armët lazer etj.

 

Aleancat politike-ushtarake dhe konfrontimet

10. Çdo klasë borgjeze kërkon të rrisë fuqinë e saj nëpërmjet aleancave politike – ushtarake. NATO mbetet aleanca më e fortë politike-ushtarake, pavarësisht nga rritja e intensifikimit të kontradiktave në brendësi të saj dhe tendencën e dukshme për të formuar një mekanizëm të pavarur ushtarak të BE-së. Vendimet e NATO-s në Varshavë "japin tonin" e vendosmërisë të imperialistëve Amerikanë dhe Europianë për të mbrojtur interesat e tyre kundër klasës borgjeze të Rusisë, duke përdorur mjetet luftarake që kanë në duart e tyre në gjithë perimetrin kufitar Rusi - NATO.

Plane të ngjashme për përforcimin e pranisë së tyre ka shprehur NATO dhe SHBA-të edhe në zonën e Paqësorit (me strategjinë «Piviot to Asia»), por edhe në zona të tjera.

Për sa i përket fushave ekzistuese të konfrontimit të mundshëm ushtarak, aktualisht dallojnë Mesdheu Juglindor, Azia Juglindore, Afrikë e Veriut dhe Cikli Arktik, duke mos përjashtuar dhe shpërthime të tjera ose fusha të nxehta si Kaukazin, Gjirin Persik, rajonin e Adenit dhe Ballkanin.

Gjithashtu, si konfliktet ushtarake në Europë (në Ukrainën Juglindore, Krimea) ashtu dhe forcimi i NATO-s në Baltik, në Detin e Zi por dhe në Ballkan dhe Detin Egje, përbëjnë faktorë në favor të një shpërthimi të mundshëm të ballafaqimit luftarak edhe në terrenin europian.

Por, përveç NATO-s tani janë shfaqur edhe aleanca të tjera politike – ushtarake (Organizata për Bashkëpunim e Shanghait, Organizata e Paktit të Sigurisë Kolektive etj.), që pavarësisht faktit se ato janë akoma disi më të "qetësuara" dhe më pak të zhvilluara në krahasim me NATO-n, ato kanë të njëjtin karakter klasor, d.m.th janë aleanca të shteteve kapitaliste.

Në të njëjtën kohë, në një seri rajonesh, të tilla si në Amerikën Latine dhe në Afrikë, formohen aleanca politike – ekonomike që lidhen ndër të tjerash edhe me opsione dhe marrëveshje të tjera politike – ushtarake, p.sh. me BE-në. Gjithashtu, shtete të veçanta në Amerikën Latine (si p.sh Kolumbia, Peru, Kili, Meksika) por dhe vende të tjera (si Australia) përfshihen në planin e promovimit të përgjithshëm të "partneritetit" të NATO-s.

Në vitet e fundit rritje të konsiderueshme paraqitën ushtritë mercenare, d.m.th operacione ushtarake private që me pretekste të ndryshme (p.sh. pirateria, trafiku i drogës, trajnime ushtarake, "terrorizmi") ndërmarrin misione në dhjetëra zona me konflikte luftarake si të dërguarit e shteteve kapitaliste. Këto ushtri përfshihen në planet imperialiste, në të ashtuquajturat luftëra me mënyra të pazakontë- të pista, i japin mundësinë qeverive borgjeze për të menaxhuar më mirë humbjet në njerëz që pësojnë në ndërhyrjet në të cilat ato marrin pjesë.

 

11. Objekti i konflikteve ushtarake janë:

• Kontrolli i rezervave të energjisë dhe të rrugëve të transportit të lëndëve energjetikë (p.sh. të naftës, të gazit natyror, linjat e gazit etj.).

• Kontrolli i korridoreve tokësore dhe detare të transportit të mallrave (p.sh. rruga e mëndafshit, korridore të detit Mesdhe, të Bosforit, të Hornit të Afrikës, etj.).

• Kontrolli i burimeve nëntokësore në zonën e Arktikut, të burimeve minerale, të tokës së rrallë, por dhe të rezervave ujore.

• Përdorimi i hapësirës për qëllime ushtarake.

• Lufta për aksione - pjesë të tregut, në të cilën mjetet ushtarake përdoren jo vetëm për të fituar aksione - pjesë të reja të tregut, por edhe për të reduktuar aksionet konkurrentëve.

Në këto kushte, veprimtaria e të ashtuquajturave grupe "terroriste islamike" përbëjnë një komponent të luftës imperialiste në shekullin e 21. Dhe kjo vlen, pavarësisht nga shkalla në të cilën veprimtaria e organizatave të tilla formohet nën mbështetjen apo tolerancën qendrave imperialiste ose manifestohet si një element i pavarur nga këto forca nga të cilat qendra të fuqishme në të kaluarën i mbështetën. Veprimtaria e këtyre organizatave përdoret objektivisht ose si element i "luftës të pazakontë" të shtet ose të disa pjesëve të tij kundër interesave të një shteti tjetër kapitalist ose si një pretekst për ndërhyrje imperialiste. Është e kuptueshme se paralelisht me këto objektiva, veprimtaria e këtyre organizatave përdoret dhe për të forcuar mekanizmat represive në një serie të shteteve borgjeze, por edhe për përgatitjen ideologjike të punëtorëve në rastin e një përfshirjeje të mundshme të vendeve të tyre në ndërhyrje të reja imperialiste në emër të luftës kundër  "terrorizmit".

Sigurisht, së bashku me konkurrencën e ashpër për fitimet e monopoleve, zhvillohen dhe përpjekje për pajtim, për marrëveshje, për pezullim të përkohshëm të çdo përgjithësimi të konfliktit, akoma dhe për ri-pozicionime të aleancave, siç dëshmohet dhe nga vetë zhvillimet në "kampin" euroatlantik.

Zhvillimet në Turqi dhe në Siri karakterizohen nga rrjedhshmëria dhe lëvizshmëria në formimin e aleancave midis shteteve të ndryshme kapitaliste dhe nga një ri-pozicionim i mundshëm i aleancave. Megjithatë nuk duhet të absolutizohet as tendenca për ruajtjen e aleancave të vjetra dhe as tendenca për diferencimin e tyre. Monitorimi i vazhdueshëm i proceseve të tilla është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me renditje të reja në korrelacion (balancën) e forcave midis qendrave imperialiste dhe aleancave që përfshinë edhe Europën dhe mund të ndezin zhvillime të përgjithshme.

Në këtë fazë, pavarësisht nga fakti se NATO zhvillohet dhe përhapet mëtej duke mbajtur gjithmonë si bërthamë të fortë të saj shteteve euro-atlantike, nuk mund të themi se ajo ka siguruar në përgjithësi një kurs të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të pandërprerë, sepse aleancat formohen në sfondin e kontradiktave akute.

 

Marrëdhëniet greko-turke dhe rreziqet e përfshirjes ushtarake

12. Klasa borgjeze greke dhe qeveria greke në mënyrë aktive promovojnë planet e NATO-s në rajon (armata në Egje, përdorimi i bazave, mbështetje të misioneve në Ballkan, Ukrainë, etj.).

Acarimi i kontradiktave midis klasës borgjeze greke dhe asaj turke ndikohet drejtpërdrejtë nga zhvillimet në rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, të Lindjes së Mesme, të Afrikës së Veriut dhe mund të bëhet një faktor kyç për të shkaktuar përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake të Greqisë.

Klasa borgjeze e Turqisë -të cilën aktualisht, në një farë mase, përpiqen që ta dobësojnë shtete e tjera të fuqishme kapitaliste- përpiqet që të përmirësojë pozicionin (renditjen) e saj përmes kontrollit dhe marrjes së tokave dhe zonave detare të reja. Vazhdon pushtimin e saj ushtarak dhe shkeljen e të drejtave të shtetit qipriot, si dhe refuzimet provokative të së drejtave sovrane të shtetit grek (refuzime kufitare, shkelje ajrore dhe detare "bën zona gri" në Detin Egje, duke arritur kulmin me deklaratat e fundit dhe të përsëritura të Erdoganit për refuzimin e Traktatit të Lozanës, etj.). Synon për planet e saj që të shfrytëzojë pakicat (fetare, etnike, etj.) në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Zonat e Egjeut dhe të Thrakës janë fushat e mundshme të konfliktit ushtarake mes klasave borgjeze të shteteve fqinje Greqisë dhe Turqisë, me përfshirjen e mundshme dhe ndërhyrje të hartuar të Shqipërisë dhe FYROM-it (IRJ të Maqedonisë), që në vitet e fundit kanë zhvilluar bashkëpunime të ngushta politike - ushtarake me Turqinë. Në këtë sfond hynë dhe deklaratat provokuese nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë (ngritje e çështjes jo-ekzistuese e Çamërisë etj.), por edhe rritjen e parullave irredentiste nga ana e FYROM-it (IRJ e Maqedonisë). Forcimi i nacionalizmit shqiptar kundër Greqisë dhe vendeve të tjera të rajonit  ushqen grupet nacionaliste në Greqi dhe në shtete të tjera. Në përgjithësi, "vulën" e saj në zhvillimet në Ballkan e vë zgjerimi i BE-së dhe i NATO-s dhe si vazhdim përfshirjen e më të drejtpërdrejtë në planet dhe konkurrencat imperialiste në zonë.

Përveç këtyre shteteve ballkanike, në këtë periudhë Turqia bën lëvizje qasjeje dhe bashkëpunimi edhe me Rusinë. Këto lëvizje janë elemente të reja dhe kërkojnë një monitorim të vazhdueshëm.

Fakti që të dy shtetet, Greqia dhe Turqia, janë anëtare të NATO-s, e komplikon situatën. Një përshkallëzim i mundur i konfliktit mes tyre do të thotë një çarje në brendësi të NATO-s në një rajon delikat për interesat e saj, por që në të njëjtën kohë kjo mund të përdoret edhe nga SHBA-të dhe NATO për të forcuar rolin e tyre në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Sigurisht, një e çarë shumë serioze në brendësi të NATO-s do të vijë si rezultat kryesisht i një ndarjeje vertikale të çdo marrëveshjeje ose ekuilibri midis qendrave kryesore imperialiste dhe jo vetëm për shkak të tensioneve apo ballafaqimeve greko-turke.

Gjithashtu, monitorim të vazhdueshme duhet edhe për qëndrimin e klasës borgjeze greke përpara mundësisë të një konflikti të përgjithësuar mes Rusisë dhe SHBA-ve apo akoma dhe të Kinës me SHBA-të në të ardhmen. Sot klasa borgjeze greke, nëpërmjet edhe qeverisë së saj politike SYRIZA - ANEL, merr pjesë aktive në planet e NATO-s të drejtuara kundër Rusisë. Mbështet vendimet e marra kundër Rusisë, lehtëson rritjen e pranisë së NATO-s në Detin Egje nën pretekstin e menaxhimit të fluksit të refugjat-emigrantëve (por me synim të vërtetë kontrollin më të mirë të vendkalimeve të flotës detare ruse), merr pjesë në operacione të përbashkëta ajrore në Bullgari me objekt kryesor parandalimin e "kërcënimit rus" në Detin e Zi.

Në të njëjtën kohë, qeveria synon të formojë marrëdhënie të veçanta me Rusinë, por edhe me Kinën, në kuadër të përmirësimit të pozitës (renditjes) të klasës borgjeze greke nëpërmjet rolit të veçantë të Greqisë në lidhjen e tregut aziatik me tregun europian.

Kohë e kaluar, qeveria greke reklamonte rolin e saj si një "Urë ndreqës" midis Rusisë dhe "Perëndimit", një rol ky që mbante tolerancën apo akoma dhe mbështetjen e SHBA-ve. Në çdo rast, një acarim i mundshëm i kontradiktave midis Rusisë - SHBA - NATO do të jetë faktor acarimi i kontradiktave dhe dilemave për klasën borgjezisë të Greqisë, sepse  pjesëmarrja e saj në kontekstin euroatlantik i sjell përfitime.

Boshti bashkëpunimit midis Greqisë dhe Izraelit nuk është faktor për paqe në rajon, pavarësisht afrimit apo qasjes së Turqisë me Izraelin. 

Për çështjen e Qipros

13. Në kontekstin e antagonizmave të klasave borgjeze të Turqisë, të Greqisë dhe të Qipros, si dhe rolit negativ që kanë luajtur dhe luajnë me kalimin e kohës deri më sot për zgjidhjen e çështjes së Qipros SHBA-të, Britania e Madhe, NATO dhe BE-ja, po zhvillohen plane negative për popujt.

Problemi i Qipros është një problem ndërkombëtar i invazionit dhe pushtimit të pjesës veriore të Qipros nga Turqia. Karakteri ndërkombëtar i këtij problemi është pasqyruar në vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Proceset e reja çojnë në përçarjen përfundimtare të Qipros, në thelb në formimin e dy entiteteve të ndara shtetërore që vetëm në mënyrë formale dhe kontekstuale do të formojnë një Federatë.

E kundërshtojmë  –ashtu siç kundërshtuam në mënyrë të qartë dhe me vendosmëri edhe planin e Anan-it që përfundimisht e hodhi poshtë populli qipriot– në çdo përpjekje për të imponuar një zgjidhje që do të përjetësojë dikotominë dhe nuk do të japë zgjidhje të qëndrueshme dhe të besueshme për të gjithë popullin e Qipros, për Greko-qipriotët dhe Turko-qipriotët, për Armenët , Latinët dhe Maronitët.

Lufta jonë synon një Qipro të bashkuar, të pavarur, me një sovranitet të vetëm, një shtetësi të vetme dhe personalitet ndërkombëtar, pa baza dhe trupa ushtarake të huaja, pa garantues dhe mbrojtës të huaj.

 

14. Në përgjithësi, lufta është një fenomen i natyrshëm i kapitalizmit, si dhe e çdo shoqëri shfrytëzuese. "Paqja" imperialiste përgatit luftëra të reja imperialiste. Sepse, "lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera", sidomos në kushtet e krizës së thellë të mbi-grumbullimit të kapitalit dhe të ndryshimeve të rëndësishme në raportin-korrelacionin e forcave të sistemit imperialist ndërkombëtar, ku rindarja e tregjeve rrallë bëhet pa u derdhur gjak, bazuar këtë në përvojën e gjithë shekullit të 20-të.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në kundërshtim me partitë e tjera, zbulon vazhdimisht të popullin grek rreziqet nga luftërat imperialiste, kontribuon me vendosmëri në përforcimin e luftës kundër pjesëmarrjes së vendit në planet imperialiste, në bazat e huaja, kundër ndryshimeve dhe riformimeve të kufijve në rajon të metoduar nga qendrat imperialiste. Lufton me qëndrueshmëri për evakuimin e Greqisë nga organizmat imperialiste dhe nga rruga kapitaliste e zhvillimit, që është shkaku i luftërave.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) studion zhvillimet me bazë interesat e popujve, të nevojës për koordinimin e luftës së tyre për të përballur regjimin që shkakton çdo ndërhyrje-pushtim. E bashkon këtë luftë në objektivin e lirisë totale nga prangat e shfrytëzimit kapitalist dhe të barbarizmit imperialist.

 

Ripërtëriten dhe modernizohen mekanizmat represive

15. Intensifikohet debati në nivelin e BE-së dhe të çdo shtet borgjez në lidhje me të ashtuquajturën "doktrinën e re të sigurisë të shteteve". "Siguria" shfaqet si çështje numër një për shtetet e Bashkimit Europian. Si pretekste dhe shembuj shfrytëzohen veprimtaritë e xhihadistëve, kontrolli i fluksit të refugjatëve, por dhe çështje të përgjithshme që lidhen me stabilitetin e brendshëm dhe kohezionin si kushte të domosdoshme për rimëkëmbjen dhe përballimin e ndikimeve të krizës.

Pas këtyre justifikimeve fshehen aspiratat e klasave borgjeze brenda vendit (parandalim për ndonjë intensifikim të mundshme të luftës së klasave) dhe jashtë vendit (në mbrojtje të interesave të shteteve të BE-së dhe të shteteve – anëtare të saj me anë të ndërhyrjes më aktive në konfliktet ndërkombëtare). Karakteristik është fakti që "Bibla e Bardhë gjermane për Sigurinë" e lidh direkt çështjen e sigurisë së brendshme me synimin e Gjermanisë që të forcojë rolin e saj ushtarak në nivel botëror. Në periudhën e kaluar kemi pasur zhvillimet e mëposhtme:

• Vendimet e Samitit të NATO-s në Varshavë për ripërtëritjen e bashkëpunimit me BE-në në çështjet e sigurisë.

• Imponim " të regjimit të emergjencës" në Francë, Belgjikë, në qytete të Gjermanisë, duke aktivizuar vendime përkatëse që ekzistojnë në kushtetutat borgjeze dhe në Traktatet e BE-së.

• Forcimin e prirjes për ripërtëritje të Euro-ushtrisë dhe përforcim të forcave ushtarake të BE-së me krijimin e "Bashkimit të Mbrojtjes Europiane."

• Formimin e mekanizmave të reja ushtarake - policore (. P.sh. Britania e Madhe).

• Thirrjen e nenit 42.7 të Traktatit të Funksionimit të BE-së nga Franca, pas sulmit vrastar në Paris, për të kryer bombardime të koordinuara së bashku me shtete të tjera europiane në Siri.

• Zëvendësimi e Frontex-it nga Garda Kufitare - Bregdetare Europiane me mundësi për ndërhyrje të drejtpërdrejtë aty ku gjykohet se ka mungesë të masave të sigurisë dhe kufijve të rrezikuara.

• "Rrjeti i Ndërgjegjësimit ndaj Radikalizimit" që tashmë është ngritur synon të barazojë terrorizmin me çdo aktivitetet që drejtohet kundër apo mohon sistemin kapitalist. I lidhur direkt është legjislacioni reaksionar i BE-së për mbrojtjen e "infrastrukturës kritike" (kompanitë e energjisë, transportit, telekomunikacionit, etj.).

Mekanizmat e mësipërme dhe prirjet i shërbejnë objektivit të mbrojtjes së mëtejshëm të shteteve borgjeze në sfondin e acarimit të kontradiktave ndër-imperialiste dhe pjesëmarrjes së mundshme në konflikte më të përgjithësuara. Në të njëjtën kohë, synojnë të kontrollojnë punëtorët dhe shtresat popullore, duke kufizuar liritë dhe të drejtat popullore me anë të militarizimit dhe reaksionarizimit të mëtejshëm.

Sigurisht mundësia e formimit të një "politikë të përbashkët të sigurisë" të shteteve të BE-së varet nga niveli i kohezionit dhe nga ecuria e kontradiktave në brendësi të vetë BE-së e cila sigurisht që nuk manifestohet vetëm në nivel ekonomik.

Lëvizja komuniste duhet të përballojë këtë rrjet të gjerë të mekanizmave represive dhe përgjimesh me forcimin e luftës së koordinuar klasore në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Për fluksin i refugjatëve – emigrantëve. Qëndrimi ynë ndaj viktimave të luftërave imperialiste dhe të shfrytëzimit kapitalist

16. Zhvillimi jo i barabartë (asimetrik) kapitalist por kryesisht ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste, veprimtaria e skemave të reja reaksionare politike dhe shtetërore ( "Shteti Islamik" Al-Kaeda, Boko Haram) në rajonet që shtrihen që nga Ukraina, Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor, e gjer në Afrikën e Veriut dhe atë nën Saharë, kanë çuar në shumë rrjedha migratore dhe kryesisht në rrjedha refugjatësh, në mprehje të problemit të flukseve nga këto vende drejt Europës.

Në vitin 2015, numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur në brendësi të shteteve të tyre në gjithë botë paraqiti një rritje të re, duke arritur shifrën e 65.3 milionë njerëzve (d.m.th 1 njeri për çdo 113 banorë të globit), prej të cilëve 50% ishin fëmijë. Siria, Afganistani dhe Somalia janë vendet nga të cilat vijnë më shumë se gjysma e refugjatëve. Ndërkohë, Siria dhe Iraku mbajnë respektivisht vendin e 2-të dhe të 3-të për sa i përket të zhvendosurve në brendësi të shtetit të tyre.

Në vitet e fundit, Greqia është bërë vendi kryesor i hyrjes dhe kalimit të refugjatëve që kërkojnë strehim në BE. Veçanërisht në vitin 2015, rreth një milion refugjatë, në shumicën e tyre Sirianë, u promovuan nëpërmjet ishujve grekë të Egjeut në shtetet-anëtare të BE-së Qendrore dhe Veriore. Këta refugjatë përdorën dhe politikën e "kufijve të hapur" të pranuar nga qeveritë borgjeze dhe forca të shteteve-anëtare të BE-së për një kohë të shkurtër, me synim furnizimin e grupeve të tyre monopoliste nga me fuqi të lirë (në pagë) punëtore dhe shkencore me të drejta të pakta nga depozita e refugjatëve. Më pas, pasi u shtuan flukset e refugjatëve – emigrantëve, dominoj politika e "kufijve të mbyllur". Thelbi i politikës së BE-së me refugjat-emigrantët është, pavarësisht nga kontradiktat dhe kundërshtimet, të seleksionojë një numër refugjatësh - emigrantësh për nevojat e ekonomisë kapitaliste dhe të hapi e mbylli "rubinetit" të këtyre flukseve, sipas nevojave që analoge.

Vendimet më të rëndësishme të BE-së për zbatimin e politikës ndaj refugjatëve-emigrantëve janë: Vendimet për seleksionim refugjatësh nëpërmjet hot-spots dhe të programeve të shpërndarjes së refugjatëve në shtetet-anëtare (rivendosje), përshtatje e Rregullores së Dublinit mbi kërkesat e aplikimit të politikës së përgjithshme të BE-së për refugjatët-emigrantët dhe kontrollin e fluksit në interes të kapitalit, legjislacioni i ri dhe më reaksionar për azil, marrëveshja BE - Turqi që shkel hapur ligjin ndërkombëtar për refugjatët dhe –në kombinim me mbyllje e kufijve– çojë në bllokim të refugjatëve në Greqi, operacioni ushtarak detar i BE-së «SOPHIA» në brigjet e Libisë, operacioni i NATO-s në Detin Egje dhe krijimi i Gardës bregdetare-kufitare europiane që do të mundet të operojë në kufi të shtetit-anëtar, akoma dhe dhe pa pëlqimin e saj, dhe zhvillimet rreth Traktatit të Shengenit.

Qeveria e SYRIZA – ANEL, pavarësisht nga ndryshimi në retorikë nga qeveritë e mëparshme, mbështeti dhe zbatojë të gjitha vendimet e BE-së dhe NATO-s që e ngatërrojnë më thellë çështjen e refugjatëve – emigrantëve në antagonizmat ndërmjet qendrave imperialiste në rajon. Këto vendime kishin një ndikim të konsiderueshëm në marrëdhëniet greko-turke, me shembull karakteristik presione për zbatimin e Marrëveshjes BE – Turqi.

Qeveria ka formuar kushte të bllokimit të përhershëm për shumicën e refugjatëve dhe emigrantëve, mban përgjegjësi për kushtet e mjerueshme të jetesës së tyre në shumicën e kampeve të refugjatëve, ndikimi në jetën e banorëve dhe për veprimtarinë e fashistëve të agimit të artë, të forcave dhe mekanizmave të tjera reaksionare që bëjnë provokacione kundër refugjatëve - emigrantëve dhe të banorëve. Ja ka dorëzuar të OJQ-ve (Organizatave Jo-Qeveritare) sektorin e shërbimeve që merren me refugjatët dhe emigrantët. Por edhe ndaj emigrantëve të vjetër ekonomik, shumë prej të cilëve vuajnë për shkak të mos-rinovimit të lejes së qëndrimit, qeveria e SYRIZA – ANEL mori masa të përkohshme dhe të rastësishme, që në disa raste, të tilla si për punëtorët e tokës, janë në drejtimin edhe më të keq antipunëtor.

Në të kundërt të politikës së bashkësive imperialiste, të kapitalit dhe të qeverive greke, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) luftoi për të lehtësimin e pasojave të problemit, për ç’bllokimin dhe transportimin e sigurt të refugjatëve në shtetet e destinacionit të tyre, për strehim të përkohshëm me kushte njerëzore. Me forcat e saj në lëvizjen punëtore – popullore ka kontribuar në organizimin e solidaritetit të vërtetë popullor, larg nga bamirësia kozmopolite. Ajo i dha dhe i jep prioritet tregimit të shkaqeve që shkaktojnë emigrimin dhe refugjimin masiv, si dhe në organizimin e luftës së popullit, pavarësisht nga origjina etnike - raca - gjuha - feja, kundër këtyre shkaqeve, kundër luftës imperialiste dhe mitrës së saj, kapitalizmit. lufta antikapitaliste, lufta kundër pasojave të krizës kapitaliste dhe e luftës imperialiste, është e domosdoshme për të çrrënjosur shkaqet që pengojnë popujt të jetojnë me dinjitet dhe siguri dhe të bëhen nikoqirë në vendin e tyre.

Kapitulli i Dytë - GREQIA NË SISTEMIN IMPERIALIST NDËRKOMBËTAR

Bashkimit Europian dhe pozicioni i Greqisë në të

17. Zhvillimet pas fillimit të krizës globale në 2008-2009 konfirmojnë se BE-ja dhe Eurozona nuk janë mekanizma koherente, të qëndrueshme dhe të përhershme.

Në vitet që pasuan pas fillimit të krizës ndërkombëtare, ndryshoi balanca – korrelacioni  –si në përgjithësinë e BE-së ashtu dhe brenda thelbit të kryesor udhëheqës të saj– në favor të Gjermanisë. Zgjerimi i hendekut në kurriz të Francës dhe Italisë manifestohet para se të gjithash në normat mesatare vjetore të kufizuara të ndryshimit të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për dekada, ndërkohë që pasqyrohet në llogaritë e tanishme dhe në situatën e tyre fiskale.

Në niveli dekade (2006-2016), rritja mesatare vjetore e PBB-së në Eurozonë shënoi 0.54%, pra shfaqi një shtangim. Superioriteti i Gjermanisë është pasqyruar dhe në normën mesatare të rritjes vjetore, e cila arrin në shifrën 1.2% përball 0.6% të Italisë dhe të 0.7% të Francës.

Faktorët e shumtë që luajtën rol në rimëkëmbjen anemike (të dobët)  të Eurozonës, të tilla si rënia e madhe e çmimit të karburantit dhe zhvlerësimi i euros, pritet të dobësohen. Në të njëjtën kohë, një numër zhvillimesh (p.sh. Brexit-i, forcimi i rrymës së proteksionizmit, problemet serioze në banka të mëdha europiane) do të ndikojë në perspektivën dhe ritmin e zhvillimit kapitalist në BE dhe eurozonë.

Komisioni Europian përpiqet të mbështesë procesin e rimëkëmbjes me një lehtësim të politikës fiskale, ndërsa edhe Banka Qendrore Europiane, nga ana e saj, zbaton lehtësime të ngjashme të politikës monetare. Në të njëjtën kohë, të gjitha institucionet e BE-së, në harmoni me qeveritë e shteteve-anëtare, nxitin ristrukturime për të siguruar fuqi punëtore të lirë në pagë për grupet e biznesit.

Politikat e Bashkimit Europian, megjithatë, nuk munden të arrijnë zbutjen e asimetrisë ekonomike në brendësi të Eurozonës, e cila pasqyrohet në rritjen e dallimeve midis shteteve që vazhdimisht shënojnë teprica tregtare (Gjermania, Holanda etj.) me shumicën e shteteve të tjera që shënojnë njëkohësisht deficite. Në këtë terren, në vitin 2015, u paraqit propozimi i famshëm i 5-së presidentëve (Komisioni, Banka Qendrore Europiane, Këshilli Europian, Parlamentit Europian dhe Eurogrupi), me synim që të veprojë si një kornizë negociuese për "Integrimin e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar Europian". Ky propozim fokusohet në çështjen e Unionit Financiar, të Unionit Fiskal dhe në thellim me synim Bashkimin Politik, në bazën e kushteve ekzistuese të BE-së.

 

18. Rezultati i referendumit britanik dhe rritja e euroskepticizmit borgjez në Francë, në Itali dhe në shtete të tjera anëtare të BE-së e lënë të hapur mundësinë e përforcimit të forcave me mendime për largim, si dhe mundësinë për referendume të reja dhe një dobësimi të ri të BE-së.

Rezultati i Brexit pasqyron në një farë mase qëndrimin e përgjithshëm negativ të klasës borgjeze britanike në procesin e thellimit të Bashkimit Ekonomik Europian dhe BE-së, në vazhdimësinë e saj për bashkëpunim me SHBA-të në konkurrencë me Gjermaninë, ekzistencën e pjesëve të kapitalit britanik dhe amerikan që dëshironin daljen e Britanisë nga BE-ja dhe bllokimin e pakënaqësisë popullore në rrymën e euroskepticizmit borgjez. Në të njëjtën kohë, manifestohen disa lëvizje që pretendojnë përsëritje të referendumit.

Megjithatë, ajo që duket, orientimi i përgjithshëm i negociatave do të jetë për të ruajtur "marrëdhënie të ngushta" me BE-në. Mbi këtë bazë ndërlikohen dhe dilemat e politikës borgjeze në Gjermani dhe në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Së pari, linja dominuese e klasës borgjeze gjermane është për ruajtjen e karakterit ndërqeveritar të vendimeve të BE-së dhe në imponimin në praktikë të BE-së me shumë rritmë ekonomike, me shumë cikle koncentrikë me rregulla të rrepta në politikën fiskale. Megjithatë, socialdemokracia gjermane përputhet me një masë të madhe me sugjerimet e thellimit të integrimit europian që burojnë nga ana e Francës dhe të Italisë.

Qeveritë e Francës dhe e Italisë -Si edhe të vendeve të tjera që janë pjesëmarrëse në të ashtuquajturit "Club Med", e cila u krijua me nënshkrimin e të ashtuquajturës "Deklarata e Athinës"- kërkojnë nga njëra anë zbutjen e politikave fiskale që të përdorin më shumë mjete të politikës fiskale për të nën-ndihmuar fitimin kapitalist dhe nga ana tjetër thellimin në një drejtim integrimi të Eurozonës (parlament të përbashkët dhe me një buxhet të përbashkët të Eurozonës, ndërqeverisje të përbashkët, etj.) që të marri Gjermania në praktikë rolin e garantuesit për shtetet me shumë borxhe dhe për bankat e mëdha problematike të BE-së. Ndërkohë, në Francë dhe në Itali forcohet rryma euroskeptike e opozitës.

Disa shtete-anëtare që mbajnë marrëdhënie të ngushta me SHBA-të, si grupi i Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia), si dhe shtete si Suedia dhe Danimarka, kërkojnë ruajtjen e karakterit ndërqeveritar të BE-së dhe forcimi i pavarësisë të politikave kombëtare mbi çështje të ndryshme (p.sh. imigracionin-refugjatët).

Konfrontimet për përzierjen e politikës që do të zbatohet lidhen objektivisht me debatin mbi aleancat ndërkombëtare të BE-së. Edhe për këtë ka dallime të mëdha, si mes shteteve-anëtare ashtu dhe në brendësi të tyre, për sa i përket marrëdhënieve të BE-së dhe të shteteve të veçanta me SHBA-të, Rusinë, por edhe me Kinën.

Në zhvillimet që bëhen në BE ndërhyjnë dhe SHBA-të, duke mbështetur Italinë dhe Francën në çështjen e zbutjes së politikës fiskale, si dhe grupin e Vishegradit dhe vendet nordike.

Rusia, nga ana tjetër, ndërhyn në antagonizmat në brendësi të BE-së, duke mbështetur forca politike dhe shtete që qëndrojnë kundër thellimit të integrimit kapitalist në kontestin e BE-së. Ky qëndrim i Rusisë u forcua akoma më shumë nga acarimi i marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë si rrjedhim i synimit të lidhjes dhe varjes së Ukrainës nga BE-ja, kundër planeve ruse për integrimin e saj në komunitetin ekonomik euroaziatik. Rusia i kundërvihet gjithashtu planeve të BE-së për një integrim gradual të Ballkanit Perëndimor. Negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi për pranim në BE tashmë kanë filluar, edhe pse situata mbetet e paqëndrueshme.

Vlen të përmendet se kontradiktat e mësipërme, për sa i përket përzierjes së politikës që do të zbatohet në BE, bëhen në sfondin e vendimeve të G-20 pro relaksimit të politikës fiskale në favor të investimeve publike.

Marrëdhëniet dhe antagonizmat brenda BE-së do të ndikohen –dhe ndoshta do të acarohen– në periudhën e ardhshme nga një seri zhvillimesh politike të tilla si rezultati i referendumit të fundit për rishikimin e kushtetues në Itali dhe nga zgjedhjet e ardhshëm në Francë dhe Gjermani.

 

19. Bazuar në këto të dhëna objektive, klasa borgjeze e Greqisë përshtatet dhe ka prioritet objektiva kryesore që duhet ti shërbejnë negociatat dhe në përgjithësi ekonomia politike e  qeverisë SYRIZA – ANEL. Prioritete të rëndësishme të saj janë:

a) Ristrukturimi i borxhit publik, në përgjithësi kushtet e shërbimit të fondeve shtetërore nga jashtë, për të stabilizuar dhe përshpejtuar rrugën e daljes së ekonomisë greke nga faza e krizës kapitaliste.

b) Realizim të investimeve të mëdha që do ta bëjnë vendin nyjë të transportit energjetik dhe të mallrave në rajon.

c) Ripërtërimi kapitalist i prodhimit me promovimin e ndryshimeve në strukturën aktuale sektoriale të ekonomisë, që të forcohet orientimi i eksportit dhe i mallrave inventive konkurruese dhe shërbime. Në këtë kontekst jepet rëndësi e veçantë në qasjen e investimeve në sektorët industrial të nxjerrjes së naftës, të transportit dhe logjistikës, të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, tek artikujt agro-ushqimor me orientim eksportimin e tyre, si dhe në sektorin e turizmit të specializuar duke vënë në prioritet degë dhe sektorë që mund të veprojë si "lokomotivë e re" e zhvillimit kapitalist, së bashku me forcimin e anijeve të mëdha të transportit.

d) Promovim të ristrukturimeve, për të siguruar fuqi punëtore me çmim të lirë (p.sh. marrëdhëniet e punës, Sigurimet Shoqërore) dhe hapjen e fushave të reja të përfitimit për kapitalin (p.sh. liberalizimin e tregut, privatizime).

e) Modernizimi i strukturës, të funksionimit dhe të infrastrukturës të shtetit borgjez, për të kontribuar në promovimin më efektiv të objektivave të klasës sunduese (p.sh. përmirësimin aftësisë së shtetit në mbledhjen e taksave duke krijuar regjistrin elektronik të pronës).

Për promovimin e kombinuar të këtyre objektivave, orientimi i brendshëm borgjez për negocimin;

• pajtohet me presionin e Italisë dhe të Francës për zbutje të politikës fiskale në Eurozonë.

• Merr pjesë në mënyrë aktive në promovimin e planeve të SHBA-ve dhe të Izraelit në rajon.

• Zhvillon marrëdhënie kontradiktore konkurrente dhe bashkëpunimi me Turqinë.

• Përpiqet për të përmirësuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kinën dhe me pak me Rusinë për zbatimin e projekteve të investimeve të transportit të energjisë dhe mallrave drejt BE-së.

Linja mbizotëruese e politikës borgjeze e ka të padiskutueshme qëndrimin e vendit në kontekstin e euro-bashkimit të aleancave imperialiste, ndërsa në të njëjtën kohë mbeten dhe lidhjet shumë të ngushta të pronarëve të anijeve greke me SHBA-të dhe Britaninë, forcimi i marrëdhënieve me Kinën.

 

Kapitulli i Tretë - VLERËSIM I ZHVILLIMEVE NË GREQI

VLERËSIM I ZHVILLIMEVE NË GREQI

20. Ekonomia greke ka tendenca për një rimëkëmbje të dobët (anemike) në vitin 2017. Megjithatë, realizimi i kësaj tendence do të varet dhe nga parametra të tjerë, sidomos nga zhvillimet në ekonominë ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB) me çmime konstante 2010, tkurrja e saj në 5 vjet është 10.4%, ndërsa në krahasim me fillimin e fazës së krizës në vitin 2008, rënie e PKB-së e kalon 26%. Në vitin 2015 PKB-ja u tkurr me 0.2%, ndërsa për vitin 2016 parashikohet rënie e re me 0,3%. Në vitin 2015 indeksi i volumit të prodhimit industrial shënojë një rritje anemike (të dobët) për herë të parë pas vitit 2007 me 0.7%, një prirje kjo që vazhdoi në gjysmën e parë të vitit 2016. Sektorët me dinamike në përpunim ishin industria e prodhimit të naftës, prodhime farmaceutike, prodhime kimike, metalet bazë.

Struktura sektoriale e ekonomisë greke nuk ka ndryshuar ndjeshëm në katër vitet e fundit. Ka pasur një rritje të vogël në pjesën e sektorit primar të prodhimit të ri të përgjithshëm nga 3.7% në vitin 2012 në 4% në vitin 2015 dhe në sektorit terciar nga 80.1% në vitin 2012 në 81.8% në vitin 2015, dhe një rënie përkatëse në sektorin sekondar (përpunimi, energjia, ndërtimi, minierat nxjerrjes), nga 16.2% në vitin 2012 në 15.2% në 2015.

Vlen të shënohet se –veç problemeve metodologjike të përgjithshme në ndarjen e sektorëve në primar, sekondar dhe terciar– shifrat e mësipërme ndikohen nga fakti se një numër i sektorëve të industrive, të tilla si telekomunikacioni dhe transporti, klasifikohen nga statistikat borgjeze në sektorin terciar. Problemi i më sipërm metodologjik bëhet edhe më i madh në Greqi për shkak se anijet-flota detare tregtare (e cila i takon sektorit të transportit) është gjithmonë sektori më i fuqishëm i ekonomisë kapitaliste greke.

Flota detare e transportit tregtar, pra anijet-vaporët që janë në pronë greke zënë vendin e parë në nivel botëror në vitin 2015, me rritje të kapacitetit të anijeve të tyre, me një pjesë të madhe në flotën botërore të anijeve cisternë dhe të anijeve për ngarkesë mallrash si dhe me një shkallë të lartë të shfrytëzimit të punëtorëve në këtë sektor pune.

Katër vitet e fundit ka vazhduar tendenca e rënies në numrin e punëdhënësve dhe në numrin e të vetë-punësuarve për shkak të krizës, ndërkohë që ka pasur një rritje fare të vogël në numrin e të punësuarve-pagë. Më konkretisht, numri i punëdhënësve u zvogëlua nga 261 000 në vitin 2012 në 248 000 në vitin 2015,  numri i të vetëpunësuarve (ku hynë edhe bujqit) ra nga 908 000 në 856 000 dhe numri i të punësuarve u rrit fare pak nga 2.34 milion në 2.35 milion. U ulën gjithashtu dhe bashkëndihmësit anëtar, nga 185 000 në 158 000.

Këto ndryshime nuk ndryshuan në mënyrë dramatike përmasat midis tyre as normat e tyre në totalin e punonjësve: Përqindja e punëdhënësve ka rënë nga 7.7% në 6.9%, përqindja e të vetë-punësuar nga 24.6% në 23.7% dhe përqindja e të punësuarve u rrit me 63.4% në 65%. Pjesa tjetër ka të bëjë me anëtarët bashkëndihmës, shkalla e të cilave shënojë një rënie të vogël. Duhet të merret parasysh se këto shifra ndryshojnë sadopak për sa i përket popullsisë që është aktive nga ana ekonomike ku veç nga të vetëpunësuarit përfshijnë dhe të papunët, që një pjesë e madhe e së cilëve vjen nga puna me pagë.

 

21. Në periudhën e krizës u forcua tendenca e përqendrim-centralizimit të ekonomisë kapitaliste greke. Pas një cikli të shit-blerjeve dhe unifikimeve, 4 bankat e mëdha të sistemit përmbledhin praktikisht pothuaj se të gjitha aktivitetet bankare.

Në sektori i tregtisë shënohet rritje e konsiderueshme e pjesëve të grupeve të mëdha komerciale në sektorin e telekomunikacionit 3 grupe (OTE, Vodaphone, Wind) praktikisht kontrollojnë plotësisht tregun, dhe grupi i dytë më i fortë  i biznesit ka nënshkruar partneritet strategjik me të tretin.

Sektori i energjisë dominohet nga tre grupe të mëdha të biznesit në fushën e karburantit që kontrollojnë plotësisht rafinimin e naftës, dhe u avancua me vendosmëri dhe grumbullimi në industrinë e ndërtimit, ku grupet e mëdha të biznesit aktivizohen edhe me projekte të vogla ndërtimi.

Në industrinë e metalit, dy grupet më të mëdha të biznesit kontrollojnë pothuajse 2/3 e industrisë. Zhvillime të ngjashme shënohen dhe industrinë e turizmit-ushqimit, ushqimore dhe pijeve.

 

22. Bashkësitë ndërkombëtare imperialiste (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, FMN, Komisioni Europian), si dhe Banka e Greqisë, parashikojnë rimëkëmbjen e ekonomisë greke në 2017-2018, me rritjen e investimeve (me përjashtim të banesave), me kontributin e ligjit të ri të zhvillimit, i bazuar në financimin nga komuniteti, për të përshpejtuar privatizime të mëdha.

Parashikojnë rritje të eksporteve të mallrave, si rezultat i përmirësimit të aftësisë konkurruese të ekonomisë greke, rritje të shërbimeve (turizëm, transporti detar) dhe rritje në konsumit të brendshëm si rezultat i rritjes së punësimit, të së ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të kredive.

Si element pasigurie që mund të çojë në rezultate më negative, dallohen përkeqësimi i mundshëm në mjedisin ekonomik ndërkombëtar dhe në ecurinë që do të ketë BE-ja pas Brexit-it, ndikimi i mundshëm negativ në turizëm dhe në tregti nga përkeqësimi i problemit të refugjatëve dhe të situatës në rajonin e Mesdheu Lindor dhe ndikimi i politikave qeveritare (p.sh. rritja e taksimit indirekt, ngarkesa e shtresat popullore).

Këto vërejtje nënvizojnë pasigurinë e parashikimeve borgjeze, sidomos nëse përkeqësohet rrjedha e Eurozonës dhe rriten forcat që mendojnë daljen.

Vlen të përmendet se disa investime të mëdha (p.sh. portet, transporti hekurudhor), nuk janë të lehta për t’u realizuar, nëse nuk do të ekzistojë një kompromis afat-mesëm mes SHBA- BE - Kinës - Rusisë në rajonin e gjerë.

Gjendja e klasës punëtore, e shtresave të tjera popullore dhe politika qeveritare

23. Masat që çuan në përmbysje të mëdha në marrëdhëniet e punës, në paga, në Marrëveshjet Kolektive, në pensione, në shërbime sociale, etj., ishin paraplanizuar shumë kohë para krizës, me Traktatin e Mastrihtit, dhe më konkretisht që nga viti 1993 me "Biblën e Bardhë". D.m.th ishin në përgjithësi për të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ishin vendosur pavarësisht nga faza e ciklit të riprodhimit kapitalist. Këto ristrukturime kapitaliste dhe reformat përkatëse antipunëtore i shërbyen qëllimit për të nen ndihmuar përfitimin kapitalist në sfondin e intensifikimit të konkurrencës ndërkombëtare. Megjithatë, domosdoshmëria e këtyre ristrukturimeve dhe reformave, për sistemin kapitalist doemos që bëhen edhe më të nevojshme në periudha krize.

Ky planifikim strategjik u promovua me synim, në mënyrë metodike dhe në afat të gjatë kohor nga ana e BE-së dhe qeverive borgjeze në çdo shtet. Këto masa gjetën zhvillimin e tyre të shpejtë dhe të plotë, sidomos në Greqi, nga viti 2010 e tutje, me tre paketa masash (memorandume) dhe dhjetë ligjet zbatues vetëm në lidhje me ristrukturimin e të drejtave të punëtore (4 Ligje 2010, 2 në vitin 2012, 1 në vitin 2013, 1 në vitin 2014, 1 në vitin 2015, 1 në vitin 2016).

Sipas strategjisë së unifikuar promovohen:

• Politikë unike për uljen drastike të pagave dhe mëditjeve dhe nxitjen e formave alternative të punësimit dhe me orare të pjesshme pune. Heqje në masë të madhe të orarit të caktuar të punës ditore, të përhershmërisë në punë në sektorin shtetëror dhe një punë të caktuar më të qëndrueshme në sektorin privat, ndryshime të përgjithshme në marrëdhëniet e punësimit, duke rritur paqëndrueshmërinë - fleksibilitetin. Këto politika janë të integruar në strategjinë e liberalizimit të tregut të punës që të realizohen në periudhën afatgjate dhe në tendencën e përshtatjes së pagave të punës dhe mëditjeve në nivele shumë të ulëta të formuara në tregun ndërkombëtar kapitalist.

• Politikë unike për tkurrjen e shërbimeve sociale dhe në shëndetësi dhe, mbi të gjitha, për sistemet e Sigurimit Shoqëror duke zgjeruar e privatizimin e tyre.

• Politika për legalizimin e zyrave që të gjejnë punë dhe në shfrytëzimin e emigrantëve si krah pune e lirë në pagë dhe si një mjet presioni për ulje totale të pagave dhe mëditjeve.

• Kufizime të reja mbi të drejtën për grevë, ndaj aktivitetit sindikalist.

• Rritje të vazhdueshme të taksave indirekte, me pasojë rritjen e çmimit të mallrave të konsumit popullor (p.sh. rryma elektrike, ushqimoret, transporti publik, etj.).

"Europa Strategjike 2020", që u miratua nga Këshilli Europian në Qershor të vitit 2010, përbën një thellim të gjithë kuadrit antipunëtor që ishte formuar. Këto masa, që synojnë të bëjnë më antagoniste monopolet e Europës dhe në mes të tyre edhe monopolet e Greqisë, nuk do të thotë se mund të kapërcejnë kontradiktat e sistemit, të zhvillimit të pabarabartë - asimetrik, kontradiktat ndër-imperialiste.  Kjo duket më qartë në BE sot, në të cilën zbatohet "Qeverisja Ekonomike – Semestri Europian" dhe është duke u përgatitur "Bibla e re e Bardhë" që do të shpallet në pranverën e vitit 2017, me synim që të bëhet Bashkimi Ekonomik Monetar më i fortë në "lëkundjet e ardhshme".

Pasojat e krizës ekonomike dhe masat antipunëtore, të marra me ana të memorandumeve të famshme dhe ligjet zbatues, shkaktuan përmbysje të gjera dhe të mëdha në kushtet e jetesës dhe të punës, në kushtet e klasës punëtore, në pjesë të madhe të pronarëve të vegjël dhe të vetë-punësuar në qytet dhe fshat. U zgjeruan radhët e klasës punëtore me pjesë të reja nga shtresat e mesme të shkatërruara të qytetit dhe fshatit. Më shumë pjesë të shtresave të mesme u afruan me klasën punëtore, u shtuan gjysmë-proletarët. Krahas kësaj u shfaq rritje e emigrimit, sidomos e të rinjve.

Ristrukturimi dhe kriza tkurrën shtresat e aristokracisë punëtore në sektorin privat dhe shtetëror si dhe punësimin në shtet. Kjo nuk do të thotë se klasa borgjeze jep dorëheqje nga mbajtja, rinovimi dhe krijimi i mekanizmave të reja për të manipuluar lëvizjen punëtore. Mbetet dhe rritet diferencimi i rëndësishëm, i shtresimit brenda klasës punëtore dhe e punën pagë më gjerë, e cila përbën bazën materiale të aristokracisë punëtore.

 

24. Të dhënat e fundit konfirmojnë prirjen rritëse të varfërimin absolute të klasës punëtore. Pas uljes dramatike të pagesës totale të punonjësit në periudhën 2009-2012 nga 85 miliardë në 66.1 miliard euro, në periudhën 2012-2015 ra në 59 miliardë euro., duke shënuar një rënie të mëtejshme prej 10.7%, ndërsa rënia e përgjithshme ne lidhje me nivelin e hershëm tejkalon 30%. Përveç shkurtimeve të pagave, kjo ulje drastike e totalit e pagave të punonjësve pasqyron natyrisht dhe rritjen e papunësisë gjatë krizës.

Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë, shpërblimi i një rrogë ra 7% në vitin 2013, 2.1% në vitin 2014 dhe 2.7% në vitin 2015. Kompensimi nominale për çdo punëtorë është ulur nga 24.300 euro në vitin 2012 në 21.800 euro në vitin 2015, një ulje 10,3% që vjen të shtohet në shkurtimet që u bënë në periudhën 2010-2012 që rrëzoi paga mesatare vjetore nominale nga 26.1 në 24.3 mijë euro. Në terma të qëndrueshme (duke llogaritur dhe popullsinë) reduktimi i pagës mesatare tejkalon mbi 20%. Me bazë të së dhënave të Institucionit të Sigurimeve Shoqërore (IKA), ulja e pagës minimale që nga viti 2010 e gjer sot është afër 35%.

Fuqia blerëse e pagës mesatare bruto në Greqi në vitin 2014 i qaset kufirit të 66% të fuqisë mesatare blerëse të 15 shteteve më të përparuara të BE-së, nga 82% që ishte në vitin 2009. Humbjet në fuqinë blerëse të së punësuarve janë edhe më të mëdha nëse merret parasysh grabitja e madhe tatimore që është bërë vitet e fundit. Duke marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë, mund të vlerësojmë se humbjeve totale në standardin e jetesës së punëtorëve arrijnë ose afrojnë në 50% në periudhën e krizës.

Sulmi mbi ndaj pagës minimale (reduktim për 22% për moshën mbi 25 vjeç dhe 32% për të rinjtë deri në 25 vjeç) kishte si rezultat që të ardhurat në vitin 2014 të jenë edhe më të ulëta akoma dhe me normat e ulëta në fillim të dekadës së viteve 1990.

Ligjet e viteve të fundit vazhdojë të përkeqësojnë pagat dhe të ardhurat popullore, jetën e klasës punëtore dhe të familjeve popullore. Të dhënat e paraqitura pasqyrojnë vështirësitë me të cilat përballen punëtorët, gjendjen e punonjësve dhe të marrëdhënieve të punës.

Ata që punojnë me pagë të ulët përbëjnë rreth 60% të punëtorëve. Më konkretisht, punëtorët me pagë «të pastër» nën 1000 euro arritën në 63.17%. Në të njëjtën kohë vihet re, se ka një lëvizje për shkurtime edhe më poshtë për sa i përket klasifikimit të punonjësve në nivele të ndryshme. Të punësuarit me paga nga 501 gjer në 600 euro u shtuan në 13.24%, dhe 10.56% të punësuarit me pagë 601 gjer në 700 euro.

Për sa i përket "lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit" në tregun e punës që erdhi me ligjet e fundit dhe krizën kapitaliste, karakteristike është kjo: Në vitin 2015 kontratat e punës janë ndërprerë nga punëdhënësit –bashkë me "largimet vullnetare nga puna" dhe të përfundimit të kontratave me kohë të kufizuar– tejkaluan numrin e të punësuarve me pagë në të njëjtin vit.

Marrëdhëniet punëtore përkeqësohen me ritme shumë të shpejtë. Në vitin 2015 përqindja e "marrëdhënieve të punës fleksibële-elastike" (me kohë të pjesshme në punë) në punësime të reja tejkaluan 55%, kur në vitin 2009 ishte 29% dhe në vitin 2012 në 45%. Rreth 30% e punonjësve në sektorin privat punojnë me marrëdhënie pune të pjesshme, ndërsa 20% punojnë më pak se 20 orë në javë. Në çdo rast, më shumë se gjysma e rekrutimeve-punësimeve që bëhen sot kanë të bëjnë me forma të tilla fleksible-elastike të punësimit, diçka që natyrisht ndikon dhe në nivelin mesatar të pagave.

Konsumi mesatar i familjeve në Greqi ka rënë 25% në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe arrin në shifrën e 1.460 euro ndaj 1,950 në vitin 2010. Në të njëjtën periudhë vërehet tashmë një ndryshim i dukshëm në mënyrën e të ushqyerit të familjes mesatare greke. Konkretisht u ndryshuan sasitë e blerjes së artikujve të konsumit ushqimor  (p.sh. u ul 12% konsumi i mishit dhe i peshkut). Në vitin 2015  40% e popullsisë ishin në gjendjen mungesës materiale, një shifër kjo që është rritur në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me 24% që ishte në vitin 2010.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka rënë paksa gjatë katër viteve të fundit, por megjithatë ka mbetur jashtëzakonisht e lartë. Në vitin 2015 arriti në 24.9% në krahasim me 27.5% në vitin 2013 dhe 26.5% në vitin 2014. Numri i të papunëve mbetet shumë i lartë, dhe arrin në 1.2 milion. Shkalla e papunësisë është shumë e lartë në grup-moshat më të reja (15-29 vjeç), ku arrin më shumë se 40%. Në të njëjtën kohë në mënyrë të konsiderueshme u rrit përqindja e të papunëve afatgjatë (d.m.th. ata që janë të papunë për më shumë se 12 muaj). Në vitin 2015 të papunët afatgjatë ishte 875.000, pra 73.1%  e totalit së të papunëve, ndërsa në vitin 2012 shifra ishte 59% e të papunëve. Gjithashtu, gratë regjistrojë norma më të larta të papunësisë sesa burrat. Në vitin 2015 shkalla e papunësisë për gratë ishte 28.9% dhe 22% e meshkujve. Shkalla e papunësisë për gratë është më e lartë se shifra korresponduese e vitit 2012, e cila ishte 28.1%, duke arritur në 618.000.

 

25. Në raportin e fundit të Bankës së Greqisë vërtetohet pozita e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) se përmirësimi i konkurrencës dhe politika e ushtruar për daljen nga fazën krizës është mbështetur dhe do të mbështet në "kostot e ulëta të pagave dhe në kuadrin institucional që mbështet fleksibilitetin në tregun e punës", d.m.th. në fuqinë punëtore me kosto të ulët.

Lidhja e Industrialistëve Grekë shtron si prioritet realizimin e shpejtë dhe efektiv të programit të Memorandumit të 3-të, përshpejtimin e ristrukturimeve dhe privatizimeve, reduktimin e të ashtuquajturës "të shtetit pa pagesë", duke u siguruar stimuj më të mëdha në taksa për të tërhequr investimet private. Në përgjithësi, ekziston një linjë e përbashkët e klasës borgjeze vendase (Lidhja e Industrialistëve Grekë, Unioni i Pronarëve të Anijeve Greke, Unioni i Bankave Greke) me FMN-në dhe BE-në në imponimin e masave që rrisin shkallën e shfrytëzimit dhe shkatërrojnë të drejtave dhe të ardhurat e klasës punëtore.

Pavarësisht nga dallimet ekzistente mes shteteve të ndryshme anëtare të BE-së, drejtimet kryesore të kësaj politike, zbatohen me vendosmëri kudo, me shembuj karakteristik masat e fundit që u imponuan në Francë dhe Italia.

 

26. Qeveria SYRIZA – ANEL tregon në formë propagandistike që ndjek një orientim tjetër për rindërtimin produktiv kapitalist të vendit, në krahasim me qeveritë e mëparshme. Flet për propozimin "e zhvillimit të drejtë", që përfshin gjoja ai detaje të reja kthesën në inovacion dhe cilësi, në shfrytëzimin e njohurive shkencore dhe të teknologjisë së specializuar në të mirë të rritjes së produktivitetit, përdorim të shtetit të riformuar borgjez si një mjet të zhvillimit dhe kryesisht për të "forcuar shoqërinë dhe tregun".

Të qeveria fsheh se në kapitalizëm, përdorimi i njohurive shkencore dhe e inovacionit për të rritur produktivitetin, nuk përdoren për të përmirësuar pozitën e punëtorëve (për rritjen e të ardhurave, për të zvogëluar kohën e punës), por për të rritur fitimet e kapitalit. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se akoma dhe në shtetet që mbajnë pozita udhëheqëse në zhvillimin e teknologjisë së re në prodhim dhe nuk gjenden në fazën e krizës, të tilla si Britania, Gjermania, SHBA-të, pabarazia e të ardhurave është rritur shpejt.

E vërteta është se politika qeveritare jo vetëm që nuk çojë në ri-marrjen e pjesshëm të humbjeve të mëdha të shtresave popullore në periudhën e krizës, por në të kundërt e përkeqëson më shumë gjendjen e popullit. Në të njëjtën kohë, deklaratat qeveritare për shtet efektiv fshehin se shteti borgjez punon për interes të kapitalit dhe kështu që përshtatjet që bëhen i shërbejnë për të rritur efektivitetin e veprimeve në favor të kapitalit. Këtij qëllimi i shërbejnë kur nga njëra anë e shtrydhin popullin me taksa të shumta dhe shkurtime të shpenzimeve në politikën sociale dhe nga ana tjetër japin ndihma me fonde për grupet e biznesit vendas dhe në përgjithësi për rentabilitetin kapitalist.

Rritja e taksave indirekte, ulja e pragut të lirë të taksave, ruajtjen Taksës së Banesave dhe të Pasurisë së Patundshme (ENFIA), shkurtimi i pensioneve, rritja e kontributit për Sigurimet Shoqërore janë shembuj karakteristik të sulmit të përshkallëzuar antipopullor. Për sa i përket të vetë-punësuarve dhe bujqve, rritja e madhe e taksave dhe e ngarkesave për Sigurime Shoqërore kombinohet me reduktimin drastik të xhiros, me rezultat përkeqësimin e madhe të pozitës së tyre. Përkundrazi, grupet monopoliste kontribuojnë me më pak se 5% në të ardhurat tatimore vjetore dhe qeveria është duke filluar një ndihmë të re shtetërore për ta me anë të "ligjit të zhvillimit".

Akoma dhe ndonjë rimëkëmbje të ndodhë nuk do të mundet të ulë papunësinë, as do të bëjë ndonjë kthim në periudhën para krizës në aspektin e të drejtave themelore dhe arritjet e klasës punëtore që u fituan në shekullin e 20-të.

 Zhvillimet në përgjithësi e thyejnë dhe e bëjnë thërrime iluzionin për mundësinë e menaxhimit pro-popullor të kapitalizmit, ku rritja e përfitimit të kapitalit, do të jetë në përputhje me mirëqenien e të punësuarve dhe të vetë-punësuarve. Rezulton se "brenda mureve" të pushtetit të kapitalit, të BE-së dhe të NATO-s, politikë pro-popullore nuk mund të ekzistojë. 

Ecuria e reformimit të sistemit politik borgjez

27. Reformimi i sistemit politik borgjez ndodh nën ndikimin e rëndësishëm të zhvillimeve ndërkombëtare, të kontradiktave ndër-imperialiste, të vështirësive në kohezion të BE-së dhe Bashkimit Ekonomik Monetar, të kontradiktave  të rrjetit të aleancave ndërkombëtare që synon klasa borgjeze e Greqisë në përpjekjet e saj për të menaxhuar kalimin në fazën e rimëkëmbjes pas një krize tetë-vjeçare të periudhës 2008-2016.

Forca kryesore të sistemit politik borgjez korrespondojnë me objektivat strategjike të klasës borgjeze, që në mënyrë sinoptike kanë të bëjnë me çështjet e mëposhtme:

• Ecuri rimëkëmbjeje të ekonomisë kapitaliste.

• Përpjekje për të përmirësuar gjeostrategjike e vendin si nyjë tregtare dhe shpërndarëse të energjisë.

• Rritje të rolit aktiv në kuadrin e NATO-s dhe BE-së.

• Ri-restaurimin e pozicioneve të klasës borgjeze greke në Europën Juglindore dhe Mesdheun Lindor që kanë pësuar humbje në vitet e mëparshme të krizës.

Opinionet e ndryshme që ekzistojnë midis partive borgjeze rreth çështjeve të veçanta të menaxhimit nuk i mohojnë elementet themelore të tilla si nevojën për të përshpejtuar ristrukturimet antipopullore, pjesëmarrjen më të thellë në planet e NATO-s, nevojën për zbutjen fiskale dhe mbështetjen e shtetit në planet kapitalit për investime.

Sigurisht, këto objektiva unike, pajtimi strategjik, nuk duhet të fshehë kontradiktat që ekzistojnë brenda klasës borgjeze dhe depërtojnë pothuajse të gjitha partitë borgjeze. Këto kontradikta –të cilat objektivisht acarohen– kanë të bëjnë si me prioritetin e mbështetjes të sektorëve të ekonomisë kapitaliste ashtu dhe me mundësitë dhe hierarkinë në aleancat ndërkombëtare të kapitalit. Kështu që, disa pjesë të klasës borgjeze greke janë më afër qendrës gjermane, disa të tjera më afër SHBA-ve apo Francës (e cili e ka rritur ndikimin e saj në vend) dhe të tjera me Kinën, Rusinë etj.

Forcat politike në Greqi

28. Në dy viteve të fundit qeveritë e SYRIZA – ANEL u provuan si më efektivet për kapitalin, në përgjithësi për klasën borgjeze, por edhe për aleatët e saj kryesorë ndërkombëtar. Ajo që klasa borgjeze dhe aleatët e saj të huaj i njohin Qeverisë së Cipras nuk është vetëm vendosmëria që ajo ka për të imponuar ligje antipopullore në favor fitimit kapitalist (karakteristikë kjo e zakonshme për të gjitha partive borgjeze) por dhe aftësinë e saj që të "pagëzojë mishin për peshk". E pranojnë , e njohin aftësinë e saj në mposhtjen e rezistencës popullore, duke treguar ndryshim ideologjik nga ND-ja, për të bashkuar shtresat popullore me sistemin, ti çorientojë ato, ti mashtrojë masivisht dhe në mënyrë të përsëritur, diçka që e kishte bërë pas vitit 1981 PASOK-u, kur për herë të parë doli në qeveri.

Kjo është "karta" kryesore që luan dhe përdor qeveria e SYRIZA në konfrontim e saj me partitë e tjera borgjeze. Natyrisht, kjo përpjekje intensifikon kontradiktat brenda SYRIZA-s, edhe pse ato nuk manifestohen me të njëjtin intensitet, si në periudhën e verës së vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, SYRIZA bën përpjekje që të zgjerohet drejt fushës së qendrës së majtë, duke luajtur edhe me kartën e bashkëpunimin me të socialdemokracinë europiane. Por, kjo përpjekje has dhe kundërshtime brenda socialdemokracisë dhe veçanërisht nga PASOK-u, i cili për shumë dhjetëvjeçarë me radhë ishte bartësi kryesor i socialdemokracisë në Greqi. Për shembull, rivalitete të tilla ushqehen nga fakti se SYRIZA nuk ka arritur të ketë një pjesë të fortë të ndikimit sindikal në shumë sektorë, ndërsa  në të kundërt, PASOK-u, mban një terrene të tilla në pjesë të aristokracisë punëtore dhe shtresa të mesme. Pavarësisht nga këto antagonizma, janë ruajtur kanale të ndryshme në perspektivën e një përbërjeje të ardhshme qeveritare, me zgjerimin e mazhorancës qeveritare drejt të ashtu-quajturës "qendër", me një mbështetje shumë më të qartë "të qendrës së majtë", duke e braktisur në të ardhmen bashkëpunimin me ANEL-in.

Veçanërisht e rrezikshme është taktika e qeverisë të kaparosi në mënyrë vulgare historinë dhe luftërat e lëvizjes punëtore popullore, duke u shfaqur si një forcë disi komuniste, një taktikë kjo që përforcohet rregullisht nga partitë e tjera dhe Mediat borgjeze. Ky mantel ideologjik e ndihmon për të bllokuar punëtorët që ndjehen të majtë, kanë rrënjë ose prirje militante. Element i kësaj përpjekjeje është tentimi i kaparosjes së Rezistencës heroike të EAM-it (Frontit Nacional-Çlirimtar), të luftës së mijëra komunistëve, të majtëve, të luftëtarëve të tjerë radikalë. Në të njëjtën kohë, qeveria synon, jo në mënyrë konsekuente, disa modernizime borgjeze, të cilat në mënyrë të falsifikuar i propagandon si radikale, për përmbysje.

 

29. ND-ja (Demokracia e Re), opozita aktuale, po militon që të njihet si alternativa qeveritare me e betuar antipopullore me mundësi më të stabilizuara për objektivat që ka kapitali. Në epiqendrën e konfrontimit me qeverinë hyn qëndrimi ndaj ristrukturimit - reformave, vonesat që bëhen, përshpejtimi i zbatimit të tyre Megjithatë, duket se ende nuk e ka fuqinë që të veprojë si një opsion zëvendësues e drejtpërdrejtë e qeverisë SYRIZA.

Kohët e fundit bëhet përpjekje e ngutshme që të vendoset në sistemin politik një dy-polsh (dy pole politike) me celula bazë nga njëra anë SYRIZA dhe nga ana tjetër ND-ja, me satelitët – partnerë e tyre të nevojshëm e të gatshëm për qeverisje në dispozicion për këtë qëllim. Intensifikohet lufta e tyre se kush do të jetë eksponenti më origjinal i kapitalit, cili do ta zbatojë në mënyrë më efikase politikën antipopullore të ristrukturimeve kapitaliste dhe të udhëzimeve të BE-së, të FMN-së, të gjithë kuartetit në përgjithësi.

Për sa i përket terrenit socialdemokrat, dalja e SYRIZA-s si një shtyllën themelore e saj në vend dhe njohja e saj nga socialdemokracia europiane krijon vështirësi të serioze në përpjekjen e reformimit të së ashtuquajturës "qendrës së majtë", në të cilën përfshihet edhe PASOK-u klasik socialdemokrat, POTAMI dhe parti të tjera më të vogla politike. Duke pasur parasysh vështirësitë e tanishme të këtij terreni të luaj një rol më të pavarur, ekziston kontrasti dhe lëkundja nëse për të shërbejë si një pol i tretë, bashkëbisedues i privilegjuar i SYRIZA dhe i ND-së.

Bashkëjetojnë dy tendenca të ndryshme:

• Nga një anë prirja për bashkëpunim të kushtëzuar me SYRIZA-n, me kusht një kthesë më thelbësore drejt qendrës të këtij të fundit që do të shprehet dhe me zgjedhje personash. Kjo prirje duket të jetë i mbështetur edhe nga qarqe të socialdemokracisë europiane.

• Nga ana tjetër, ekziston tendenca që favorizon nevojën e aleancës së forcave konsekuente europiane dhe forcave reformiste në të cilat përfshijnë dhe ND-në nën udhëheqjen e Q. Micotaqit.

 

30. "Rryma euroskeptike" në Greqi aktualisht është ende në zhvillim e sipër. Prirjet euroskeptike, edhe pse ato ekzistojnë në shtresat e gjera popullore dhe shprehen me një sërë elemente në rryma mospranimi të BE-së dhe të Bashkimit Monetar Europian ( ndër të tjera edhe në referendumin e Korrikut 2015), nuk kanë fituar në mënyrë të qëndrueshme karakteristika politike, karakterizohen nga kontradikta .

Ekzistojnë forca në të gjithë spektrin politik të sistemit politik borgjez që lëvizin në këtë drejtim. Rol kyç synon të luaj "Plevsi Eleftherias" e Z. Konstantopulu, por terreni oportunist i LAE dhe ANTARSYA me disa satelitë të vogël të tyre. Këto parti dhe grupe e maskojnë -me klasifikim në mes tyre- euroskepticizmin e tyre edhe me disa slogane antikapitaliste, duke ndihmuar në çorientimin dhe bllokimin e elementeve radikale në një version të menaxhimit borgjez. Në përgjithësi, bëhet fjalë për forca që kërkojnë të funksionojnë si një barrikadë kundër radikalizmit dhe bashkëpunimit të forcave popullore me partinë Komuniste të Greqisë (KKE), duke miratuar në thelb pozitat dhe praktikat që kishte SYRIZA, kur ai ishte ende në opozitë. Shumë prej tyre ishin në radhët e SYRIZA-s, duke e ndihmuar këtë parti të ngjitet në kolltukët e pushtetit qeveritar, ishin ministra dhe faktorë të zgjedhur institucional, kanë kontribuar me mënyrën e tyre në justifikimin e imponimit të politikave të egra antipunëtore dhe për të nxitur iluzione masive.

 

31. Ka gjithashtu edhe forca që janë shkëputur nga ND-ja dhe lëvizin në terrenin "euroskeptik". Proceset në fushën e të ashtuquajturës e djathta ekstreme nuk duhet të nënvlerësohen, edhe pse aktualisht kanë natyrë të margjinalizuar (p.sh. Themelimin e L.E.P.EN. nga ish-kuadër të "Agimit të Artë", partia e Failu Kranidhiotit "Nea Dheksia" partia "Ethniki Enotita" e Karaxhaferit - Baltakos, "Sindesmos Ethnikis Enotitas" e Velopulos, "Proti Grami" e Plevrit, "To Ethniko Metopo", partia e Artemi Sorras "Ellinikon Sinelevsis", etj. ).

Ky terren është gjithashtu në zhvillim e sipër, në procesin e të cilit do të kontribuojë rezultati përfundimtar i gjyqit të organizatës kriminale naziste "Agimi i Artë", por dhe proceset që po ndodhin në disa pjesë të ND-së.

Nazistët kriminelë të "Agimit të Artë" që janë të paditur në gjyq, vazhdojnë si forca mbështetëse e sistemit, të derdhin helmin e tyre racist, janë në pararojën e antikomunizmit primitiv. Kanë ndërlidhje të dyshimta dhe të ndryshme me qendrat dhe shërbime jashtë Greqisë, me qarqeve të errëta. Brenda Parlamentit me hipokrizi hiqen si një forcës antisistemit, në të njëjtën kohë kërkuar më shumë privilegje dhe përjashtime nga taksat për disa pjesë të kapitalit dhe vazhdojnë të veprojnë si trafikantë të punëdhënësve të mëdhej.

Kontradikta e dukshme, që, nga njëra anë e gjithë udhëheqja e "Agimit të Artë" përndiqet penalisht dhe nga ana tjetër pranohet si parti e respektuar borgjeze parlamentare, konfirmon se klasa borgjeze kërkon një rezervë me karakteristikat e "Agimit të Artë", por disi më të zbutur, që të përdoret në mënyrë më efektive në goditje lëvizjes dhe në antikomunizëm.

Tipar unik i nazistëve dhe i forcave të tjera politike nacionaliste është përdorimi i fluksit të madh të refugjat – emigrantëve dhe të shqetësimit që shkaktohet në pjesët e popullit, për ti çorientuar ata nga shkaku i vërtetë i problemeve dhe për të nxitur qëndrime reaksionare.

 

32. Në përgjithësi dhe si konkluzion: Është një çështje kritike të përballohet me vendosmëri propaganda borgjeze që shoqëron përpjekjet për të reformuar sistemin politik borgjez dhe ka për qëllim të ketë mbështetjen aktive popullore të saj.

Të përballohen iluzionet dhe gënjeshtrat që kultivohen në mënyrë sistematike, që përmes një procesi të krijimit të partive të reja dhe aleancave qeveritare mund të dalë diçka pozitive dhe me interes për popullin. Ekziston dhe përvoja e pasur e kohëve të fundit nga procesi i transformimit që u zhvillua gjatë promovimit të SYRIZA si një rezervë qeveritare për sistemin.

Thelbësore është gjithashtu përballja e frikës së kultivuar në lidhje me mundësinë e destabilizimit politik, shqetësimi në lidhje me ekzistencën e qeverive borgjeze të qëndrueshme dhe të shumicave parlamentare, thirrjet për konsensus dhe kohezion. Të gjitha këto kanë për qëllim që punonjësit ti ndihmojnë me qëndrimin e tyre -në emër të unitetit kombëtar- dhe të kalojnë politikën e tyre antipopullore, që punonjësit ti ndihmojë edhe në ndryshimet institucionale me drejtime reaksionare.

Për reformimin e kushtetutës

33. SYRIZA, duke folur për reformimin e kushtetutës, ka paraqitur një sërë propozimesh për reforma institucionale të shtetit borgjez, me elemente kryesore ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe rritjen e kompetencave të Presidentit të Republikës (PiR) paralelisht me zgjedhjen e tij të drejtpërdrejtë nga populli. Këto ndërhyrje vishen me falsifikime nga propaganda për "zgjerimin e demokracisë", ndërsa kanë për qëllim mbrojtjen e shtetit borgjez dhe sigurimin e parakushteve për rotacione të qeta në qeverisje. Propozimet e partive të tjera borgjeze, pavarësisht dallimeve të tyre, kanë për qëllim gjithashtu forcimin e pushtetit borgjez.

Këto ndërhyrje e përshtatin sistemin politik borgjez në kushtet e reja të krijuara nga kriza kapitaliste, vështirësitë e menaxhimit të tij dhe për të përshpejtuar ndihmën e shtetit në përfitimin kapitalist në kurriz të shtresave popullore. Të gjitha këto e dobësuan aftësinë e partive borgjeze për të bërë me vete masivisht shtresat popullore në kuadrin e qeverive një-partiake dhe rritin nevojën për konsensus më të gjerë mes partive borgjeze në favor të krijimit të qeverive të koalicionit. Të mësipërmet gjenden kryesisht prapa një periudhe të gjatë rimodelimi dhe përshtatjeje të sistemit politik borgjez në rrethanat e reja.

Në këtë drejtim, rritja e shkallës së ndarjeve të votave në mënyrë më analoge në ligjin zgjedhor nuk i shërben forcimit të vullnetit popullor, por synimit që të përshpejtohet përshtatja e sistemit politik borgjez me nevojat aktuale të korrelacionit të qeverive me koalicion, të koalicioneve të mëdha apo të vogla, si ato që formohen në shtetet e tjera kapitaliste, si Gjermania, Belgjika etj. Shpërndarja e votave në mënyrë më analoge objektivisht e rrit presionin për konsensus dhe bashkëpunim më të gjerë mes partive borgjeze dhe zbut interesat dhe synimet "e vogla partiake".

E njëjta gjë vlen edhe për propozimin e forcimit të rolit të Presidentit të Republikës (PtR), me rritje të kompetencave të tij rregullatore në raste vështirësie të formimit të qeverive dhe ngritjen e tij si një pikë reference të sistemit politik borgjez, i cili do të organizojë shumica qeveritare dhe konsensuse parlamentare. Me këtë mënyrë bëhet Presidenti i Republikës si një burim i legjitimi i pushtetit ekzekutiv dhe si një prej konstanteve të qeverisjes borgjeze, pa humbur parlamenti rolin e tij primar.

Në çdo rast sistemi politik borgjez do të bëhet më agresiv, që të shërbejë më efektivisht nevojat e kapitalit, të konkurrencës dhe përfitimit të tij.

Më konkretisht për ndarjen me Shtetit dhe Kishës

34. Nga reformimi i kushtetutës të propozuar deri më sot nga SYRIZA mungon plotësisht çështja e ndarjes mes Shtetit dhe Kishës. Qeveria hap -si "pluhur në sytë e njerëzve radikale"- çështje të veçanta të konfrontimit me hierarkinë e Kishës, e cila duke kundërsulmuar, në periudha të ndryshme, rrëshqet në pozita të errëta të periudhave të kaluara të ekzistencës së shtetit borgjez grek.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) konsideron se për Greqinë çështja e ndarjes mes Shtetit dhe Kishës është shumë e pjekur, me çka do të thotë kjo edhe për arsimin, procedurat rituale në institucionet publike, martesat civile, varrimet civile, mundësia e djegies së të vdekurve, emërtimin e fëmijëve pa pagëzim, çështja e pronës së Kishës.

Ndarja midis Shtetit dhe Kishës dhe laicizmi i shtetit (d.m.th kalimin në një shtet pa fe), i arsimit, i të gjitha institucioneve, u realizua në shumë vende nga vetë borgjezia dhe shteti i saj, akoma dhe më parë se Revolucioni i Tetorit i vitit 1917 dhe shfaqjen e shteteve socialiste, gjatë shekullit të kaluar.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të vazhdojë të luftojë me këmbëngulje çdo përpjekje të përçarjes të popullit në bazë të besimeve fetare të tij. Vetëdija fetare është formë e vetëdijes shoqërore në shoqëritë klasore, në kushtet e sistemit kapitalist, dhe mbijeton për shumë kohë të gjatë në kushte e ndërtimit socialist. Nuk hiqet as me dekrete, as me ligje.

Pozicioni i përhershëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për këto çështje, së pari është për mbrojtjen e së drejtës së lirisë për të qenë i pa fe, mos-persekutimi i besimit fetar ose të ateizmit dhe të trajtimit të barabartë pavarësisht bindjes fetare. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbron sigurimin e debatit ideologjik – filozofik rreth çështjeve që kanë të bëjnë si për fenë, si një fenomen social, ashtu dhe me fetë e veçanta dhe historinë e tyre. Në këtë diskutim Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndërhyn duke ushtruar luftë sistematike kundër iracionalizmit dhe mendimit metafizik duke mbrojtur interpretimin dialektor të natyrës dhe shoqërisë, materializmin dialektik dhe historik.

Për Administratën Lokale dhe Rajonale

35. Administrata Lokale dhe Rajonale si institucion i shtetit borgjez, e strukturuar në mënyrë objektive më afër masave punëtore – popullore, luajti gjatë gjithë rrjedhës së krizës roli të rëndësishëm në integrimin e të punësuarve në nevojat e sistemit borgjez. Përshtati funksionet e saj në kushtet e reja të lidhura me administratën qendrore (qeverinë), në mënyrë që t'i shërbejë strategjisë së përgjithshme të kapitalit dhe të integrohen masa punëtore – popullore nëpërmjet programeve dhe ndërhyrjeve të ndryshme. Në këtë përpjekje është shfrytëzuar gjerë boshti i politikave sociale, programet e ndryshme të BE-së si dhe programe të tjera për të " luftuar varfërinë dhe papunësinë". Janë krijuar shumë lloje të strukturave, si të pavarura ashtu dhe bashkë me OJQ-të, vullnetare, "kooperativa sociale" etj., të përfshira në "politikën e ekonomisë sociale". SYRIZA, me forcat saj qeveritare dhe partiake, luan një rol udhëheqës në këtë drejtim.

Reformat në Administratën Rajonale dhe Lokale kontribuuan në disiplinën fiskale, në zgjerimin e taksimit antipopullor, në komercializimin (tregtimin) e shërbimeve dhe mallrave, në përmbysjen e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave. Mbështeten nga shumica e personelit politik borgjez që e përbën.

Mbetet i domosdoshëm monitorimi më i mirë dhe më i thellë i veprimtarisë së autoriteteve lokale dhe rajonale, të forcave borgjeze politike në to. Kundërshtimi me politikën e Menaxhimit Lokal dhe Rajonal ka si bazë problemet popullore dhe acarimin që ato marrin nga sulmi i kapitalit dhe bazohet në zbulimin e karakterit klasor të shtetit dhe të institucioneve lokale të tij.

Për "Ekonominë Sociale dhe Solidare"

36. Nga e sistemit politik borgjez, në vitet e fundit, me theks të veçantë manifestohet sektori i " Ekonomisë Sociale dhe Solidare" (K.AL.O.) si "sektori i tretë" i ekonomisë, pas atij shtetëror dhe privat, që gjoja përparon në aktivitete me synime jo vetëm fitimprurëse, por për nevoja sociale të acarta.

Me " Ekonominë Sociale të Solidarizuar" bëhet përpjekje për "të çfajësuar" rrugën e zhvillimit kapitalist, duke shfaqur gjoja mundësinë e aktiviteteve ekonomike brenda kapitalizmit, të cilat do të kenë synim të vetëm kënaqjen e nevojave të sociale. Është një term çorientues, sepse së pari shteti dhe sektori privat në kapitalizëm i shërbejnë nevojave të riprodhimit të zgjeruar të kapitalit social, dhe së dyti, sepse në terrenin e kapitalizmit asnjë aktivitet privat që nuk ka për qëllim fitimin nuk ka rëndësi ekonomike.

"Ekonomia Sociale e Solidarizuar" përdoret nga shteti borgjez, si një mekanizëm reduktimi të mëtejshëm të shërbimeve shtetërore sociale, duke e transferuar përgjegjësinë për një sërë aktivitetesh në këto mekanizma. Me mjete kryesore institucionet Bashkiake dhe Rajonale- (Periferike), kontribuon kryesisht në justifikimin e biznesi, tregtisë. Përveç këtyre, zhvillohet në sektorët e shërbimeve sociale, duke zëvendësuar nevojën për rekrutime masive të përhershme, pra nevojën për marrje në punë të shumë njerëzve, por edhe masat shtesë për mbështetjen e të papunëve. Kjo ndihmon në heqjen e të drejtave të punës dhe të drejtave të tjera të punëtorëve, duke përdorur edhe "vullnetarizmin", e cila natyrisht nuk ka asnjë lidhje me solidaritetin popullor dhe vullnetarizmin origjinal popullor.

Në të njëjtën kohë, "ekonomia sociale" nuk i përket ekskluzivisht shërbimit të social të shtetit, por nëpërmjet "Bizneseve Shoqërore Kooperativa" (KOIN.S.EP.) përhapen në shumë sektorë të ekonomisë (p.sh. në ndërtim) dhe përdoret si një mekanizëm i zbutjes së përkohshme të papunësisë së lartë. Në thelb "Ekonomia Sociale" shërben si një mjet shtesë për të përkeqësuar marrëdhëniet e punës dhe rritjen e mëtejshme të normës së shfrytëzimit, me punën "vullnetare", me oraret e zgjatura dhe pagat e ulëta të punëtorëve në to, në emër të "karakter social" të këtyre aktiviteteve. Në kuadër të BE-së themelohet "Trupi solidaritetit Europian" të 100,000 vullnetarëve, për të "përballuar krizën" në shtetet-anëtare të saj.

Në përgjithësi, vërtetohet qëndrimi i Partisë që sistemi politik borgjez ende ka potenciale për të mbyllur boshllëqet, në atë masë që lëvizja nuk e kërcënon atë në mënyrë unike me organizimin, masivitetin dhe orientimin e luftës së saj. Konkluzioni kryesor është se lufta e lëvizjes punëtore – popullore duhet të orientohet plotësisht kundër klasës borgjeze dhe të partive të saj dhe jo vetëm kundër çdo shumice qeverie që çdo herë gjendet në pushtet.

Kapitulli i Katërt - RAPORTI I VEPRIMTARISË DHE DETYRAT E REJA TË PARTISË DHE RINISË SË SAJ GJER NË KONGRESIN 21

Vlerësim i përgjithshëm i katër viteve të punës në përpjekjen për të forcuar Partinë dhe Rininë Komuniste të Greqisë (KNE)

37. Partia pas Kongresit të 19-të punoi në kushte komplekse dhe në një farë shkalle në kushte disi të reja. Zhvillimet politike dhe riorganizimi-rivendosja e forcave politike borgjeze, betejat e përsëritura zgjedhore, qeveria socialdemokrate e SYRIZA-s sollën në sipërfaqe çështje të reja që përballimi i tyre kërkonte gatishmërinë e ngritur politike ideologjike dhe organizative të Partisë, më shumë kërkesa në të gjitha nivelet, nga KQ gjer në Organizatat Bazë të Partisë.

Partia, e pajisur me vendimet e Kongresit të 18-të dhe të 19-të, luftoi në këto kushte komplekse pa lëkundje në boshtin kryesor që përcakton karakterin e saj si një pararojë e organizuar ideologjike-politike e klasës punëtore. U mundua që aktiviteti i saj të përmirësohet me synim që zbatimi i detyrave për grumbullimin e forcave popullore dhe zhvillimin e luftës së tyre rreth problemeve të përditshme të acaruara të integrohet dhe të lidhet me brumosjen dhe luftën për misionin historik të klasës punëtore, zhdukjen e marrëdhënieve shfrytëzuese shoqërore dhe zëvendësimin e tyre me marrëdhëniet  socialiste – komuniste. U mundua që të lidhi çdo luftë ekonomike dhe politike nën çdo nivel të korrelacionit të forcave me detyrën kryesore politike, me luftën për pushtetin punëtor revolucionar dhe të sprapsi sulmin antikomunist.

Vërtetohet se nuk arrin vetëm lufta për problemet e acaruara, edhe pse kjo mbetet e rëndësishme. Aq më tepër, duket edhe më qartë nevoja që lufta të drejtohet për konfrontim, përmbysje, të ketë përmbajtje antikapitaliste.

Objektivi për "Parti të çdo lloj kohe" mbetet për tu fituar. Në këtë përpjekje shfrytëzojmë si përvojën pozitive që kemi fituar në të gjitha aspektet e punës sonë (në masë, ideologjike, organizative) si dhe përvojën përkatëse negative.

Në katër vjetët, që nga Kongresi i 19-të, u realizuan disa ndryshime thelbësore në sistemin politik borgjez, me më karakteristiken daljen e SYRIZA-s në parti qeveritare, në bashkëpunim me ANEL. Si përfundim, qeveria e SYRIZA - ANEL e dale nga zgjedhjet parlamentare të 25 Janar 2015 e nënshkroi Memorandumin e 3-të me BE - BQE - FMN, e cila natyrisht përfshinte paketa të reja antipunëtore – antipopullore. Kjo "arritje" antipunëtore – antipopullore e saj u realizua me pëlqimin dhe mbështetjen e opozitës (ND), të PASOK-ut dhe të POTAMI-t.

Kjo "arritje" e shquar e SYRIZA-s krahasuar me qeveritë e mëparshme të ND-së dhe PASOK-ut ishte aftësia më e madhe e dukshëm për manipulimin e forcave punëtore – popullore, me anë të kultivimit masiv të pritjeve të rreme dhe pastaj zhgënjimin e tyre. Në këtë përpjekje të saj SYRIZA përdori koncepte të periudhave të mëparshme që kanë mbetur në ndërgjegjen e gjerë të masave punëtore – popullore. Këto koncepte kanë të bëjnë me karakterin e luftës popullore, roli i parlamentit borgjez dhe të demokracisë borgjeze, rolin e "forcave të huaja" të shkëputur nga vetë zgjedhjet e klasës borgjeze vendase etj.

 

38. Në të gjithë këtë periudhë Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i rezistojë me vendosmëri presioneve për mbështetje apo tolerancë të kësaj politike, paralajmëroi, zbuloi karakterin e vërtetë të SYRIZA-s, marrëdhëniet e saj me kapitalistët vendas dhe të huaj, me qendra të ndryshme imperialiste. Jeta vërtetojë me të madhe pozicionet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për nevojën që lufta e popullit të drejtohet kundër kapitalit, bashkësive imperialiste, partive borgjeze, liberale dhe socialdemokrate, të vjetra dhe të reja.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dha beteja kundër gjithë spektrit oportunist, që me forcat e tyre brenda dhe jashtë SYRIZA-s në thelb i ushtronin presion Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që të miratonte politika menaxhimi dhe humanizimi qeveritar të sistemit të kalbur kapitalist.

Gjatë gjithë këtyre 4 viteve, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u përgjigj me sukses ndaj luftës ideologjike-politike:

• Kundër synimit të izolimit të Partisë, por dhe kundër përpjekjeve të renditjes së saj me partitë politike të sistemit, nën perceptimin se "të gjitha partitë janë njësoj".

• Kundër sulmeve të "miqësisë" që të zvarritej Partia në linjën "anti-memorandumi", fillimisht nga ana e SYRIZA-s dhe më vonë nga LAE dhe forca të tjera oportuniste, në emër të kërkesës gjoja "për shpërndarje më të barabartë në kushtet e flijimeve".

• Kundër shpifjeve, shtrembërimeve, reformimit të rolit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në lëvizjen çlirimtare të EAM-it dhe veçanërisht karakterin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

• Kundër antikomunizmit dhe antisovietizmit, fashizmit-nazizmit, ksenofobisë dhe racizmit.

• Kundër perceptimit se kapitalizmi, pavarësisht nga problemet që lindin brenda tij, kriza ekonomike, konkurrenca, akoma dhe luftëra, është sistemi më i imunizuar, se mund të bëhet më i moralshëm dhe më human.

• Kundër perceptimit oportunist se ndryshimi në balancën-korrelacionin e forcave (në mes klasave rivale dhe aleatëve të tyre) mund të fillojë duke ndryshuar bilancin e forcave brenda në Parlament, me ngjitje të partisë punëtore-popullore në qeverisje brenda kapitalizmit, përkatësisht edhe në nivelin e Parlamentit Europian dhe të organeve të BE-së dhe Eurozonës.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka zhvilluar punë të brendshme të gjerë publike ideologjike-politike kundër iluzioneve Parlamentare, politikës reformatore (siç përqendrohen atë në njohjen dhe pretendimin të "shkallëve të ndërmjetshme" midis kapitalizmit dhe socializëm – komunizmit), e cila për dekada ka dominuar dhe vazhdon të dominojë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Kjo betejë pioniere nuk u dha vetëm për radhët e Partisë, të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe të simpatizantëve të tyre, por u përhap edhe tek masat që bashkëpunojnë, më gjerë brenda në lëvizje.

Në këtë luftë, mjetet ideologjike-politike të Partisë ishin Revista "Komunistiki Epitheorisi", (Inspektimi Komunist), Gazeta e Partisë "Rizospastis" (Radikali), Botimet e Shtëpisë Botuese  "Sighroni Epohi" (Epoka Bashkëkohore), Revista e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) "Odigitis" (Udhërrëfyesi),  Portali elektronik 902.

 

39. Brenda vitit 2015 u duk në shumë nivele rezistenca - durimi dhe përballja e Partisë në kushte të mëdha të presionit ideologjik politik që kishte për qëllim të braktiste Partia strategjinë e saj ose të izolohej nga e masat punëtore – popullore. Forcat e partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) u ripërtërinë.

U duk një tendencë e vogël e rimëkëmbjes së Partisë nga efektet negative të reformimit të socialdemokracisë nga viti 2012 në favor të SYRIZA-s, të efektit kontradiktor të krizës ekonomike në disponimin e masave  punëtorëve – popullore. Kjo prirje u shfaq në kushte shpërthimit si të rrymës reformiste ashtu dhe asaj fashiste, të tërheqjes globale të lëvizjes revolucionare punëtore, të përmbysjes së përgjithësuar të ndërtimit të socializmit dhe gërryerjes oportuniste të lëvizjes komuniste në botë.

Partia u pajis me shqyrtime dhe vendime të reja për aktivitetin që duhet të bëjë në rini, nëpërmjet procesit të "Konferencës Panhelenike për Rininë dhe lëvizjen e saj, për veprimtarinë tonë në grup-moshat e vogla" (Dhjetor 2013), por dhe me vetë kryerjen e procesit të Kongresit të 11-të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) (Dhjetor 2014).

Realizoi Plenumin e Zgjeruar të KQ (Dhjetor 2015) me temë mbi rindërtimin e lëvizjes sindikaliste punëtore, punën e Partisë në klasën punëtore dhe ndërtimin partiak, duke synuar dhe pajisur Partinë dhe lëvizjen me vendime dhe objektiva lufte në kushtet e sotme.

Partia dhe luftë në zgjedhje të njëpasnjëshme: Në Zgjedhjet Parlamentare (në Janar 2015 dhe Shtator 2015), në referendumin mashtrues dhe çorientues për popullin (në Korrik 2015), në zgjedhjet euro-parlamentare lokale dhe rajonale (në Maj 2014). Në të gjitha këto beteja zhvillojë punë të rëndësishme ndriçuese, duke sjellë në kontakt propozimin politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me masat e gjera punonjëse dhe me shtresat e tjera popullore.

Rriti bashkimin e forcave me Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME), influencën e Partisë në forca militante të bujqve të mesëm, tek të vetëpunësuarit. U intensifikua aktiviteti i grave në lëvizjen radikale të grave. U rrit ndikimi politik i Partisë dhe i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Universitete dhe Universitete Teknike.

Brenda dy viteve pas Kongresit të 19-të, KQ diskutojë "çështje të specializuara për përmirësimin e arsimit brenda partisë dhe ngritje të nivelit të punës ideologjike", duke konfirmuar lidhjen e teorisë revolucionare me aktivitetin politik revolucionar si themel për identitetin e Partisë. U organizuan më shumë Shkolla të arsimit marksist në nivel Rajonal dhe Sektorial të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). U shënua rritje në qarkullimin e librit ideologjik - politik – historik të shtëpisë botuese "Sighroni Epohi" (Epoka Bashkëkohore), kryesisht rritje e vazhdueshme e revistës "Komunistiki Epitheorisi" (Inspektimi Komunist). U shtuan shumë vizitat në Mediat elektronike të Partisë në internet (në portalin 902, në faqet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë komuniste të Greqisë (KNE), në Arkivin e Partisë, në gazetën "Rizospastis" (radikali), etj.). KQ, duke pasur parasysh lëvizjen e shtypit të saj si një tregues i pagabueshëm i çelikosjes së ndërgjegjes komuniste, vendosi si objektivë rritjen e qarkullimit të tij gjer në vitin 2018, për nder të 100 vjetorit të Partisë.

Veçanërisht, në një takim të veçantë të KQ trajtoj nevojën e rritjes së qarkullimit të përditshëm të gazetës, si dhe të artikullit të së dielës si dhe me studimin e përditshëm të organit të saj gazetar, të "Rizospastis", si një shok i pazëvendësueshëm dhe udhëheqës në veprimtarinë e përditshme të çdo anëtari dhe kuadri të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Kritike është përputhja e punës udhëheqëse me nevojat e sotme. Mjet i ndërmjetshëm Organet Sektoriale

40. Pavarësisht nga kjo tendencë e rritjes së vogël, KQ këmbëngul të vlerësojë veprimtarinë e tij udhëheqës, nivelin e ndërhyrjes së partisë dhe të organizatave të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), bazuar në nevojat objektive të luftës të shumanshme të klasave.

Vendimi Politik i Kongresit të 19-të vlerësonte: "Duke filluar nga KQ dhe gjer në Organizatat Bazë të Partisë, organet partiake duhet të përputhin veprimtarinë e tyre me nevojat e luftës së klasave, të bëhet me të vërtetë shtabet e betejës, të shfrytëzojnë çdo vatër rezistence nga poshtë, duke e përgjithësuar përvojën e luftës. Duhet të shtohet iniciativa e organizatave të partisë në grumbullimin-bashkimin dhe organizimin e masave popullore, të informohen në mënyrë sistematike dhe gjithmonë simpatizantët e Partisë, të shfrytëzohen dhe të përfshihen në planin e punës sonë propozime këto që dalin nga përvoja e luftës së klasave".

Ky objektiv, dhe që përmbledh kërkesat aktuale të luftës, mbetet -pavarësisht hapave të rëndësishëm që janë bërë- për tu arritur për të gjitha organet, që nga KQ e gjer në Organizatat Bazë të Partisë. Ajo është e lidhur direkt me forcimin e aftësisë së Partisë që të veprojë si "Parti e çdo lloj kushteve" për të mbledhur-bashkuar forca në të gjitha kushtet, si në kushtet e fitores së kundërrevolucionit, të regresit së lëvizjes, të krizës ekonomike dhe rrëmbimit të arritjeve që janë fituar për shumë vite, në kushtet e acarimit të menjëhershëm të konfliktit luftarak lokal imperialiste ose të një lufte më të përgjithësuar, si dhe në kushtet e një rritjeje të menjëhershme të luftës së klasave, të revoltës së masave, të formimit objektiv të situatës revolucionare.

Ndërtimi i një partie të tillë sot, në gjendje të ndikojnë ideologjikisht-politikisht me vendosmëri në organizimin dhe lëvizjen e masave popullore, është përgjegjësi primare për periudhën e ardhshme të vetë Komitetit Qendror të Partisë, të Komiteteve të Zonave dhe të Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Por ndërlidhja e mesme që duhet të forcohet me vendosmëri është Organi Sektorial, diçka që natyrisht kërkon përmirësimin dhe specifikimin e punës udhëheqëse të organeve të mësipërme.

Koncepti i specifikimit shpesh herë kuptohet krejtësisht në mënyrë tipike, duke u filluar e mbaruar me referenca në forumet lokalë, në fabrikat lokale, në bashkinë lokale, etj. Megjithatë, specifikim do të thotë ndihmë nga Komitetit Qendror dhe Komitetet Zonale që Komitetet Sektoriale të fitojnë aftësinë për të përshtatur udhëzimet e përgjithshme -dhe jo thjesht ti përsërisin ato, duke rënë në organitizëm shterp dhe kontrolle tipike-, në të dhënat terrenit të tyre, duke marrë parasysh një sërë faktorësh (përbërjen sociale, standardet reale të jetesës, konceptet etj.). Në vazhdim të përgjithësojnë përvojën e tyre, duke e ushqyer kështu edhe me materiale të reja përbërjen e udhëzimeve dhe trajtimeve qendrore. Arritja e kësaj aftësie ka parakusht aftësinë konkrete mësimore të ndikimit të zhvillimeve të përgjithshme në terrenin e tyre. Specifikim do të thotë dhe një hierarki të objektivave të bazuar në qëllimet kyçe për rindërtimin e lëvizjes punëtore, promovimin e aleancës sociale, çelikosjen ideologjike dhe politike të kuadrove dhe anëtarëve, duke bërë luftë të pavarur ideologjike por edhe brenda në lëvizje. Këto janë veprime që i shërbejnë të njëjtit drejtim luftë, pa u përputhur me njëri-tjetrin për sa i përket thellësisë dhe qëllimit të luftës së klasave.

Sot, masat dhe kontrolli në organet sektoriale nuk e kanë fituar këtë orientim. Si rezultat, e kanë të vështirë për të studiuar zhvillimet në terrenin e tyre dhe të nxjerrin konkluzione nga përvoja, dhe shumë herë kontrolli kufizohet vetëm ose kryesisht në rezultate shifrash të punës. Kjo çështje nuk është vetëm ose kryesisht organizative. Por megjithatë është e tillë, për sa i përket anës së marrjes së masave dhe të kontrollit të zbatimit të tyre që arrihet kjo aftësi. Sigurisht që kjo gjithashtu kërkon përdorimin e analizës historike të lëvizjes  revolucionare vendase dhe ndërkombëtare dhe të ndërtimit socialist me kritikë dhe autokritikë kolektive, duke qenë se përvoja individuale apo edhe e veçantë kolektive nuk është e mjaftueshme.

Në këtë mospërputhje të punës udhëheqëse me detyrat e tanishme ndikon zhvlerësimi i faktit se akoma dhe veprimtaria më pioniere në luftë nuk e jep spontanisht mundësinë për përpunim dhe përgjithësim, ajo nuk mund vetvetiu të ndihmojë me efektivitet në ndërgjegjen politike klasore dhe në pjekuri. Në këtë çështje është e detyrueshme të largojmë perceptimet e gabuara që ushtrojnë mbi ne akoma efekte si fuqi e joaktive nga e kaluara. Lufta e përditshme pioniere dhe arritja e lidhjeve më të ngushta dhe më të forta në vendet e punës mund të kontribuojnë me vendosmëri në ndërgjegjësimin politik vetëm nëse zhvillohet njëkohësisht me ndërhyrjen ideologjike dhe politike të Partisë.

Me fjalë të tjera, duhet që -bashkë refleksin klasor, disponimin spontant komunist dhe qëndrim në jetë- dhe një nivel të caktuar së të menduarit materialist dialektik. Kërkohet njohje e mirë e konkluzioneve të përpunuara në mënyrë kolektive nga historia e Partisë dhe e lëvizjes komuniste ndërkombëtare në kombinim me një nivel minimal por të mjaftueshëm të përvetësimit të pozicioneve të filozofisë materialiste – dialektike, të analizës marksiste të ekonomisë kapitaliste, të determinizmit të shoqërisë socialiste-komuniste në kombinim me konkluzionet nga ndërtimi socialist në shekullin e 20-të. Duhet njohje e mirë e pozicioneve dhe analizave të Partisë për një sërë çështjesh ekonomike – politike – social.

Vetëm me arritjen e karakteristikave të mësipërme do të marrë thelb kryesor puna udhëheqëse që orienton organet dhe Organizatat Bazë të Partisë në monitorimin e çështjeve të përgjithshme dhe specifike të luftës, në përpunimin dhe specifikimin e ndërhyrjes sonë dhe në përgjithësimin e përvojës së kësaj ndërhyrje. Çështja kryesore që duhet të na shqetësojë nuk është vetëm nëse punojmë apo jo por dhe si punojmë.

Përpjekja për një kontribut të veçantë të organeve në luftën ideologjike-politike si një thelb kryesor i planifikimit dhe i kontrollit të punës së tyre ndihmon objektivisht në përshtatjen e analizave tona, jep përparësi në studimin e botëkuptimit tonë, në përdorimin e gazetës  "Rizospasti", të revistës "Komunistiki Epitheorisi" dhe të librit politik, ndërsa njëkohësisht ushqen me material (ngjarje, pyetje, mendime, qëndrime) analizat qendrore dhe orientimet.

Një tjetër pengesë me të cilën përballemi në këto përpjekje është fakti se edhe brenda në Parti ushtron ndikim rryma e përgjithshme që shihet në shoqëri për zëvendësimin e njohurive me informacione. Është thyer në masë të madhe lidhja e komunistit me leximin, studimin. Kjo krijon objektivisht  -veç problemeve të tjera-  dhe rrezikun e hendekut dhe diferencës së madhe në nivel me efekte të shumta edhe në kolektivitet, edhe në kontroll.

Kriteri i progresit të punës udhëheqëse është që të rrisë kapacitetin e forcave tona që të manifestojnë strategjinë e Partisë në konfrontim me zgjedhjet strategjike dhe përshtatjet përkatëse të politikave borgjeze, për të formuar kushtet që ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjes punëtore dhe të promovimit të aleancës sociale, në bashkimin, organizimin dhe përgatitjen e forcave punëtore popullore në luftën për pushtet. Kriter progresi është aftësia e forcave tona të argumentojnë superioritetin e socializmit, të orientojnë në mënyrë efektive pakënaqësinë popullore kundër kundërshtarit të vërtetë, duke çorganizuar përpjekjet borgjeze për devijimin e tyre në kanale të pa dëmshme për sistemin. Kjo përpjekje natyrisht duhet të marrë parasysh nivelin ideologjik dhe politik të masave, por jo që të përulet dhe të kufizohet në këtë, por si një parakusht kryesor që ta çojë atë.

Arritja e nivelit ideologjik dhe politik që kërkohet nga rrethanat e tanishme është një proces pune shumë këmbëngulës, i vazhdueshëm, i cili duhet të zhvillohet në nivel kolektiv dhe individual së bashku, dhe në mënyrë të pandarë, me veprimtarinë pioniere në luftën punëtore – popullore.

 

41. Thellësia ideologjike e organeve është parakusht për funksionin e tyre si shtabe të luftës udhëheqëse në beteja, për forcimin e iniciativës së organizatave të partisë në bashkimin dhe organizimin e masave popullore, për përdorimin dhe integrimin në planifikimin e punës së partisë të propozimeve që rrjedhin nga përvoja e luftës së klasave. Kjo është një parakusht për zhvillimin e frontit efektiv ideologjik-politik në sektorët e industrisë dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë kapitaliste, në të gjitha nivelet e arsimit, në fushën e kulturës dhe sportit, në çështje e barazisë dhe emancipimit të gruas, në lëvizjen e bujqve dhe në lëvizjen e të vetpunësuarve në qytete.

Puna e vazhdueshme për zhvillimin e thellësisë ideologjike të organeve, në mënyrë të veçantë të çdo anëtari të tyre, është parakusht për zhvillimin e aftësisë së Partisë në ndriçimin masiv, për përmirësimin e mjeteve, propagandistike, ndriçuese që Partia ka, për të specializuar kuadro në këtë sektor shumë pretendues dhe të veçantë.

Organet Sektoriale duhet të diskutojë në Organizatat Bazë të Partisë me mënyrë të planifikuar çështje të gjera, të nxjerrin përvojë nga ky debat, të mundohen që ta përgjithësojnë atë në nivel të organeve. Nevoja e prioritetit të diskutimit të çështjeve të tilla nga ana e organeve nuk duhet të "çojë në pafundësi" por në çështje që shqetësojnë përditë familjen punëtore – popullore që për të cilat, pushteti borgjez, ka mekanizma të ndryshme dhe të shumëformëshe si dhe shërbime që i aktivizon në vendet e punës, në vendet e banimit dhe në vendet e studimit duke ndërhyrë në mënyrë aktive (Bashkitë, OJQ-të, Kisha, institucione të ndryshme shtetërore, forcat e represionit etj.).

 

42. Disa çështje të tjera të punës udhëheqëse që duhet të përqendrojmë kujdesin tonë në bazë të raportit të punës Partisë janë:

• Përdorimi i përditshëm i Shtypit të partisë si një mjet për udhëheqje më të drejtpërdrejtë dhe efektive, për kalimin e më të shpejtë të linjës, pa shumë procedura të gjata. Kjo çështje është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e qarkullimit të gazetës së "Rizospastis", por edhe të botimeve të tjera Partisë. Ky angazhim personal i çdo anëtari të Partisë, është kusht i domosdoshëm për të vepruar si udhëheqës dhe pionier në vendin e punës, të vendbanimit, arsimimit.

• Udhëheqja e bazuar në objektivat e rindërtimit të lëvizjes punëtore dhe të ndërtimit të aleancës sociale. Kjo çështje ka të bëjë me organizimin dhe lëvizjen e forcave punëtore – popullore dhe me funksionimin dhe efektin e forumeve të lëvizjes, ndërsa është shumë e komplikuar kryesisht në organet udhëheqëse në zona, pa thënë me këtë se kjo gjë është e zgjidhur në organet sektoriale. E gjithë shtrirja dhe ndarja e punës së organeve duhet që të mbështesin këtë përpjekje. Është një çështje kritike pasqyrimi i saj në çdo lagje të qendrave të mëdha urbane, dhe të qendrave të vogla në periferi, organizimi i punëtorëve në sindikata dhe në klubet e tyre punëtore në të gjitha degët e sektorit privat dhe shtetëror, organizimi i të vetëpunësuarve të qytetit dhe të fshatit, i nxënësve – studentëve, të grave të familjes popullore. Në të njëjtën kohë me sa më sipër, duhet të bëhet përpjekje për organizimin e veprimtarisë së përbashkët të forcave popullore nëpërmjet komiteteve popullore dhe formave të tjera të bashkimit, për thellimin e përbërjes së luftës, për promovimin e aleancës sociale me orientim antikapitalist – antimonopoliste me synim pushtetin punëtor. Ky duhet të jetë elementi kryesor i punës udhëheqëse të organeve.

• Grumbullimi dhe sistemimi i forcave tona me kriter ndërtimin në sektorët kyç (industrial, me rëndësi strategjike, etj.), organizimin e punëtorëve, sidomos punëtorëve të rinj në lëvizje. Pavarësisht hapave të rëndësishme që janë bërë në këtë drejtim, duhet një kthesë edhe më e guximshme në orientimin në moshat produktive dhe të sistemimit përkatëse të forcave tona.

• Aftësia dhe gatishmëria për kthesa të mprehta të luftës së klasave. Ka të bëjë me gatishmërinë ideologjike politike dhe përgatitje të ngjashme. Ka të bëjë me masat që duhet të merren sot në një numër sektorësh, në udhëheqje dhe arsim për ndërhyrjen dhe ndërtimin në një sërë vendesh strategjike që kanë lidhje me kapacitetin dhe aftësinë e veprimit në kushte të ndryshimit të menjëhershëm.

Boshtet e përqendrimit të ndërhyrjes ideologjike të Partisë

43. Edhe për periudhën e ardhshme, deri në Kongresin e 21-të, mbetet si thelbi i punës ideologjike asimilimi i thellë i Programit të Partisë, i konkluzioneve nga ndërtimit socialist në BRSS, si dhe të atyre që rrjedhin nga studimi i historisë së Partisë që nga themelimi i saj deri në krizën e vitit 1991, por edhe nga historia e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Kemi arritur një shkallë të konsiderueshme që forca partiake dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) , madje akoma dhe një rrethi që ndikohen nga partia, të kenë asimiluar anë të Programit që kanë të bëjnë me karakterin socialist të ndryshimeve revolucionare dhe njohuritë themelore të shoqërisë socialiste-komuniste që munden objektivisht të japin rrugëdalje për problemet e acaruara sociale, nevojave bashkëkohore të klasës punëtore dhe shtresave popullore.

Megjithatë, duhet të marrë më shumë thellësi asimilimi i atyre aspekteve të Programit që lidhen me marrëdhëniet mes kushteve objektive dhe subjektive të nevojshme për të marrë lufta e klasave karakterin e përmbysjes revolucionare. Nga fakti i korrelacionit negativ global, ekziston rreziku i zhvlerësimit të rritjes së nevojshme të faktorit subjektiv në kushte jo-revolucionare. Si dhe në të kundërt, në përpjekjen për të kapërcyer këtë zhvlerësim të mundshëm ekziston rreziku i zhvlerësimit të elementit objektiv në evolucionin e korrelacionit midis klasave kundërshtare. Kuptimi i drejtë i kësaj marrëdhënieje fill së pari kërkon kuptimin e kontradiktave të brendshme të kapitalizmit që çojnë në kriza të sinkronizuara dhe të thella ekonomike, në kriza partitë borgjeze, në acarimin e kontradiktat brenda aleancave imperialiste, në çdo përshkallëzim ushtarak-luftarak të këtyre kontradiktave etj.

Partia Komuniste duhet -si parti që gjendet në anën e kundërt të menaxhimit borgjez- të monitorojë këto zhvillimeve, në mënyrë që të mundësojë aq sa ka në dorë ti theksojë dhe ti shfrytëzojë këto zhvillime në interes të përmbysjes revolucionare.

Duhet të kuptohet se ekziston një destabilitet i madh në zhvillime dhe procese në sistemin kapitalist global, në ekonominë kapitaliste. Ajo që sot duket e paluajtshme, e pandryshueshme, nesër mund të ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe. Aq më tepër që sot grumbullohen elementë që mund të çojë në ndryshime të papritura. Me këtë kuptim, askush nuk mund të parashikojnë ecurinë e ngjarjeve, mundësinë e hapjes së kanaleve, të krijohen mundësi dhe kushte për përmbysje të papritura në bilancin e forcave. Nga ky këndvështrim është e nevojshme gatishmëria ideologjike – politike – organizative dhe përgatitja që kultivohet çdo ditë në kushte jo-revolucionare.

Një anë e kësaj çështjeje përbën dhe kuptimi më i mirë i marrëdhënieve dialektike midis korrelacion të brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar të luftës së klasave. Fakti që për çdo PK ka prioritet udhëheqja e luftës së klasave në vendin e saj me synim heqjen e shfrytëzimit, nuk e mohon rëndësinë e korrelacionit -të paktën- rajonal në zhvillimin e luftës së klasave në një shtet apo në një grup shtetesh.

Historia e periudhave të ngritjes së shpejtë revolucionare të lëvizjes punëtore dhe revolucioneve punëtore dëshmon se vështirësia kryesore me të cilat u përballen forcat revolucionare ishte mungesa e parakushteve subjektive të fitores së revolucionit gjatë shpërthimit të situatës revolucionare dhe jo se në zonën përreth mbizotëronin kushte të stabilitetit kapitalist të mjaftueshëm për të mbytur kryengritjen-revoltën në një shtet apo në një grup shtetesh.

 

44. Çështje e rëndësishme e zbatimit të strategjisë revolucionare është marrëdhënia mes luftës imperialiste dhe të destabilizimit të pushtetit borgjez në të gjitha format e saj. Thellimi i krizës ekonomike dhe përshkallëzimi i mundshëm i kontradiktave ndër-imperialiste në konflikte ushtarake apo akoma edhe në luftë të përgjithësuar imperialiste është e mundur të krijohen kushte të tilla destabilizimi të pushtetit borgjez, si në Greqi ashtu dhe në shtete të tjera të rajonit.

Në rastin e përfshirjes së Greqisë në luftë imperialiste dhe në ndërhyrje imperialiste, Partia duhet -duke mbrojtur interesat e klasës punëtorë dhe të popullit- të udhëheqë organizimin e luftës punëtore – popullore që të dali Greqia nga lufta imperialiste. Kjo ka si parakusht jo vetëm disfatën e çdo lloj imperialisti të mundshëm si pushtues -qoftë ky "aleat" apo kundërshtar i përkohshëm i klasës borgjeze të vendit- por dhe disfatën totalitare dhe të vetë klasë borgjeze të Greqisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet e mundur marrja e pushtetit nga klasa punëtore dhe rrugëdalje nga barbaria kapitaliste, që për aq kohë sa mbizotëron dhe kalbet, në mënyrë të alternuar do të sjelli në njërën herë luftën, dhe në tjetrën "paqen" imperialiste me armën në kokën e popullit.

Në rastin e një lufte të tillë, Komiteti Qendror më një gatishmëri të ngjashme të vlerësojë hap pas hapi rrjedhën e luftës imperialiste, që në kohë të shpejtë dhe të saktë të ndërhyjë, të përgatisë forcat punëtore – popullore. Mund të ekzistojë një periudhë e gjatë e pjesëmarrjes së vendit në luftën imperialiste, pa shfaqjen e situatës revolucionare, veçanërisht në rastin e okupimit-pushtimit. Kërkohet absolutisht punë e madhe në kushte jo-revolucionare për krijimin e suksesshëm të kushteve për humbjen-disfatën e klasës borgjeze vendase dhe të huaj. Kjo është një punë e cila ka vështirësi të veçanta që nuk zgjidhen thjesht me disa parulla të përgjithshme për dënimin e luftës ose daljen nga lufta imperialiste, si dhe përfshin çështje të shumëllojshme që pararoja politike duhet ti studiojë vazhdimisht.

Në përgjithësi, pjekuria e faktorit subjektiv në kushtet revolucionare varret edhe nga puna sot: Nga pjekuria ideologjike-politike, të asimilimit të Programit të Partisë, nga aftësia e veprimtarisë në të gjitha rrethanat, por dhe edukimi i masave punëtore – popullore në veprimtarinë me drejtim antikapitalist – antimonopolist sot.

Në të njëjtën kohë me një kuptim më të thellë të çështjeve të mësipërme në marrëdhëniet dialektike të faktorëve objektiv – subjektiv për revolucionin, është e nevojshme dhe mos lodhja, durimi, komunist në mënyrë që të luftojë komunisti në kushte jo-revolucionare pa u bashkuar-asimiluar në periudhën relativisht të "ligjshme", "paqësore".

Kjo është çështja kryesore me të cilën do të përballet ideologjikisht, por edhe si qëndrim në jetë, sidomos komunistët e moshave të reja. I gjithë aktiviteti që është shpalosur deri më sot drejt festimit të 100 vjetorit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ka ndikim të shumëfishtë pozitiv në forcat e partisë dhe sidomos në forcat e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në shoqe dhe shokë të rinj. Objektivat që janë vendosura për dy vitet e ardhshme për të nderuar këtë festë përfshijnë pjekurinë, edukimin dhe nxitjen e militantizmit dhe moralit të lartë në potencialit e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe përreth saj.

 

45. Në prag të veprimtarisë ideologjike-politike për 100 vjetorin e Partisë dhe të 50-vjetorit të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), ndriçimi për karakterin socialist të revolucionit, të pushtetit dhe të ekonomisë duhet të thellohen edhe më shumë si për përmbajtjen e saj ashtu dhe për shpjegimin e shkaqeve dhe natyrës së përmbysjeve kundërrevolucionare. Parakusht i domosdoshëm është përpjekja e trajtimit të sulmit borgjez dhe oportunist nga pozicione njohurie të ligjeve deterministe të shoqërisë kapitaliste dhe socialiste-komuniste.

Ka ende dobësi të rëndësishme në të kuptuarit e këtyre ligjeve determinist. Dobësi të tilla shprehin koncepte si "de-industrializimi" për shkak të krizës ekonomike, për "çgrekëzimin" për shkak të forcimit të mekanizmave të kontrollit të bashkimit europian ose nëpërmjet bashkimit të bashkimit të biznesit-tregtar të trusteve të mëdha monopoliste, për "veçori greke" në lidhje me aksionet e mëdha të aktiviteteve ekonomike që nga shtabet borgjeze janë klasifikuar si "shërbime", për të ashtuquajturat "nën-konsume" ose "mbi-konsume" ose të mënyrës së menaxhimit të borxhit publik-shtetëror si shkaqe të krizës ekonomike kapitaliste, etj.

Një tjetër problem i tillë është krahasimi i gabuar i ndërmarrjes shtetërore kapitaliste me njësinë e prodhimit socialist. Përveç pozicioneve përkatëse të Partisë, duhet që dhe objektivat e luftës në lëvizjen sindikale të ndihmojnë në theksimin e luftës me këtë koncept, në shfaqjen e dallimit të plotë të këtyre dy formave të organizimit të prodhimit. Ngjashmëritë që ekzistojnë për çështje të tilla si përpjekje për të reduktuar koston e punës ose të lëndëve të para nuk duhet të maskojë, të fshehë, dallimin thelbësor ndërmjet tyre, e cila rrjedh nga marrëdhëniet e krejt të ndryshme të pronës në mjetet e prodhimit të cilat kanë si rezultat të përfitojnë forca të ndryshme shoqërore.

Gjithashtu, në qëndrimet e Partisë dhe në objektivat e luftës së lëvizjes sindikaliste punëtore duhet të intensifikohet si promovimi i nevojave bashkëkohore punëtore – popullore të cilat përcaktohen nga kapacitetet aktuale të shkencës dhe të prodhimit si dhe promovimi i termave dhe i kushteve për përmbushjen e tyre.

Siç bëhet lehtë e dukshme, për të gjitha këto kërkohet një kuptim më i thellë i ligjeve definitive të ecurisë së ekonomisë kapitaliste dhe i karakteristikave specifike të secilës fazë dhe situate, interpretimi i zhvillimeve aktuale ekonomike dhe politike (papunësia, shkurtime të pagave, ndryshime të qeverive, etj.) nën ndriçimin e këtyre ligjeve deterministe dhe krahasimin e tyre me ligjet deterministe të prodhimit socialist dhe pasojat e tyre për prodhuesit pasurisë.

 

46. Duhet asimiluar në vetëdije pozita se vetëm klasës punëtore është objektivisht klasës revolucionare, ndërtuesja e shoqërisë socialiste-komuniste, pra dhe forca udhëheqëse në krahasim me forcat e tjera popullore. Vetëm klasa punëtore mund të marrë karakteristika revolucionare, të bëhet një lëvizje konsekuente klasore revolucionare, ndërsa lëvizjet e forcave të tjera popullore nuk mund të bëhen bartës konsekuent të pronës private në mjetet e prodhimit. Në të njëjtën kohë, duhet të asimilohet në vetëdije pozita se roli objektiv i klasës punëtore në revolucion objektivisht është në interes edhe për të vetëpunësuarit e sotëm (prodhuesit individualë të mallrave), duke i dhënë atyre rrugëdalje nga problemet aktuale nëpërmjet perspektivës së integrimit të tyre në punën drektë sociale. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) siguron si pararojë ideologjike – politike në Greqi manifestimin e nevojës për aktivitet të përbashkët të vete-punësuarve me klasën punëtore në kushtet e kapitalizmit, por dhe integrimin e tyre gradual në prodhimin direkt social në kushtet e socializmit – komunizmit.

Përpjekjet për zhvillimin e luftës anti-kapitaliste dhe luftës për pushtet punëtor do të hasin vazhdimisht para tyre presionet e ripërtëritura të forcave politike oportuniste dhe borgjeze apo edhe të masave punëtore – popullore që janë manipuluar politikisht për zgjidhje politike menaxhuese "brenda mureve kapitaliste" në emër të uniteti të famshëm kombëtar.

Këto kërkesa nënshtrojnë interesat e shumicës së madhe popullore në interesat e pakicës shfrytëzuese të klasës borgjeze. Rreziqet nga këto rriten në kushtet e trazirave në piramidën imperialiste, të destabilizimit të aleancave imperialiste dhe shfaqjen e të rejave, në kushtet e krizës së partive qeveritare borgjeze dhe shfaqjen e partive të reja, në kushte kur konfrontimi mes liberalizmit borgjez dhe socialdemokracisë përsëriten, mes parlamentarizmit borgjez dhe diktaturës fashiste apo ushtarake, mes modernizimit urban ndaj atij fetar – racor dhe prapambetjeve të tjera.

Mbetet si çështje kryesore e luftës ideologjike – politike aftësia e Partisë të luftojë kundër iluzioneve që thonë se përmes reformave parlamentare dhe të përmirësimit gradual të përqindjeve zgjedhore (të votave) mund të bëhet kalimi në socializëm, të zbulojë rolin që ka objektivisht çdo qeveri borgjeze, të nxjerrë në pah dhe të shfrytëzojë në këtë drejtim përvojën historike aktuale por edhe të mëparshme të shumë shteteve të Europës, të Amerikës Latine etj.

Si teoria ashtu dhe historia e lëvizjes komuniste tregon se është e dobët shpallja e karakterit socialist të revolucionit dhe të pushtetit, kur kjo përshkohet në praktikë nga objektiva kalimtare qeveritare në kuadrin e kapitalizmit, në emër të krizës së zgjatur ekonomike, të shtimit të dhunës së shtetit dhe të punëdhënësve, në emër të terrorizmit të hapur ndaj lëvizjes punëtore dhe komuniste, të dhunës naziste – fashiste, të pezullimit të procedurave parlamentare, të kërcënimit ose kryerjes së luftës imperialiste.

Lufta e përditshme politike për të gjitha çështjet nuk duhet kurrë të shkëputet nga detyra kryesore politike revolucionare e luftës për pushtet punëtorë.

Në periudhën e ardhshme problemet e kohezionit të BE-së dhe të Eurozonës, forcimi i BRICS-it, ndërhyrjet e SHBA-ve për të stabilizuar edhe më tej pozitat e tyre në Europë dhe Azi, do të krijojnë kushte që do të aktualizojnë përsëri rëndësinë –vendimtare për lëvizjen revolucionare– të lidhjes së luftës kundër luftës imperialiste me luftën për pushtetin e punëtorëve.

 

47. Me rëndësi të veçantë është thellimi i argumenteve për dallimin krejt të ndryshëm që ka demokracia borgjeze dhe institucionet e pushtetit punëtor. Karakteri tipik i pjesëmarrjes në demokracinë borgjeze vjen në kundërshtim të drejtpërdrejtë me karakterin thelbësor të saj në kushtet e pushtetit punëtor. Pushteti punëtor përbën një formë më të lartë të demokracisë, sepse ajo ka si tipar kryesor të saj pjesëmarrjen aktive të popullit në formësimin e shoqërisë socialiste dhe si themel të saj njësinë e prodhimit, shërbimin social, njësinë administrative, partneritetit produktiv.

Sot duhet -më shumë se më parë- të intensifikohet lufta për zbulimin e demokracisë borgjeze, si formë e ushtrimit të pushtetit borgjez, d.m.th e diktaturës së kapitalit. Është i domosdoshëm diskreditimi i argumentuar i mekanizmave të demokracisë borgjeze (p.sh. i zgjedhjeve parlamentare, bashkiake, euro-parlamentare) dhe nxjerrja në pah e natyrës klasore e çdo Kushtetute borgjeze në kapitalizëm etj. Në këtë përpjekje duhet të shfrytëzohet dhe nxjerrja në pah e ndryshimeve moderne reaksionare në lidhje me shtetin borgjez dhe sistemin politik borgjez, si modernizimi i mekanizmave represive, ndryshimet në Kushtetutë, etj.

 Gjithashtu duhet të forcohet përpjekja që të refuzohet nga klasa punëtore dhe shtresat popullore teoria reaksionare e "dy anëve ekstreme", e cila (kjo teori) errëson dy anët e vërteta "ekstreme" në shoqërinë kapitaliste, që nuk janë tjetër veç klasës shfrytëzuese të kapitalit dhe klasës së shfrytëzuar punëtore. Duhet luftë e mprehur me iluzionet që thonë se lëvizja punëtore duhet të luftojë rrymën fashiste nën flamurin e demokracisë borgjeze, dhe të nxjerrë në pah faktin se socialdemokracia dhe fashizmi përbërën historikisht "dy anët ekstreme" të pushtetit të kapitalit.

Më konkretisht për gazetën "Rizospasti" dhe portalin 902.gr në internet

48. Një rol të rëndësishëm në sa më sipër do të luajë mediat e partisë, "Rizospasti" dhe portalin 902.

Komiteti Qendror ka bërë përpjekje për të përmirësuar përmbajtjen e organit të përditshëm të saj, duke promovuar dhe forcimin e personelit me kuadër. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve pozitive që janë bërë, edhe pse në përgjithësi gazeta "Rizospasti" iu përgjigj detyrave të përgjithshme të saj si mjeti me të cilin vija politike e Partisë arrin çdo ditë te anëtarët, miqtë dhe simpatizantët e saj, gjendemi ende shumë larg nga nevoja që të bëhet udhëzues i përditshëm për aktivitet. Duhet të bëhen ende më shumë hapa, për të përmirësuar përmbajtjen e gazetës, aftësinë për të dhënë çdo ditë në mënyrë sa më të konkretizuar luftën politike – ideologjike, të paraqiti dhe të popullarizojë politikën e Partisë, të pasqyrojë me gjallëri luftërat e vogla dhe të mëdha që bëjnë punonjësit me pagë dhe shtresat punëtore kundër armikut klasor. Të gjitha këto detyra duhet ti kryej duke marrë parasysh se i drejtohet kryesisht moshave prodhuese të klasës punëtore dhe të shtresave popullore.

Problem i madh mbetet qarkullimi i ulët i gazetës, shumë larg nga mundësitë reale dhe tendenca për rënie vazhdon. Çështja duhet të zgjidhet në periudhën e ardhshme. Në thelb të këtij problemi gjendet përdorimi i organit të përditshme të Partisë, me përgjegjësinë e vetë organeve drejtuese të KQ deri në organet sektoriale, integrimi i saj si një element i funksionimit të përditshëm të partisë, si element i punës udhëheqëse.

Krijimi i portalit elektronik 902.gr në internet si një mjet shtypi e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ishte një hap i rëndësishëm në ndërhyrjen e Partisë në rrjetet e internetit dhe e informacionit të drejtpërdrejtë. Që nga krijimi i tij e deri më sot, është bërë përpjekje e konsiderueshme për përmirësimin e tij dhe që nga viti 2015 është postuar versioni i ri. Duhet të bëhen më shumë përmirësime në Tema dhe në paraqitje për të siguruar një cikël më të madh të lexuesve të përditshëm. Kjo çështje duhet të trajtohet me horizont 100-vjetorin që nga themelimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në vitin 2018, e kombinuar me përmirësimin e faqes elektronike në internet të gazetës "Rizospasti".

Por, në çdo rast, ekzistenca dhe funksionimi i portalit 902, si dhe e çdo portali tjetër ose faqeje e internetit të Partisë nuk mund të zëvendësojnë leximin dhe përdorimin e gazetës "Rizospasti", si për pajisjen ashtu dhe për përhapjen e qëndrimeve dhe politikën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). Në këtë drejtim duhet të shpjegohet në punën e përditshme udhëheqëse ndryshimi i madh mes njohurive dhe informacionit të vërtet nga njëra anë dhe informacionit të thjeshtë dhe lajmeve nga ana tjetër.

Njëkohësisht, duhet të tregohet roli specifik i revistës "Inspektimi Komunist", që përmbledh analizat bashkëkohore të Partisë, por dhe tekste të që kanë vlerë në çdo kohë të lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Të tregohet roli i studimit të librit, nevoja për pasurimin e çdo zyre të partisë dhe shtëpie komunisti me librin marksist, me botime politike, me libra të letërsisë etj. 

Lufta për rindërtimin e lëvizjes punëtore

49. Sot, merr karakter të rëndësishëm vetë ecuria e lëvizjes, zhvillimi i luftërave, lufta për rindërtimin e lëvizjes punëtore sindikaliste dhe promovimi i aleancës sociale (shoqërore).

Çështjet me të cilat kemi për tu përballur, kryesisht brenda në klasën punëtore, në lëvizjen punëtore, janë në një farë mase në një fazë të re, siç u përmend tashmë në kapitullin mbi zhvillimet politike dhe ekonomike të brendshme dhe ndërkombëtare. Vlerësimi për gjendjen e lëvizjes punëtore sindikaliste, niveli i zhvillimit të vetëdijes politike të klasës punëtore, i disponimit dhe i luftës së aleatëve natyror të klasës punëtore (bujqit e varfër, të vetë-punësuarit) nuk ka ndryshuar dhe prek dhe moshat e reja produktive. Ikona e regresit të përgjithshëm, e kthesës, e pasigurisë së përgjithësuar, e fatalizmit, e frikës janë të njohura, e hasim në çdo hap ton.

Megjithatë, ekzistojnë vatra të reja të rezistencës, zhvillohen luftëra. Protestat që filluan me iniciativën e Partisë, të komunistëve në kuadër të lëvizjes sindikaliste të klasës punëtore për frontin e madh për Sigurimet Shoqërore patën një masivitet të rëndësishëm dhe përbëjnë një material i rëndësishëm për zhvillimin e lëvizjes. Konkluzioni i rëndësishëm është se ekzistojnë mundësitë, pavarësisht se vazhdojnë të ekzistojnë vështirësitë objektive dhe subjektive.

   Pavarësisht nga fakti se është e pazëvendësueshme puna për zhvillimin e luftërave në fronte të ndryshme luftarake, përballimi me të gjitha problemet e vogla dhe të mëdha të klasës punëtore në terrene dhe në sektorë të ndryshëm, rritja vendimtare e lëvizjes punëtore nuk mund të ekzistojë për aq sa nuk zgjerohet një pararojë e klasës punëtore që bindet nga  nevoja për të përmbysur sistemin, të frymëzohet nga perspektiva socialiste, kryesisht në fabrika, në biznese dhe në vendet e punës.

Kjo ka të bëjë kryesisht me punën e pavarur të Partisë, punën e komunistëve në vendet e punës, në organizatat sindikaliste. Lufta brenda lëvizjes sindikale, përvoja nga pjesëmarrja në atë, puna me linjë anti-kapitaliste ndihmon, e lehtëson një proces të tillë, por nuk munden të japin një përgjigje të plotë.

Aktivitetet – protestat në vitin 2016 dhanë shembuj të gjallë për fuqinë që mund të ketë klasa punëtore, për rëndësinë e aleancës sociale. Forcuar ndikimin politik dhe prestigjin e Partisë, ndikimin në grupimet radikale brenda të cilave punojnë në mënyrë aktive anëtarët e Partisë.

Vërtetohet një konkluzion bazë: Që të takohemi me forca të fuqishme në frontet kryesore, për të përmirësuar aftësinë tonë për të punuar dhe për të ndikuar në forcat militante popullore me nivele të ndryshme të ndërgjegjes, kërkohet një nivel më i lartë ideologjik, organizativ dhe praktikë të ndërhyrjes së Partisë, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj në masat punëtore dhe popullore.

Kriter kyç në punën tonë udhëheqëse duhet të jetë ruajtja e lidhjeve militante me ata dhe ato  duan të bëjnë rezistencë, pavarësisht nga niveli aktual i të kuptuarit dhe i pranimit të së gjithave pozicioneve tona. Kjo natyrisht nuk do të thotë dhe tërheqje nga detyra e identifikimit të shkaqeve reale të problemeve, të promovimit të argumentuar dhe specifik të drejtimit për zgjidhjen e tyre që në mënyrë të qartë është drejtimi anti-kapitalist – anti-monopolist. Nga vetë gjërat, konfrontimet ideologjike politike brenda në lëvizje do të mprihen, por duhet vigjilencë, gatishmëri, aftësi për kryerjen e saj me kushte lëvizjeje.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka aftësi të udhëheqë luftëra të mëdha. Në ciklin e aktiviteteve që u zhvilluan, pati përpunim të pozicioneve dhe objektivave të luftës për problemet e mëdha sociale, të cilat në një farë mase gjetën pranim të gjerë. Pati plan veprimi dhe përgatitje. Sigurisht, ende vazhdojnë të peshojnë pikëpamjet e ndryshme armiqësore (borgjeze, reformiste, oportuniste) të kundërshtarëve dhe së bashku me këto, pikëpamjet për jo efikasitetin e luftërave të zhvilluara, iluzionet, frika, i tërë rrjeti i faktorëve që kufizojnë ndikimin e pozicioneve tona.

Nuk është e rastësishme që së bashku me luftën ekonomike për rritjen e shfrytëzimit njëkohësisht rritet e forcohet dhe lufta politike dhe ideologjike për përçarjen, manipulimin, për çorientimin dhe vënien në kurth të punëtorëve dhe masave popullore. Ndërhyrja ideologjike-politike e punëdhënësve, veçanërisht në vendet e punëve të mëdha, bëhet me shumë forma. Kjo ndërhyrje nuk kufizohet në kultivimin e logjikës së "partneritetit" dhe të "kompanisë sonë", por merr shprehje praktike nëpërmjet nismave të tilla si të ashtuquajturat "Përgjegjësia Sociale e Korporatës" dhe aktivitete të tjera (p.sh, "të gjithë së bashku ne mundemi"), apo edhe me iniciativa të mbështetjes psikologjike dhe mirëqenieje në vendin e punës nga stafet e menaxhimit të personelit.

 

50. Problem i madh për rritjen e luftës së klasave është dominimi i forcave reformiste – oportuniste në sektorët strategjikë, në fabrikat dhe vendet e mëdha të punës, ku kemi pak forca. Kjo është një pengesë e fortë që pengon radikalizimin. Ky konkluzion u vërtetua edhe në protestat e fundit që u bënë për Sigurimet Shoqërore. Në këtë luftë u dëshmua, edhe një herë, se sa i rrezikshëm është roli i reformatorëve, i oportunizmit, si një kolonë e dobishme e sistemit në momente kritike, roli i shumicës së drejtuesve të sindikatave në GSEE (Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë) dhe e ADEDY (Drejtoria e Lartë e Unioneve të Nëpunësve në Shtet), në Federata të mëdha dhe Sindikatat.

Këto forca janë përgjegjëse për çorganizimin e lëvizjes sindikale, pengim të radikalizmit të lëvizjes në kushtet e krizës së zgjatur. Ato kanë përgjegjësi të madhe historike, sepse me të gjithë gamën e pikëpamjeve dhe praktikave të tyre ideologjike dhe politike mbjellin konfuzionin, çorientimin. Ato kontribuuan në bllokimin e masave punëtore dhe popullore në pikëpamje të përshtatshme për sistemin, kryesisht nëpërmjet perceptimit të bashkëpunimit mes klasave, duke mohuar solidaritetin dhe unitetin klasor.

Perceptime të tilla dominojnë në sektorë strategjikë si në Energji, Banka, Transport, Telekomunikacion, në Administratën Publike, në Shëndetësi dhe Arsim, por edhe në sektorë të tjerë. Në disa sektorë, në të cilët forcat që mbështet Partia kanë shumicën në Këshillin Drejtues të Federatës dhe në Sindikata të mëdha, është shumë e vogël dhe ende mjaft e dobët prania partiake, ndërhyrja dhe kryesisht organizimi në vendet e mëdha të punës që mbulojnë këto organizata masive.

Kundërshtari klasor, në terrenin e dominimit të tij ideologjik dhe politik, me ndihmën e reformatorëve dhe oportunistëve, arriti që të kalojë gjerësisht në ndërgjegjen punëtore popullore pikëpamjen se kriza është një pasojë e menaxhimit të keq nga ana e partive liberale dhe socialdemokrate, se gjoja na qenka një devijim nga sistemi i shëndetshëm kapitalist dhe për këtë arsye me një përzierje më të mirë politike, na qenka e mundur të korrigjohet sistemi dhe BE-ja.

Pas qeverisjes dy-vjeçare të SYRIZA, e cila mbolli në mënyrë masive zhgënjimin në seksione të gjera të klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore, ideja se "asgjë nuk bëhet, asgjë nuk del", "të jashtmit janë ata që vendosin" etj. shfaqet me më shumë intensitet. Për këtë ka rëndësi që të shpjegohet plotësisht se ku çuan luftërat dhe korrelacionet që u formuan që nga viti 2009 e deri më sot dhe pse lëvizja duhet që të ndryshojë drejtim. Krahas kësaj, duhet nxjerrë në pah dhe kufijtë e ndryshëm që ka dhe vetë sistemi kapitalist në periudha dhe faza të ndryshme të tij.

Kjo ngre një detyrë serioze ideologjike-politike për Partinë në përgjithësi. Të fusim brenda përvojës së luftës punëtore, popullore, të gjithë këtë ecuri të lëvizjes, zhvillimet e tërë këtyre tetë viteve të krizës. Kemi vetëdije të plotë se të gjitha këto funksionojnë në mënyrë kontradiktore mbi ndërgjegjen punëtore, në shumicën e klasës punëtore.

Ka rëndësi të veçantë sot që të bëhet e qartë natyra e reformizmit modern, bartësi kryesor i të cilës janë forcat e oportunizmit brenda në lëvizjen sindikaliste punëtore. Sot, linja reformiste në lëvizjen sindikaliste ka në mënyrë të hapur karakterin e një propozimi për menaxhim të sistemit, dhe në të njëjtën kohë bashkon kërkesat dhe qëllimet e luftës që nuk janë thjesht të shkëputura nga lufta për përmbysje revolucionare, por janë plotësisht të integruara në strategjinë e kapitalit. Për shembull, përmbajtja e sloganit për rindërtimin produktiv, e ngritur kjo nën gamën e gjerë të programeve kalimtare, është identike në realitet me qëllimin e rimëkëmbjes kapitaliste dhe ndryshimin e modelit të prodhimit, pavarësisht nga fakti se kjo kamuflohet me slogane dhe kërkesa radikale (të tilla si demokraci të drejtpërdrejtë, dalja nga euro, etj.) Bëhet fjalë për qëllime lufte në lëvizje të cilat -përmes integrimit të tyre në programe të ndryshme kalimtarë dhe propozime të tjera politike gjoja tani për tani- shfrytëzohen për të bllokuar në versione të ndryshme të politikës borgjeze dhe në linjën e qeverisjes.

Konfrontimi me linjën oportuniste-reformiste në lëvizje lidhet edhe me konfrontimin për kërkesat dhe objektivat, për vetë orientimin e luftës. Përpunimi i çdo linje lufte duhet të ketë ato elementë të stabilitetit dhe fleksibilitetit që të lehtësojë evakuimin e forcave radikale-sidomos të moshave të reja- që joshen dhe bien në kurthin e propozimeve të ndryshme të menaxhimit.

Në këtë betejë ideologjike politike duhet të jenë protagonist komunistët, duke përdorur në konfrontim avantazhin e vërtetimit të vlerësimeve të Partisë në çështjet e mësipërme kryesore.

Fakti se Partia nuk u zmbraps ideologjikisht dhe organizativisht pavarësisht presionit shumë të fortë, që ishte protagoniste në betejat e mëdha duke hapur fronte të mëdha ideologjike dhe politike, hell objektivisht baza të reja kontakti me klasën punëtore dhe shtresave popullore. Në veçanti, pozicioni i Partisë për mos-pjesëmarrje në qeveritë borgjeze u tregua një armë e fuqishme në luftën për emancipimin e klasës punëtore, u bë mburojë parandaluese e lëvizjes punëtore ndaj nënshtrimit dhe kompromisit të planeve borgjeze.

Evoluimi i korrelacionit në lëvizjen sindikaliste dhe ndikimi i Partisë

51. Përqindja e përgjithshme e pjesëmarrjes së punëtorëve në sindikata, siç është e shënuar nga të dy elementet, GSEE dhe ADEDY, si dhe në zgjedhjet e sindikatave në sektorë, aktualisht nuk kalon 25%, ndërsa vazhdimisht gjendet në rënie. Tërhiqje ka edhe në organizimin dhe pjesëmarrjen e grave (sidomos të moshave më të reja) dhe të emigrantëve. Kjo është një nga problemet kryesore me të cilat do të përballemi.

Për arsye të ndryshme, situata aktuale është edhe më keqe nga ajo që tregohet nga të dhënat zyrtare dhe statistikat. Një nga arsyet është ndërhyrja e punëdhënësve dhe sindikalizmit punëdhënës-qeveritar me synim ndryshimin e rezultateve në një seri votimesh në sindikata duke paraqitur regjistrime të rreme si anëtar të sindikatave, të regjistruar dy herë etj.

Edhe më keq është gjendja e nivelit të organizimit në sindikata dhe shoqata në lëvizjen e të vetë-punësuarve dhe në lëvizjen e bujqve.

Partia i mbajti forcat e saj në lëvizjen sindikaliste punëtore dhe në disa fusha dhe sektorë fitojë poste të reja dhe forca. Siç tregohet nga të dhënat përkatëse, humbjet kryesore të partisë u identifikuan në sektorët të cilët kanë marrë një goditje të madhe, si para ashtu dhe gjatë krizës, për shkak të zvogëlimit të forcës punëtore (në ndërtim, tekstile, veshje, këpucë, duhani, etj.) dhe në pensionistë.

Lëvizjet - protestat e viteve të fundit kanë forcuar ndikimin politik të Partisë, ndikimin e bashkimeve në të cilat punojnë në mënyrë aktive anëtarët e Partisë. Në forcimi i kapitalit monopol duhet të presim intensifikim të mëtejshëm të kontrastit kapital – punë me pagë dhe, mbi këtë bazë, mprehje të së gjithave kontradiktave shoqërore.

Nga këtu rrjedh nevoja dhe mundësitë e punës më të planifikuar e Organizatave të Partisë, e të gjithë Partisë, në linjat e klasës punëtore dhe të lëvizjes së saj, që të forcohet lufta e klasave kundër kapitalistëve, partive dhe qeverive të tyre, në përgjithësi kundër pushtetit kapitalist, në perspektivën e konfrontimit për ta përmbysur atë, për pushtetin revolucionar të punëtorëve.

Partia, e pajisur me strategjinë e saj, analizat rreth çështjeve të ndryshme që dalin gjatë rrjedhës së luftës klasore, të armatosur me përvojë e përpunuar të periudhës së fundit, por edhe me përvojën pothuajse qindvjeçare të saj, mund të ndikojë në mënyrë vendimtare që të forcohet dhe të kuptohet orientimi i nevojshëm anti-kapitalist i luftës.

Përvoja e fundit vërteton se forcat që nuk kanë përvojë politike do të dalin në rrugë nën peshën e problemeve të mprehura, pavarësisht nga fakti se ato nuk do të bien dakord për të gjitha me ne, ato do të kenë durim të kufizuar në vështirësitë dhe kthesat e luftës. U provua në praktikë aftësia e Partisë për të vlerësuar objektivisht dëshirat e masave, të ndërhyjë me plan dhe e organizuar si një pararojë në kuadrin e luftës, në format e organizimit dhe luftës, në konfrontime, duke u bërë protagoniste në proceset masive kolektive të lëvizjes, me kujdes dhe fleksibilitet për zgjerime, pa e dobësuar elementin e vigjilencës, të konfrontimit.

Një ndërhyrje e tillë nuk bëhet papritmas dhe në mënyrë spontane, kërkon punë -kolektive dhe individuale- partiake me karakteristika pioniere. Kjo punë, në kohën e duhur, për sa i përket kushteve, të sjell prestigjin, njohjen, dhe nëpërmjet këtyre mundësive grumbullimin e forcave që nuk e ndjekin politikisht Partinë ose e ndjekin rastësisht apo në mënyrë emocionale. Është e nevojshme të rritet gatishmëria e forcave të partisë, të shfrytëzohen më tej miqtë e Partisë, të përmirësohet aftësia për të ardhur në kontakt me forca të tilla dhe të ndikojnë në drejtimin e luftës së tyre.

Detyrat që rrjedhin për rindërtimin e lëvizjes

52. Në Vendimi i Plenumit të Zgjeruar të KQ në Dhjetor të vitit 2015, është përcaktuar si përmbajtje e rindërtimit "... përgatitja dhe zhvillimi i lëvizjes punëtore në gjendje të konfrontohet me vendosmëri dhe në mënyrë efektive dhe në aleancë me shtresat popullore të së vetë-punësuarve dhe bujqve me strategjinë e përpunuar unike të kapitalit dhe të pushtetit kapitaliste". Kjo detyrë kërkon një punë më komplekse ideologjike politike dhe organizative më të lartë nga Partia, si në radhët e saj ashtu dhe ne radhët e lëvizjes, me bosht nevojat bashkëkohore të forcave punëtore – popullore, kërkon futjen e kërkesave të veçanta në një plan të grumbullimi të forcave dhe lufte me përmbajtje antikapitaliste.

Plani për rindërtim do të bazohet mbi të gjitha në Organizata të forta të Partisë në fabrika, në bizneset e sektorëve strategjik. Do të luftojë dhe do të kontrollohet vazhdimisht me shqyrtime kritike të përvojës, për të nxjerrë në pah vështirësitë praktike, por edhe dobësitë subjektive, në formë unike, në mbarë vendin, me stabilitet, me vendosmëri, me përshtatjet e nevojshme dhe specifikim në çdo degë.

Kështu, orientimi jonë për zhvillimin dhe rindërtimin e lëvizjes duhet të përqafojë çdo qytet dhe rajon, duke pasur në vëmendjen e tij grupet monopoliste, fabrikat, centralët e rrymës elektrike, telekomunikacionin, transportin publik, qendrat tregtare, njësitë e shëndetësisë dhe mirëqenies. Në të njëjtën kohë, të vetë-punësuarit të qytetit dhe bujqit në fshat, hapësirat e arsimit të rinisë, hapësirat ku grumbullohen moshat e reja nga familjet punëtore - popullore.

Çështje qendrore që duhet ta kemi në vëmendje është se deri në çfarë mase është formuar koncepti unik në vetë forcat e partisë në lidhje me përmbajtjen e rindërtimit dhe detyrat që dalin për promovimin e saj.

Pavarësisht nga këto hapa, ka ende vonesa për të kapërcyer veçantitë dhe të ngulitet koncepti ynë për detyrat e komunistëve nën drejtimin e mësipërm. Kushtet që u formuan me shpërthimin e krizës kapitaliste kanë nxjerrë në pah vështirësi të reja. Pavarësisht nga parashikimet përkatëse, nuk ishim plotësisht gati dhe me përshtatje të shpejtë në kushtet e reja të krijuara nga kriza e thellë dhe e zgjatur, nuk kishim studiuar kufizimet e reja apo vështirësitë në asimilimin dhe zbatimin e planifikimit për rindërtimin.

Në periudhën e ardhshme me më shumë vendosmëri duhet që të marrim masa për të rritur efikasitetin në promovimin e kësaj detyre qendrore në të gjithë Partinë dhe në rininë Komuniste të Greqisë (KNE), që nga KQ e deri në çdo Organizatë Bazë të Partisë dhe të rinisë, në çdo grup të partisë.ock text.

Formimi i nevojshëm i një kuptimi unik për përmbajtjen e rindërtimit të lëvizjes sindikaliste punëtore

53. Është e nevojshme që të marrë përmasa të qëndrueshme koncepti se, -siç tashmë e kemi përmendur- problemet për kushtet e punës dhe të jetës së klasës punëtore, edhe pse ato përbëjnë bazën e luftës dhe duhet vazhdimisht të zhvillohet me kontributin pionierë të komunistëve, ato nuk çojnë vetvetiu në zhvillimi i vetëdijes politike klasore. Nga këtu lindin dhe detyrat e luftës ideologjike-politike e komunistëve në lëvizje për të forcuar drejtimin antikapitalist të tyre. Këto detyra përfshijnë përpunimin e kërkesave për luftë dhe zgjedhjen e formave të organizimit dhe aleancës me forcat popullore dhe kërkojnë njohuri të mirë të strukturës së klasës punëtore, të përçarjes së madhe që karakterizojnë atë, dhe të mekanizmave të reja dhe metodave të manipulimit nga ana e borgjezisë, e cila nuk do të heqë dorë nga integrimi i lëvizjes punëtore me të.

Kërkohet fërkime të përditshme dhe edukim, shqetësim dhe kujdes nga organet drejtuese që të çohet iniciativa, veprimtaria e përditshme e komunistëve, veçanërisht e të rinjve. Kërkohet orientim dhe kontroll krijues, në mënyrë që të formohet një njohuri e qartë e zhvillimeve në çdo sektorë, vlerësim i saktë dhe objektiv i korrelacionit, e disponimit të masave, të taktikës së punëdhënësve dhe të forcave të tjera, si dhe ndikimin e saj. Kërkohet punë e përditshme dhe e palodhur individuale që të formohen lidhje të përditshme me klasën punëtore, -akoma dhe në kohët që nuk janë të dukshme rezultatet-, që do të konvertohen në kushte të caktuara për të rritur autoritetin dhe ndikimin e komunistëve.

Duhet të kemi një orientim të caktuar por dhe një aftësi më të madhe që të forcohet nga poshtë -duke filluar nga vetë vendi i punës, nga sindikata- linja e luftës që përcakton në epiqendër rimarrjen e humbjeve, e kombinuar me nevojat bashkëkohore të familjeve punëtore - popullore. Të fitojmë aftësinë në manifestimin e çështjeve për të treguar se pengesa për të përmbushur nevojat dhe kërkesat bashkëkohore që shprehen është vetë prona kapitaliste dhe fitimi kapitalist. Aftësi për të zbuluar në mënyrë bindëse -përmes luftërave të vogla apo të madhe që do të zhvillohet- mekanizmat e shfrytëzimit dhe sidomos kushtet për heqjen e tyre. Aftësi e Partisë por edhe e komunistëve individualisht për të punuar me objektiv, plan dhe vazhdimësi, brenda masave punëtore – popullore, për të ndihmuar në organizimin dhe grumbullimin, në ndriçim me qëllim radikalizimin e ndërgjegjes së tyre, në ngritjen e këmbënguljes dhe militantizmit për plotësimi i nevojave të tyre bashkëkohore.

Është një prirje objektive që të rriten nevojat bashkëkohore. Kjo ndoll për shkak të nivelit bashkëkohor të zhvillimit të forcave prodhuese, të rritjes së produktivitetit, në arritjet e shkencës dhe në zbatimin e tyre në të gjithë sektorët (shëndetësi, në persona me aftësi të kufizuara etj.). Nevojat bashkëkohore përfshijnë dhe reduktimin (uljen) e orëve të punës, rritjen e kohën së lirë, të pushimeve, të argëtimit. Kanë të bëjnë dhe me faktorë që lidhen me standardet e jetesës, të tilla si cilësia dhe sasia e nevojave ushqimore, kushtet e strehimit dhe punësimit, roli i edukimit fizik dhe ushtrimeve fizike, shëndetësia me një prirje të veçantë në parandalimin e sëmundjeve, trajtimi i problemeve mjedisore dhe e sëmundjeve profesionale, rritja e jetëgjatësisë, kultura etj. Kanë të bëjnë dhe me infrastrukturën e nevojshme për të plotësuar të gjitha këto.

Sot, objektivisht, plotësimi i nevojave bashkëkohore popullore është e mundur në Greqi, e cila ka mundësi të identifikuara të zhvillimit (mjete teknologjike, fuqi punëtore të kualifikuar, metoda moderne të organizimit të prodhimit, etj.) dhe avantazhet natyrore, të tilla si mundësia e mjaftueshmërisë ushqimore, shfrytëzimin e maleve dhe detit, të infrastrukturave për pushime të familjes popullore etj.

Dallimi ynë me partitë borgjeze nuk gjendet vetëm në sasinë dhe cilësia e shërbimeve sociale publike falas, por shkon më thellë, duke prekur organizimin dhe përmbajtjen e këtyre shërbimeve. Kështu, për shembull, në shëndetësi ne nuk kërkojmë vetëm që të jenë më të mira dhe falas shërbimet shëndetësore, por prioritetin e parandalimit dhe rehabilitimit të hershëm, ose në arsim nuk kërkojmë vetëm libra publike falas në të gjitha nivelet e arsimit, por kryesisht përmbajtjen rrënjësisht të ndryshme të këtyre librave, metoda dhe forma rrënjësisht të ndryshme të mësimdhënies që kanë për synim edukimin e gjithanshëm të fëmijëve.

Në mënyrë të ngjashme, në frontin e papunësisë, përtej kërkesave për mbrojtjen e të papunëve, i japim prioritet çështjes së punës së qëndrueshme me të drejta, mundësisë për të reduktuar (ulur) kohën e punës dhe më në fund kushtet për eliminimin e papunësisë. Është një front i vazhdueshëm lufte, për shkak të numrit të madh të së papunëve, sidomos të moshave të reja dhe të problemeve të tyre të veçanta në pjesëmarrjen në lëvizjes punëtore – sindikaliste.

Në të gjitha këto së bashku, në mënyrë unanime, gjendet thelbi i konceptit tonë për nevojat bashkëkohore popullore, sigurisht duke e ditur se përkundër faktit se nga sot duhet të përbëjnë subjekt lufte, që plotësimi i tyre i plotë nuk mundet të "përshtatet" në kuadrin e kapitalizmit, por ka si parakusht socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të grumbulluara të prodhimit dhe përfshirjen e tyre në planifikimin qendror shkencor të prodhimit.

Dukshmëria e rëndësisë e zhvillimit të luftës dhe kërkesës në bazë të nevojave bashkëkohore punëtore - popullore i përket sidomos punëtorëve të moshave të reja dhe të papunëve, sidomos ata të cilët u bashkuan me prodhimin ose kaluan në moshat produktive pas vitit 2009. Këto seksione nuk i kanë jetuar të drejtat dhe arritjet që ishin para krizës ekonomike kapitaliste, aq më tepër ato të drejta që ishin para përmbysjes së socializmit.

Megjithatë, duhet kujdes që shpallja e kërkesave për rimarrjen e humbjeve të mos e zbukurojë periudhën para vitit 2009, por për të nxjerrë në pah përkeqësimin e kushteve të shfrytëzimit në krahasim me gjeneratat e mëparshme, në kundërshtim me nevojat aktuale dhe mundësitë e tanishme. Të marrë përgjigje argumenti që i "ngarkon" rënien aktuale në ekzistencën e "privilegjeve të tepruara" të mëparshme. Është e rëndësishme që të kuptohet se situata e zhvillimit kapitalist që lejoi disa "përfitime", të drejtat dhe arritje, nën kushtet e ndryshme të zhvillimit kapitalist, në balancën e ndryshme të forcave dhe nga vetë lufta e lëvizjes punëtore, në të gjitha aspektet e saj, ka kaluar. Se sot duhet luftë, edhe për gjënë më të vogël, e cila të jetë e lidhur me luftën e përgjithshme, në konfrontim me strategjinë e kapitalit.  

 

Forcimi i aktivitetit të organizuar sindikalist si një element përbërës i rindërtimit

54. Përvoja që ekziston nga puna e organizatave duhet të përdoret në mënyrë më sistematike që të përmirësohet aktiviteti i tyre me bazë objektivat e mëposhtme:

• Masivitetin e klubeve punëtore ekzistuese, para së gjithash, aty ku kemi forca. Regjistrimi i punëtorëve të rinj në sindikata dhe shoqatat e tyre duhet të jetë një synim dhe kriteri i përhershëm i përpjekjes për rindërtim, duke këmbëngulur në rëndësinë e luftës së organizuar kolektive dhe grumbullimin e forcave kundër armikut të klasës.

• Mbulimin e të gjitha fushave me shoqata dhe degë sektoriale të sindikatave, por edhe me klube punëtorësh brenda në biznese ose krijimin e të rejave aty ku është e nevojshme, varet se çfarë ndihmon më shumë vetë organizimin e klasës. Përhapjen e një rrjeti të tillë të sindikatave në të gjithë vendin.

• Funksionim të qëndrueshëm të shoqatave - sindikatave si një kriter kyç të rindërtimit. Kjo përfshin funksionimin e duhur të Këshillit Drejtues, duke theksuar rëndësinë dhe ruajtjen e Mbledhjes së Përgjithshme si një proces shqyrtimi kolektiv, studimi të situatës në vendet e punës dhe të sektorëve të saj, planifikimin dhe organizimin e luftës. Informim të vazhdueshëm, por dhe kërkim të mënyrave dhe formave që të lehtësojnë pjesëmarrjen e punëtorëve. Format e aktiviteteve (p.sh. në fushat arsimore, kulturore, sportit) të cilat janë zhvilluar në shumë raste dhe krijimi i komisioneve përkatëse që lidhen me këto aspekte të jetës së klasës punëtore kanë dhënë një eksperiencë pozitive dhe duhet të përdoren. Klubet punëtore ku janë shumicë forcat tona duhet të jenë shembuj aktiviteti në këtë drejtim.

• Monitorimin sistematik të zhvillimit të zgjedhjeve, të ndryshimit të bilancit të forcave në favor të forcave klasore. Ka një përvojë pozitive që ka të bëjë me kontrollin më sistematik dhe të ngushtë nga ana e organeve, përgatitjen në kohën e duhur, përpjekje për të bashkuar forca të reja. Këto janë disa nga elementet që duhet të përbëjnë mënyrë pune për të gjitha grupet e partisë.

• Forcimin e solidaritetit, të ndihmës reciproke dhe mbështetjen e familjes punëtore – popullore dhe të çdo punëtori. Ky forcim ka vërtetuar edhe historikisht se veçanërisht në situata kritike, krize, varfëria masive, papunësie, luftërash, mund të përbëjë element kyç për aktivizimin dhe grumbullimin e masave të reja. Shpesh kjo nënvlerësohet, merr një karakter të thjesht shpërndarës, nën bazën e vështirësive që krijon mungesa e lidhjeve dhe nuk përdoret si një mjet për ti përmirësuar ato. Forma dhe metoda të shprehjes së saj janë përdorur shumë herë dhe duhet që të sistematizohen dhe të përgjithësohen në periudhën e ardhshme. Ajo që duhet të kuptohet se kjo nuk është një mjet për tërheqje, por kryesisht mjet për formimin e orientimit, të kritereve, të kultivimit militant. Rëndësi e veçantë këtu është puna specifike relative me të papunët dhe emigrantët të cilët janë vendosur në mënyrë të përhershme në vendin tonë. E kemi për detyrë që të kryejmë iniciativa të ngjashme më të organizuara në orientimin tonë, të kontribuojmë që të sistematizohen në çdo klub punëtorësh dhe të bëhen elementë të qëndrueshëm të punës tonë.

Ecuria e Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) si element thelbësor i rindërtimit

55. Fronti Militant Mbar-punëtor është një arritje e madhe e lëvizjes sindikaliste punëtore, e cila pasoi një progres të gjatë dhe të shquar deri më sot. Përbën pikë referimi në nivel të gjerë në shoqërinë greke dhe në lëvizje.

Ajo u themelua me iniciativën e komunistëve të cilët janë të përfshirë në mënyrë aktive brenda në lëvizje dhe është front që bashkon, qendrat punëtore, federatat, komitete militante, sindikalistë. Në klubet që marrin pjesë në radhët e saj, komunistët dhe forcat që bashkohen rreth tyre mund të jenë shumica –fakt ky që tregon në një farë mase njohjen e rolit të Partisë nga ana e punëtorëve– megjithatë në radhët e tyre ekzistojnë nivele të ndryshme të vetëdijes politike punëtore dhe pajtimi.

Seksione të mëdha të klasës punëtore që duan të aktivizohen, të kapim kontakte me ata, ruajnë konfuzione, frikën, madje edhe paragjykime. Kjo vlen edhe për sindikalistë, aq më tepër punëtorë dhe punëtore që nuk sindikalizohen. Kështu që, puna e komunistëve për maturimin e vetëdijes revolucionare të punëtorëve është komplekse edhe brenda radhëve të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME), aq më shumë në ato klube punëtorësh që nuk bëjnë pjesë në Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME) ose në vende krejtësisht të pa sindikalizuar. Siç e kemi theksuar tashmë, nuk arrin vetëm përvoja e punëtorëve nga luftërat, edhe pse kjo është një parakusht i rëndësishëm.

Ekziston një përvojë e madhe nga aktivitet tona gjatë gjithë këtyre viteve, por, ndërsa në çështjet kryesore të gjithë jemi dakord, në praktikë nuk është e vështirë të shfaqen gabime. Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME) nuk është "krahu i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)" as fraksioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në lëvizjen sindikale, siç pretendohet nga oportunistët dhe sindikatat qeveritare - të punëdhënësve. Nuk janë thjesht anëtarët e saj dhe ata që bashkëveprojnë me ta. Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME) është një union i sindikatave në drejtim antikapitalist-antimonopolist, union korrekt klasor e dallueshme si në lidhje me sindikalizmin e punëdhënësve-qeveritarëve ashtu dhe me linjën e rrymës reformiste dhe oportuniste. Shpreh në rrethanat aktuale nevojën e konfrontimit për orientimin e lëvizjes punëtore. Është dhe përgjegjësi e jona që të forcohet roli i vetë klubeve punëtore që gjenden në linjat saj. Të veprojnë në mënyrë autonome dhe nëpërmjet aktivitetit tonë të maturohet në linjat e tyre dhe të vërtetohet bashkimi i tyre me frontin Militant Mbar-punëtor (PAME) dhe pranimi i thelbit të linjës së luftës që ajo përcakton.

Sot është e domosdoshme që të hartohet me më saktësi zgjerimi i Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) me forcat e reja në çdo sektor dhe rajon. Forca të tilla ekzistojnë në lëvizje. Janë ato klube punëtore dhe sindikalistë që në periudhën e kaluar zhvilluan aktivitet të përbashkët me frontin Militant Mbar-punëtor (PAME), u pajtuan me pjesë të pozicioneve të saj. Një pjesë e madhe -në krahasim me më parë- ndoqën aktivitetin dhe pozicionet e saj. Këto mundësi u dukën në mënyrë të qartë në Konferencën e fundit të 4-të Mbarëkombëtare të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME). Duhet të kemi në mendjen tonë se nuk do të gjejmë forca të gatshme për t'u bashkuar me Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME), se kjo është detyrë e jona për ti formuar nëpërmjet aktivitetit, punës ndriçuese, duke u konfrontuar me sindikalizimin e punëdhënësve dhe të qeverisë.

Roli i Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) bëhet më e nevojshme në rrethanat e sotme edhe nga fakti i falimentimit të mëtejshëm të GSEE (Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë), ADEDY (Drejtoria e Përgjithshme e Bashkimeve të Punonjësve Publik), të vetë situatës së lëvizjes sindikaliste, por edhe për shkak të projektimit për riorganizimin e forcave reformiste dhe të sindikalizmit qeveritar.

Forcat e Partisë që aktivizohen në Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME) duhet të kontribuojnë në krijimin e projektit unik që u vendos në Konferencën Mbarëkombëtar të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në muajin Nëntor të vitit 2016. Ky plan përfshin një sërë aktivitetesh për forcimin e organizimit të klasës punëtore në sindikata, funksionimin e sindikatave, grumbullimin e mëtejshëm të sindikatave dhe sindikalistëve, zhvillimin e luftërave dhe aktiviteteve të bazuar në objektivat dhe kërkesat specifike, nxitjen e unitetit të klasës punëtore, krijimin e aleancës sociale.

Front i veçantë dhe mjaft kompleks është organizimi dhe aktiviteti i të papunëve në krahë të sindikatave, në qendrat punëtore, në Komitetet Popullore në lagje. Kjo punë përfshin regjistrim dhe monitorim të vazhdueshëm, përpjekje të vazhdueshme sistematike për formimin e lidhjeve të forta që do të përballojnë presionin, vështirësitë, do të sigurojnë vazhdimësinë e luftës. Kjo përpjekje nuk mund të bëhet jashtë forcimit të iniciativave me bazë qëllime konkrete të luftës.

Iniciativa e bashkisë së Patrës në periudhën e kaluar për marshimin e të papunëve drejt Athinës duhet të shfrytëzohet si një mënyrë pune dhe duke mbajtur analogjitë të kalohet si mënyrë pune në sindikata dhe Komisioneve Popullore. Njëkohësisht të zgjerohen iniciativat nëpër lagje.

Përvoja nga Komitetet Popullore me krijimin e strukturave të solidaritetit por edhe të aktiviteteve të tjera (p.sh. shkollat popullore, kinematë popullore, solidariteti për çështjet e shëndetit, mirëqenies, ndaj personave me Aftësi të Kufizuara, organizimi i ushqimit për ata që nuk kanë të hanë, etj.) është pozitive.

Ecuria e Aleancës Sociale

U vërtetua në luftë nevoja dhe vlera e Aleancës Sociale

56. Në Programin që u miratuar në Kongresin e 19-të të Partisë theksohet: "Bashkimi i shumicës së klasës punëtore me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe tërheqja e pjesëve progresiste të shtresave popullore do të kalojë në faza të ndryshme. Lëvizja punëtore, lëvizja e të vete-punësuarve në qytet, dhe e bujkut në fshat, si dhe forma e shprehjes e aleancës së tyre (Aleancë Popullore) me qëllime antimonopoliste antikapitaliste, me aktivitetin pararojë të forcave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në kushte jo-revolucionare, përbëjnë formën e parë për krijimin e frontit revolucionar punëtor-popullor të punëtorëve revolucionar në kushte revolucionare. Masat punëtore dhe popullore, me përvojën e pjesëmarrjes së tyre në organizimin e luftës me orientim përplasjen me strategjinë e kapitalit, do të binden për nevojën që organizimi dhe ballafaqimi i tyre të marrë karakteristika më të plota dhe me të gjitha mënyrat e përplasjes kundër pushtetit ekonomik dhe politik të kapitalit ".

Vendimet e Kongresit të 19-të përmendin me detaje çështjen e aleancës sociale. Tashmë është grumbulluar përvojë e dobishme, pozitive dhe negative. Kjo përvojë duhet të përdoret dhe të përbëjë bazën e një plani të ri më të përpunuar që ndërtimi i aleancës të fitojë një bazë më të fortë dhe perspektivë, që të përkojë në mënyrë të vazhdueshme, gjithnjë e më shumë, me kërkesat e konfrontimit me monopolet, me kapitalizmin.

Aleanca social me orientim antimonopolist – antikapitalist ka referencë në forcat shoqërore, d.m.th në klasën punëtore dhe shtresat e tjera popullore, pavarësisht nga gjinia, mosha, arsimi, përkatësia etnike. Rol kryesor këtu është lëvizja punëtore sindikaliste, sidomos e sindikatave klasore që bashkohen ne Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME).

Gjithashtu vendimtar është edhe roli i anëtarëve të Partisë si pararoja politike e klasës punëtore në luftën për të forcuar dhe thelluar aleancën sociale të klasës punëtore, me të vetëpunësuarit e varfër në qytete dhe të bujqve në fshat, duke u përqendruar veçanërisht në pjesëmarrjen e të rinjve dhe grave të këtyre forcave sociale. Brenda kësaj lëvizjeje rriten kërkesat nga komunistët për shkëputjen, sidomos të pjesëve më të varfra të shtresave popullore, nga ideologjia dhe politika e klasës borgjeze dhe nga ndikimi i shtresave të tyre ekonomikisht më të larta.

Hyrja masive e shtresave mikroborgjeze në luftë, në grevat e përgjithshme, në protesta të përbashkëta me klasën punëtore me shkak kryesor luftën kundër reformës në Sigurimet Shoqërore, është një përvojë e vlefshme e periudhës së kaluar. Kjo përvojë tregon si mundësitë për aksion dhe lëvizje të përbashkët të forcave të gjera popullore në një mjedis ku kundërshtari shfrytëzon të gjitha mjetet për të bllokuar dhe manipuluar, ashtu dhe vështirësitë për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e hapave që bëhen për të formuar kushtet për vazhdimin dhe përshkallëzimin e luftës së përbashkët, për kuptimin e karakterit strategjik të klasës punëtore me shtresat popullore.

Kuadri i përbashkët luftarak i PAME - PASEVE - PASY - OGE - MAS, (pra i Frontit Militant Mbar-punëtor – Bashkimit Mbarëkombëtar Antimonopolist i Profesionistëve - Artizanëve - Tregtar – Bashkimi Militant i Bujqve – Federata e Gruas e Greqisë – Fronti Militant i Studentëve)  që u formua në vitin 2010 si një përgjigje të një nevoje, përbëri pikënisje për koordinim më të mirë të aktivitetit. Sot gjendet pas nevojave dhe duhet të përditësohet.

Të gjitha hapat pozitive në aktivitetin e përbashkët nuk duhet të fshehin që promovimi i objektivit i aleancës sociale në drejtim antimonopolist - antikapitalist është në nivelin embrional të saj. Përveç vështirësive objektive që ekzistojnë në këtë përpjekje, ne fokusohemi në atë që kalon nga dora jonë, në dobësitë serioze dhe vonesat në veprimtarinë e komunistëve dhe komunisteve që punojnë në lëvizje. Këto dobësi subjektive nxjerrin në pah kuptimin ende të mangët të rëndësisë strategjike të aleancës sociale, por dhe nënvlerësimin e kompleksitetit dhe vështirësive të kësaj detyre.

Komunistët brenda në lëvizjen sindikale, duhet që të tregojnë kujdes edhe më të madh për grumbullimin e shtresave të mesme popullore (bujqish, të vetëpunësuar) në një luftë të përbashkët me lëvizjen punëtore. Të synojnë të punojnë me kushte më të mira marrëveshjeje mes lëvizjeve, që në mënyrë aktive të bindin për rolin udhëheqës të klasës punëtore.

Vëmendje e veçantë duhet në formulimin tipik të aleancë sociale "nga lart", ashtu siç është pasqyruar si një "embrion", me format e ndryshme që ajo merr, në varësi të fazës së lëvizjes, të korrelacionit, konsolidimit dhe thellimit të saj në lidhje me synimet e saj antikapitaliste – antimonopoliste. Duhet vëzhgim i vazhdueshëm të vetë evolucionit të saj, ashtu siç mund të evoluojë, do forcohet dhe do të riorganizohet me kushtet e lëvizjes, lëvizje e vërtetë e masave punëtore - popullore aleate, duke marrë ndoshta edhe forma të tjera.

Aleanca sociale në lidhje me bujqit e vetëpunësuar

57. Protestat bujqësore të vitit 2014, që u shkaktuan fillimisht kundër masave fiskale dhe pastaj (në 2015 – 2016) u konfrontuan edhe me masat për Sigurimin Shoqëror, patën forma të ndryshme dhe masive. Masat qeveritare që përkeqësojnë kushtet e mbijetesës të bujqve të vetëpunësuar çuan që pakënaqësia e mbledhur të shprehej me luftë akoma dhe menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të 2015-tës, duke krijuar çarje në klimën e konsensusit politik.

U manifestua në praktikë fuqia e aktivitetit të përbashkët me klasën punëtore, siç u shpreh dhe me zbritjen e traktorëve në Athinë, me mbështetjen e organizimit dy-ditor nga federata dhe sindikata punëtore që bashkohen me Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME).

PASY (Bashkimi Militant i Bujqve) si një bashkim antimonopolist ka kontribut të rëndësishëm në luftën kundër ish-drejtuesve të degjeneruar të GESASE, SYDASE, PASEGES, ndaj KAP-it (Politikës së Përbashkët Bujqësore) të BE-së, ishte protagonist në formimin e kuadrit (kërkesave) të luftës e ndarë kjo nga bujqit e mëdhenj, në aktivizimin e disa shoqatave bujqësore dhe të disa Federatave të Shoqatave Bujqësore, në orientimin e lëvizjes bujqësore për veprim të përbashkët me klasën punëtore.

Luftërat e bujqve kanë sjellë në pah një bashkim të ri, të organizimit dhe koordinimit kombëtar të lëvizjes së bujqve me Koordinimin Mbarëkombëtar të postblloqeve, e cila ka qendër bllokun e Nikeas, me bazë Federatat e Shoqatave Bujqësore dhe shumë komitete të tjera vendore dhe blloqe që mbështeten në Federatat dhe Shoqatat Bujqësore ku aktivizohen anëtarë dhe miq të Partisë. Organi Koordinator i Nikeas ka luajtur rol në këtë bashkim edhe në koordinimin kombëtar të lëvizjes së organizuar të bujqve. Forcat e PASY, komunistët luajtën rol udhëheqës në kuadrin themelor, në format përkatëse të luftës dhe organizimit, ndërsa sot ato janë pranuar nga Federata dhe sindikata të bujqve, por që nuk kanë vendosur të bashkohen me PASY (Bashkimin Militant i Bujqve).

Duhet të mundohemi, në fazën e re që kalon lëvizja e bujqve, këto forca të thellohen në orientimin antimonopolist. Komunistët duhet të dalin përpara këtij konfrontimi por dhe ndaj rrezikut të bllokimit të ri të këtyre forcave.

Ne duhet të këmbëngulim që pjesëmarrja në mbledhje dhe në proceset e tjera të lëvizjes të shprehi Këshillin Drejtues të Federatës, të shoqatave bujqësore, të komiteteve bujqësore dhe jo pjesëmarrje individuale "si kuadro". Ne gjithashtu duhet të rinovojmë vazhdimisht kuadrin e koordinimit mbarëkombëtar, duke zhvilluar konfrontimin në lëvizje, duke përjashtuar forca si "Agimi i Artë", por edhe forca të tjera që janë pro BE-së apo pro Politikës së Përbashkët Bujqësore (KAP-it).

Duhet ta përdorim në mënyrë më aktive klimën pozitive për krijimin e shoqatave, Federatave, duke pasur vigjilencë të rritur, por dhe për qëllim të zgjerohet bashkimi që është bërë, të ngulitet dhe të thellohet orientimi antimonopolist në krahasim me rrugën tjetër të zhvillimit të prodhimit bujqësor, të lidhjes së kooperativës së prodhimit me industrinë e socializuar, me tregtinë shtetërore dhe me të gjitha ato që përmbledh kjo në çmime, infrastrukturë, mbrojtje nga fenomenet natyrore etj.

Në të njëjtën kohë të kontribuojmë në organizimin e të varfërve, të bujqve të vegjël të cilët nuk japin një luftë për mbijetesë si bujq, pasi ata janë transformuar në punëtorë toke ose të vetë-punësuar në një sektor tjetër ose punëtor që punon pjesërisht etj. Bëhet fjalë për seksione gjysmë-proletarë ose tërësisht punëtore që tashmë nuk u intereson më lëvizja e bujqve dhe duhet që ta planifikojmë ndryshe ndërhyrjen tonë për organizimin e tyre sindikalist.

Në vitet e ardhshme të numërohen hapa në rezultatet e ndërtimit të partisë, me intensitet të ndërhyrjes tonë të pavarur ideologjike politike.

Duhet një vëzhgim sistematik në të gjitha zhvillimet në sektorin bujqësor dhe në lëvizjen e bujqve, në bashkimet që formohen. Komiteti i ri Qendror duhet përmes një trupi mbarëkombëtar të studiojë këto zhvillime, veçanërisht progresin e aleancës sociale në drejtim antimonopolist – antikapitalist dhe të përcaktojë objektivat dhe veprimet e komunistëve brenda bujqve të vetëpunësuar të fshatarësisë greke.

Hyrja e të vete-punësuarve të qendrave urbane në Aleancën Sociale

58. Në periudhën e mëparshme  pati -pas shumë vitesh-  një rritje të së vetë-punësuarve në demonstratat militante me kulmin në ato për Sigurimet Shoqërore. Megjithatë, edhe në këto lëvizje u duk se udhëheqja e GSEBEE – ESEE – GSAE, qendrat e vëzhgimit social, shoqatat e ndryshme shkencore, ndikojnë me vendosmëri -përmes dhe mbizotërimit të kërkesave të tyre- në pjesët më të varfra të vetë-punësuarve, duke i bllokuar ata në interesat dhe aspiratat e shtresave financiare më të larta ose të mesme.

Ajo që ndodh në thelb është se interesat e shtresave të lartë e të mesme -në kohëra të caktuara dhe një pjesë më e vogël që si kurorë ripërtërihen rreth bizneseve të fuqishme monopoliste- manifestohet si një interes i përbashkët dhe i qëndrueshëm i masës së vetë-punësuar. Nuk është e rastësishme që pjesë të gjera të vetë-punësuarve mbështetën gjatë gjithë kohës së mëparshëm të ashtuquajturën linjë të "rindërtimit të prodhimit kombëtar", duke shpresuar se në kontekstin e zhvillimit kapitalist do të vazhdojë të mirëmbahet dhe pjesa e tyre në treg.

Për sa i përket nivelit të organizimit të tyre, pjesë të mëdha të vetë-punësuarve që gjenden në vështirësi të madhe financiare mbetet e pa organizuar sindikalisht, ndërsa në radhët e tyre dominon logjika e kompromisit dhe e zgjidhjes individuale. Kërkohet punë edhe më e thellë ideologjike-politike për aktivitetin dhe ndarjen e të vetë-punësuarve nga shtresat e mësipërme e të mesme të cilat zvarriten ose qëndrojnë në krahë të klasës borgjeze.

Bashkimit Mbarëkombëtar Antimonopolist i Profesionistëve - Artizanëve - Tregtar (PASEVE) si një bashkim antimonopolist që mundohet të shprehi me kontekstin e saj interesat e pjesëve më të varfëruara të vetë-punësuarve në luftën e tyre kundër monopoleve dhe shtetit të tyre, në krahun tjetër me interesat e klasave të larta e të mesme, ende mban, -pavarësisht nga hapat pozitive-  ndikim të kufizuar në masën e madhe të paorganizuar të vetë-punësuarve. Parakusht për hyrjen e klubeve dhe forcave të reja në linjat e saj përbëjnë konfrontimin më të prirur dhe bindës ideologjik-politik, por dhe aftësia e vetë komunistëve për të formuar kushtet të kontaktit dhe bashkimit të seksioneve që në thelb lëkunden, nuk pajtohen për të gjitha me ne.

Aktiviteti më sistematik ideologjik politik dhe me kushte masive e komunistëve në vetë shtresat mikroborgjeze dhe në lëvizjen e tyre, forcimi i aftësisë sonë për të ndërhyrë në këto seksione dhe të formojmë kushtet e shkëputjes nga kundërshtari, është një parakusht që të numërohen hapa në ndryshimin ekuilibrit (korrelacionit) të forcave, që të hapet rruga e forcimit të aleancës sociale.

Gratë dhe të rinjtë e punëtorëve dhe të shtresave popullore në Aleancën Sociale

Aktiviteti i lëvizjes radikale të grave dhe Aleanca Sociale

59. Në 25 vitet e fundit gjithnjë e më shumë përforcohet përkeqësimi në mbështetjen e amësisë nga shteti, intensifikimi i punës, oraret e paqëndrueshme të punës, papunësia dhe në përgjithësi faktorët që përkeqësojnë pozitën e punëtores dhe e gruas së re. Kapitalizmi dhe bashkësitë ndërshtetërore – imperialiste, si BE-ja, në emër të trajtimit të barabartë midis burrave dhe grave dhe të " pajtimit të detyrave familjare dhe profesionale", promovuan dhe vazhdojnë të promovojnë masa antipopullore, antipunëtore me synim të heqë arritjet, rritjen e shkallës së shfrytëzimit për të dy gjinitë. Në Greqi, me përgjegjësinë e të gjitha qeverive u shfrytëzua "barazia" e gjinive që të eliminoheshin arritje pozitive në favor të grave, për shembull ekuacioni i moshave të daljes në pension mes grave dhe burrave, heqja e ndalimit të punës së natës për gratë etj. Dimensioni racial i çështjes së gruas nuk ka të bëjë vetëm me diskriminimin në kurriz të gruas në kontekstin e shoqërisë shfrytëzuese, por dhe nevojat specifike sociale të grave për shkak të rolit të saj riprodhues.

Në kapitalizëm, marrëdhënia e gruas me amësinë është shfrytëzuar për të promovuar qëllime reaksionare. Për shembull, ajo është përdorur si një mjet për të tërhequr gratë në programe pune disa mujore me paga shumë të ulëta, në forma të vullnetarizmit për të zëvendësuar përgjegjësinë shtetërore për shërbimet sociale dhe infrastrukturë mbështetje të familjes (veçanërisht të fëmijëve, të moshuarve, të Personave me aftësi të kufizuar, domethënë në Shëndetësi, Mirëqenies, Arsim, etj.). Në të njëjtin drejtim, në periudhën e ardhshme do të bëhet përpjekje për integrimin e grave (të papune, të gjysmë-punësuara) në sektorin e "ekonomisë sociale dhe solidariteti" me kushte intensiteti të shfrytëzimit dhe të manipulimit të tyre. Në të njëjtën kohë, dominon mendimi se edukimi dhe zhvillimi i gjithanshëm i fëmijës janë çështje individuale e çdo gruaje: "çështje familjare". Përkeqësohet mungesa e kohës së lirë me pasoja negative në informacion, studim dhe vendimi për t'u bashkuar me luftën e organizuar klasore.

Bëhet edhe më e domosdoshme nevoja e veprimit specifik të Partisë te gratë me origjinë punëtore, popullore si në mënyrë të pavarur ashtu dhe përmes linjave të lëvizjes punëtore popullore me synim rritjen e pjesëmarrjes së grave në luftën antikapitaliste antimonopoliste. Në kushtet e organeve të lëvizjes klasore të orientuar punëtore sindikaliste dhe të luftës së orientuar antimonopoliste të bujqve dhe e të vetë-punësuarve, ende sot në një farë mase kjo punë konsiderohet disi e tepërt.

Organet udhëheqëse deri në Organizatat Bazë të Partisë, me përgjegjësi kryesor të KQ, duhet të orientojnë kuadrot dhe anëtarët e partisë që janë gra, bashkëpunëtoret, gratë më pioniere në lëvizje, pavarësisht nga përgjegjësitë dhe detyrat që kanë, të vëzhgojnë zhvillimet në shprehjen bashkëkohore të pabarazisë së gruas. Në të njëjtën kohë, duhet që të marrin pjesë në aktivitetin e lëvizjes radikale të grave nëpërmjet Shoqatave dhe Grupeve të Federatës së Gruas së Greqisë (OGE) dhe në zhvillim luftërave militante, për të kaluar pozicionet dhe kërkesat militante për gratë në vendin e punës, në sektorë pune, në universitetet e Larta dhe ato Teknike, në shkollat profesionale, në përgjithësi në arsim.

Kryesorja është që të forcohet pjesëmarrja dhe iniciativa e grave në lëvizje. Me përgjegjësinë e komunistëve mund të sigurohet aktivitet dhe komunikimin i përbashkët i Federatës së Gruas Greke (OGE) me lëvizjen sindikale që ka orientim klasor, me organizatat masive të së munduarve të qytetit dhe të fshatit. Nëpërmjet punës së specializuar për gratë në lëvizje të brumoset çështja klasore e gruas, të zhvillohen kërkesat për mbrojtjen e amësisë, të organizmit të gruas, të familjes.

Në të njëjtën kohë, përpjekja për rritjen e pjesëmarrjes së grave kërkon intensitet të konfrontimit me format moderne të manipulimit të grave nëpërmjet pikëpamjeve, borgjeze, mikroborgjeze dhe oportuniste mbi shkaqet e shtypjes së grave, d.m.th kundër teorive të modernizuara për "shoqërinë patriarkale", të "seksizmit modern", por dhe teoritë e reja antishkencore rreth "gjinisë shoqërore". Këto teori shprehen në ankesat e politikave borgjeze dhe të bartësve të saj (akoma dhe në lëvizjen sindikaliste) për domosdoshmërinë e rritjes së pjesëmarrjes së grave femrave në një seri institucionesh, pa asnjë referencë në karakteristikat klasore, duke treguar ngushtë këtë pjesëmarrje si një element i konkurrencës midis burrave dhe grave. Më konkretisht, shfaqin pjesëmarrjen e grave në administratë e bizneseve, të grupeve aksionare të bizneseve, të qendrave institucionale, si një element të barazisë gjinore. Propozojnë si masë të ketë një përqindje grash në "qendrat e vendimmarrjes". Në praktikë, për shumicën e grave që i përkasin klasës punëtore dhe shtresave popullore e drejta që "të zgjidhen dhe të zgjedhin" mbetet kryesisht diçka tipike, ose, më mirë nën manipulimin e pushtetit kapitalist.

Forcat e partisë dhe ato që ndikohen nga ne duhet që të konfrontohen, dhe të ngrenë perceptimin punëtor, popullor për pjesëmarrjen e grave. Gjer në Kongresin e ardhshëm duhet të zbatohen të gjitha masat e nevojshme -të cilat tashmë Partia i ka përpunuar- për daljen sistematike të grave nga ana e klasës punëtore dhe shtresave të varfra popullore në institucionet e lëvizjes. Ky është një parakusht i domosdoshëm që të formohet një pararojë e qëndrueshme radikale dhe masive e grave, e aftë për të tërhequr gjithnjë e më shumë gra në linjat dhe organet e lëvizjes dhe në aktivitet militant.

Të rinjtë e familjeve punëtore – popullore në të gjitha nivelet e arsimit dhe Aleanca Sociale

60. Që nga periudha e Kongresit të 19-të përshtatjet borgjeze në arsim karakterizohen nga seksione që lidhen me strukturën dhe përmbajtjen e arsimit, lidhjen e më të drejtpërdrejtë me nevojat e riprodhimit dhe rentabilitetit kapitalist, modernizimin e arsimit për sa i përket qëllimit të riprodhimit të dominimit ideologjik të klasës borgjeze.

Në kushte e krizës kapitaliste, udhëzimet u kombinuan me masat për shkurtime të shpenzimeve, me mungesa serioze në pedagog, me probleme të qasjes së nxënësve në shkolla, me infrastrukturë që nuk ekziston, me unifikime ose mbyllje shkollash, etj.

Shkurtimet në fondet e shtetit për Universitetet e Larta Teknike (TEI) shtruan rrugën që të kufizohet akoma më shumë kostoja e mirëqenies së studentëve (ushqimi – strehimi). U vu si një kusht absolut e ashtuquajtura "mbijetesa" e degëve të studimit, d.m.th sigurimin e burimeve private që të vazhdojnë degët funksionimin e tyre, dhe sidomos ato kërkimore. Pasojat ishin të mëdha edhe në përmbajtjen e vetë arsimit -me shprehje më intensive në TEI- me shkurtime në mësime dhe orë të studimit, me shkurtime të programeve të studimit me synim që të menaxhojnë humbjet e personelit pedagogjik.

Në këtë periudhë Partia, me ndihmë përkatëse nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), shpalosi një kombinim aktivitetesh masive – ideologjike – politike:

• Promovimin e strategjisë së përpunuar të Partisë për arsimin unik 12-vjeçar të nevojave bashkëkohore popullore dhe mundësive të kohës sonë, si dhe aktualitetin e propozimit tonë për Arsimin e Lartë Unik.

• Ballafaqim me ideologjitë klasike dhe moderne të forcave borgjeze dhe mikroborgjeze që aktivizohen në arsim dhe mbrojtje militante të së vërtetës historike.

• Zhvillimin e rezistencës dhe udhëheqjen e luftërave kundër politikës qeveritare në kombinim me përpjekjen për të forcuar unionet ku bëjnë pjesë komunistët.

Detyra kryesore e Partisë në fushat e arsimit është të forcojë përpjekjet ideologjike – arsimore, përmes një aksi me shumë forma dhe tematika duke u fokusuar në popullarizimin e propozimit të Partisë për arsimin në socializëm dhe nxjerrja në pah e potencialeve nga arritjet e reja shkencore, të cilat në kapitalizëm shfrytëzohen me kriter fitimin kapitalist dhe jo për mirëqenien popullore. Duhet të hapet në të gjitha nivelet e arsimit çështja e marrëdhënieve të arsimit – ideologjisë dominuese dhe, arsimit – marrëdhëniet dominuese ekonomike sociale. Objektivisht dhe për shkak të pozitës së tyre të veçantë,  përgjegjësi të veçantë për këtë punë kanë pedagogët e të gjitha niveleve.

Më konkretisht për lëvizjen studentore – mësonjëtore

61. Armë e rëndësishme për aktivitetin tonë në lëvizjen e studentëve – nxënësve përbën unionet radikale që formohen nga klubet, nga komitetet militante, nga komitetet vjetore në degët arsimore, nga mijërat e studentëve që bashkohen në Frontin Militant Studentor (MAS). Është shumë i rëndësishëm kontributi i Frontit Militant Studentor (MAS) në çdo proces pozitiv luftarak që u shpreh në Universitete dhe në Universitet e Larta Teknike (TEI) në vitet e mëparshme. Shtatë vitet që pasuan që nga themelimi i frontit Militant Studentor (MAS) janë bërë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e tij. Mund të themi me siguri se sot Fronti Militant Studentor (MAS) njihet nga seksione të gjera të nxënësve dhe studentëve në të gjithë Greqinë.

Megjithatë, ka ende hapësirë për përmirësimin e punës sonë në këtë drejtim. Kusht paraprak është forcimi i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) brenda në Universitete dhe Universitetet e Larta Teknike (TEI), forcimi i punës ideologjike-politike dhe organizative të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), bashkëpunimi, planifikimi dhe koordinimi i përbashkët me organizatat përkatëse të partisë. Vendimtar është roli i anëtarëve dhe kuadrove të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) brenda në lëvizje, mënyra e punës së tyre brenda në klube, si në ato klube që bashkohen me Frontin Militant Studentor (MAS), ashtu dhe sigurisht edhe në unionet e tjetra studentore. Kjo punë kërkon objektiva të përpunuara mirë dhe forma lufte me synim sigurimin e aktivitetit pionier brenda unionit studentor, kapacitetin e bashkimit rreth nesh të masave të gjera studentore dhe të nxënësve që nuk kanë përvojë nga lufta dhe që pajtohen ose nuk e kanë të qartë orientimin e luftës.

Pavarësisht nga problemi i rëndësishëm dhe i veçantë i mungesës së një strukture të organizuar në lëvizjen e studentëve dhe nxënësve, problemi kryesor është linja që mbizotëron, linja e pajtimit dhe e konsensusit me politikën dominuese. Prandaj, në fokusin e punës sonë duhet të jetë rindërtimi militant i lëvizjes studentore dhe të nxënësve, që do të thotë kryesisht se duhet të fitojë terren linja e luftës antimonopoliste – antikapitaliste, të forcohet lufta kundër strategjisë së BE-së dhe kapitalit në Arsimin e Lartë dhe në aspektet e tjera të jetës së të rinjve, të formohen vatra aktiviteti për kërkesat e nevojave bashkëkohore të rinisë.

Fronti Militant Studentor (MAS) nuk është unioni i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), nuk është një tabelë që ne e vëmë kur duam të organizojmë ndeshje militante në lëvizjen studentore. Është një bashkim i unioneve të studentëve dhe nxënësve me objektiva dhe kërkesa që konfrontohen me politikën e qeverisë, të kapitalit, BE-së, duke marrë parasysh nivelin e vetëdijes e të rinjve që bashkohen në atë. Një formë bashkimi me këto karakteristika bën të mundur përmes aktivitetit pionier të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) për funksionimin e gjallë, të pasur, kërkues dhe krijues të klubeve, të komiteteve militante që bashkohen me Frontin Militant Studentor (MAS). Pra ka si parakusht ringjalljen dhe jo zëvendësimin e funksionit të organeve të lëvizjes studentore dhe të nxënësve.

Sot, ka disa kushte të caktuara që ndërhyrja jonë në lëvizjen e studentëve dhe nxënësve të shkojë një hap përpara. Njohja e gjerë e Frontit Militant Studentor (MAS) do të evoluojë në atë masë që do të krijohen, do funksionojnë, do të luftojnë me këtë orientim shoqatat e studentëve dhe nxënësve, para së gjithash ato klube ku flet – vota e Panspoudastiki K.S (Lëvizjes Mbar-studentore për Bashkëpunim) ka dalë forca e parë në zgjedhje. Këto klube duhet të jenë shembull për aktivitetin dhe funksionimin e tyre për të tjerët, së bashku me rritjen e ndërhyrjes sonë në ato klube ku bilanci i forcave mbetet negativ.

Aktiviteti në Gjimnaze, Lice, Shkollat e Mesme Teknike Profesionale (EPAL), në shkollat e trajnimit profesional dhe praktikës shkollore

62.  Si në Universitete dhe Institutet e Larta Teknologjike, ashtu dhe në ambientet shkollore (Gjimnaze - Lice – Shkolla të Mesme Teknike – Shkolla të Trajnimit dhe Praktikës) Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), për shkak të grumbullimit të lartë të rinisë në këto ambiente, ka një përgjegjësi të veçantë për specializimin, studimin dhe grumbullim e përvojës e cila nga ana e saj do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të problemeve nga organet udhëheqëse të partisë.

Duhet koordinim shumë i mirë mes Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe Partisë, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha forcat që kemi në dispozicionin tonë për ngritjen në çdo rajon ose njësi shkolle të celulave, grupe nxënësish, të prindërve, mësuesve, të cilët mund të përbëjnë bazën që të fillojë një përpjekje e re për lëvizjen e nxënësve.

Edhe pse është bërë e qëndrueshme një gjendje degjenerative në këshillet e nxënësve, duhet të bëhet më shumë punë këmbëngulëse dhe kryesisht e përpunuar që të pasurohet aktiviteti i tyre me iniciativa "nga poshtë". Vendimtare këtu është roli i anëtarëve dhe i miqtë të zgjedhur të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme (grupe teatrale, muzikore dhe ekipe sportive, botime të vogla etj.) me qëllim që të theksojnë luftën me ideologjinë dominuese shprehet në libra, me kusht degjenerative të këshilleve të nxënësve, me pasojat e përgjithshme të barbarizmit kapitalist në jetën e nxënësve.

Këshillet duhet të përbëjnë organe të luftës që bashkojnë nxënësit dhe nxënëset në luftën rreth problemeve dhe nevojave të tyre të mprehura. Duke filluar nga një punë e tillë do të duhet të rikthehemi në propozimin militant për organizimin e lëvizjes së nxënësve përtej njësisë shkollore, në nivel qyteti dhe në mbarë vendin. Duhet të shfrytëzohet një përvojë e ngjashme nga vendet e tjera.

Puna me perspektivë në klasën punëtore, në rindërtimin e lëvizjes punëtore kërkon që të mbledhim më shumë forca, por edhe përpjekjet në arsimin profesional dhe në shkolla, duke u përqendruar në degën e arsimit, profesionin dhe përpjekjen e synuar për të formuar disponime militante, për edukimin militant të rinisë, për lidhjen e tyre me lëvizjen sindikaliste.

Ndërhyrja e sindikatave të sektorëve të ndryshëm me bazë profesionin-degën e studimit mundet që të hapë rrugë komunikimi dhe bashkimi me më shumë studentë-nxënës. Koordinimi i organeve sindikale të nxënësve sipas kategorisë së shkollës, profesionit-degës dhe rajonit mund të jetë baza e ndërhyrjes sonë dhe e vëzhgimit të zhvillimeve dhe ndryshimeve në arsimin tekniko-profesional.

Përgjegjësia e Partisë në këtë punë është e menjëhershme dhe e pavarur. Puna jonë në arsimin profesional duhet të organizohet në bashkëpunim me grupet partiake të federatave dhe sindikatave sektoriale. Baza duhet të jetë koordinimi i Partia me Rininë Komuniste të Greqisë (KNE). Planifikimi i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) për ndërtim duhet të përfshihet në planifikimin përkatës të partisë me kontroll dhe mbështetje konkrete.

Gjithashtu duhet të përmirësojmë ndërhyrjen tonë në Akademitë e Tregtisë Detare (AEN) në të gjithë Greqinë, si dhe në arsimin e shkollave të Natës.

Aleanca Sociale në nivel lagjeje, qyteti, fshati, në vendet e banimit

63. Si konkluzion, roli i komunistëve është vendimtar për rindërtimin e lëvizjes punëtore sindikaliste dhe për zhvillimin e aleancës sociale në drejtim antikapitalist – antimonopolist. Dhe nga ky këndvështrim duhet që të kapërcehen vonesat dhe konfuzionet që mbeten. Duke bërë hapa në këtë drejtim dhe duke vepruar në formë unike për formimin e kushteve të forcimit të aktivitetit të përbashkët dhe të aleancës, të punonjësve, të vetë-punësuarve të varfër, të bujqve, do të kontribuojmë me kushte më të mira në manifestimin e interesave të përbashkëta të forcave popullore në luftën kundër monopoleve dhe pushtetit të tyre dhe në kapërcimin e pikave të fërkimit që objektivisht ekzistojnë mes tyre.

Përvoja nga aktiviteti në periudhën e kaluar vërteton se terreni mbi të cilin formohen kushte të tilla është lufta për nevojat bashkëkohore të familjes punëtore – popullore, me pretendime që përfshihen në planin e grumbullimit të forcave, me qëllime dhe kërkesa kundër objektivave të kapitalit, të cilat ndriçojnë perspektivën e rrugëdaljes për zgjidhje në favor të popullit, për të ndryshuar klasën në pushtet në kundërshtim me ndryshimet e vazhdueshme qeveritare brenda kontestit të sistemit.

Por sot hapat e përbashkëta janë të kufizuara kryesisht në disa iniciativa qendrore të përbashkëta të grupimeve të ndryshme antimonopoliste antikapitaliste, në të cilat punojnë komunistët, por që me vështirësi përfitojnë vazhdimësi në terren dhe në sektorë të ndryshëm. Që të kapërcehen këto probleme duhet të bëhen më shumë iniciativa, përpunim më të mirë të përmbajtjes, të kontestit të luftës, por edhe të kërkesave dhe parullave në çdo fazë të zhvillimit të luftës së përbashkët antimonopoliste - antikapitaliste.

Përvoja e Komiteteve Popullore është pozitive në disa raste dhe duhet të studiohet më mirë,  të përballohen problemet që identifikohen, të kapërcehen konfuzionet që mbeten. Komitetet Popullore nuk janë në përgjithësi "lëvizje qytetarësh" nëpër lagje. Ato janë një shprehje lokale e aleancës sociale të sindikatave ose degëve të tyre, të vetë-punësuarve, bujqve, të shoqatave dhe grupeve të grave, e klubeve dhe e komiteteve të studentëve, nxënësve, ashtu siç shprehet pjesëmarrja e tyre në grupimet radikale antimonopoliste antikapitaliste, brenda të cilave punojnë komunistët.

Sot fitojnë më shumë rëndësi, për shkak se promovohen me shpejtësi "strukturat e reja" në nivele lokale, në kontekstin e "ekonomisë sociale dhe solidaritetit." Është një çështje kritike studimi dhe konfrontimi me ta, pasi ato do të përbëjnë një fushë të re të privilegjuar për të integruar më shumë masat popullore nga sistemi, të marrë në kontroll lëvizjen dhe të degjenerojë ndërgjegjet, sidomos në rastet e varfërisë dhe papunësisë së vazhdueshme.

Drejtimi i luftës së Komiteteve Popullore dhe perspektiva e tyre si një formë e Aleancës Sociale në lagje nuk do të piqet automatikisht, as imponohet nga lart, sidomos te forcat popullore që do të bashkohen në unionet që kanë objektivisht një shkallë të ulët të ndërgjegjes politike klasore.

Vetë forcimi i aktivitetit të pavarur të komponentëve të ndryshëm, të organizatave të masave, të komiteteve militante që bashkohen në drejtimin e mësipërm, me aktivitetin e komunistëve do të ndihmojë që të piqet nevoja e aktivitetit të përbashkët mes tyre, për të marrë prestigj në lagjet nëpërmjet nismave dhe aktiviteteve që zhvillojnë.

Duhet koordinim i mirë dhe plan për të fituar prestigj dhe "këmbë" në klasën punëtore, tek të vetëpunësuarit, bujqit, për të marrë pjesë aktive në këto rinia dhe gratë e shtresave popullore. Pra të përbëjnë shprehjen e aleancës në nivelin e lagjes.

Përvoja tregon se promovimi i detyrës së Aleancës Sociale në sektorë është një çështje e komplikuar, ka më shumë vështirësi, pasi këtu është shprehur më qartë ndikimi i klasës borgjeze dhe e aleatëve të saj në pjesët më të varfra të vetë-punësuarve të qytetit dhe të fshatit, por dhe vonesat në vetë rindërtimin rimodelim e lëvizjes punëtore.

Duhet një punë më thelbësore ideologjike politike që të kuptohet vizioni i përbashkët dhe armiku i përbashkët në fytyrën e monopoleve dhe pushtetit të tyre. Lëvizja punëtore me iniciativat e saj, me stabilitetin e saj, mund të tërheqë shtresa të tilla në luftën kundër monopoleve. Duhet një koordinim i mirë dhe plan që të formohen kushtet për aktivitet të përbashkët.

Të ndriçojmë më mirë çështjen e marrëdhënieve Parti - lëvizje

64. Lufta konsekuente me bazë Programin tonë, strategjinë revolucionare, pra me bazë objektivin e grumbullimit, pjekurinë, organizimin e klasës punëtore si forca sociale udhëheqëse e procesit revolucionar, do të thotë se kjo luftë bëhet edhe kur kushtet nuk janë revolucionare.

Kjo luftë zhvillohet nga Partia në mënyrë të pavarur, pa lëshime ndaj presioneve të oportunistëve të organizuar apo forcave të tjera borgjeze apo edhe të vetë masave punëtore – popullore që kërkojnë zgjidhje menaxhimi tani për tani të problemeve të acaruara që lind përditë sistemi kapitalist dhe stafi i tij politik nga qeveritë përkatëse dhe partitë që e përbëjnë ose e mbështesin atë.

Kjo do të thotë se nuk duhet shkëputur, lufta aktuale politike nga detyra kryesore politike revolucionare. Të mos lihet mënjanë synimi i pushtetit punëtor me objektiva të tjera të qeverisjes të ndërmjetshme-kalimtare në terrenin e kapitalizmit.

Kjo duhet të jetë një komponent i kujdesur i punës sonë udhëheqëse nga "lartë" e gjer "poshtë". Të rritet vigjilenca që të mos devijojë aktiviteti jonë nën rrethana të ndryshme: Të përkeqësimit dramatik të gjendjes së klasës punëtore dhe shtresave popullore, të kërcënimit ose kryerjes së një luftë imperialiste në të cilën bën pjesë klasa borgjeze e vendit, të terrorizmit të hapur, të represionit, të aktiviteteve të forcave fashiste – naziste apo akoma dhe të pezullimit të procedurave parlamentare me grusht shteti etj.

Përvoja historike dhe studimi i saj kolektiv nga KQ, e gjithë Partia dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), na ka pajisur me "imunitet" të fuqishëm, të cilat me vetëdije ne duhet ti aktivizojmë në të gjitha kushtet.

Të kemi vetëdije të plotë se të gjitha këto, opsionet dhe praktikat problematike, çfarëdo devijimi, nuk zhvillohen në vakum. Ka një kontradiktë objektive e cila përshkon çdo parti komuniste, çdo lëvizje punëtore revolucionare që vepron në kushte jo-revolucionare. Dhe kjo kontradiktë gjendet pikërisht në faktin se ndërsa Partia Komuniste është partia e përmbysjes revolucionare, nuk vepron në kushte që favorizojnë përmbysjen revolucionare.

 

65. Në kushte të tilla vepron sot Partia jonë. Duke vepruar tashmë për më shumë se 4 dekada në kushtet e legalitetit borgjez, relativisht "paqësore" borgjeze parlamentare, është e mundur që në radhët tona, në përgjithësi në rrethin tonë, aq më shumë në shtresat e gjera punëtore popullore të krijohen iluzione legaliteti, të ngulitet pikëpamja e gabuar se nëpërmjet betejave të njëpasnjëshme zgjedhore dhe të rritjes së përqindjeve zgjedhore, nëpërmjet ndryshimeve të vogla dhe reformave do të bëhet i mundur ndryshimi i përgjithshëm revolucionar.

Sigurisht që sot ka perënduar burimin kryesor i kultivimeve të devijimeve dhe iluzioneve të tilla e cila është mungesa e strategjisë së përpunuar revolucionare. Por kjo në asnjë rast nuk duhet të zvogëlojë nevojën për vigjilencë, të shqetësimit të vazhdueshëm krijues.

Përvoja historike na mëson se parti komuniste përshtatën dhe kufizuan veprimtarinë e tyre, pavarësisht nëse kjo përshtatje është bërë apo bëhet ende duke milituar fortë, e duke luftuar për të mos kaluar një ligj antipopullor, duke pretenduar në mënyrë militante nënshkrimin e një marrëveshje kolektive, për rritjen e pagave, për përmirësimin e kushteve të punës, etj. Historikisht nuk janë të pakta rastet të kontradiktës ku nga njëra anë luftë pioniere militante, me sakrifica, me vetëmohim dhe nga ana tjetër imunitet të dobët ideologjik ndaj pushtimit nga ideologjia borgjeze, zhvillim të dobët të teorisë, vonesë programore strategjike, që i çuan këto parti në transformimin e tyre në praktikë në parti të socialdemokracisë.

Pa dyshim, që nevojiten dhe përshtatje në çdo kushte evolucioni, duhet lufta e përditshme dhe pioniere e komunistëve që të parandalohen masat antipopullore, duke pretenduar masa që lehtësojnë familjet popullore etj. por këto përshtatje të nevojshme dhe rritja e nivelit të luftës popullore edhe në kushte jo-revolucionare, nuk duhet të shkëputet nga strategjia revolucionare. Rreziku i shkëputjes është po aq i rrezikshëm me mos llogaritjen e nivelit të ndërgjegjes së masave punëtore – popullore, vështirësitë që ajo shkakton dhe masat që duhen marrë për formimin e ndërgjegjes klasore.

Është një çështje kritike se si punon dhe ndërtohet Partia në praktikë, si udhëheqëse e luftës klasore, si udhëheqëse në lëvizjen e masave edhe për çështjet e veçanta të përditshme, por edhe çështjet e përgjithshme të perspektivës, d.m.th në përgjithësi për formimin e kushteve subjektive në luftën klasore antikapitaliste Antimonopoliste për socializmin - komunizmin.

Dhe kjo nuk bëhet pa e lidhur aksin e luftës për përmbysjen revolucionare me luftën për nevojat dhe kërkesat e menjëhershme, me çështjen e ndërhyrjes së përditshme në realitetin ekonomik, shoqëror dhe politik në kushte jo-revolucionare. Duke pasur të qartë se lufta ekonomike në vetvete nuk do të çojë në luftë revolucionare politike, në luftën për problemet e përditshme me të cilat përballet klasa punëtore dhe aleatët e saj social, nuk humbasim kryesoren, e cila është lufta e projektuar dhe e vazhdueshme ideologjike politike për kuptimin më të thellë të domosdoshmërisë të eliminimit total të shfrytëzimit dhe ndërtimit të një shoqërie pa klasa.

Të pajisur me vendimet e Kongresit të 19-të, me Programin e ri të Partisë, studimin kolektiv të përvojës, një nga çështjet e rëndësishme që duhet të kemi para nesh është çështja e marrëdhënieve të Partisë me lëvizjen sindikale punëtore, ashtu dhe gjithashtu çështjen e vështirë dhe komplekse të marrëdhënieve të Partisë me lëvizjet e aleatëve të klasës punëtore, të bujqve dhe vetë-punësuarve në qytete.

 

66. Në marrëdhëniet Parti – lëvizje punëtore sindikaliste vështirësia  - si në praktikën politike ashtu dhe në çështjen teorike- rrjedh nga fakti se vetë Partia Komuniste në vetvete është forma më e lartë, e vetëdijshme e shprehjes e lëvizjes punëtore. Kështu që, kur bëhet referencë në lëvizjen e klasës punëtore, nuk mund të mos referohet lëvizja komuniste, që me vetëdije, si pararojë dhe me plan lufton për revolucionin socialist dhe pushtetin, për socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të grumbulluara të prodhimit dhe planifikimin qendror shkencor të prodhimit dhe të shpërndarjes të produkteve dhe shërbimeve, me synim përmbushjen e nevojave shoqërore që gjithmonë zgjerohen.

Megjithatë, forma më të ulëta të organizimit të klasës punëtore në përbërjen ideologjike, programatike dhe organizative dhe uniteti ekzistojnë dhe do të ekzistojnë si në kushtet jo revolucionare ashtu dhe në kushtet e hovit revolucionar gjithashtu edhe gjatë periudhës së ndërtimit socialist. Ekzistenca e një Partie Komuniste të fortë dhe puna e organizuar e gjerë ideologjike – politike dhe organizative përbën ligj determinist që të realizojë klasa punëtore misionin e saj historik.

Sindikatat dhe në përgjithësi format më të ulëta të organizimit ndikojnë, luajnë rol në organizimin dhe formimin e ndërgjegjes klasore të klasës punëtore. Prandaj dhe, përbën nevojë ndërhyrja e vazhdueshme, vendimtare e forcave të Partisë Komuniste në luftën për orientimin e lëvizjes sindikaliste punëtore, në të gjitha rrethanat, revolucionare ose jo.

Objektivisht, nuk ekzistojnë sindikata neutrale politikisht. Në to ose do të dominojë linja e bashkëpunimit klasor, e sindikalizmit të punëdhënësve – qeverisë, ose linja e reformizmit, e rrymës oportuniste ose linja e luftës e antikapitaliste – antimonopoliste. Prandaj, lufta ideologjike dhe politike brenda lëvizjes është ka rëndësi për të arritur objektivin e organizimit të një pjese të rëndësishme të klasës punëtore në drejtimin antikapitalist, për thellimin dhe zgjerimin lidhjeve të saj me Partinë.

Për shkak të sa më sipërmet, marrëdhëniet Parti – organizata masive punëtore është nga vetë fakti mjaft komplekse. Përpjekja e interpretimit të kësaj marrëdhënieje e mundojë shumë lëvizjen ndërkombëtare komuniste, shpesh u shoqëruar nga absolutizmi dhe gabime, edhe në përgjithësimin teorik, edhe në praktikë.

Linja ka përpunuar Partia jonë na pajis me drejtime të sakta, prandaj kuptimi në thellësi i saj mbetet problemi kryesor i punës udhëheqëse.

Sigurisht që duhet të merren parasysh kushtet dhe korrelacioni i forcave, nëse gjendemi në një rritje revolucionare apo jo. Të kuptohet se edhe në kushtet e regresit revolucionar nuk duhet aspak të bëhet regres nga lufta kundër vijës reformiste të socialdemokracisë në sindikata, aq më tepër të mos interpretohet uniteti i nevojshëm i klasës punëtore, lufta për organizimin dhe funksionimin e sindikatave, aktiviteti dhe debati brenda lëvizjes rreth kërkesave apo formave të luftës, si një parakusht, ose si një produkt i bashkëpunimit -nën presionin e "të gjithë së bashku"- me pjesë të aristokracisë punëtore, me pjesë të socialdemokracisë.

 67. Marrëdhënia e Partisë me lëvizjet e bujqve të varfër, me të vetë-punësuarit profesionistë dhe tregtarët e vegjël objektivisht është akoma më komplekse dhe e vështirë, pasi bëhet fjalë për lëvizje të forcave që nga vetë pozita e tyre shoqërore nuk mund të jenë bartës të një shoqërie të re. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka interes që të luftojë për këtë shoqëri të re, duke u bashkuar në të ose si kooperativistë prodhues ose si punëtorë në prodhim ose shërbim të drejtpërdrejtë social. Ka një interes, pasi pushteti i ri i punëtorëve mundet të kënaqë nevojat e gjithanshme për punë, banim, shëndetësi, arsim, pension, kohë të lirë për pushime dhe pjesëmarrje në strukturat e pushtetit të punës, etj.

Duke u mbështetur mbi këtë perspektivë, komunistët luftojnë akoma dhe sot, në kushte jo-revolucionare, me qëllim që këto lëvizje të arrijnë të qasen lëvizjen e orientuar klasore të punëtorëve, pa humbur nga vëmendja e tyre faktin se këto lëvizje gjithmonë janë më të forta lidhjet -në krahasim me lëvizjen punëtore- lëkundjet e vazhdueshme, iluzionet borgjeze dhe reformiste, idetë dhe tendencat e ndryshme mikroborgjeze.

Një çështje e veçantë është marrëdhënia e Partisë me lëvizjen radikale të gruas për emancipimin e grave me origjinë punëtore apo dhe të shtresave të tjera popullore nga aleatët e mundshëm social të klasës.

Pabarazia dhe diskriminimi në kurriz të grave në të gjitha nivelet, në jetë, në familje, në punë, në luftën e përditshme, në luftën politike, kanë rrënjë të thella klasore, që do të thotë se si problem e prek lëvizjen punëtore.

Vetëm Partia Komuniste mund të shprehë me qëndrueshmëri identifikimin e luftës për emancipimin dhe barazinë me luftën për çlirimin e përgjithshëm nga shfrytëzimi i burrave dhe i grave. Por kjo kërkon aktivitet pionier të Organizatave, të komunisteve punonjëse sindikaliste dhe intelektualëve, të cilët me anë të aktivitetit të tyre në linjat e lëvizjes së grave munden që ta radikalizojnë në drejtim antimonopolist antikapitalist.

Veprimtaria e komunisteve brenda Shoqatave dhe Grupeve të Federatës së Gruas së Greqisë (OGE) nuk mund të quhet unike as shkalla e ndërgjegjësimit të problemit të pabarazisë së grave, as ndërgjegjësimi klasor, politik i grave që grumbullohen.

Konfuzioni në lidhje me nevojën dhe përbërjen e punës specifike të Partisë te gratë dhe e veprimtarisë së komunisteve në lëvizjen radikale të grave kanë të bëjnë me organet, dhe sidomos me gratë që janë kuadro, duke gjykuar nga qëndrimi i tyre i jetesës, nuk i kuptojnë vështirësitë e shtuara objektive që kufizojnë aktivitetin politik dhe social të grave, madje edhe të disa grave të cilat janë anëtarë të partisë apo të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), sidomos në periudha që ndryshojnë kushtet e jetesës së tyre. Këto shoqe me vështirësi e kuptojnë specifikën e punës përgatitore për rekrutimin e grave që shpesh kanë ngarkesa më të mëdha nga zakonet dhe përndjekjet reaksionare, ndërsa akoma dhe brenda Partisë, në organizatat sektoriale dhe në vendet e punës të Organizatës Bazë të Partisë, këto shoqe me vështirësi marrin pjesë në diskutime.

Vërtetohet nevoja e zgjimit të dyfishtë të grave, nga njëra anë e ndërgjegjes së tyre politike klasore dhe nga ana tjetër kuptimi i faktit se zgjimi politik i gruas ka vështirësi të shtuara, duhet të kapërcejë pengesa objektive shtesë, pra duhet përpjekje dhe punë e shtuar dhe e  specializuar, jo vetëm brenda lëvizjes, por në vetë pararojën e saj, Partinë Komuniste.

Pas Kongresit të 19-të të Partisë u vazhduan disa hapa në përpjekjen për specializimin e politikës së Partisë për gratë, si në mënyrë të pavarur ashtu dhe në kontestin e lëvizjes punëtore – popullore, duke marrë parasysh se lëvizja grumbullon gra nga forca punëtore – popullore dhe përtej ndikimit politik të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Puna e nevojshme ndriçuese brenda partisë -sidomos në gratë që janë anëtare të partisë në sektorë dhe në Rininë Komuniste të Greqisë (KNE)- fillon nga përpjekja e kuptimit e konceptit tonë në çështjen e gruas, e cila ndër të tjera presupozon përdorimin e botime të veçanta të Partisë. Është e domosdoshme që të zhvillohet nga organet dhe Organizatat Bazë të Partisë aktivitet i pavarur për çështjen e barazisë dhe emancipimit të gruas në kushtet e ndërtimit socialist, për rëndësinë e çlirimit të marrëdhënieve personale, të marrëdhënieve midis gjinive brenda ose jashtë institucionit të familjes nga çdo formë detyrimit ekonomik, social dhe ideologjik.

Kuptimi i thelbit të çështjes së gruas është i domosdoshëm për kuptimin si të nevojës për lëvizje radikale të grave, d.m.th të lëvizjes për barazi dhe emancipim të gruas me prejardhje punëtore ose popullore (të bujqeve të varfra dhe të vete-punësuara në qytet), ashtu dhe të detyrës të grave që janë anëtare të partisë, pavarësisht nga sektori i tyre, t'i drejtohen grave punonjëse, të papune, të vetë-punësuara, grave në bujqësi, punonjëse të reja në moshë dhe nënave, studenteve, pensionisteve, gruas emigrante, por edhe grave që ndodhen jashtë nga puna sociale, të tilla si nikoqiret në shtëpi.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka mbledhur të gjitha vitet e mëparshme përvojë të pasur dhe të rëndësishme nga aktiviteti në kushte të ndryshme. Studion sidomos marrëdhënien Parti - Lëvizje - masa si një komponent thelbësor si të zhvillimit të njohurive tona teorike rreth kësaj çështje ashtu dhe të punës aktuale udhëheqëse. Shfrytëzon konkluzionet e saj si një udhërrëfyes në veprimtarinë praktike të përditshme, si një mjet për forcimin e kapaciteteve revolucionare të organeve dhe të Organizatave Bazë të Partisë, të së gjithë Partisë.

Për ecurinë e ndërtimit të Partisë

68. Faktori kryesor që përcakton rolin dhe efikasitetin e Partisë në lëvizjen punëtore, në luftën klasore, është ndërtimi i partisë në industri, në sektorët me rëndësi strategjike, në kombinim me rritjen e fuqisë dhe ndikimit të Partisë në masën e madhe të klasës punëtore dhe veçanërisht në pjesët e reja të saj. Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë ka aftësia e depërtimit në sektorë strategjikë dhe në sektorët që ndollën në zhvillim e sipër me dinamikë në ekonomi.

Pasojat e krizës ekonomike kapitaliste në klasën punëtore dhe shtresat popullore të qytetit dhe të fshatit ishin të mëdha. Ka pasur ndryshime të rëndësishme në sektorët e punës. Shumë fabrika dhe biznese u mbyllën, u pushuan nga puna mijëra punëtorë, shumë kanë mbetur të papunë ose ndryshuan profesion, të tjerë dolën në pension. Shumë biznese nuk bërën zëvendësimin e personelit të tyre, disa të tjera e bërën duke marrë në punë të rinj me anë të programeve të ndryshme të financuara nga shteti. Disa biznese të tjera kishin fitime ose investuan jashtë vendit. Këto zhvillime siç është e natyrshme patën ndikimin e tyre edhe në forcat e partisë tonë, pasi mjaft anëtarë dhe simpatizantë mbetën jashtë vendeve të punës, për shkak të pushimit nga puna ose të daljes në pension. I lartë mbetet në linjat tona përqindja e të papunëve.

Në periudhën që nga Kongresi i kaluar, Partia ka bërë përpjekje serioze që të kapërcehen vështirësitë dhe të zëvendësohen humbjet me rekrutime të reja. Përpjekja këmbëngulëse që të kapim përsëri kontakte me vendet e punës, të futemi në vende të reja dhe të kompensojmë një pjesë të humbjeve që kishim, për të formuar një cikël të ri në krahë të organizatave të partisë -një punë kjo që përbën maja të nevojshme për zhvillimin e Partisë dhe krijimin e organizatave të reja partiake dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)- ka sjellë disa rezultate pozitive.

Kemi përmirësuar për 2% përbërjen sociale të Partisë në punonjësit me pagë të sektorit privat dhe shtetëror, si një rezultat i përpunimit më të mirë të planifikim rekrutimit dhe ndërtimit në vendet e punës të bëra nga Organizatat e Partisë.

Organet udhëheqëse fitojnë, me hapa të ngadalta por të sigurta, pikëpamje unike për përmbajtjen e ndërtimit të partisë. Ato e kuptojnë se nuk identifikohen vetëm me rekrutimin, por përbën një ndërhyrje më të gjerë të kombinuar, politike, organizative dhe masive e Partisë për të gjitha problemet që kanë pllakosur familjen popullore.

Është e kuptueshme në një masë më të madhe se duhet të merren më shumë dhe pjesëmarrjen më të shpeshtë të kuadrove, shqyrtimit të vazhdueshëm të përvojës, kontroll efektiv për masat dhe format që janë përdorur për të arritur objektivat. Janë bërë hapa në koordinimin e punës ndërmjet organizatave sektoriale dhe territoriale të partisë, në kuptimin dhe zbatimin e detyrës për të punuar kudo dhe të gjitha forcat e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) me të njëjtën përmbajtje, si në ato që janë të mbledhura në bazat sektoriale ashtu dhe ato që janë në bazat territoriale.

Megjithatë, nuk u përballua problemi qendror i ndërtimit partiak që është vonesa e zhvillimit të Partisë në industritë e mëdha dhe sektorët me rëndësi strategjike. Kjo është një çështje që vështirëson zhvillimin e punës së përgjithshme të Partisë në klasën punëtore. Vonesa nuk është vetëm për shkak të vështirësive objektive. Ato ekzistojnë, por ato nuk mund të fshihet problemin udhëheqës i cili është që nuk arritëm të koordinojmë gjithmonë me sukses detyrat e luftës për organizim me objektivat e ndërtimit, ndërsa nuk jemi çliruar ende nga një -në masë të konsiderueshme- perceptim sindikalist që përshkon punën tonë në klasën punëtore.

Hyrja e anëtarëve të rinj në Parti në kushte të krizës është një çështje më e komplikuar, kërkon planifikim, komunikim sistematik, dhe shfrytëzimin e militantëve dhe militanteve të cilët janë dalluar në vendet e punës, që japin beteja në lëvizjen punëtore – popullore, që bashkëveprojnë me komunistët në betejat e përditshme. Përgatitja e kandidatëve për anëtar partie kërkon një punë më shumë sistematike, me shumë forma, politike, ideologjike me politikën dhe Programin e Partisë, me ideologjinë dhe përvojën e saj historike, me vlerat komuniste. Këto janë kushte të domosdoshme që të jetë në gjendje të shpjegojë shkaqet e problemeve dhe vështirësive të tjera që lind kriza me papunësinë masive dhe mbylljen e bizneseve, varfërinë masive, konfuzionin që shkaktojnë forcat e ndryshme reformiste dhe oportuniste në lidhje me mënyrën e rrugëdaljes nga situata aktuale.

 

69. Nëse shikojmë më thellë do shohim se ndërhyrja e pavarur e Partisë te punëtorët me Programin e Partisë, me përpunimet për sektorët e ndryshëm, nuk ka një prioritet analog me punën tonë. Nuk këmbëngulim që të diskutohen në organet dhe Organizatat Bazë të Partisë me rëndësinë analoge që kanë treguesit dhe rezultatet e punës sonë të planifikuar në klasën punëtore, që kanë të bëjnë me pjekjen e vetëdijes politike, grumbullimin rreth Partisë dhe politikës së saj, pjesëmarrjen e tyre në luftërat sociale, ajo që ne quajmë rezultat i ndërhyrjes politike partiake të Organizatës Bazë të Partisë brenda në vendin e punës.

Hapat që janë bërë nuk korrespondojnë me rëndësinë që ka rindërtimi i lëvizjen e punëtore, zhvillimin organizativ të Partisë, përmirësimi i përbërjes punëtore të Partisë, sidomos në kushtet e sotme të regresit të lëvizjes, të presionit për integrim të pjesëve të mëdha të klasës punëtore. Për këtë arsye, detyra kryesore "për të arritur një hov në ndërtimin partiak dhe në forcimin ideologjik dhe politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në klasën punëtore", diçka që e kemi vënë edhe në Deklaratën e KQ para kremtimit të 100-vjetorit të Partisë, mbetet në mënyrë të plotë dhe mund të përmblidhet në objektivat e koduara të mëposhtme që lidhen me garën midis Organizatave të Partisë për ndërtimin partiak:

• Përmirësimi i përqindjes së punëtorëve industrial dhe numrit të Organizatave Bazë të Partisë në kompanitë e mëdha të biznesit me rëndësi strategjike.

• Forcimi përbërjes shoqërore të Partisë në normën e punëtorëve dhe punëtoreve.

• Përmirësimi në përbërjen e moshës, duke rritur rekrutimet nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) dhe të moshave 18-40 vjeç.

• Rritja e rekrutimit të grave dhe forcimi i përqindjes së tyre të përgjithshme në të gjithë Partinë dhe në organet udhëheqëse.

Arritja e synimeve të mësipërme nuk mund të bëhet jashtë nga zhvillimi i luftës politike pioniere të komunistëve e planifikuar mirë rreth problemeve të mprehura në vendet e punës, në sektorë dhe në lagje (në qytet dhe në fshat). Ky aktivitet politik ka si bosht linjën antimonopoliste - antikapitaliste, dhe është i specializuar dhe me objektiva të veçanta që na çojnë më afër punëtorëve dhe familjeve të tyre.

Çelës i suksesit është puna me prioritet e çdo organi, që nga KQ e gjer në Organizatat Bazë të Partisë, dhe i çdo anëtari individualisht. Kjo punë presupozon përdorimin e përvojës së fituar, identifikimin e hershëm të vështirësive, diskutimin kolektiv për përballimin e tyre, kontrollin e vazhdueshëm dhe synimin e masave që ndihmojnë në rritjen dhe forcimin masiv rryma e ideve komuniste në vendet e punës dhe arsimit, në mënyrë që të dendësohen radhët e Partisë me anëtarë të rinj. Kjo punë është e lidhur ngushtë me aktivitetin dhe themelimin e klubeve të reja punëtore, të shtohen anëtarët në klubet e tjetra ekzistuese, me krijimin e komiteteve dhe të klubeve në vende pune, me komitete militante, komitete emigrantësh dhe të papunëve, në varësi të përbërjes dhe të mundësive të çdo terreni. Në të njëjtën kohë, është e lidhur me aktivitetin për organizim masiv të punonjësve, të bujqve dhe të vete-punësuarve, të rinisë dhe gruas nga familjet popullore, në unionet radikale dhe grupimet e tjera në të cilat aktivizohemi si komunistë, si dhe me pjesëmarrjen dhe veprimtarinë në komitete popullore, në Komitetet dhe shoqatat e tjera me aktivitet kulturor, sportive etj., në të gjitha lagjet, në qytete dhe fshat.

Përmes një fërkimi të tillë me masat do të rritet dhe aftësia e forcave tona që të manifestojnë linjën tonë në kundërshtim me zgjedhjet strategjike të klasës borgjeze, të argumentojnë superioritetin e rrugës së zhvillimit të pushtetit punëtor, për të orientuar indinjatën popullore kundër armikut të vërtetë, borgjezisë dhe bashkësive imperialiste, për të shpjeguar bindshëm se është i pamundur efikasiteti i luftës pa një front vendimtar me perceptimet e kompromisit, të reformimit dhe oportunizmit.

Sot Partia i ka armët e nevojshme ideologjike dhe bagazhin për t'u hedhur në luftën politike, ideologjike, për forcimin organizativ të saj.  Është Programi dhe Statuti i miratuar nga Kongresi i 19-të, konkluzionet që kemi nxjerrë mbi shkaqet e përmbysjes së socializmit dhe përpunimet kolektive për vëllimin e dytë të Esesë së Historisë së Partisë, Konferenca Mbarëkombëtare për punën tonë me rininë, Plenumi i zgjeruar i KQ për rindërtimin e lëvizjes punëtore, diskutimi i përvojës nga aktivitetet e ndryshme në kuadrin e kremtimit të 100-vjetorit të Partisë etj. Është shtypi i Partisë, gazeta "Rizospasti", revista "Inspektimi Komunist", botimet nga Shtëpia Botuese "Sighroni Epohi" (Epoka Bashkëkohore) që përbëjnë mbështetje për aktivitete me forma të ndryshme, të fiksuara dhe të planifikuara, për përgjithësimin e përvojës dhe transmetimin e saj në masat e gjera.

Çdo Organizatë Bazë e Partisë, duke i shfrytëzuar me plan këto armë dhe mjete të komunikimit me punonjësit, do të jetë në gjendje të formojë klimë bashkimi me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), për ndryshime dhe përmbysje, që të zgjerohet cikli që e kupton nevojën se çdo të thotë një Parti e fortë Komuniste e Greqisë (KKE).

Për përbërjen sociale dhe të moshës në Parti

70. Pa qenë e fortë Partia në klasën punëtore, me Organizata Bazë të Partisë, masive dhe të fuqishme, me orientim në masa, që të sigurojnë promovimin e vazhdueshëm dhe sistematik të politikës së saj, nuk do të bëhen hapa në promovimin e detyrës së rindërtimit.

Si rrjedhojë e kësaj dallohet detyra kryesore e ndërtimit të organizatave të fuqishme dhe masive të partisë me orientim në masa, në grupet monopoliste, në fabrika, në qendrat e mëdha ekonomike, industriale, tregtare, një detyrë kjo që duhet të fitojë kujdesinë e madhe të organeve udhëheqëse dhe organizatave të Partisë. Nga Organizatat e Partisë janë përcaktuara objektiva për ndërtim, duke u fokusuar në moshat produktive, në ato forcave të reja që janë aktive, duke pasur si prioritet konkretisht:

• Portet, aeroportet, në përgjithësi Transportin

• Energjinë - Telekomunikacionin – Metalin

• Industrinë Kimike - Farmaceutikën - Ushqimin

• Projektet e mëdha - Ndërtimin

• Qendrat e mëdha tregtare.

Nga praktika duket se hasim vështirësi në zbatimin e detyrës, që ndërtimi të jetë kriteri më kryesor i matjes së efikasitetit në punën tonë në çdo veprim, në lëvizjet dhe aktivitetet. Nën peshën e detyrave dhe kërkesave aktuale të luftës, kjo punë, që duhet të bëhet në drejtimin e mësipërm, e humbet orientimin, dhe kalon në dorë të dytë, ndërsa ekzistojnë forca rreth nesh që gjenden afër me Partinë, dhe kanë një nivel të lartë pajtimi me qëndrimet tona si dhe kanë përvojë nga pjesëmarrja e tyre në lëvizje. Duhet që të forcohet monitorimi i progresit të ndërtimit në të gjitha organet udhëheqëse dhe në Organizatat Bazë të Partisë.

Parakusht që të bëhen hapa në ndikimin dhe forcimin organizativ të Partisë është puna masive ideologjike, politike e Partisë në fabrika dhe në vendet e punës me synim promovimin e qëndrueshëm dhe sistematik të pozicioneve dhe politikës të saj, si një parakusht për formimin një e cikli që ndikohet nga Partia. Kjo duhet të jetë në qendrën e veprimtarisë të çdo Organizate Bazë të Partisë, të çdo komunisti -me të gjitha format dhe mënyrat e duhura- si parakusht themelor për ndërtimin. Në këtë aks duhet të zgjerohen metodat e ndriçimit, të mos të kufizohen në aksionet e mëdha, në format e aktivitetit si fushata. Duhet që të forcohet për çdo Organizatë Bazë të Partisë leximi i gazetës "Rizospasti", e revistës KOMEP (Inspektimi Komunist), i librit marksist, por edhe brumosja dhe diskutimi i gjerë i pozicioneve dhe vlerësimeve të Partisë në bazë të aktualitetit.

Në të njëjtën kohë duhet një punë sistematike dhe përgatitje, që promovimi dhe popullarizimi i politikës së Partisë, që rezulton nga Programi i saj, nga strategjia e saj për pushtetin punëtor dhe revolucionin socialist, të përshkojë me vendosmëri dhe në mënyrë bindëse çdo aspekt të veprimtarisë, të propagandës, të punës së komunistëve. Duke u bazuar në vetë përvojën në vendet e punës, në problematikat që zhvillohen në shtresat popullore ndaj politikës sonë nën ndikimin e politikës dhe propagandës së klasës borgjeze, nga partitë e saj, nga sindikalizmi i punëdhënësve, nga sindikalizmi qeveritar, por edhe nga vetë mekanizmat e punëdhënësve.

Këtu kërkohet që të ecë më shpejtësi në të gjitha organet udhëheqëse, që nga KQ e deri në Organizatat Bazë të Partisë dhe grupet partiake, studimi dhe përgjithësimi i kësaj përvoje. Në mënyrë të ngjashme, duhet rritur dhe përmirësuar edhe puna specifike individuale, sidomos në vendet kritike dhe të vështira, me koordinim të mirë, me këmbëngulje dhe kontroll. Të hynë në mënyrë sistematike në këtë detyrë sa më shumë kuadro dhe anëtarë të partisë, si dhe anëtarë të partisë që janë zgjedhur në drejtorinë e sindikatave e ndryshme. Të caktohen më me vendosmëri forca të duhura që mund të kontribuojnë në realizimin e kësaj detyre, aty ku kjo kuptohet se është e nevojshme.

Parti e aftë të udhëheqë Rininë Komuniste të Greqisë (KNE) të kalojë në fazën e rritjes së rëndësishme të forcave të saj

71. Objektivi që të bëhet një thellim mbi ndërtimin e Partisë kërkon rinovim të shpejtë, kërkon rritjen e forcës së Partisë me mosha të reja, sidomos nga klasa punëtore dhe nga turni i ri i saj.

Vendimi i Konferencës Mbarëkombëtarë për punën e Partisë në rini (Dhjetor 2013) dhe masat konkrete që përfshihen atje e forcojnë këtë drejtim. Dallohet përgjegjësia e pavarur e Partisë për të qasur mosha të reja në luftën për ndryshimin revolucionar, por edhe përgjegjësia për udhëheqjen e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Zbatimi i vendimeve të Konferencës përbëjnë detyra të domosdoshme dhe urgjente, sidomos para kremtimit të 100-vjetorit të Partisë dhe 50-vjetorit të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) për t'u grumbulluar në mënyrë të vendosur pjesa kryesore e punës së Partisë në rininë e klasës punëtore dhe shtresave popullore dhe të bëhen më i sigurt rinovimi i Partisë me gjak të ri.

Ka pasur disa hapa pozitive, gjatë gjithë këtyre viteve mijëra anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) fituan titullin e anëtarit të Partisë, dhe shumë anëtarë të partisë që u dalluan në organet e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) kaluan në Parti, rinovuan dhe përmirësuan përbërjen e moshës në organet e Partisë. Megjithatë, vonesat serioze ende mbeten.

Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) mbetet donatorja kryesore e Partisë. Kalimi i RK të Greqisë (KNE) në fazën e rritjes së konsiderueshme të forcave, dhe të aftësisë edukative komuniste të saj përbën padyshim një element të pandarë në vazhdimësinë revolucionare të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të ndërtimit partiak dhe, si diçka e tillë duhet të trajtohet nga organet e Partisë. Është një parakusht që të forcohet Partia si në sasi ashtu dhe në cilësi.

Puna në moshat e reja është vendimtare për ndërtimin në klasën punëtore, madje duhet punë edhe para se këto mosha të futen në prodhim, në fushat e arsimit, edukimit, në fushat e praktikës profesionale, veçanërisht në Shkollat e Mesme dhe të Larta Teknike (EPAL- TEI), në Institutet e Edukimit Profesional (IEK) , në shkolla profesionale, ne Akademitë e Marinës-Detare Tregtare (AEN), por edhe në Universitet e Larta (AEI), në Gjimnaze dhe Shkollat e Mesme (Lice). Pjesa më e madhe e të rinjve hyn[ ose do hynë në radhët e punës me pagë, pra si rrjedhojë përmbajtja e punës së Partisë duhet të jenë e përkushtuar me vendosmëri në këtë drejtim. Me planifikim dhe program unik të punës, nga ana e organeve të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), deri në nivelin e Organizatës Bazë të Partisë dhe Organizatës Bazë të Rinisë me theksim të veçantë në pajisjen ideologjike-politike, në edukimin komunist si armë kryesore për punë ndriçuese dhe aktivitet pionier. Plani duhet të mbështetet mirë në problemet e mprehura, ashtu siç dalin këto probleme në moshat e reja, për pasigurinë e të ardhmes, për papunësinë, për xhunglën e punës dhe mashtrimet që i bëhen rinisë, për pengesat e mëdha që vihen në përpjekjen që të marrë rinia arsim të përgjithshëm ose profesional. Veprimtaria jonë të jetë e ngulitur mirë me kulturën dhe sportin, duke u përballuar me militarizëm ndaj çështjeve ideologjike dhe politike, të tilla si përhapja dhe përdorimi i drogës.

Partia ka përgjegjësi që të hapë rrugën në mënyrë që Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) të përmbushi objektivin e ekzistencës dhe aktivitetit të saj. Me plan të përpunuar në çdo hallkë dhe ndihmë të konsiderueshme ndaj Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) me synim kontributin në grumbullimin e forcave në luftën për nevojat bashkëkohore të rinisë si dhe në luftën ideologjike-politike, në ndërtimin e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Me orientim në komunikim, aktivitet të përbashkët për të ngulitur mirë te rinia vlerat dhe objektivat revolucionare të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), te nxënësit dhe nxënëset e familjeve punëtore – popullore, te nxënësit – studentët e shkollave profesionale - arsimit teknik, te studentët me orgjinë punëtore – popullore, për ti tërhequr ata në lëvizjen punëtore.

Ky aktivitet duhet të zhvillohet paralelisht me përgatitjen ideologjike politike të anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), me edukimin marksist, me kuptimin e Programit dhe të përpunimeve të Partisë, të konkluzioneve nga studimi i historisë së lëvizjes komuniste dhe punëtore, transmetimin e gjallë të përvojës së Partisë, të ndihmës për pjesëmarrje aktive në jetën e brendshme të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), përgatitjen dhe mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që në vazhdim të bëhen anëtarë të Partisë.

Lidhja e Partisë me pjesët më pioniere të së vetë-punësuarve në qytet dhe fshat

72. Ndërhyrja e Partisë në shtresat mikroborgjeze të qytetit dhe të fshatit është objektivisht një çështje komplekse për shkak të vetë pozitës së tyre në prodhim. Bashkimi i atyre seksioneve që kanë interesa objektive nga perspektiva që manifeston Programi i Partisë është një detyrë kryesore që lidhet me zhvillimin e korrelacionit (bilancit) të përgjithshëm të forcave dhe kjo vendoset që nga sot.

Formimi i celulave të forta me komunist të vetë-punësuar në të gjitha qytetet e mëdha dhe industritë ku të vetëpunësuarit janë shumë është një parakusht që të lidhet Partia me pjesët më pioniere të tyre, por dhe që të kufizohet aq sa është e mundur ndikimi objektiv që ushtrohet tek ata nga ideologjia dhe politika e aleancave e klasës borgjeze dhe e shtetit të saj. Kërkon një punë të specializuar ideologjike-politike dhe mbështetje që të kuptohet më thellë nga vetë forcat e Partisë, në mënyrë që ato të munden të ndikojnë në seksione më të gjera të këtyre shtresave me politikën e Partisë, që të fitojë terren orientimi i duhur në lëvizjen e tyre antimonopoliste.

Njëkohësisht, në fshat dhe në rrethet ku prodhimi bujqësor ka një peshë të veçantë, është i nevojshëm forcimi i ndërhyrjes së organizatave të Partisë, të ketë planifikim që të shumohen radhët e Partisë me bujq, të ngrihen Organizata Bazë të Partisë në komunat e mëdha ose grupime në fshatra fqinje. E lidhur me këtë është dhe planifikimi që të fitohen shumë sindikalistë bujq të aftë nga bujq të rinj që dallohen në aktivitete. Dallimi i sindikalistëve të tillë është diçka e domosdoshme që të shpjegohet me një përsosmëri më të madhe, si shkatërrimi i shumicës së bujqve për shkak të konkurrencës së grupeve monopoliste dhe të grumbullimit në shfrytëzimin bujqësor kapitalist, ashtu dhe perspektiva për të jetuar në një shoqëri me formë më të lartë të organizimit të prodhimit, në të cilën prodhimi kooperativë bujqësor lidhet me prodhimin e socializuar (shoqërizuar).

Vërtetohet se për të tejkaluar vështirësitë e shtuara duhet një plan ndërhyrës më i gjithanshëm ideologjik, politik dhe organizativ, me objektiva për ndërtim, si dhe caktimin dhe trajnimin përkatës të kuadrove që do të specializohen në kërkesat komplekse të drejtimit në terrenin e kësaj zone dhe të lëvizjeve të saj përkatëse

Parti e aftë me fuqinë e ideve komuniste dhe të artit pionier të tërheqë dhe të mobilizojë popullin

73. Sot janë krijuar disa të dhëna të rëndësishme në ndërhyrjen e Partisë në kulturë. Konferencat shkencore, Festivali i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe e revistës së saj Odigjitis (KNE – Odigitis), kushtimet, ekspozitat, prodhimet artistike, rritin ndjeshëm nivelin kulturor të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të cilët specializohen në një sërë sektorësh morën pjesë ose ndihmuan në të gjithë këtë veprimtari.

Megjithatë, pavarësisht nga përparimet e bëra në vitet e fundit si në nivel qendror ashtu dhe ne atë lokal për zhvillimin e ndërhyrjes kulturore të Partisë, nuk është zotëruar ende kuptimi unik për rëndësinë e saj, si pjesë e pandarë e funksionit dhe veprimit të së gjithë Partisë. Perceptimi më i zakonshme në radhët tona është se puna kulturore thjesht na duhet si shtesë për të bërë më tërheqës aktivitetin politik të Partisë në forca më të gjera popullore. Por funksioni më i rëndësishëm, sidomos i artit me synime socialiste – komuniste, është se ai kontribuon në formimin e gjithanshëm të personalitetit, fill së pari të vetë komunistëve.

Arti përbën një faktor i rëndësishëm në emancipimin e ndjenjave njerëzore, të imagjinatës, të ndjeshmërisë, të shpërthimit, por dhe të vullnetit që të realizohet ndryshimi social. Bëhet fjalë për karakteristika të nevojshme në krijimin e politikes revolucionare pararojë, të aftësisë së saj për të tërhequr dhe të frymëzojë në luftën për eliminimin e shoqërisë shfrytëzuese. Nuk është e rastësishme që gjatë gjithë historisë së saj  -në burgje, në persekutime, në ilegalitet dhe aq më shumë në kohën e mprehjes së luftës së klasave, si me rezistencën e EAM-it dhe ELAS-it ashtu dhe në veçanti në kushte shumë të ashpra dhe të mëdha të luftës së Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE)-  Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i dha një rëndësi të madhe artit si mjet i ngritjes shpirtërore dhe organizimit të ndjenjave shoqërore, si mjet për edukimin politik dhe moral.

Lufta heroike e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) frymëzojë një shumë e shumë shkrimtarë dhe artist, krijoi një trashëgimi të vlefshme që në një shkallë apo një tjetër -kjo trashëgimi- gjeti vazhdimësinë e saj në kushtet e mëvonshme.

Në kushtet e sotme, pas përmbysjeve të ndërtimit socialist, bëhet më e domosdoshme nevoja që Partia -me zhvillimin e ideologjisë së saj komuniste revolucionare dhe dinamikën e luftës së klasave për socializëm- të frymëzojë intelektual dhe artist, të zhvillojë lidhje militante me ta, të bashkëveprojë me ata që interesohen për nevojat popullore, që i rezistojë atomizmit, kalbësirës kapitaliste, që besojnë në mundësinë e një shoqërie njerëzore, të llojit më të lartë të organizimit të prodhimit shoqëror dhe në përgjithësi të jetës shoqërore.

Ky objektiv kërkon një punë më sistematike dhe këmbëngulëse, punë për përdorim më të madh të shkencëtarëve, intelektualëve dhe artistëve, të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë, që do ti nxiti për të vendosur punën e tyre krijuese në shërbim të klasës punëtore dhe aspiratave të larta të evoluimit revolucionar të shoqërisë.

Për rikomponimin organizativ

74. Rikomponimi (rirreshtimi) organizativ i Partisë dha një shtytje të rëndësishme në orientimin e punës së Partisë në klasën punëtore. Grumbullimi i planifikuar i forcave dhe ndryshimet në strukturën organizative të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), që filloi me krijimin e Organizatave të Partisë në Atikë dhe Maqedonisë Qendrore, u promovuan hap pas hapi, duke studiuar përvojën e viteve të fundit edhe në Organizata të tjera Rajonale.

Përvoja nga rikomponimi (rirreshtimi) i forcave të Partisë është pozitive.

• Ky ishte një hap i nevojshëm dhe pozitiv që ka ndihmuar përveç orientimit edhe në grumbullimin dhe udhëheqjen e forcave të Partisë për të punuar në klasën punëtore dhe të ndërtimit të Partisë.

• U grumbullua dhe u pasqyrua më mirë dhe më objektivisht ikona nga vendet e mëdha të punës. Në të gjitha zonat janë regjistruar dhe vendosur prioritete për vendet ku do të punohet, në degët kryesore që është e përqendruar klasa punëtore, të grupeve monopoliste.

• U konkretizua më shumë plani i ndërhyrjes dhe i ndërtimit në vendet e mëdha të punës, në zonat industriale, si dhe detyrat e Organizatave Bazë sektoriale dhe territoriale të Partisë. Dallohet një përvojë e çmuar nga puna e koordinuar dhe sidomos nga ngritja dhe veprimtaria e grupeve të përbashkëta të forcave sektoriale dhe territoriale të Partisë në kombinim me forcat e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Në kuadrin e këtyre grupeve të përbashkëta është avancuar detyra për rekrutime të reja dhe krijimin e celulave në fabrika dhe biznese, në qendrat të ndryshme tregtare, në zonat industriale etj., Kjo përvojë duhet të studiohet më tej në mënyrë që të sistematizohet në nivelin e organizatave territoriale.

• U përballuan më mirë çështjet e përgatitjes, të kryerjes dhe udhëheqjes të protestave të mëdha në sektorë të ndryshëm dhe në përgjithësi, beteja e zgjedhjeve në sindikata.

Komitetit Qendror i duhet të monitorojë në mënyrë sistematike dhe të studiojë përvojën që rezulton nga komponimi (rreshtimi) i Organizatave Baze të Partisë dhe i Organizatave përkatëse të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Ky komponim (rreshtim) duhet të ketë si epiqendër qendrat e mëdha urbane (Athinën, Selanikun, Patrën, Larisën, Iraklion, Volon, Janinën, Laminë, Halkidhën, Korinthin, Kallamatën, Kavalën, Kozanin, Serres), në të cilat përqendrohen zonat industriale dhe fuqi e madhe punëtore dhe shtresash popullore. Aty ka një përqendrim të madh të sektorëve industrial (përpunimi, transporti, infrastrukture, projekte të mëdha ndërtimi), por edhe qendrat tregtare, vende ushqimi dhe turizmi, të shërbimeve administrative, spitale, shkolla dhe kolegje, si dhe përqendrim të rëndësishëm të seksioneve të rinisë dhe grave.

Duhet të studiohet sistematikisht dhe në thelb përvoja e ndërtimit dhe aktivitetit në sektorë dhe në lagje, koordinimi i punës sektoriale me vendbanimin (lagjen dhe fshatin ). Objektivi dhe kriteri është që çdo anëtar dhe kuadër i Partisë të zhvillojë në mënyrë të gjithanshme veprimtarinë e tij si dhe ai vetë të zhvillohet në të gjitha fushat. Kjo presupozon si ndërhyrjen e rëndësishëm në vendin e punës ashtu dhe ndërhyrje të ngjashme në lagjen ku ai jeton. Në pjesën e dytë hyn dhe veprimtaria me shumë forma për problemet e familjes, të shkollës dhe arsimimit të fëmijëve, të përdorimit kreativ të kohës së lirë. E rëndësishme është në këtë çështje pjesëmarrja dhe monitorimi i aktiviteteve kulturore, sportive, të shoqatave, komiteteve dhe unioneve, rreth problemeve të shëndetësisë, banimit, për mbrojtjen nga përmbytjet, tërmetet, zjarri, si dhe për ujësjellësin, për vende të lira për argëtim, për të ngritur kërkesa ndaj bashkive dhe prefekturave të rajoneve etj.

Orientimi me një përmbajtje të tillë shumëdimensionale dhe të kombinuar të punës, pra që të godasin të gjithë çekiçët në të njëjtin objektiv, do të ndihmojë, ndër të tjera, që edhe anëtarët e rinj të "çelikosen" në mënyrë të drejtpërdrejt dhe më të përsosur në punën komplekse të Partisë. Që të "ulen" në realitetin e vështirësive por dhe të mundësive që krijon ndërhyrja në vendet e punës dhe kontakti i drejtpërdrejtë me punëtorët. Të përpiqen të përgjigjen vetë ndaj ideologjive që paraqesin punëdhënësit, forcat e tjera politike dhe sindikaliste.

Çështja e kuadrove

75. Në vitet e fundit janë dalluar me qindra kuadër të rinj në të gjitha hallkat e organeve udhëheqëse të Partisë. Shumë prej tyre janë të anëtarësuar në Parti jo vetëm pas regresit kundër-revolucionar, por edhe gjatë 15 vitet e para të shekullit të 21-të. Janë kuadro të cilët, nga njëra anë janë organizuar, kanë luftuar dhe janë dalluar me konceptin strategjik bashkëkohor të Partisë që përfundoi në Kongresin e 19-të me miratimin e Programit dhe të Statutit, nga ana tjetër zhvillohen në një periudhë të mbizotërimit të plotë të kundër-revolucionit, që tani për tani është relativisht "shterpë" për ngritjen klasore.

Sigurisht që, është e rëndësishme që një brez i ri i anëtarëve të Partisë dhe i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) zhvillohet dhe edukohet me kritere që qëndrojnë larg nga parlamentarizmi si bazë për matjen e ndikimit politik dhe të forcimit të Partisë. Por nuk duhet të nënvlerësojmë elementin e përvojës së vogël, të njëanshmërisë, të përkohshmërisë, të ngatërresave dhe ndarjen e detyrave politike që kanë disa kuadro të rinj.

Zhvillimi i këtyre kuadrove, përforcimi dhe shfrytëzimi më i mirë i karakteristikave të tyre, edukimi i tyre me parimet operative dhe veprimit të Partisë, studimi dhe njohja e përvojës shumëvjeçare e Partisë, kërkon një ndihmë udhëheqëse të kualifikuar, afatgjate edukimi dhe trajnimi. Kjo ndihmë duhet të inkurajojë iniciativën, qëndrimin përgjegjës, rezistencën ndaj çdo problemi që paraqitet, dhe edukim për të fituar një metodë të fortë komuniste në punën e tyre. Këto janë çështje që ka të bëjë mbi të gjitha me përgjegjësinë e KQ të Partisë.

Përvoja e Partisë në historinë e trazuar të saj zbulon se kuadrot duhet të vlerësohen në një periudhë paksa më të gjatë kohore, gjatë së cilës fiton një personalitet më të plotë si komunist. Duhet të kenë "kaluar" nga detyra të ndryshme me përgjegjësi në Parti dhe në lëvizje, të jetë testuar durimi i tyre në uljet dhe ngritjet e luftës klasore, por edhe mënyra se si përballen me problemet e jetës, punës, arsimit të fëmijëve, të problemeve të tjera emergjente dhe me vështirësitë. Kjo vlen veçanërisht për sot, që kushtet e jetës janë bërë më të vështira dhe komplekse si dhe pjekuria e shoqërisë, fitimi i përvojës së shumanshme sociale vjen shumë më vonë dhe shpesh kanalizohet e shtrembëruar nga një sërë faktorësh që nuk ekzistonin në dekadat e mëparshme.

Ende nuk kemi kapërcyer në praktikë -dhe nivelin jo në nivel deklarativ- dobësitë themelore në hartimin e organeve, të caktimit tek ato, të dallimit dhe zhvillimit të kuadrove, të temave të diskutimit në organe me bazë nevojën për të forcuar elementin ideologjik, në kombinim me hartimin e ndërhyrjes në luftën punëtore – popullore. Pavarësisht nga fakti se edhe në Kongresin e 19-të ishte identifikuar nevoja e formimit të kuadrove të shumanshëm, ende nuk kemi arritur për ta kapërcyer në praktikën e funksionit tonë dobësitë e një përcaktimi të ngulitur të vjetër ndërmjet kuadrove organizativ, ideologjik, masiv të sindikatave.

Kuadrot zhvillohen në thelb dhe më mirë në atë masë që bëhet herë pas here ndryshimi i detyrave në caktimin e punës. Puna për shumë vetëm në një objekt ka rrezik që të çojë në rutinë, kuadrot të mos zhvillohen në mënyrë të gjithanshme, të vonohet maturimi dhe njohja e gjithanshme e nevojshme në punën e tyre, përgatitja e tyre për të marrë përsipër misione gjithnjë e më të vështira dhe më të rëndësishme në caktimin e punës, për synimet e Partisë, të lëvizjes, të përmbysjes revolucionare.

Sot, qëllimi është që të dallohen shumë kuadro nga klasa punëtore, me origjinë punëtore – popullore, të cilët do të ndihmohen të fitojnë aftësi të gjithanshme, specializim në degë pune, nivel të mirë ideologjik-politik, kapacitet udhëheqës, kontakti me masat, por dhe një orientim të patundur për rindërtimin e lëvizjes, në promovimin e aleancës sociale dhe të bashkimit rreth Partisë dhe organizatave të saj të forcave të reja.

Për ta realizuar këtë detyrë të çmuar duhet projektim, identifikim, përgatitje në kohë të duhur dhe të specializuar të forcave të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Në të njëjtën kohë kërkohet shfrytëzimi më sistematik i shkencëtarëve dhe artistëve anëtarë të Partisë që ta investojnë punën e tyre në shërbim të klasës punëtore dhe të qëllimit për ndryshim revolucionar.

Të këmbëngulim për masa ndihmëse në udhëheqës që kanë detyra për udhëheqjen e organizatave Bazë të Partisë dhe të Organizatave Bazë të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Të gjithë kuadrot, pa marrë parasysh shpërndarjen e tyre në degë (organizative, ideologjike, në masa), duhet të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë personale nga ndriçimi dhe komunikimi me punonjësit brenda në lëvizje, në sindikata, në organizatat masive, në luftërat që bëhen që në mënyrë konkrete dhe të gjallë të specifikojnë detyrat në lëvizje, të "fërkohen" direkt me kërkesat e luftës ideologjike-politike.

Të luftojmë më me vendosmëri dobësi nënvlerësimi të punës ideologjike, si dhe të shkëputjes të veprimtarisë masive të kuadrove nga aktiviteti politik dhe organizativ, por edhe një komandimi shterp të kuadrove organizativ. Kjo e fundit rrjedh kryesisht nga dobësia për të vepruar si udhëheqës politik – ideologjik, për të ndihmuar në mënyrë efikase dhe të veçantë në çdo sektor apo front, por edhe në udhëheqjen individuale dhe bashkëpunimi për çdo anëtar të Partisë, për anëtar të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të çdo simpatizanti. Gjithashtu është emergjente nevoja që të kundër-luftojmë shkëputjen e kuadrove të rinjve, kryesisht në moshë, që gjenden në sektorët e shkencës dhe hulumtimit, nga veprimtaria e tyre masive, nga pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë në punën ideologjike – politike – organizative e Organizatave të Partisë. 

Për financën e Partisë

76. Gjatë këtyre katër viteve Partia jonë u detyruar të marrë vendime të dhimbshme, por të nevojshme në bazë të konkluzioneve të rëndësishme të arritura në Kongresin e saj të 19-të dhe vendimet-drejtimet që u morën.

Duke u mbështetur mbi përvojën e vlefshme shumëvjeçare të pasluftës -dhe sidomos pas 1991- morëm masa për të nikoqirepsur më mirë çështjen ekonomike, për kontroll më të rreptë të ecurisë së zbatimit të buxheteve vjetore, si në të ardhurat ashtu dhe në shpenzimet e Partisë, që nga KQ e gjer në Organizatat Bazë të Partisë.

Pas mbylljes së kanalit televiziv dhe radios të 902-shit, ndalimin e funksionimit të Typoekdotikis, reduktimin drastik të faqeve të gazetës "Rizospasti", shkurtimet drastike në shpenzimet e selisë të KQ dhe të Organizatave Zonale të Partisë -duke siguruar megjithatë të gjitha detyrimet ndaj të punësuarve në Mediat e Partisë (pagat, dëmshpërblimet, detyrimet për Sigurimet Shoqërore, etj.) – mundëm që të mbulojmë me efikasitet maksimal nevojat themelore të Partisë. Këto nevoja përfshijnë punën ndriçuese politike, informimin e popullit rreth zhvillimeve, propagandimin e pozicioneve dhe përgjigjen ndaj detyrave të zhvillimit të luftës punëtore - popullore (me një kontribut të rëndësishëm të gazetës "Rizospasti", të portalit në internete 902.gr që u krijua gjatë kësaj kohe, të botimeve të shumta të Shtëpisë Botuese "Sighroni Epohi", etj.). Në të gjitha këto ishte shumë i rëndësishëm vetëpohimi dhe dhe heroizmi i komunistëve dhe komunisteve, të anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe e shumë miqve të Partisë.

Partia mbulojë ekonomikisht aktivitetin e saj politik në zgjedhjet e njëpasnjëshme (zgjedhje për parlamentin europian, zgjedhje për Bashki dhe Periferi, referendumin, dy zgjedhje të përgjithshme Parlamentare), funksionin e saj, kontaktin e përditshëm dhe të vazhdueshëm me popullin, manifestimet e rëndësishme që rrjedhin nga 100-vjetori i Partisë, për 70-vjetorin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe të tjera, aktivitetet kulturore Festivalet e KNE – Odigitis (Rinisë Komuniste të Greqisë(KNE) dhe të Odigitis që është revista e KNE), detyrimet e saj në lëvizjen komuniste dhe punëtore ndërkombëtare.

KQ ndjen krenari të vërtetë për ato qindra e mijëra punëtorë në të gjithë vendin që përforcojnë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) nga kursimet e tyre, me sasi më të vogla se sa më parë -si gjatë fushatave ekonomike ashtu dhe gjatë gjithë vitit-, si dhe për mijërat e anëtarëve dhe kuadrove të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që çdo ditë japin betejën për mbështetjen financiare të Partisë, në mënyrë që Partia të mundet të përmbushi qëllimet e larta të saj për të mirën e punëtorëve, e të gjitha shtresave popullore.

Kaluam dhe ende jemi duke kaluar një periudhë veçanërisht të vështirë për të gjithë klasën punëtore, të popullit grek. Pasojat e krizës ende torturojnë familjet popullore. Marrëdhënia e ngushtë shoqërore militante politike e punëtorëve me Partinë, këtu e 100 vjet, madje edhe në kthesat më të vështira të luftës, shprehet edhe me ndihmën ekonomike, me zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të Partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) me simpatizantët dhe miqtë e tyre.

Rritja e të ardhurave nga puna ekonomike dhe forcimi i organizatave, rritja e qarkullimit e gazetës "Rizospasti", e revistës "Inspektimi Komunist", e revistës së Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) "Odigitis",  e botimeve të Shtëpisë Botuese "Sighroni Epohi", përveç rëndësisë së përgjithshme që ka për ndërhyrjen ideologjike-politike, mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin financiar të Partisë.

Në sulmin që përshkallëzon armiku i klasës dhe partitë e tij, përmes mekanizmave shtetërore dhe të qeverive të tyre, duhet që Partia të ketë një gatishmëri më të madhe, mjaftueshmëri, pavarësi të mjeteve financiare për veprimtari të rëndësishme politike, ideologjike, botimi, që politika e Partisë të arrijë me vendosmëri, në mënyrë masive, të gjerë dhe të përsosur në popullin grek. 

Gjendja në lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe aktiviteti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

77. Rindërtimi dhe zhvillimi i lëvizjes komuniste ndërkombëtare përbën një detyrë e përhershme dhe e vazhdueshme e Partisë sonë. Kjo buron nga natyra ndërkombëtare e luftës së klasave.

Pas kundërrevolucionit në BRSS, në Europën Qendrore dhe Lindore, kapitalizimit të Kinës dhe në vazhdim forcimi i marrëdhënieve kapitaliste në vendet që synonin ndërtimin socialist, si Vietnami dhe Kuba, kanë përkeqësuar situatën në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Në përgjithësi, lëvizja komuniste gjendet në regres, e ka të vështirë për t'iu përgjigjur sulmit të armikut të klasës, i cili e kombinon represionin me mjetet ideologjike-politike. Në shumë raste armiku klasor ka arritur të "pushtojë" nga brenda Partitë Komuniste.

Ndikimi oportunist në lëvizjen komuniste bëhet nëpërmjet forcave të socialdemokracisë (të vjetra dhe të reja) dhe nëpërmjet partive të reja oportuniste, të cilat koordinohen kryesisht përmes "qendrës" që kanë ngritur në Europë, të ashtuquajturën "Partia e së Majtë Europiane" (PME). PK-të që marrin pjesë në PME përdoren si një “çelës” për të ç’komunizuar, d.m.th për humbje të mëtejshme të karakteristikave komuniste në PK-të e tjera.

Nëpërmjet një procesi të ndërlikuar dhe të gjatë bëhen hapa shumë të ngadalta drejt orientimit të rindërtimit të Partive Komuniste, mes kontradiktave dhe vështirësive, ku ende me dobësi hyn detyra për të bërë punë në klasën punëtore dhe në lëvizjen punëtore - sindikaliste.

Në këto kushte Partia jonë mori iniciativa të rëndësishme që të grumbullohen forca komuniste nga e gjithë bota, të zhvillohen aktivitete të përbashkëta:

a. "Inspektimi Komunist Ndërkombëtar" (IKN), si një përpjekje e parë për ngritjen e Polit Komunist: Qëllimi i revistës IKN është që nëpërmjet diskutimeve të qasjeve të ndryshme, të bëhet përpjekje që të formohen disa kushte që do ti japin një shtysë për kauzën e përbashkët strategjike të PK-ve, si nëpërmjet qarkullimit të revistës ashtu dhe -në të ardhmen- edhe me forma të tjera që ti shërbejnë objektivit të përpjekjes për të krijuar një pol të veçantë të PK-ve që mbrojnë marksizëm-leninizmin.

b. Përpjekje për të ruajtur tiparet komuniste në Takimet Ndërkombëtare të PK-ve: Ato mbi 120 Parti Komuniste që në disa raste marrin pjesë në dy dekadat e fundit në Takimet Ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore (TNPKP) kanë një faqe të përbashkët interneti, të quajtur solidnet, ku aty mund të publikojnë lajmet dhe dokumentet e tyre, dhe gjithashtu e unifikuar me faqen solidnet, është dhe një sistem i shkëmbimit të shpejtë reciprok të informacionit të PK-ve. Në formë elektronike jepet "Buletini Informativ" me materialet e Takimeve të PK-ve. Funksionimi i solidnet dhe publikimi i "Buletinit Informativ" përbëjnë angazhim që ka ndërmarrë Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndaj PK-ve të tjera që marrin pjesë në TNPKP (Takimet Ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore). Situata e mësipërme, e cila përfshin hapat e koordinimit në raport me vitet e para të viteve '90-të, nuk duhet të na shkëputi nga thelbi, i cili nuk është tjetër veç faktit se lëvizja komuniste mbetet organizativisht dhe ideologjikisht e shkatërruar dhe në rrallët e saj kryet luftë e ashpër, e cila në vitet e fundit u acarua rreth çështjeve strategjike. Rritja gjithnjë e më shumë e shfaqjeve të ndërhyrjeve që vazhdohen edhe me interesa shtetërore gjeopolitike, krijojnë presione shtesë në brendësi të Takimeve Ndërkombëtare, ku së bashku me forcimin e koncepteve të reformës së menaxhimit dhe qeverisjes -borgjeze dhe oportuniste- në kuadrin e kapitalizmit dhe të bashkësive të tij imperialiste, e rrisin pasigurinë mbi progresin e këtyre Takimeve. Kërkohet një monitorim sistematik dhe përpjekje intensive për të ruajtur disa karakteristika të arritura komuniste nga fillimi i tyre në Athinë dhe më pas në kryeqytete të tjera të botës gjer më sot.

c. Kryerja e takimeve rajonale të Partive Komuniste dhe Punëtore:. Në rajonin tonë bëhen me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), 3 (tre) takime rajonale të Partive Komuniste dhe Punëtore. Bëhet fjalë për Takime Komuniste Europiane, Takimet e PK-ve të Mesdheut Lindor, të Detit të Kuq dhe Persik dhe për takimet e PK-ve të Ballkanit. Këto takime, të cilat  janë bërë të zakonshme, përbëjnë një fushë për këmbim mendimesh dhe përvoje mes partive.

ç. Themelimi i "Iniciativës Komuniste Europiane": "Iniciativa" që u krijua më 1 Tetor 2013, është një formë e re e bashkëpunimit rajonal të PK-ve, në të cilën bëjnë pjesë 29 Parti Komuniste. Mbështetet në disa parime ideologjike të cilat përcaktojnë karakterin komunist të saj, kundërshtimin e saj ndaj bashkësive imperialiste dhe kundërshtimin e saj me PME-në (Partinë e Majtë Europiane). Brenda dy viteve "Iniciativa" ka lëshuar një seri komunikatash për çështje aktuale të rëndësishme politike, ka faqen e saj të internetit dhe emblemë të përbashkët, ka takime të caktuara.

Detyra internacionale për forcimin e luftës për rindërtimin e lëvizjes komuniste imponon sigurimin e sa më të saktë që të jetë e mundur të një vlerësim objektiv të situatës.

Sot, brenda një korrelacion të përgjithshëm negativ ndërkombëtar të forcave, shumica e PK-ve nuk munden ti përgjigjen sulmit të kapitalit, të kapitalizmit ndërkombëtar. Niveli teorik është shumë prapa nga kërkesat që lyp situata në vendet që veprojnë. Niveli i arritjes së marksizëm – leninizmit dhe mungesat në infrastrukturë kanë çuar në vonesë të madhe hulumtimet kolektive për çështje kritike të konfrontimit ideologjik, duke përfshirë arsyet që çuan në kundërrevolucion. Janë të pamundura të studiojnë ecurinë e tyre historike dhe të nxjerrin konkluzionet e duhura.

Legaliteti i gjatë borgjez ndikojë negativisht dhe në disa raste nxiti fenomene korrupsioni në udhëheqjen punëtore. Lidhja e teorisë revolucionare me veprimin revolucionar është në nivel shumë të ulët dhe këto vështirësi kanë ndikim vendimtar në ndërtimin e partisë, në punën që duhet bërë në klasën punëtore, në rini, sidomos në gratë me origjinë punëtore – popullore ose që përfshihen në procese pune.

 

78. Në përgjithësi, Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare vazhdon të përballet me probleme serioze ideologjike-politike. Të gjithë këto qëndrojnë pengesë në rrugën e rindërtimit të saj. Duhet me doemos që të forcohet diskutimi për tu kuptuar dhe promovuar ndryshimet e nevojshme programore, të vazhdohet me argumente lufta me PK të cilat direkt ose indirekt pranojnë strategji "reformiste" (të çdo lloje forme të shkallëve të saj), të forcohet konfrontimi me PK-të që e akuzojnë si "strategji sektare" strategjinë e cila mohon bashkëpunimin e klasave dhe kompromisin, dhe drejtohet në zgjidhjen e kontrastit kapital - punë, në socializëm.

Procesi i rindërtimit revolucionar do të jetë shumë i ngadalshëm, pikëllues, i prekshëm në devijime dhe regrese, sidomos në kthesat e zhvillimeve, siç është një luftë imperialiste. Dhe kjo ka sot rëndësi të madhe për krijimin e kushteve që do të çojnë në krijimin e bazave të forta, aq sa të jetë e mundur, mbi të cilën do të mbështetet rindërtimi.

Luftën për rindërtimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare e shikojmë si një detyrë vendimtare, si një element përbërës të luftës së klasave, që lidhet me arritjen e aftësive të partive komuniste për forcim të gjithanshëm:

• Ideologjik-politik, duke kapërcyer pozicione të gabuara që dominuan në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare në dekadat e kaluara.

• Organizative, që të kenë baza të forta në bizneset dhe sektorë strategjik, të ndërhynë me vendosmëri në lëvizjen punëtore – popullore.

Objektivi është që nëpërmjet kësaj lufte sistematike të shpejtohet përgatitja e nevojshme kështu që në kushtet e shpërthimit të situatës revolucionare në vendin e çdo PK-je ajo të mundet ti përgjigjet detyrës së saj historike dhe të japi betejën për përmbysjen e kapitalizmit, për socializmin, duke pasur paralelisht të formuar një mekanizëm efektiv që do ti japi mbështetje internacionaliste dhe solidaritet.

Sot, linja e konfrontimit midis forcave revolucionare dhe forcave të reformizmit (brenda dhe jashtë lëvizjes komuniste) shpaloset në një front të gjerë ideologjik-politik.

Disa nga këto çështje janë:

• Njohja dhe domosdoshmëria e socializmit në kohën tonë.

• Mbrojtja e arritjeve të Revolucionit të Tetorit.

• Nxjerrja e konkluzioneve nga përmbysja e socializmit.

• Determinizmin e luftës për përmbysjen revolucionare të kapitalizmit dhe ndërtimin socialist.

• Lufta kundër pjesëmarrjes në qeveritë borgjeze dhe përpjekjet e kota për ta bërë kapitalizmin më njerëzor dhe bashkësitë imperialiste më të demokratizuara.

• Çështja e shkaqeve të krizës kapitaliste dhe rrëshqitja në politika mbështetëse të reformave borgjeze (socialdemokrate) të menaxhimit të sistemit.

• Studimi i përbërjes sociale dhe shtresëzimi i shoqërisë moderne kapitaliste, për të nxjerrë në pah rolin e klasës punëtore dhe të misionit të saj historik.

• Çështja e aleancës së Partisë Komuniste, për të cilën zhvillohen mendime të gabuara për "bashkimin e së majtës", "bashkëpunimin me socialdemokracinë e majtë", "të fronteve të reja antifashiste" etj.

• Çështja e luftës në epokën e imperializmit dhe konfrontim që lëvizja komuniste të mos zvarritet në anën e njërës apo të tjetrës fuqi imperialiste, të mbrojnë me korrektësi interesat e klasës punëtore në konfrontim me klasën borgjeze, të mos zgjedhin "flamur të huaj" nën presionin e forcave mikroborgjeze, por edhe nën presionin nacionalist mbi forcat punëtore.

• Çështja e refugjatëve dhe e emigrantëve, nga e cila rrjedhin detyra direkte dhe të rëndësishme për PK-të, ndërsa forcohen dhe pikëpamje, madje edhe brenda tyre, të ndikuara si nga nacionalistët, ashtu dhe nga kozmopolitizmi borgjez. 

• Lufta kundër bashkësive imperialiste, para se të gjithash kundër BE-së dhe NATO-s, por dhe ndaj aleancave të tjera tilla si BRICS etj. që tashmë po formohen, kundër qasjes jo-klasore të bashkësive ndërshtetërore imperialiste, por dhe ndaj mbështetjes politike të opsioneve të tjera borgjeze për dalje nga disa bashkësi imperialiste.

• Çështja e "varësisë", që shkëputet nga pozita e çdo vendi kapitalist në sistemin imperialist dhe nuk llogarit si faktor zhvillimin e pabarabartë-asimetrik kapitalist, i cili përcakton dhe marrëdhëniet e asimetrisë-pabarazisë në kuadër të ndërvarësive moderne të shteteve kapitaliste në sistemin imperialist ndërkombëtar.

• Çështja e marrëdhënies së luftës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe perceptimi se është zhdukur niveli i luftës në nivel kombëtar.

• Lufta kundër ideologjive të "botës multipolare (me shumë pole)", ndaj konceptit për "ligjet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare", që i kupton këto ligje dhe rregulla si një produkti mbi-klasor i marrëveshjeve paqësore dhe jo si një pasqyrim i një korrelacion të caktuar të forcave etj.

Konfrontimi rreth këtyre çështjeve si dhe të tjera, do të forcohet në periudhën e ardhshme. 

 

79. Partia jonë duhet të forcojë aktivitetin e saj të pavarur ideologjik-politik, si dhe bashkëpunimin me PK të tjera, me synim që të bëhen më efektive përpjekjet e saj kundër konceptimeve borgjeze dhe oportuniste edhe në nivel ndërkombëtar. Mbi këtë bazë, për Partinë tonë mbetet objektivi i krijimit të një poli marksist-leninist në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Detaje të kësaj përpjekjeje janë "Inspektimi Komunist Ndërkombëtar", si dhe "Iniciativa Komuniste Europiane". Këto forma kanë kontribuar në një farë mënyre në përpjekjet e Partisë sonë, megjithatë nuk janë të çliruara nga ndikimi që ushtron armiku i klasës dhe vonesa e gjatë shumëvjeçare e shumë PK-ve në përpunimin e strategjisë bashkëkohore revolucionare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Partia jonë duhet të vazhdojë përpjekjet e saj, si me "Inspektimin Komunist Ndërkombëtar", ashtu dhe me Iniciativën Komuniste Europiane, për të punuar në drejtim të stabilizimit të tyre, të zgjerimit të tyre me forcat e reja komuniste, por edhe të heqjes së forcave që qëndrojnë "frenë-pengesë" nën ndikimin e klasës borgjeze dhe të oportunizmit, madje dhe me rindërtimin e këtyre formave dhe zëvendësimin e tyre me të tjera, nëse është e nevojshme.

Format e mëtejshme konkrete që mund të marrë formimi i një poli më të qëndrueshëm-konsekuent marksist-leninist të forcave komuniste do të varet nga hapat që do të bëjnë dhe PK të tjera në përpunimin dhe formulimin e strategjisë revolucionare të tyre -nëpërmjet nxjerrjes së konkluzioneve nga Historia- në tejkalimin e përpunimeve të vjetra e të gabuara, në hapat e tyre të vazhdueshme në ndërtimin e partisë dhe në arritjen dhe thellimin e marrëdhënieve të tyre me seksione të klasës punëtore dhe shtresave popullore. Partia jonë do të kontribuojë me të gjitha mjetet në dispozicion në nivel dypalësh dhe shumëpalësh në këtë përpjekje.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mban marrëdhënie, bisedon, shkëmben mendime dhe synon aktivitet të përbashkët me dhjetëra parti komuniste dhe punëtore dhe do ta intensifikojë këtë përpjekje edhe në periudhën e ardhshme, pavarësisht nga niveli i pajtimit ose jo në çështje të veçanta ose të përgjithshme me ato. Vazhdon të kontribuojë në nivel ndërkombëtar në kuadër të Federatës Botërore të Sindikatave (WFTU), të Këshillit Botëror për Paqen (WPC), të Federatës Botërore të Rinive Demokratike (WFDY) dhe të Federatës Botërore të Grave Demokratike.

Vlerësimi i përgjithshëm përmbledhës i punës së Komitetit të kaluar Qendror

80. Në përgjithësi, Komiteti Qendror që u zgjodh nga Kongresi i 19-të punojë në bazë të vendimeve të tij, të Programit dhe Statutit të ri të Partisë, të Vendimit Politik dhe detyrave që ai paraqet. Bëri përpjekje që të zotërohej përmes punës së përditshme, nëpërmjet përvojës praktike të luftërave dhe zhvillimeve, strategjia e Partisë, Programi i saj.

Me bazë planifikimin e Kongresit të 19-të, KQ punojë duke zbuluar natyrën e krizës kapitaliste ekonomike, pajtimin e të gjitha partive borgjeze për të shfrytëzuar krizën e thellë si një trampolinë për të zgjeruar ristrukturimin antipopullor, që të rritet niveli i shfrytëzimit, të përshpejtohet grumbullimi i kapitalit, zhvendosja e më tejshme e të vetë-punësuarve në qytet dhe në prodhimin bujqësor, zgjerimi i bizneseve kapitaliste.

Zbuloj me sukses tendencat dhe përpjekjet sistematike për reformimin e sistemit politik, si në periudhën e parë të bashkë-qeverisjes ND – PASOK (2013-2014) ashtu dhe në periudhën që pasojë me bashkë-qeverisjen e SYRIZA – ANEL (2015-2016).

Kontribuojë në pajisjen ideologjike dhe politike të forcave të Partisë, të simpatizantëve dhe votuesve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), por edhe të forcave të gjera popullore të shoqërisë greke, për përballimin e iluzioneve që i lindte si qeveria e re ashtu dhe partitë e vjetra dhe të reja të opozitës. Theksoi realitetin e mutacionit gradual qeveritar të SYRIZA në një parti krejt borgjeze socialdemokrate, me veçantinë që përbëhet nga forca oportuniste që u shkëputën nga lëvizja komuniste, si dhe zbuloi në kohë të duhur përpjekjen e instalimit të kanaleve të reja pas korrikut të vitit 2015 nga forcat që u shkëputën nga SYRIZA dhe bashkëpunojnë me forca të tjera jashtë-parlamentare.

Këto vite dha me sukses gjashtë fushata zgjedhore, duke i shfrytëzuar ato për të mirën e ndriçimit të gjerë politik të popullit dhe të manifestimit të propozimit politik të Partisë: Dy zgjedhje parlamentare, ku u arrit një ribashkim i vogël prej 5.45% dhe 5.54%, një referendum-parodi, duke u ndeshur për të zbuluar mashtrimin e SYRIZA-s qeveritare dhe të bllokimit të njerëzve të majtë dhe radikalë nën flamujt e iluzioneve dhe shpresës së rreme për politikën konsekuente anti-memorandum, zgjedhjet europiane (me përqindje prej 6.1%), zgjedhjet bashkiake dhe për prefekturë në dy raundet ku u zgjodhën 5 komunistë kryetarë bashkie në Patra, Kesariani, Haidhari, Petrupoli dhe në ishullin e Ikarias, si dhe qindra këshilltarë në bashki dhe prefektura në të gjithë vendin. Luftojë veprimtarinë kriminale të nazistëve fashistëve të "Agimit të Artë", sidomos pas vrasjes së P. Fisas në lagjen Keracini dhe të sulmeve vrastare kundër komunistëve dhe sindikalistëve në qytetin e Peramës dhe kundër peshkatarëve Egjiptian. Zbuloi gjerësisht brenda në shoqërinë greke me stabilitet dhe vazhdueshmëri, pa pushim rolin e tyre kriminal.

Çojë peshën e zbulimit të kontradiktave të mëdha ndër-imperialiste, të përhapjes së ndërhyrjeve dhe të konflikteve ushtarake, ndriçojë për qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) kundër aleancës së ujqërve si p.sh ndaj NATO-s dhe BE-së, për nevojën e shkëputjes (të ç ‘angazhimit - çlirimit) prej tyre. Punojë për përgatitjen e lëvizjes punëtore – popullore në mënyrë që në rast lufte imperialiste të mos futet nën flamurin e huaj, të organizojë luftën e saj të pavarur dhe të lidhi rezistencën e saj me luftën për humbjen e plotë dhe përfundimtare të klasës borgjeze, si të klasës borgjeze të brendshme ashtu dhe asaj të jashtme si pushtuese. Kontribuojë në zhvillimin e lëvizjes greke kundër luftës, nëpërmjet Komitetit Grek për Recesionin Ndërkombëtar dhe Paqen (EEDYE) dhe unioneve të tjera, sindikata, grupe ndërkombëtare të lëvizjes anti-imperialiste, përmes Këshillit Ndërkombëtar të Paqes (PSE). Të shumëllojshme ishin aktivitetet edhe për rindërtimin e Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste, për krijimin e një poli të dallueshëm në lëvizjes komuniste nëpërmjet revistës Inspektimi Ndërkombëtar Komunist dhe Iniciativës Komuniste Europiane.

Në bazë të vendimit të Kongresit të 19-të KQ realizojë me sukses Konferencën Mbarëkombëtare për punën e Partisë në rini dhe ndihmën për Rininë Komuniste të Greqisë (KNE). Realizojë Plenum të Gjerë të KQ për rindërtimin e lëvizjes punëtore, për promovimin e Aleancën Sociale dhe ndërtimin e Partisë në klasën punëtore.

Vazhdoi kërkimin historik të Partisë për periudhën 1918-1949, vazhdoi me shkrimin dhe diskutimin të vëllimit të parë të Esesë së Historisë i cili gjendet drejt përfundimit. Në një farë mase ka vazhduar dhe hetimin për periudhën e diktaturës 1968-1974 me botimin e artikujve mbledhës.

Mori masa për përmirësimin e përmbajtjes së gazetës "Rizospasti", të revistës "Inspektimi Komunist", të portalit 902.gr në internet. Diskutojë në detaje dhe vendosi përmirësimin e sistemit të brendshëm arsimor të Partisë, shkollave seminare, kurseve specifike për Rinin Komuniste të Greqisë (KNE), për anëtarët e rinj etj.

Përpunojë qëndrimin tonë mbi shkollën unike 12-vjeçare, për shkollën në socializëm, për edukimin fizik në arsim, përditësojë qëndrimet tona për luftën kundër të gjitha lëndëve narkotike.

Vazhdojë veprimtaritë kulturore me përkushtime, diskutime, me Konferencat Shkencore të përcaktuara në fushën e kulturës, me përkushtime për Bertolt Brecht dhe për Nazim Hikmetin.

Përpunojë në kohë me shpallje të saj dhe planifikim organizativ 5 vjeçar për aktivitete (2013 në 2018) për festimin e 100-vjetorit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE). U realizuan qindra aktivitete në të gjithë Greqinë, të organizuara nga KQ, nga Këshille të Partisë në Qytet, nga Këshilli Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), me përfshirjen e dhjetëra mijëra simpatizantëve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ose me rastin e 70-vjetorit të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), ose me rastin e 70-vjetorit të Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve ose me rastin e përvjetorëve të tjera të ndryshme të veprimtarisë të Partisë. Organizojë përkushtime, aktivitete dhe botime për të pamposhturit e luftës së klasave dhe ngriti monumente dhe aktivitete tematike në vendet e persekutimit, të burgimit, të torturave, ekzekutimeve, të betejave heroike.

 

81. Pavarësisht nga veprimtaria pozitive e KQ dhe vëllimi i madh i punës që nxori, megjithatë, mbeten problemet kryesore, përputhja e objektivave kryesore të strategjisë që kemi planifikuar me nivelin udhëheqës të punës tonë dhe të ndihmës, si ndaj organeve ashtu dhe ndaj Organizatave Bazë të Partisë.

KQ ende nuk ka arritur, -me gjithë përpjekjet e bëra për transferimin e plotë dhe efektiv të përvojës nga veprimtaria e Organizatave të Partisë- që të merret në mënyrë më sistematike dhe të tregojë kujdes më të madh për pajisjet dhe fitimin e aftësive të gjithanshme të kuadrove që veprojnë ose në degë pune brenda në Parti ose si sindikalist të zgjedhur etj. brenda në lëvizje.

Përvojshmëria, konceptet e ngushta, njëanshmëria, ende vazhdojnë të mbeten tipare negative në veprimtarinë tonë të përditshme. Diskutimi i duhur kolektiv në kuadër të organit më të lartë udhëheqës të Partisë si dhe në të gjitha organet udhëheqëse të Organizatave të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) ndihmon në kontrollin më të rreptë të zbatimit, kontribuon ndjeshëm që të jepet përgjigje se si ne punojmë, nëse përputhet teoria me praktikën, nëse është zotëruar dhe ngulitur strategjia, Programi i Partisë dhe nëse është përputhur puna me atë, nëse është rritur niveli i udhëheqjes.

KQ nuk arriti të përqendrojë punën në mënyrë ekzekutive, të forcojë shtabet në udhëheqjen e degëve, sektorëve të ekonomisë dhe të zonave industriale që kanë një rëndësie strategjike për Partinë.

Përmirësimi i punës së KQ lidhet direkt me përmirësimin e dhënies dhe kontributit të Departamenteve të KQ. Me gjithë progresin që është bërë, ende vazhdojnë të ekzistojnë probleme në koordinim dhe specializimin më të mirë të udhëzimeve të përgjithshme që të ndihmohen më me efekt Organizatat dhe kuadrot tanë që veprojnë në lëvizje masive përmes grupeve partiake. Pavarësisht mjaftueshmerisë relative të kuadrove në disa departamente, vazhdon të mbetet plotësisht nevoja për forcimin e mëtejshëm me personel në të gjitha shtabet kryesore të Departamenteve të KQ me shokët dhe shoqe të reja të cilët do të edukohen në krahun e të vjetërve.

KQ në përgjithësi ka kontribuar në dallimin dhe zhvillimin e kuadrove, një kusht i domosdoshëm për vazhdimin dhe zhvillimin e Partisë. Kërkohet një përpjekje edhe më e madhe sot për dallimin e shumë kuadrove nga klasa punëtore. Donatori kryesor për kuadro është Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) që vazhdojë edhe këtë katër vjeçar të furnizojë Partinë me kuadro të rinj në shumë fusha të ndryshme të punës, duke kontribuar në përmirësimin dhe rinovimin e punës së organeve. Duhen të merren masat për ndihmë të shumëllojshme dhe të vazhdueshme ideologjike politike, për transferimin e sa më të shpejtë që të jetë e mundur të përvojës, pasi janë mjaft kuadrot e rinj me përvojën të mangët në punën sociale.

Edhe pse ajo është identifikuar si një çështje, nuk kemi arritur që ta kapërcejmë ende, me përgjegjësi të KQ, dobësinë që, anëtarët e KQ dhe të Këshillave Partiake të Zonave, nuk kalojnë në kohë të shpeshta nga sistemet e organizuara të edukimit marksist, nuk shkruajnë artikuj, kanë vështirësi në përpunimin e materialit propagandistik, akoma dhe të fjalimeve tematike, aq më shumë në udhëheqjen e specializuar në lëvizje të tilla si lëvizja bujqësore, të kategorive të ndryshme tëk të vetë-punësuarit në qytete, të lëvizjes radikale të grave apo fronte lufte, p.sh. në arsim, shëndetësi, kundër drogës etj.

Është përgjegjësi primare e KQ, e Byrosë Politike dhe e Sekretariatit fakti që nuk diskutohen sistematikisht përpunimet e KQ dhe e Departamenteve të saj. Për shembull, nuk është diskutuar në asnjë Këshill Zonal të Partisë studimi që bëri Departamenti i Ekonomisë në lidhje me zhvillimet në prodhimin bujqësor deri në vitin 2009 për çdo produkt prodhimi dhe për çdo zonë, me konkluzione përkatëse në lidhje me procesin e grumbullimit, kriteret e shtresëzimit të bujqve dhe përcaktimin objektiv të shtresave aleate për klasën punëtore, kriteret për përcaktimin e punëtorëve të tokës dhe shqetësimin për organizimin e tyre sindikalist. Nga kjo rrjedh dhe dobësia që të ketë një ndërhyrje të rregullt unike dhe e përpunuar në mënyrë kolektive edhe në nivel të organizatave -Sektoriale dhe Zonale- në forcat bujqësore që lëvizin përtej atyre që janë mbledhur në Bashkimi Militant Mbar-bujqësor (PASY). Gjithashtu, organet udhëheqëse të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) shumë pak u morën me përpunimet tona për shkollë unike 12-vjeçare, për sportin dhe edukimit fizik në arsim, pozicioni ynë i përditësuar kundër të gjitha lëndëve narkotike, etj.

KQ duhet të kontribuojë me vendosmëri më të madhe në kultivimin e klimës nismëtare të kuadrove dhe organeve udhëheqëse, në bazë të udhëzimeve, vendimeve dhe detyrave të cilat vendoset në mënyrë kolektive nga çdo Këshill Zonal deri në çdo Organizatë Bazë të Partisë.

Të forcohet kritika autokritika shoqërore-komuniste në kuadrin e procesit partiak që ndihmon në kapërcimin e dobësive dhe mangësive, forcon kolektivizmin, përgjegjësinë dhe kontrollin individual dhe kolektiv, edukon.

KQ ka pasur mangësi në ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj gazetës "Rizospasti" dhe revistës "Inspektimi komunist", por dhe ndaj portalit 902.gr në internet, në lidhje me artikujt mbi shumë çështje që do të mundeshin me mënyrë të gjallë të transmetojnë përvojën e përditshme të akumuluar të organizatave në organin gazetar qendror dhe në revistën teorike dhe politike të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Në përgjithësi kontributi i KQ ka qenë pozitiv në përmirësimin e orientimit e Partisë dhe në marrjen e iniciativave, në përmirësimin në përgjithësi të Partisë në zhvillimet dhe luftërat.

Pika e dobët e punës së KQ mbetet ende mungesa e studimit të përvojës dhe kontrolli se si zbatohet politika e bashkimit të forcave, pavarësisht faktit se kjo ishte drejtimi kryesor i Byrosë Politike, e kombinuar disa herë me aktualitetin dhe vetë zhvillimet.

Në përgjithësi ende KQ ka mungesa në politikën e nxjerrjes sistematike të kuadrove, në hartimin e një politike të qëndrueshme dhe të kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme të përgatitjes dhe ndihmës analoge.

KQ, pavarësisht nga disa hapa të vogla, ende ka mangësi serioze në formimin e infrastrukturës në çështjet propagandistike, të ndërhyrjes në internet, në të gjithë këtë bollëk të shumëllojshëm të mjeteve teknologjike që ekzistojnë në epokën tonë.

KQ ende nuk ka arritur të ngrejë ende baza të forta dhe të qëndrueshme në punën me moshat e reja, në bazë të vendimeve të Konferencës Mbarëkombëtarë për Rininë (Dhjetor 2013) dhe të Kongresit të 11-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) (Dhjetor 2014).

Në të gjitha të mësipërmet Byroja Politike dhe Sekretariati kanë një përgjegjësi të veçantë në kuadër të punës kolektive të KQ dhe sidomos në çdo vonesa që shfaqen në rindërtimin e lëvizjes, në promovimin dhe kuptimin e rëndësisë strategjike të aleancës sociale në drejtim antikapitaliste dhe antimonopolist, në ndërtimin e Partisë brenda në klasën punëtore, në ndihmën më vendimtare të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe të koordinimit dhe forcimit të departamenteve ndihmëse të saj.

Propozimet e KQ për aktivitete gjer në Kongresin e ardhshëm

82. Komiteti Qendror propozon që të miratohen në Kongresin e 20-të si më poshtë:

• Konferencë Mbarëkombëtare për kontrollin e vendimit për rindërtimin e lëvizjes punëtore sindikaliste, të promovimit të aleancës sociale, përditësimin e kuadrit të aktivitetit të përbashkët të unioneve në të cilat aktivizohet Partia brenda në aleancën sociale dhe të lëvizjes punëtore – popullore, në përgjithësi të ndërtimit, sidomos brenda në klasën punëtore dhe në vendet me rëndësi strategjike.

• Plenumi të zgjeruar të KQ ose Konferencë për studimin e të vetë-punësuarve në qytet, sidomos në qendrat e mëdha urbane dhe të lëvizjes së tyre.

• Plenum të gjerë të KQ ose Konferencë për studimin e çështjes agrare, të lëvizjes dhe të grupimeve në fushën e bujqve të vegjël dhe të mesëm, zhvillimin e lëvizjes agrare dhe veprimtarinë e Partisë.

• Përfundimin e studimeve për strukturën klasore të shoqërisë greke.

• Vazhdimin e punës së gjerë ndriçuese, mbi propozimin tonë për shkollimin unik 12-vjeçar, por dhe përfundimin e një seri përpunimeve/studimeve që kanë të bëjnë me pozitën e Partisë për arsimin parashkollor, për Arsimin Profesional dhe Arsimin e Lartë Unik.

• Përditësimin e pozitave në çështjet e Shëndetësisë – Sigurimet Shoqërore – Mirëqenies.

• Konferencë Mbarëkombëtare për miratimin e reformuar të vëllimit të parë të historisë të Partisë, që nga vitet e para të themelimit të saj deri në vitin 1949. Të vazhdojë drejt përfundimit studimi për vitet e diktaturës deri në rënien e saj në vitin 1974. Në të njëjtën kohë të vazhdojë përpjekja, të ecin dhe të përfundojnë kërkimet historike për shkrimin e fundit të periudhës historike nga viti 1974 deri në vitin 1991.

• Komiteti Qendror në seancë të gjerë plenare duke mbajtur përgjegjësinë e monitorimit të vazhdueshëm dhe sistematik të rrjedhës së aktiviteteve, botimeve dhe veprimtarive të tjera kulturore dhe politike, të hapave të fundit drejt përvjetorit të madh të 100-vjetorit të Partisë në vitin 2018, me detyrë kryesore miratimin e Deklaratës së KQ për 100-vjeçarin e Partisë.

• Personeli i duhur të Departamenteve të KQ, që të avancohet më tej studimi për ndërtimin socialist në shekullin e 20-të.

• Vendim për promovimin dhe përfundimin e arsimit në Shkollat marksiste në nivel të organizatave sektoriale, dhe sidomos të ciklit të mësimeve për Programin në nivel Organizate Bazë të Partisë – Organizate Bazë të Rinisë.

• Organizimin e diskutimit në KQ për propagandën dhe format e saj, konkretisht për zhvillimin e punës dhe qarkullimin e gazetës "Rizospasti", të mjeteve meditative të Partisë dhe përmirësimin e ndërhyrjes tonë në mediat sociale.

 

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

12 Dhjetor 2016