Të shtunën, më 3 janar 2026, në pasdite, organizatat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) zhvilluan një demonstratë masive në qendër të Athinës, e cila përfundoi jashtë ambasadës së SHBA.
Mijëra popull dhe të rinj morën pjesë në këtë protestë, e cila ishte përgjigja e parë dhe e menjëhershme e komunistëve të Greqisë ndaj akteve kriminale të SHBA në Venezuelë.
«Solidaritet për popullin e Venezuelës! Kjo është Paqja e Amerikanëve, bomba, gjak dhe masakrim i popujve» shkruhej në banderolën e KKE dhe KNE, ndërsa u lexua njoftimi i lëshuar nga BP e KQ të KKE më 3/1.
Mobilizime të ngjashme u mbajtën në qytetin Selanik, ku marshimi i KKE përfundoi jashtë konsullatës së SHBA, si dhe në qytetet Patra dhe Iraklio.




