1. K.Q përshëndet mijërat e anëtarëve, mbështetësve të Partisë dhe të Rinisë Komuniste Greke (KNE), bashkëpunëtorët, votuesit, të cilët dhanë betejën e tyre, që u angazhuan dhe kontribuan në forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë. Beteja u dha në mënyre unike në të gjithë vendin, me fletën e votimit të KKE në eurozgjedhjet e 25 Maj, dhe me fletët e votimit të "Laiki Sispirosit" në zgjedhjet bashkiake dhe rajonale, si në raundin e parë më 18 Maj, ashtu dhe në raundin e dytë më 25 Maj.
Në eurozgjedhje, Partia Komuniste e Greqisë shënoj rritje në përqindje (6.1 %) dhe vota (347.817), në krahasim me përqindjen elektorale (4.5 %) dhe vota (277.227) të Qershorit të 2012, u zgjodhën dy eurodeputetë.
Gjithashtu fitoi bashkitë në Patra, Haidhari, Petrupoli dhe Ikaria. Shënojë rritje në 13 prefektura, duke arritur në 8.8% dhe 498.573 vota. Rritje shënojë në 214 bashki dhe në 50 bashki përqindja e partisë e tejkalojë 10% .
Këto përqindje të KKE në eurozgjedhje dhe në zgjedhjet për bashki-prefekturë shprehin një tendencë ribashkimi rreth Partisë Komuniste të Greqisë dhe ndikim të propozimeve të saj në votues të rinj. Gjithashtu, shprehin, në një përqindje, pranim të pozitës themelore të KKE kundër BE-së, monopoleve dhe të qeverisë që mbështesin rrugën e vetme europiane. Lind menjëherë nevoja e lidhjes më të ngushtë të Partisë, që nga Komiteti Qëndror deri në çdo Organizatë të Partisë, me të gjithë këta punëtorë të cilët bënë hapin, dhe u gjenden në krahun e Partisë Komuniste të Greqisë, dhe e përforcuan atë në zgjedhje.
Organizatat e Partisë së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët do të diskutojnë konkluzione dhe një pasuri përvoje e fituar gjatë betejës dhe, njëkohësisht , objektiva dhe mënyra të organizimit të luftës, bashkimin e popullit për dalje propopullore nga kriza.
2. Me rezultatin e zgjedhjeve regjistrohet pakënaqësi popullore ndaj ND dhe PASOK, të cili ngriti barrën e politikës antipopullore qeveritare dhe të rrugës së vetme europiane.
Rezultati i përgjithshëm, megjithatë, nuk tregon përbysje të korrelacionit politik antipopullor, nuk rekomandon një «teren të ri politik», në favor të popullit .
Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e votuesve të SYRIZA-s investuan në këtë opsion në një orientim të majtë, megjithatë dalja e SYRIZA-s në vendin e parë nuk shpreh përforcim të politikës së majtë, radikale, anti- kapitaliste, anti-monopoliste.
Rezultati i zgjedhjeve, i cili i jep përparësi SYRIZA-s , duke i ruajtur përafërsisht përqindjet e Qershorit të 2012, ku u formua në kushte – të presionit e ndrimit të drejtpërdrejtë të qeverisë- si gjoja për ndalim të politikës aktuale anti-popullore. Megjithatë, politika e menaxhimit që ndjek SYRIZA nuk e sjellë atë në kontrast të vërtetë me politikën antipopullore të qeverisë. SYRIZA as nuk dëshiron e as nuk mund të japi zgjidhje pro-popullore, sepse ndodhet në anën e kundërt të popullit.
Rezultati zgjedhor, sidomos i eurozgjedhjeve, tregon se gjatë rindërtimit të skenës politike borgjeze, që filloi në Qershor të 2012, përforcohet trendi i zëvendësimit të PASOK-ut të dobësuar nga SYRIZA. Njëkohësisht, situata paraqitet e lëvizshme për sa i përket ecurisë së formave të tjera partiake socialdemokrate, p.sh. të ELIA-s (Ullirit), e cila ishte skema zgjedhore kryesore e PASOK-ut, i cili mblodhi disa forca, por në një përqindje më të vogël në krahasim me votimet e Qershorit të vitit 2012, kurse u zbrapsën në mënyrë të konsiderueshme përqindjet e DHIM.AR-it (E së Majtës Demokratike). Në masë të madhe përfitoi forma e re POTAMI (Lumi) , e cila u shfaq më shumë e paqartë dhe me parulla të trubullta.
Edhe pse eshtë një trend pozitiv kryesisht votat e reja pro Partisë Komuniste të Greqisë, rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve nuk reflektojnë një emancipim të rëndësishëm të forcave punëtore-popullore ndaj partive të rrugës së vetme europiane, të interesave të kapitalit, të monopoleve.
Shprehja më ekstreme e kësaj mospërputhjeje është përqindje e lartë e Agimit të Artë. Në përgjithësi ka një kthesë mbrapa në vetëdijen popullore, një konservatizim më i madh.
Klasa në pushtet dhe sistemi politik kanë ende rezerva serioze «tjesht ndyshojnë maskën», në bazë të votave dhe programeve si të SYRIZA-s, ashtu dhe të ELIAS (Ullirit) ose të POTAMIT (Lumit).
Në përgjithësi është në vijim reformimi i sistemit politik, krijimi i kanaleve të reja për pengimin e radikalizimit, të cilat duhet të ndjekim në mënyrë specifike në periullën që vjen.
3. Duhet të forcohet më tej brënda klasës punëtore, në rini dhe në lëvizje linja e kundërsulmit dhe e divorcit në kundështim me rrugën kapitaliste të zhvillimit, të BE-së dhe të politikës që mbështet këtë rrugë, me integrimin dhe pritjen pasive. Dhe kjo për shkak se pavarësisht nga zhvillimet politike dhe formimin e korrelacioneve ndërmjet partive të BE-së dhe të menaxhimit borgjez, të nesërmen do të jenë të pranishëm dhe përballë popullit memorandumet afatgjate të eurobashkimit dhe qëllimet e konkurrencës dhe të rimëkëmbjes së kapitalit, që të çojnë në një falimentim edhe më të madh popullor, nuk mund të zgjidhin problemet e theksuara popullore, të tilla si papunësia. Si qeveria ashtu dhe SYRIZA dhe partitë e tjera shërbejnë këtë rrugë antipopullore dhe barbare të zhvillimit, edhe pse përpiqen për ta zbukuruar atë: Partitë e tanishme qeveritare ND-PASOK me premtime të rreme se investimet dhe rimëkëmbja kapitaliste do të lehtësojë popullin, ashtu dhe SYRIZA me iluzione se do të ndryshojë BE-në.
4 .Agimi i Artë nazist ruan përqindje të larta. Kohët e fundit, në krah me faktorët e tjerë të cilët përfocuan Agimin e Artë dhe i ka theksuar në mënyrë të përsëritur Partia Kumuniste e Greqisë, duhet shtuar qëndrimi i forcave të tjera politike përballë votuesve të Agimit të Artë, pasi ata i trajtuan si klientelë elektorale. Është tjetër gjë të izolosh Agimin e Artë, me qëllim që të humbasi vota popullore, dhe tjetër gjë taktika e partive të tjera që kultivojnë tolerancën me qëllim që të peshkojnë vota nga ata. Partia Komuniste e Greqisë merr përsipër të ndëmarrë më shumë iniciativa në lëvizje, në vendet e punës, në lagjet popullore, në rini, në atë mënyrë që të zbulohet mekanizma e mbështetjes së Agimit të Artë nga sistemi, nga pjesa e kapitalit, nga politika e BE-së.
5 . Rezultatati i përgjithshëm i zgjedhjeve në vende të tjera të BE-së është negativ për popujt. Thekson nevojën për rindërtim të lëvizjes komuniste si dhe forcimin e PK-ve dhe lëvizjeve masive popullore, në drejtim të kundështimit dhe të përmbysjes së pushtetit kapitalist, të monopoleve. Kundështimi i gjerë popullore ndaj BE-së, ndaj politikës dhe institucioneve të saj, që u shpreh me bojkot masiv nga eurozgjedhjet në shumë shtete-anëtare, si rezultat i përvojës shumëvjeçare të popujve të BE-së, në vend që fitoj një orientim anti-monopolist dhe anti-kapitalist, bllokohet në partira konservatore ose reaksionare, në forca nacionaliste dhe raciste, në organizata fashiste, të ashtuquajtura si «euro-skepticizëm», të cilat shërbejnë aspiratat e disa seksioneve të ndryshme të kapitalit. Këto pjesë të kapitalit kërkojnë rireformimin e Eurozonën dhe të BE-së, akoma edhe me tërheqje nga BE-ja të vendeve të tyre, në mënyrë që të shërbejnë interesat e tyre të veçanta, të rrisin konkurrencën e tyre. Këto parti nuk e kundështojnë politikën anti-popullore, intensitetin e shfrytëzimit kapitalist, integrimin në një formë aleance imperialiste. Prandaj nuk përbëjnë një zgjidhje për popujt e Europës.
Përgjegjësi për këtë situatë kanë edhe partitë që marin pjesë në «Partinë e Majtë Europiane», ku bën pjesë dhe SYRIZA, madje edhe Parti Komuniste që kanë braktisur luftën kundër BE-së dhe të përmbysjes së pushtetit të kapitalit. Këto parti, me politikën e zbukurimit të BE-së, me qëndrim kompromisi në lëvizje, me pjesëmarrjen e tyre në qeveri anti-popullore në vitet e mëparshme, dëmtuan lëvizjen punëtore-popullore në vendet e tyre, e çuan në humbje, duke lënë punëtorët në këto vendet të ekspozuar ndaj populizmit të partive reaksionare fashiste.
6 . Klima polemike kultivohet dhe përqëndrohet, menjëherë pas zgjedhjeve, në përpjekje për tu ngecur në pyetjen se «cila qeveri do të ketë aftësinë më të madhe të bejë negociata» brenda kornizës së BE-së dhe të rrugës së zhvillimit kapitalist. Populli nuk duhet të bjerë në kurthet e pritshmërisë dhe të gjoja së keqes më të vogël, të cilat fusin në kurth të korelacionit aktuale anti-popullor.
KKE do të forcojë përpjekjet dhe iniciativat e saj për problemet e mprehta popullore, ashtu si bëri në kohën e mëparshme me propozimet e saj për ndihmë të së papunëve, të familjeve popullore etj. Do të forcojë përpjekjet për rindërtimin e lëvizjes punëtor-popullore, të ndërtimit të Aleancës Popullore, për tu forcuar orientimi i luftës anti-kapitaliste anti-monopiste.
Me eurodeputetët e zgjedhur, si dhe kryetarët e bashkive, këshilltarët bashkiak dhe në prefekturë, do të japë beteja për të zbuluar në sytë e popullit planet anti-popullore që sajohen si në Parlamentin Europian ashtu dhe në Këshillet e Prefekturave dhe të Bashkive. Do të kundërluftojë të gjitha masat anti-popullore të BE-së, të qeverive dhe të institucioneve lokale që e mbështesin atë.
Do të bëjmë çdo përpjekje që solidariteti të fitojë terren, lufta e përbashkët e popujve kundër luftërave që bën BE-ja, NATO dhe SHBA-ja kundër popujve, sidomos sot ku shënohen zhvillime të rrezikshme në të gjithë rajonin, nga Thrakia dhe Qipro, deri në Siri dhe Ukrainë. Për tu forcuar lufta për socializëm, i cili do të çlirojë punëtorët dhe popujt nga shfrytëzimi dhe shtypja.
Partia Komuniste e Greqisë është partia e vetme që jep perspektivë që të shpëtoj vendi dhe populli nga prangat e aleancës së ujqërve dhe të borxhit, duke përbysur pronarët e pasurisë së akumuluar. Popull sovranë, i aftë të sjellë qeverisjen e vet, të pushtetit punëtor-popullor, kjo do të thotë që populli të jetë në gjendje që të marrë në duart e tij pasurinë që ai vet prodhon, ta bëjë atë pronë popullore për mirëqenien e vet. Atëherë, bëhet praktike, planifikimi qendror i ekonomisë në favor të popullit, marrëdhëniet me popujt dhe vende të tjera të zhvillohen në bazë të interesit të reciprok.
26 Maj 2014
K.Q i Partisë Komuniste të Greqisë
