Skip to content

Shpallje e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë për marrëveshjen e paqes në Ukrainën Juglindore

Date:
shk 13, 2015
belarus-ukraine

12/02/2015

Marrëveshja e paqes për Ukrainën juglindore në të cilën arritën pas bisedimeve të gjata presidentët e Rusisë, Vladimir Putin, të Ukrainës Viktor Porosenko, Francës, Fransua Oland, me Kancelaren e Gjermanisë, Angjela Merkel, përmban elemente të një kompromisi të përkohshëm në mes forcave që u përleshën në mënyrë të përgjakshme në Ukrainë në kohët e mëparëshme.

Shumë gjëra do të varen nga ecuria e zbatimit të kësaj marrëveshjeje (dhe të kompromisit përkatës). Ka edhe disa pika kritike të cilat nuk janë të përcaktuara nga kuadri i kësaj marrëveshjeje. Por,  gjëja më e rëndësishme është që mbeten aktive, në një shkallë apo në tjetrën, të gjitha ato shkaqe, që çuan në krizën dhe konfliktin e armatosur, të tilla siç është lufta për kontrollin e pjesëve të tregut, kontrollin e pasurisë natyrore dhe rrugët e energjisë. Mbeten rezultatet e ndërhyrjes së hapur të SHBA-së dhe BE-së në Ukrainë, në kontekstin e konkurrencës së tyre të ashpër me Rusinë, të tilla si ekzistenca e qeverisë reaksionare të Kievit, e cila ka mbështetjen edhe të forcave fashiste.

Prandaj, pra,  është shumë herët për festime. Kompromiset dhe marrëveshjet nuk mund ti sigurojnë paqen dhe sigurinë popujve, për sa ende mbetet sistemi që gjeneron konkuncën, ndërhyrjet imperialiste dhe luftërat.