Lufta tre-vjeçare e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) ishte e drejtë, heroike dhe e madhërishëme.
Shprehte interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë kundër interesave të shfrytëzuesve dhe shtypësve të saj. Shprehte interesat e klasës punëtore dhe të forcës kryesore aleate të saj, të fshatarësisë së varfër dhe të shtresave të varfëra, të të vetëpunësuarve të qyteteve. Pushteti shtetëror borgjez në ato kohë e njihte rrezikun më të madh për vet ekzistencën e tij. Lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) përbën shfaqjen më të lartë të luftës së klasave në Greqi gjatë shekullit të 20-të.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është krenare për atë ushtri heronjësh që ajo arsimojë. Mijëra komunistë dhe komuniste dhanë dhe pikën e fundit të forcave të tyre, që të marrë frymë dhe jetë epopeja e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), duke luftuar dhe duke ecur ditë e natë, shpesh pa ushqim, shumë nga ata të zbathur nëpër akull dhe stuhi.
Të mëson, të frymëzon dhe të edukon ndërgjegjshmërisht dhe politikisht veprimtaria dhe sakrifica e dhjetëra mijëra partizanëve dhe partizaneve të vrarë të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të plagosurit, të burgosurit për veprimtarinë e tyre në radhët e saj edhe për çështjen e saj, dhe të të gjithë atyre që nderuan armët e luftës së saj në Greqi dhe të refugjimit politik. Në shumicën e tyre ishin të rinj, të organizuar në Rininë Demokratike të Greqisë (DNE) dhe në EPON, që përbënin rreth 80% të fuqisë totale të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nderon të gjithë ata burra dhe gra që luftuan heroikisht në malin e Gramozit dhe të Viçit, të Epirit dhe në Thesali, në Rumeli dhe Peloponez, në Maqedoni dhe Thrakë, në Kretë, në ishujt e detit Jon dhe të Egjeut, kudo ku u organizua dhe bëri aktiviet Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE)".
Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) u përball me klasën borgjeze vendase, me shumicën e forcave politike ("të djathta" dhe "të qëndrës"), me shtetin dhe forcat e tyre aleate, me shtetet kapitaliste të Britanis së Madhe dhe të SHBA-ve. Pa mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të këtyre të fundit, klasa borgjeze e Greqisë nuk do të mundej që të fitonte luftën.
Karakteristike është se në betejën e fundit në malin e Gramozit, Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) reshtojë rreth 12.500 partizanë dhe partizane me armë të lehta, ndërsa ushtria qeveritare vlerësohet se reshtojë më shumë se 100.000 burra, duke pasur dhe 120 mitralozë, shumë tanke të blinduara dhe të gjithë aviacionin e tyre. Kjo përballje e pabarabartë klasore e bën vlerën morale dhe politike edhe më të madhe, po ashtu dhe trashigiminë e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).
Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) ishte një ushtri popullore. U mbështet në përvojën organizative – luftarake të luftës së ELAS-it (Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke)[1] në periudhën e pushtimit dhe të Dhjetorit të vitit 1944. Rezistenca e EAM-it (Frontit Çlirimtar Kombëtar)[2], gjatë Pushtimit dhe konflikti klasor objektivisht kritikë të Dhjetorit kishin lënë trashëgimi të madhe luftarake në ndërgjegjen popullore, në format e organizimit dhe të luftës.
Forcë e madhe për Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) përbënte lidhja që pati me popullin, veçanërisht në zonat e Greqisë së Lirë[3]. Masat e varfëra popullore ishin ato që ushqyen Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) me çdo lloj ndihme, me njerëz, ushqim dhe veshmbathje, ndihmuan në ndërtimin e fortifikimeve, në mbledhjen e informacioneve, në organizimin e Truprojës Popullore. Në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe në lidhjet e organizative të lindura prej popullit të jetës politiko-shoqërore (Këshillet Popullore, Truproja Popullore, Gjykatat Popullore), në hapësirat që mbizotëronte Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), ata gjetën mbështetësin dhe forcën që përballohej me problemet e shumta popullore, të tilla si mbrojtja e fëmijëve të tyre duke i shpëtuar ata nga bombardimet dhe skllavërimi, në edukimin e tyre me themelimin e shkollave. Për këto arsye, shteti borgjez bëri zhvendosjen e detyruar të qindra – mijërave nga fshatrat e tyre, ata që në mënyrë të remë i quajti "të goditur prej partizanëve", me synim që të izolonin Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) nga burime themelore të forcës së saj.
Në kontrast me ushtrinë borgjeze, tipar njohës i Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) ishte lufta e që bëri për të drejtën e popullit, vetëmohimi dhe disiplina e ndërgjegjëshme. Kombinonte zbatimin militant të urdhrave me demokracinë nëpër mbledhje të nivele të ndryshme, ku kryhej kritikë nga më të ulëtit hierarkisht ndaj më të sipërmve dhe anasjelltas, bëhesh vlerësimi i operacioneve ushtarake me frymë dhe qëndrim autokritikë.
Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) nxori mijëra udhëheqës ushtarakë në të gjitha nivelet e saj, duke përfshirë: Janin Aleksandhru (Dhiamandis), Harilao Florakin (Giotis), Niko Triantafilu, Stefano Gjuzeli, Pano Zara, Kosta Karajorgjin, Jani Podhia, Kosta Kolijani (Arvaniti), Thanasi Genio (Lasani), Panteli Vaina, Jorgo Iliadhi (Sofianos), Niko Theoharopulo (Skotidha), Taso Peca, Romas Peco, Jorgji Voja (Karciotis), Adoni Agjeluli (Vracanos), Kozma Spano (Amindas), Jorgo Januli, Thoma Palas (Koziakas), Dhimitri Janakura (Perdhikas), Polihron Vais (Arkilea Petritis), Ilia Alevras, Kosta Ksidhea, Mihali Papadhamo (Fereos), Manoli Stathaki, Aristo Kamarino, Kosta Colaki, Thimio Kapsi (Anapodhos), Jorgo Gjeorgjiadhi, Foti Sguro, Gerasimo Grigorato (Astrapogianos).
Në promovimin e oficerëve ushtarakë theksohet roli i Shkollave të Oficerave të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilat kontribuuan në zhvillimin dhe aftësinë luftarake.
Në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) shërbyen dhe oficerë që vinin nga ushtria borgjeze, të tillë si: Jani Malagari, Jorgo Samaridhi (Logothetis), Jani Kilismani, Stefano Papajani, Kosta Kanelopulo, Pavlo Tombulidhi, Niko Terzoglu (Piravlos), Thodhoro Kalino (Amarbeis) Kosta Basakidhi, Kristo Stefopulos, Dhimitri Cicipi, Theodhosi Zerva, Vasili Venecanopulo, Jorgo Kalianesi (Mesinis), Jani Mania, Dhimitri Kukura, Thimio Zula, Jorgo Katemi, Kosta Andonopulo (Kronos), Aleko Papagjeorgjiu, Jorgo Kodaloni.
Faktor vendimtar ishte roli i Komisarëve Politikë, në funksionimin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), që i jepnin zemër partizanëve dhe partizaneve, në arsimimin dhe qëndrimin e tyre politik ndaj popullatës civile, por dhe ndaj ushtarëve të ushtrisë borgjeze.
U ngritën në detyrë shumë Komisarë Politikë. Në mënyrë indikative përmëndim: Niko Belojanin, Jani Sala, Vangjeli Rogako, Jorgji Erithriadhi (Petris), Mico Vamvaka, Leonidha Stringo, Niko Kanakaridhi (Lambros), Kosta Lule, Kosta Lautari, Jorgo Klaino, Nionio Traiforo, Panajoti Ifandi (Iraklis), Kosta Karkani (Takis), Niko Kliafa, Petro Iosifidhi, Sonja Eleftheriadhu, Roidhi Mihalaki, Katina – Cveta Andreopulu, Eleftheria Ioanidhu, Kosma Bukovina, Lidhia Kalaixidhu, Aspasia Dhaskalopulu, Adoni Adoniadhi (Simos), Aristidhi Theohari, Hrisula Gogoglu, Jana Trikalinu, Manoli Fragjiadhaki, Maria Veliu (Paraskevula), Dhimitri Kirla, Melpomeni Dhimanopulu, Athanasia Kalaixidhu.
Puna ideologjikopolitike në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) i shërbeu objektivit ushtarako-politik të saj.
I shquar ishte aktiviteti botues. U shtypën dhe u hodhën në qarkullim: gazeta si "Eksormisi", "Pros ti Niki", "Dhimokratikos Sratos", "Neos Mahitis", "Agrotikos Agonas", "Mahitria", "Agonistria","Partizana" etj. Përveç shtypshkronjës qendrore të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), çdo Komandë Divizioni nxirrte çdo ditë buletinin e tij ditor të lajmeve si dhe gazetën e vetë. Gazeta të veçanta lëshoheshin edhe në gjuhën e sllavomaqedonasve, por edhe të muslimanëve të zonës së Thrakës.
Për më tepër, në këtë periudhë qarkulluan në mënyrë ilegale: Në qytetet e Athinës dhe Pireut, gazeta "Rizospasti". Në Selanik, gazeta "Laiki Foni", në Volo, gazeta "Lefteria". Në Larisa, gazeta "Laiki Foni". Gazeta ilegale të partisë qarkulluan edhe në zona të tjera, të tilla si gazeta "Morias" në Peloponez, dhe gazeta "Gjinei" në ishullin e Samos etj.
Gjithashtu, u ngrit shtëpia botuese "Eleftheri Eladha", që ka shtypur dhe ka lëshuar në qarkullim qindra libra në mijëra kopje.
Që nga muaj Korrik i vitit 1947 transmentohej fillimisht nga Beogradi dhe më pas nga Bukureshti radio stacioni "Eleftheri Eladha", me përgjegjëse nga partia Afrodhitin Nodhara (Eleni Makri), autor Jorgji Agurakin (Alekos Psiloritis), Perikli Kalodhiki, Dhimitri Haxhi, Mariana Veaki dhe folës Taki Livadhanë dhe Jana Kalodhikin.
Puna për ndriçim shprehej dhe me mësime ideologjike, ligjërata dhe fjalime për partizanët dhe partizanet e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilat ishin të përqëndruara në ngritjen e moralit, por edhe në informacionin për zhvillimet aktuale politike dhe detyrat e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Gjithashtu, mbaheshin mësime për Programin dhe Statutin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Në fshatra dhe qytete, njësitet e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) shpërndanin trakte ose i ngjitnin ato në mure. U shfrytëzuan edhe konë si autopalantë, me të cilat njësitet e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) i drejtoheshin edhe ushtarëve të ushtrisë borgjeze, duke i bërë thirrje atyre që të mos luftonin kundër popullit militant.
Sa herë që e lejonin rrethanat, sidomos në përvjetore, në njësitet e ndryshme të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), por dhe në zonat e lira, organizoheshin mbrëmje argëtuese me skeçe teatrale, recitime me poezi dhe këngë. Ishin organizuar cirk dhe ekuipazh kinematografik.
Për organizimin dhe zhvillimin e punës së ndriçimit politik ishte themeluar Zyra e Punës Ndriçuese në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Në punën e ndriçimit qendror bënin pjesë, ndër të tjerë, Taki Mamaci, Panajoti Mavromati, Zinon Zorzovili, Parisi Agjelidhi, Vaso Gjeorgjiu, Niko Simixi, Paskali Paskalefski, Apostolo Spilio.
E rëndësishëme ishte pjesëmarrja e grave në veprimtarinë e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilat përbënin rreth 1/4 e fuqisë së përgjithshme.
Një mijë e njëzet e shatatë (1.027) gra dolën me gradë oficere dhe nën/oficere të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).
Në fund të vitit 1948, mbi 20% të përbërjes së aparatave popullore ishin gra.
Në kushtet e atëherëshme të Greqisë, por edhe më gjerë, ku mbizotëronte perceptimi reaksionar për inferioritetin e gjinisë femërore dhe ku pabarazia e grave ishte e garantuar institucionalisht (ajo nuk kishte ende as të drejtën e votes), Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) e ngriti punëtoren dhe vajzën e fshatit në protagoniste të zhvillimeve politike, të hapte rrugën për një jetë më të mirë. Gruaja në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) u tregua e barabartë me burrin e saj bashk-militant. Për këtë kontribuojë puna e veçantë që bëhesh për gratë në radhët e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe u shpreh përmes krijimit të "Bashkimit Demokratik Mbarëkombëtar të Grave", ku presidente e së cilës ishte fillimisht Hrisa Haxivasiliu dhe më pas Rula Kukulu.
Gratë në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) shkaktonin frikë në ushtrinë e shumtë borgjeze të burrave të cilët ishin të pajisur gjer në dhëmb. Ushtria e "lavdishme" greke – angleze – amerikane e ndjente veten shumë të ofenduar kur gratë Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), që bashku me burrat, fitonin betejat duke ja u bërë moralin e tyre copë e çikë. Në të njëjtën kohë, gratë kanë ofruar shërbime në Truprojën Popullore dhe në prapavijën e armikut, me shpërndarje të trakteve, me raportime lajmesh, organizimin e protestave popullore, por dhe si elemente të lidhjes apo për grubullimini e informacioneve.
Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) nxorri mijëra heroina, partizane të thjeshta por dhe përgjegjëse të komandës ushtarake dhe Komisare Politike. Nga figurat e ndritshme të grave partizane nuk është e mundur të ndahet një, sepse fenomenikisht historitë e veçanta të gjakut, të sakrificës dhe të besimit në ideal, bashkohen në një histori të vetme, në atë të mijëra burrave dhe grave që nderuan Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), u rekrutuan në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE), jetuan dhe u sakrifikuan heroikisht për popullin.
Përfaqësueset e tyre në male dhe në qytete, heroinat e rëna të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE): Irini - Mirka Gjini, Vangjelica Kusianxa, Athina Beneku, Vagjelio Kladhu, Maria Boraki, Maria Liudhaki, Anxuleta Merkuri, Dhionisia Grigoratu, Eleni Ikonomu, Iordhana Slatniku, Gjermania Paiku, Tasia Konstadinidhu, Eleni Hroni, Peristera Vlahu, Polikseni Kanonidhu, Kula Eleftheriadhu, Ismini Sidhiropulu, cigan’ja Magdhelini Panajotidhu dhe mijëra të tjerë.
E pazëvëndësueshme ishte në luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), kontributi i Shërbimit Shëndetësor. Në fillim të organizimit të tij mungonin mjekët dhe infermieret, si dhe mjetet më elementare. Përdoreshin pëlhura dhe këmisha për fasho, ndërsa për pambuk përdoresh ajo që populli i fshatrave nxirrte nga jastëqet dhe jorganet e tij.
Me mundimin e palodhur të partizanëve dhe përkrahësve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) u ndërtuan spitale, më i madhi prej tyre në Gurin e Bardhë të Gramozit, si dhe në rajonin e Prespës, në malin e Taigetos, në malin e Viçit, në Psiana, në Zagori, në Spinasa dhe në shumë zona të tjera. Janë ndërtuar dhoma mjekimi edhe me trungje pemësh.
Në të njëjtën kohë, u përballua aq sa ishte e mundur, mungesa e personelit infermier, me ngritje të shkollave për këtë punë. Nga Shkolla e Mesme e Kuadrove Shëndetësor të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dolën gjithsej 152 vetë dhe u emëruan toger të Shërbimit Shëndetësor. Më pas erdhi një seri tjetër me 75 vetë. Nga Shkolla e Infermierëve dolën më shumë se 300 burra dhe gra.
Në organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Shëndetësor të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) kontribut vendimtarë patën mjekët dhe disa studentë të mjekësisë. Midis tyre Profesori i Mjekësisë Petro Kokali, mjekët Jorgo Xamaluka, Nonda Sakelariu, Niko Kokulios ose Paliura (në kronikë mjeku i parë në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) ), Jorgo Nedhelko, Taki Skifti, Vasil Dhadhaliari, Avgji Ktena, Keti Nikoletu – Gizeli, Keti Potiri, Vasiliki Kriciki, studentia e Patrës Mona ose Spegu. Gjithashtu kanë kontribuar mjekët vullnetarë nga vendet e tjera, të tilla si mjeku Hungarez Tibor, por edhe mjekë nga ushtria borgjeze që u bashkuan me Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE), si Panajoti Petropulo.
Mjekët e paktë në numër, me ndihmën e personelit shëndetësor dhe të të tjerëve, pavarësisht nga mungesat e tmerrshme, në mungesë të plotë të kushteve të përshtatshme që kërkonte puna e tyre, kryen një triumf, duke bërë një luftë të vazhdueshme kundër vdekjes. Ata arritën të mjekonin dhe të shpëtonin jetën e mijëra partizanëve dhe partizaneve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Vetëm në hapësirën e maleve të Gramozit – Viçit ata mjekuan një total prej rreth 12.000 partizanë dhe partizane.
Sukseset që arritën mjekët dhe personeli i shëndetësisë së Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) buronin nga besimi në të drejtën e luftës që bënin. Shumë u sakrifikuan, sidomos nga bartësit e të plagosurve, që një numr i madh prej tyre ishin gra, por edhe mjekë.
Në mes të dhjetëra mijëra partizanëve dhe partizaneve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) merrnin pjesë dhe njerëz të shkencave, Letërsisë dhe Arteve, duke përfshirë edhe shkrimtarët si Dhimitri Haxhi, Foti Agule, Jorgji Sevastikoglu, Taki Adhamo, Jorgji Lambrino, Dhimitri Ravani – Redi, Miço Aleksandropulo, Aleksi Parni, Niko Kitopulo, Kosta Purnara (Bosis), Antho Filita (Anthimo Haxhianthimu) Vasili Pigji, Niko Papandhreu, historiani Jorgo Zoidhi, regjisori Mano Zaharia, kameramani dhe fotografi Apostol Musuri, aktorët Jani Veaki, Andoni Janidhi, artistët Jorgo Dhimu, Jorgo Gula dhe të tjerë.
I qëndruan në krah dhe e ndihmuan Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) nga shtetet e huaja ku ata gjëndeshin, skulptori Memo Makri, filologu Jorgo Athanasiadhi, shkrimtarët Eli Aleksiu, Melpo Aksioti, Theodhosi Pieridhi Eli Lambridhi, Thraso Kastanaki dhe shumë të tjerë.
Me krahun e Ushtrisë Demokratike të Greqsë (DSE) ishin nga kushte të tjera, si ajo e mërgimit, e burgjeve, e përndjekjeve etj, kompozitori muzikor Mikis Theodhorakis, një shumicë shumë e madhe e shkrimtarëve dhe poetëve të tilla si Jani Rico, Kosta Varnali, Agjelo Sikeliano, Taso Livadhiti, Themo Kornaro, Kosta Janopulo, Nikiforo Vretako, Manoli Anagnostaki, Viktoria Theodhoru, Dhidho Sotiriu, Andrea Fragjia, Mihali Kacaro, Strati Dhouka, Jorgo Koxiula, Menelao Ludemi, Niko Karuzo, Niko Kavadhia, Jorgo Valeta, Kosta Kalaxi (Thesalos), Alki Zei, Galatia Kazanxaki, gdhendësi A. Tasos, artistët Jorgo Farsakidhi, Jani Stefanidhi, Valia Semerxidhi, Vasili Armao, Dhimitri Joldhasi, Thoma Molo, Hristo Dhagli, Vasili Vlasidhi, Vaso Katraki, Katerina Hariati – Sismani, kritiku muzikës Fivo Anogjianaki, kompozitori muzikor Aleko Kseno, skenaristi Niko Kundhuro, profesori universitetit Jani Imvrioti, petagogja Roza Imvrioti, kritiku i artit Marko Avgeri, historianët Jani Kordhato dhe Dhimitri Fotiadhi, aktorët Mano Katraki, Aleka Paizi, Xavala Karusos, Tito Vandhi, Aspasia Papathanasiu, Olimbia Papadhuka, Malina Anusaki, Argjiro Vokovic, Keti Diridaua, Taigjeti, Niko Ferma, Jorgo Jolasi, Kosta Baladhima, aktorja dhe shkrimtarja Zorz Sari, kompozitori Kosta Virvo, kompozitori muzikor Theodhor Dhervenioti dhe shumë të tjerë.
Gjithashtu, mijëra partizanë, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, i janë përgjigjur thirrjes së kohës, duke shkruar poezi apo duke e shprehur luftën popullore nëpërmjet pikturës apo dhe skicës.
Lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) frymëzojë edhe poetë të huaj në shkallë ndërkombëtare si Nazim Hikmetin, Pablo Nerudhën, Pol Eluar dhe të tjerë.
Edhe sot lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) frymëzon shumë, dhe shqetëson armikun klasor si dhe ata që bëjn kompromis me të. Klasa borgjeze dhe ata që përfshihen në mekanizmat e saj kanë hedhur shumë baltë kundër Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).
Klasa borgjeze dhe bashkudhëtuesit e saj shpifin dhe shtrembërojnë luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), sepse ata e dinë fare mirë se, kjo luftë përfaqësonte formën më të lartë të luftës, në një periudhë ku objektivisht kryhej luftë klasash për "cili - me cilin", për pushtet. Ata e luftojnë, sepse kanë çdo interes për të fshehur nga populli burimin e gjithë padrejtësisë, pra të fshehin kontradiktën mes kapitalit – dhe punës pagë. Ata kanë interes që ti parandalojnë forcat punëtore dhe popullore nga të qenit të ndërgjegjshëm për nevojën dhe domosdoshmërinë e socializmit.
Për të ashtuquajturën " ...janë EAMo-bullgarë dhe të udhëhequr nga jashtë, nga agjentë Bullgarë" si dhe "bandkomunistë", të dekadave të kaluara, ripërtëriten përsëri sot nga Agimi i Artë fashist, që është një pjesë integrale e sistemit politik të kalbur borgjez. Këto riprodhohen nga të gjithë ata që kanë si illuj të tyre skuadrat e sulmit të Hitlerit, teoria e tyre është raciste për "pastërti racore" dhe kanë për praktik të tyre sulmet vrasëse kundër popullit dhe militantëve të tij.
Aty afër qëndrojnë edhe ata që e kthejnë kokë-posht Historinë nëpërmjet "rishikimit" të saj dhe shfaqin doktrinën anti-historike, anti-shkencore dhe anti-komuniste të "dy anëve ekstreme", që të përfundojnë në konkluzionin e barazimit të fashizmit me komunizmin, të Hitlerit me Stalinin, i cili udhëhoqi një betejë titanike për shkatërimin e përbindëshit nazist. Në këtë luftë, Bashkimi Sovjetik dha 20 milionë të vdekur dhe 10 milion të sakatosur e të plagosur.
Lathologia se, ishte e kotë të bëhej luftë, dhe ideologjira se zgjedhja e luftës së armatosur ishte një aventurizëm e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe personalisht e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ, Niko Zahariadhit si dhe antikomunizmi i sofistikuar janë përbërje të propagandës borgjeze, të cilat po riprodhohen edhe nga oportunizmi, në variacione të ndryshme të tij edhe për sa i përket shkaqeve të humbjes së luftës nga Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), por dhe për aktivitetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Edhe oportunizmi e fsheh dhunën e shtetit borgjez, i cili shprehet me legjislacion, me institucione, dhe organet e pushtetit. E fsheh dhunën shumëformëshe që ushtrojnë kapitalistët kundër punëtorëve dhe punëtoreve, ndaj të punësuarve në vendet e punës.
Qëndrime të tilla tregojnë se mbështetësit e tyre në të vërtetë qëndrojnë në favor të teorisë reaksionare dhe të shtrembëruar e cila flet për "fund të Historisë", duke mbyllur sytë dhe me kokëfortësi të madhe ndaj faktit që ka ndodhur mijëra herë i cili vërteton se zhvillimi historik përshkohet nga determinizmi i luftës së klasave.
Çdo punëtor dhe punëtore, çdo i ri dhe e re, që fillon jetën në xhungël ku dominon e drejta e shfrytëzuesit, mundet dhe ka çdo interes të kuptojë, me mdihmën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), shkakun dhe qëllimin e sulmit ideologjik të apologjetëve të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të shfrytëzimit kapitalist.
Ata synojnë të godasin luftën e klasave sot, me qëllim që ta kalojë pa rrezik për pushtetin kapitalist, strategjinë e kapitalit, vazhdimësinë e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Pavarësisht nga ndryshimet me të cilat shprehën kundërshtimet ndaj luftës që bëri Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), të shpifjeve dhe falsifikimeve, strategjia mbetet e përbashkët: Klasa punëtore dhe shtresat popullore të mbeten të pafuqishme përballë pasojave të kontradiktave, të kalbësirës dhe të brutalitetit të kapitalizmit ose të kufizojnë veten në luftë të pashpresë dhe në rrugën e ashtuquajtur të "korrigjimit" të kapitalizmit.
Asnjë sulm shpifës, anti-komunist dhe oportunist nuk mund të errësojë luftën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), trimërinë dhe moralin e saj. Është detyra jonë të përhapet edhe më shumë e vërteta historike. Brezat e rinj të njohin luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë.