Skip to content

Delegacioni i KNE në Paris::Solidaritet me luftën e rinisë në Francë!

Delegacion i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), i udhëhequr nga Sekretari i Këshillit Qendror të KNE, Thodori Kocadis, o gjendën të shtunën, 17/10 në Paris dhe morën pjesë në protestat madhështore mbarëkombëtare të rinisë dhe popullit, me bllokun e organizatave të KNE dhe Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Francë
Date:
tet 19, 2026
kne-gallia-7

Delegacion i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), i udhëhequr nga Sekretari i Këshillit Qendror të KNE, Thodori Kocadis, o gjendën të shtunën, 17/10 në Paris dhe morën pjesë në protestat madhështore mbarëkombëtare të rinisë dhe popullit, me bllokun e organizatave të KNE dhe Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Francë, duke shprehur solidaritetin internacionalist me luftën e drejtë të nxënësve, studentëve dhe punëtorëve të Francës për arsim dhe jetë në lartësinë e mundësive dhe nevojave të sotme bashkëkohore.

Th. Kocadis bëri deklaratën e mëposhtme nga protesta:

«Nga demonstrata e madhe në Paris, protestojmë sot edhe ne së bashku me qindra mijëra nxënës, studentë dhe punëtorë në të gjithë Francën. Jemi me ta, problemet tona janë të përbashkëta. Është politika e Bashkimit Europian, e përgatitjes ushtarake dhe e bllokadave klasore. Kapim fillin e luftërave të mëdha dhe fuqizojmë përpjekjen në vendin tonë. Së bashku me nxënësit, studentët, punëtorët. Së bashku me dokerët (punëtorët e portit) dhe grevën e tyre ndërkombëtare. Në grevën e përgjithshme mbarëkombëtare të punëtorëve në vendin tonë, në Greqi më 25 Nëntor. Në protestat mbarë-arsimore më 21 Tetor. Sepse kur flet populli, lindin kudo qytete të dritës».

Ditën e diel më 18/10, Thodori Kocadis ishte folës në një aktivitet të organizuar nga organizatat e KKE dhe KNE në Francë, me temë: "Ne të rinjtë në Greqi kapim fillin nga Franca dhe fuqizojmë luftërat tona", në të cilin përshëndetën përfaqësues nga Bashkimi i Rinisë Komuniste dhe i Partisë Komuniste Revolucionare të Francës. 

kne-gallia
kne-gallia-6

В воскресенье, 18 октября, Тедорис Коцантис выступил на мероприятии, подготовленном организациями  КПГ и КМГ во Франции, на тему: «Молодежь Греции подхватывает эстафету Франции и усиливает свою борьбу». С приветственным словом к участникам также обратился представитель Союза коммунистической молодежи и Революционной коммунистической партии Франции.

kne-gallia-8
kne-gallia-9