Në shpalljen e saj për lëvizjet agresive të SHBA ndaj Kubës, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson si më poshtë:
«Dënojmë lëshimin provokues nga SHBA të një urdhër-arresti për udhëheqësin e Revolucionit Kuban, Raul Kastro, një lëvizje me të cilën imperializmi amerikan tregon përsëri "dhëmbët" e tij ndaj popullit heroik kuban, të cilin kërkon prej kohësh ta mbytë ekonomikisht përmes vendosjes së bllokadës kriminale.
Urdhër-arresti ka të bëjë me rrëzimin e avionëve të organizatës “Brothers to the Rescue” në vitin 1996, domethënë të mercenarëve të mafies anti-kubane të Majamit, të cilët shkelnin sovranitetin e Kubës me mbështetjen e shërbimeve sekrete të shtetit amerikan. Kjo lëvizje vjen si shtesë në dërgimit të aeroplanmbajtëses “USS Nimitz” dhe deklaratave të vetë Trump-it, të cilat paralajmërojnë një ndërhyrje ushtarake imperialiste.
Në përgjithësi, zhvillimet tregojnë synimin e përhershëm të imperializmit amerikan për të goditur me të gjitha mjetet Revolucionin Kuban, i cili ka qenë pikë referimi dhe frymëzimi për të gjithë popujt e botës për përmbysjen e barbarisë së sotme dhe ndërtimin e një shoqërie të re, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
Provokuese është edhe heshtja e qeverisë greke dhe e partive të tjera të euroatlantizmit, të cilat madje heqin sikur "shqetësohen" për të Drejtën Ndërkombëtare, përballë lëvizjeve provokuese të SHBA dhe ndaj asaj që po përgatit.
Në këto orë kritike për popullin e Kubës, është e nevojshme të shprehet dënimi popullor ndaj planeve kriminale imperialiste, ndaj çdo tentative për ndërhyrje ushtarake kundër Kubës dhe përndjekjes së Raul Kastros! Të shprehet akoma më masivisht solidariteti i popullit tonë, i të gjithë popujve të botës me popullin trim të Kubës. Kuba nuk është vetëm!»
