Skip to content

Solidariteti aktual komunist i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj lëvizjes komuniste dhe punëtore të Pakistanit

Date:
tet 30, 2017
1508442485004 (2)

Delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i përbërë nga Jorgo Marinos, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të KKE dhe Vasili Opsimo, anëtar i Sektorit të Ekonomisë të Komitetit Qendror të KKE, vizituan Pakistanin në datat 16-20 Tetor, të ftuar nga Instituti Shkencor "TAREEK FOUNDATION TRUST" dhe morën pjesë në aktivitetet që i kushtoheshin Revolucionit Socialist të Tetorit.

Më konkretisht, delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mori pjesë në konferencë ndërkombëtare me temë «100 Vjet nga Revolucioni Rus, 1917-2017», i cili u mbajt në Institutin e Teknologjisë dhe Shkencës Shaheed Zulfiqar Ali Bhutto në Karaçi më 17 Tetor. Atje, në një sallë të mbushur plotë me studentë dhe punëtorë, si dhe shumë profesorë universitetesh, historianë dhe shkrimtarë u diskutuan shumë tema të ndryshme në lidhje me Revolucionin e Tetorit.

Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ditën e Mërkurën, 18 Tetor, i shoqëruar nga kuadër të Partisë Komuniste të Pakistanit (PKP), vizitoi qytetin Hyderabad, në anën jugore të vendit. Atje, delegacioni, pati një diskutim thelbësor me anëtarët e Unionit të Shkrimtarëve Progresist dhe më pas mori pjesë në një aktivitet të partisë kushtuar Revolucionit të Tetorit.

Punëtorët dhe bujqit e varfër të kësaj zone e pritën në mënyrë masive dhe me entuziazëm delegacionin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke vërtetuar kështu lidhjet e forta internacionaliste midis dy Partive Komuniste. Në një sallë teatri të mbushur plotë, dhe mes një atmosferë veçanërisht militante, foli Sekretari i Përgjithshëm i PK të Pakistanit, Ibadan Kazi, profesorët e Universitetit Ali Mubarak, Said Xhafar Ahmed dhe Jorgo Marinos i cili ndër të tjera tha:

"Jemi të gëzuar që takohemi me shokët tanë dhe i drejtojmë përshëndetje të ngrohta dhe militante Partisë Komuniste të Pakistanit, militantëve që luftojnë për të drejtat e klasës punëtore, popullit pakistanez, i cili përjeton problemet akute të sistemit shfrytëzues kapitalist dhe të politikës anti-popullore të menaxherëve të tij.

Ne i njohim kushtet e vështira në të cilat shokët tanë janë duke luftuar, i ndjekim me vëmendje sulmet e forcave agresive, të errësirës, të cilat janë produkt i këtij sistemi të kalbur dhe i shërbejë nevojave të tij për të shtypur lëvizjen punëtore, popullore. Ne u themi shokëve tanë: Shokë, ne e vlerësojmë shumë luftën tuaj dhe ju sigurojmë se ne jemi në krahun tuaj dhe do të përmbushim detyrën tonë internacionaliste me vendosmëri dhe qëndrueshmëri".  J. Marinos, duke iu referuar përvjetorit të Revolucionit të Tetorit, tha ndër të tjera: "Mesazhet e ndritshme i përmbledhin interesat e prodhuesve të pasurisë, perspektiva e luftës së klasës punëtore dhe e shtresave të shtypura popullore në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye, përbëjnë burim frymëzimi për një shekull dhe do të vazhdojnë të ushqejnë luftën tonë politike - ideologjike që të çlirohen popujt nga prangat e shfrytëzimit, nga padrejtësitë shoqërore, për të ardhmen socialiste - komuniste"

Ditën e Enjten, 19 Tetor, delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) mori pjesë në një aktivitet në sallën e Unionit të Mjekëve në Karaçi, kundër luftërave imperialiste dhe përcolli përvojën e luftës së komunistëve në Greqi.

30/10/2017

IMG_20171018_171219