Skip to content

Studimi i historisë së madhe të luftërave popullore është përgatitje për detyra të mëdha

Date:
maj 7, 2026
ekdilosi-thessaloniki-02

Me pjesëmarrje të madhe dhe interes të veçantë u zhvillua më 4/5/2026 aktiviteti «Nga Maji heroik i '36-ës në të sotmen: A working class hero is something to be!». Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Ekspozitës së Materialit Historik dhe Arkivor të Organizatës së Partisë Komuiste të Greqisë (KKE) në zonën e Maqedonisë Qendrore, për 90-vjetorin e kryengritjes punëtore të Majit 1936 në Selanik.

Në aktivitet mori pjesë dhe përshëndeti Ali Kemal Akgul, kuadër i Partisë Komuniste të Turqisë dhe anëtar i Drejtorisë Qendrore të Bashkimit të Përgjithshëm të Punonjësve të Shëndetësisë, ndërsa i pranishëm ishte gjithashtu edhe Elisheos Vagenas, anëtar i Komitetit Qendror të KKE dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Duke folur në aktivitet, Petros Simadhis, anëtar i Komisionit Rajonal të Maqedonisë Qendrore, pasi u ndal gjerësisht në konkluzionet e pasura që dalin nga 90 vitet e kryengritjes së Majit në Selanik, theksoi se element i përgatitjes për detyrat e mëdha që i takojnë KKE është edhe studimi i përvojës së pasur të luftërave të popullit tonë, i kontributit vetëmohues të komunistëve në to, i heroizmit të anëtarëve të KKE, por edhe i dobësive.

Pasoi fjalimi i Markos Bekris, anëtar i KQ të KKE, punëtor në portin detar dhe kryetar i Qendrës Punëtore të qytetit Pirea. Ai lidhi fillin e luftërave klasore të së djeshmes me të sotmen, duke iu referuar grevës së madhe të punëtorëve të portit më 6 Shkurt 2026 kundër planeve imperialiste që i shndërrojnë punëtorët në mjete lufte. Për grevën që u zhvillua në 20 porte në 7 shtete -Itali, Francë, Turqi, Greqi, Spanjë, Marok, Gjermani- ai theksoi se kjo grevë i dha përgjigje pyetjes kritike: Çfarë lëvizjeje na nevojitet sot. «Greva kontribuoi në hapjen më të thellë të ballafaqimit. Të vihet në shënjestër vetë politika dominuese. Të sfidohet më fort dhe në praktikë dominimi kapitalist, pavarësisht se kush e menaxhon atë. Sepse çështja nuk është se kush e menaxhon sistemin — çështja është vetë sistemi. (...) Gjithashtu, kjo grevë tregoi diçka shumë të rëndësishme: Se lufta kundër luftës imperialiste është e pandashme nga lufta për jetën e punëtorëve, për rritjen e pagave, për masa shëndetësore dhe sigurie, për Shëndetësi dhe Arsim publik dhe falas. Sepse ata që na me paga të vogla dhe të konsumueshëm në vendet e punës sot, janë të njëjtët që na duan të bëhemi mish për topat e tyre. Nuk janë dy gjëra të ndryshme. Është një, dhe kjo u shpreh qartë me slloganin "Punëtorët e portit nuk punojnë për luftën"».

Aktiviteti u mbyll me përshëndetjen e Ali Kemal Akgul «në emër të Partisë Komuniste të Turqisë, e cila në një histori lufte që i tejkalon njëqind vitet, dhe ndonëse u sprovua nga grushtet e shtetit, ndalimet dhe sulmet, nuk bëri asnjë hap pas», theksoi ai, duke shtuar ndër të tjera: «Në përvjetorin e kryengritjes së lavdishme të klasës punëtore greke, ju përshëndes në emër të klasës punëtore të vendit tim, në radhët e së cilës jap edhe unë luftën sindikale si punonjës në Shëndetësi. Përshëndes kryengritjen heroike të Majit 1936, me pionierë punëtorët e duhanit nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Greqisë. Një kryengritje që u gdhend jo vetëm në kujtesën e një populli, por edhe në kujtesën kolektive të klasës punëtore botërore (...) Ekzistenca e Partive Komuniste të Turqisë dhe Greqisë përbën garancinë më të madhe të vëllazërisë së dy popujve. Midis punëtorëve të dy vendeve nuk ka armiqësi, por luftë të përbashkët».

ekdilosi-thessaloniki-05
ekdilosi-thessaloniki-06
ekdilosi-thessaloniki-07