Skip to content

Të anulohet ndëshkimi ndaj ushtarit M. Papageorgiu për qëndrimin e tij në solidaritet me fermerët dhe popullin që lufton!

Date:
dhj 31, 2025

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) denoncojnë
dënimin e neveritshëm ndaj ushtarit Mano Papageorgiu për fjalimin që ai mbajti në
protestën e madhe të sindikatave në sheshin Sintagma, kundër buxhetit antipopullor më 16
dhjetor dhe kërkojnë anulimin e menjëhershëm të tij. Kryesia e Forcave të Armatosura i dha
Mano Papageorgiu një dënim me 25 ditë burg dhe shkarkim nga Forcat Speciale.
Në deklaratën e Zyrës së Shtypit të Këshillit Qendror të KNE theksohet: «Të rinjtë që
po kryejnë shërbimin e tyre ushtarak kanë të drejta politike dhe asnjë qeveri, madje as
rregullorja reaksionare ushtarake, nuk mund t'ia heqin atyre. Para së gjithash, ata kanë
dinjitet dhe vullnet për të luftuar për të drejtat e tyre. Janë të vetëdijshëm se i shërbejnë
popullit dhe jo planeve të rrezikshme të NATO-s, përfshirjes në frontet e luftës, "kulturën e
luftës" siç u kërkojnë qeveria dhe BE-ja. Këtë qëndrim krenar nuk munden ta çrrënjosin sado
ndëshkime që të imponojnë.»
Në letrën e dërguar nga Mano Papageorgiu, e cila u botuar në gazetën Rizospastis, ai
shprehet:
«Unë po kryej shërbimin tim ushtarak në ishullin e Samos me qëllim mbrojtjen e
kufijve të vendit tim, si shumica e kolegëve të mi, dhe jo planet e NATO-s, SHBA apo planet e
qeverisë që çdo ditë na fut më thellë në luftëra.
Me këtë letër dua të protestoj kundër dënimit tim me 25 ditë burg dhe shkarkimit tim
nga Forcat Speciale sepse shpreha, siç kam të çdo të drejtë, kundërshtimin tim ndaj buxhetit
të shtetit të luftës dhe varfërisë, të pajisjeve ushtarake të NATO-s që i paguajmë me miliarda
nga xhepat tanë, ndërsa në të njëjtën kohë zvogëlohen shpenzimet për të gjitha nevojat e
popullit në Shëndetësi, Arsim dhe të drejtat e punës. Po ndëshkohem sepse mbështeta luftën
e drejtë të fermerëve në bllokadat rrugore, sepse thashë se ushtarët nuk do të bëhen mish
për top për imperialistët e NATO-s dhe SHBA-së.
Qëndrimi i mësipërm ishte i ndershëm dhe i sinqertë në lidhje me dinjitetin tim, si një
punëtor supermarketi para shërbimit tim ushtarak, ndaj familjes sime që është e ngarkuar
me barrën financiare të shërbimit tim ushtarak dhe të gjithë punëtorëve që luftojnë për të
siguruar jetesën, çdo ditë nga mëngjesi në darkë. Në fund të fundit, këta janë ata që e
mbajnë vendin në këmbë me punën e tyre të palodhur. Askush prej nesh në kampet
ushtarake nuk mundet të anashkalojë faktin se, në të njëjtën kohë që nuk po sigurojmë dot
jetesën e një muaji, shohim çdo vit shtetin dhe qeveritë të ngopin me miliarda euro nga
xhepat tona dhe përjashtime nga taksat industrialistët e luftës, pronarët e anijeve dhe
bankierët.
Përveç kësaj, ligjet dhe rregulloret që kanë sjellë jetën e popullit në këtë nivel të
shëmtuar janë të së njëjtit kalibër me ato që më ndëshkuan edhe mua. Janë të njëjtat
vendime politike që me të drejtë nxjerrin mijëra nënoficerë dhe oficerë në rrugë për të
demonstruar me uniformë për një jetë dinjitoze larg luftërave.»
Dhjetëra sindikata dhe organizata masive shprehin dënimin e tyre kundër
ndëshkimit të dhënë ndaj ushtarit Mano Papageorgiu. Midis tyre edhe Sindikata e
Punonjësve në Tregun e Athinës, pasi ai vetë për vite me radhë ishte anëtar i Këshillit
Drejtues të Sindikatës.
Në veçanti, solidaritetin e tyre shprehën dhe dhjetëra ushtarë nga kampet ushtarake
në të gjithë Greqinë, përfshirë edhe njësinë ushtarake ku ai shërbeu në ishullin e Samos.