TË NESËRMEN DUHET KKE E FUQISHME!
OPOZITË POPULLORE E FUQISHME ALEANCË DHE LUFTË PËR PËRBYSJE!
Punonjës, të vetë-punësuar, të papunë, fermerë, pensionistë, të rinj dhe gra të familjeve popullore,
Ju ftojmë në zgjedhjet parlamentare të mbështesni dhe të forconi vendosmërisht KKE (Partinë Komuniste të Greqisë).
Mendoni se të nesërmen, cila do që të jetë qeveria e re, do të jet këtu dhe do të vazhdojë që të rrjedhi gjak populli BE-ja dhe "memorandumet e pafundëshme", masa të vjetra dhe të reja anti-popullore, që kërkon kapitali, për t'u bërë më konkurrues në tregu kapitalist botëror.
Do të jenë këtu përgjithësisht ligjet anti-popullore, që votuan të gjitha qeveritë dhe të cilat s’kanë për ti shfuqizuar.
Do të jetë këtu borxhi i rëndë, të cilin e njeh ND - PASOK, SYRIZA dhe partitë e tjera të BE-së, duke i bërë thirrje popullit që ta paguaj, atë që as e krijoi dhe as nuk e ka borxh të tij.
Do të jenë këtu kontrastet dhe grindjet brenda Eurozonës për menaxhimin e deficiteve dhe të borxheve, që krijohen nga kapitalistët dhe shlyhen me synim fitimin kapitalist, fuqia e më të fortit, gjithmonë kundër interesave popullore.
Mbi të gjitha, do të jet këtu kapitali, monopolet, vendase dhe të huaja, që kanë në duart e tyre çelësat e ekonomisë, pushtetin e vërtetë dhe do të këmbngulin që edhe në fazën e ndonjë rimëkëmbjeje të kenë sa më shumë përfitime, gjithmon në kurriz të popullit. Për të investuar, kërkojnë sa më shumë fuqi punëtore të lirë në pagë dhe të nënshtruar. Papunësia do të jetë këtu edhe nëse do të bëhen disa investime.
Do të jetë këtu pushteti i kapitalit, shteti që pa lëkundje i shërben interesave të monopoleve kundër popullit dhe përcakton rolin e secilës qeveri.
Pavarësisht nga ecuria e negociatave me trojkën dhe kalimin në fazë të re të mbikqyrjes, monopolet kërkojnë masa të reja anti-popullore, të tilla si shkatërim të plotë të sistemit të sigurimeve sociale, reduktim të ri të pagave dhe të të ardhurave popullore, privatizime, kufizim të aktivitetit sindikalist. Prandaj, si në krizë ashtu dhe në rimëkëmbje, nuk mund të ekzistojë asnjë lehtësim për popullin pa luftë, pa konflikt me këto interesa të kapitalit.
Për këtë arsye të nesërmen, popullit punonjës i duhet një KKE e fuqishme në parlament, kudo, forcë rezistence dhe kundërsulmi punëtor-popullor .
Është garancia e sigurt ndaj paqartësisë dhe pasigurisë, që të ketë klasa punëtore, populli ku të mbështetet.
KKE e fuqishme, që të hapim rrugën për zgjidhjen e vetme pro popullit, për fshirjen e njëanshme dhe të plotë të borxhit, shkëputje nga BE dhe NATO, socializimin e monopoleve, për prosperitetin popullor, me klasën punëtore, popullin në timonin e pushtetit, perspektivën socialiste. Populli ka nevojë një qeverisje të tij, qeverinë e pushtetit punëtor- popullor, dhe në këtë qeverisje Partia Komuniste e Greqisë do të ketë një rol protagonist. Për t'u bërë realitet idealet dhe vlerat e popullit, për një shoqëri pa shfrytëzim të njeriut nga njeri.
KKE e fuqishme, që të mos mashtrojnë popullin përsëri, me shantazhe dhe iluzione. Sepse do ti qëndrojë kundër qeverive të njërit version menaxhues apo tjetërit, të cilat jo vetëm që nuk e garantojnë rimarjen e humbje të mëdha të popullit, por shërbejnë të njëjtën rrugë që të çon në aventura më të mëdha dhe përpiqen që ta mashtrojnë atë përsëri me thërrime. Do të jetë protagoniste brënda dhe jashtë Parlamentit, që të ekzistojë një opozitë militante popullore, për të ushtruar presion të vërtetë popullor që deri tani nuk kishte, nga hezitime apo iluzione.
KKE e fuqishme, sepse është ajo forcë që, pa koncesione dhe përgënjeshtrime, është protagoniste në organizimin e luftës së popullit për heqjen e të gjitha ligjeve aplikante për të rikthimin e humbjeve. Lufton me qëndrueshmëri dhe vetëmohim për të drejtën e punonjësve, të drejtat e të rinjve, grave, të papunëve, të vetë-punësuarve, fermerëve të varfër, për të organizuar solidariteti popullor.
KKE e fuqishme, sepse lufton kundër pjesëmarrjes së Greqisë në aleanca imperialiste dhe luftëra që bëhen ose përgatiten të bëhen për interesat e grupeve të mëdha të biznesit. Mbron sovranitetin e vendit, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër atyre që mashtrojnë kur thonë se këto organizma imperialiste do të mbrojnë sovranitetin, paqen dhe sigurinë për popullin. Lufton për daljen e Greqisë nga NATO. Të ndalojë Greqia pjesmarrjen dhe mbështetjen ndaj ndërhyrjeve ushtarake kundër popujve.
KKE e fuqishme, për rigjenerimin e lëvizjes punëtore- popullore, të krijohet dhe të forcohet aleanca sociale popullore kundër monopoleve dhe kapitalizmit. Lufton që të izolohet dhe të humbasi ideologjia dhe veprimtaria fashiste e Agimit të Artë nazist.
Punëtorë, punëtore, të reja dhe të rinj, të papunë, pensionistë,
Përpara betejës së zgjedhjeve, koalicioni ND - PASOK dhe kuadër të BE-së investojnë përsëri në alarmantizëm dhe shantazhe, që të zënë në grackë popullin dhe të marrin mbështetjen e tij për vazhdimin e politikës anti-popullore. Përmëndin stabilitetin dhe nevojën që gjoja mos të vihen në rrezik sakrificat e popullit grek. Dilemat terroriste nuk i interesojnë vetëm grindjes së polarizuar kryesisht me SYRIZA-n. Qeveria e di shumë mirë se SYRIZA nuk e mohon BE-në dhe sistemin kapitalist. Shantazhet dhe dilemat i adresohen, mbi të gjitha, popullit dhe synim kanë të sigurojnë nënshtrimin e popullit në të njëjtën rrugë anti-popullore dhe vuajtjet e reja që ajo sjell.
Qeveria po gënjen, kur pretendon se masat e reja anti-popullore mund të shmangen, nëse ka stabilitet politik dhe qetësohen huadhënësit. Sepse, masat e vjetra dhe të reja anti-popullore nuk janë vetëm kërkesa të huadhënësve. Ato kanë qenë prej kohësh udhëzimet e BE-së, strategjia e kapitalit të madh në Greqi dhe në Europë, për tu bërë edhe më e lirë fuqia punëtore. Në të gjitha shtetet e BE-Eurozonë merren reforma të tilla anti-popullore me qeveri të djathta (p.sh. në Gjermani) ose socialdemokratike (p.sh. në Francë dhe Itali).
Kjo është arsyeja pse qeveria dhe qendrat e tjera të regjimit (Federata e Industrialistëve Grekë, Mediat, etj), vazhdimisht referohen për "nevojën e vazhdimit të reformave, edhe në qoftë se ato nuk do të kërkohen". Këtë realitet fsheh SYRIZA nga populli. Reformat që propozon janë në logjikën e BE-së dhe të bizesmenëve.
SYRIZA nuk është një alternativë pro- popullore. Synon që të jetë partia e parë në zgjedhje, përfundojë me ritëm të shpejtë ndryshimin e saj në parti borgjeze anti-popullore të menaxhimit borgjez. I fsheh shkaqet e krizës ekonomike kapitaliste dhe shfajëson suratin shfrytëzues të kapitalizmit, të pushtetit të kapitalit.
Udhëheqia e SYRIZA-s jo vetëm që u jep besim huadhënësve, BE-së, "tregjeve", se nuk do të bëj veprime të njëanshme, por madje dhe i fton ata ti besojnë dhe të mbështesin një qeveri SYRIZA, sepse mund të shërbejë më mirë interesave e tyre (shih. takime me fondacione investitorësh në qytetin e Londrës). E ka braktisur, edhe në fraseologjinë e tij, deklaratat për "anulimi" dhe "heqje" të Memorandumeve dhe ligjeve zbatuese të saj, për rimarrjen e humbjeve të popullit, kthimin e rrogës së 13-të 14-të, dhe pensionit të 13-të dhe 14-të, eliminimin e haraçeve. Nuk i kundështon mekanizmat e mbikqyrjes së BE-së, buxhetet e tyre të balancuara, 6 mujorin europian, dmth " memorandumet e pafundëshme" kundër popujve. Në këtë kontekst, avancon aleancën e saj me ish-drejtues, ministra dhe deputetë të PASOK-ut, të DHIMAR, etj. të cilët i kanë mbështetur memorandumet dhe masat anti-popullore.
Në të njëjtën kohë, duke përdorur një ritorikë të rreme "radikale" të forcave oportuniste në brendësi të saj, veçanërisht të ashtu-quajturës "Platforma e Majtë", SYRIZA përpiqet të hedhë në kurth njerëz të majtë, punëtorë të rinj me reflektime dhe disponime politike militante. Përsëritet edhe këtu teatri i vjetër i socialdemokracisë, të PASOK-ut më parë, që tregon një trend të "majtë", i cili gjoja presjonon kryesinë, duke i dhënë asaj në të vërtetë alibi të majtë. Paralelisht, çoroditin skemat e bashkëpunimit elektorale të ANTARSYA-as, ku parashikojnë disa objektiva lufte, të tilla si "dalje nga euro," pa u ardhur në kundështim me kuadratin e aktual të kontrollit ekonomikë nga pushteti i kapitalit.
SYRIZA, veçanërisht në dy vitet e fundit, u tregua e dobishme për kapitalin, me synim të minojë lëvizjen punëtore-popullore. Jo vetëm që përqindjen e saj të lartë nuk e shfrytëzojë për të forcuar lëvizjen popullore, por, për kundrazi, kultivojë dhe logjikën e pritshmërisë, të caktimit të çështjeve për zgjidhje më von, duke kufizuar ndërhyrjen popullore në pjesmarje zgjedhore dhe në zgjedhje se cili do të zbatojë politikën anti-popullore nga pozita qeveritare. Dhe kjo dëshmon se nuk ka asnjë dëshirë konflikti me interesat kapitaliste në Greqi dhe në Europë. Jeta tregoi se sa më shumë që rriten përqindjet e SYRIZA-s, aq më shumë ajo shkon në dëm të luftës punëtore-popullore.
Punëtorë, punëtore, të reja dhe të rinj, të papunë, pensionistë,
Kohët e fundit u bë edhe më e qartë se grindja mes qeverisë dhe SYRIZA-s i ka sytë të kthyera drejtë "tregjeve", dmth për kapitalin, që cili prej tyre do të fitojë "pëlqesën" e tyre. Konkurojnë për rolin e negociatorit më të mirë për interesat e kapitalit dhe jo për interesat e popullit. Flasin që të dy për "konsensus kombëtar", që do të thotë -paqe sociale, nënshtrim i popullit, në interesat e kapitalit.
Dallimet e tyre kanë të bëjnë me recetën e menaxhimit të zhvillimit kapitalist, duke zbukuruar që të dy përmbajtjen anti-popullore dhe klasore. SYRIZA kërkon relaksim të disiplinës së rreptë financiare, bashkëveprim me Francën dhe Italinë, që marrin masa të vazhdueshme kundra popujve të tyre për, ushtrim presjoni më të madh kundër Gjermanisë.
Por, në të njëjtën kohë, si qeveria ashtu dhe SYRIZA fshehin se çdo rregulim i borxhit dhe relaksim i disiplinës fiskale nuk do të çojnë në lehtësim të popullit, por në rritjen e mbështetjes shtetërore për grupet e biznesit vendas dhe të investimeve. Lehtësimi i borxhit, si me propozimin e ND-së ashtu dhe me propozimin e SYRIZA-s, do të bëhet në marrëveshje me partnerët, pra do të shoqërohet me angazhime të reja anti-popullore, siç u bë me "qethjen e borxhit" të PSI-së në vitin 2012, por dhe në shtete të tjera.
Megjithatë, asnjë ndryshim në versionin e menaxhimit nuk mundet të pengojë shfaqen e krizës as të çojë në zhvillim kapitalist në favor të popullit. Këtë tregon shembulli i SHBA-së dhe Japonisë.
Bashkëqeveria e ND - PASOK edhe SYRIZA, pavarësisht dallimeve të tyre, mashtrojnë popullin, duke i premtuar atij të njëjtën gjë: se në qoftë se ecën përpara ekonomia kapitaliste, do të përfitojë populli. Ata gënjejnë. Çfar do zhvillimi kapitalist do të shkeli mbi rrënojat e të drejtave punëtore-popullore, nuk do të japë punë të denjtë për miliona të papunë. Të ashtuquajturat avantazhe "krahasuese" për rindërtimin e ekonomisë së vendit, që përmenden nga qeveria dhe SYRIZA, kanë të bëjnë me mundësitë e bisneseve të mëdha për rentabilite edhe më të madh.
Zhvillimi edhe sikur të arrihet, do të jetë i dobët madje në një kohë kur recesioni në vendet e fuqishme kapitaliste dhe mbi-borxhi i shteteve paralajmërojnë për një cikël të ri të një krize më të thellë. Prandaj kapitali këmbëngul për "konsensus kombëtar", diçka që nuk mohoet as nga ND - PASOK as nga SYRIZA, duke burgosur popullin në interesat e kapitalit. Konflikti midis tyre ka të bëjë se kush do të ketë "dorën e sipërme".
Nga të ngrënat e të pirat e tavolinës së kapitalit vetëm thërrime do të bien për popullin. Qeveria dhe SYRIZA konkurrojnë dhe premtojnë vetëm thërrime ndaj "varfërisë ekstreme", që edhe këto thërrime do të rezultojë nga gjakpirja e punëtorëve të tjerë dhe do të avullojnë të nesërmen nga përgjithësia e masave anti-popullore. Që të dy promovojnë politikën e BE-së dhe të kapitalit me masa të tipit "të marrë nga të varfërit për të forcuar të varfërit ekstrem" gjë që nuk i kushton kapitalit. Shërbejnë qëllimet e kapitalit, të jetë baza e pagave dhe e pensioneve të ardhura minimale të garantuara të varfërisë.
Njëri ndan "dividente sociale", ndërsa tjetri premton racione urrie dhe kthimin të pensionit të 13-të vetëm për pensionistët e varfërisë ekstreme. Akoma dhe propozimi i SYRIZA-s për të rivendosur pagën minimale është e boshe, pasi ajo nuk i prek fare mijërat e punëtorëve, veçanërisht të rinjtë, që punojnë me marrëdhënie fleksibële të punësimit dhe nuk marrin as atë pagë minimale të reduktuar. Në thelb nxit propagandën e njohur reaksionar "diferenca e lartë" dhe "diferenca e ulët", e cila hap rrugë që të shkatërrohet shumica e punëtorëve me paga më të mira. Gjithashtu, në shumë vende të BE-së ngritja e pjesëshme e pagës minimale, pa rivendosjen të Marrëveshjeve Kolektive, u përdor që të Kompresohet paga mesatare.
Nuk duhet të kompromisohemi me thërrimet. Kriter i qëndresës dhe i luftës së popullit duhet të jenë nevojat bashkëkohore të tij dhe të fëmijëve të tyre. Kriter duhet të jenë dhe mundësitë e mëdha, që ofron teknologjia, shkenca, potenciali i zhvillimit të vendit, për të përmbushur nevojat popullore, nëse të gjithë këto hyjnë në shërbim të popullit.
Punëtorë, punëtore, të reja dhe të rinj, të papunë, pensionistë,
Ju drejtohemi juve, duke e ditur dëshirën tuaj për të hequr qafe memorandumet, politikat e padrejta dhe qeveritë anti-popullore. Ndjejmë ankthin tuaj në lidhje me të nesërmen, për fëmijët tuaj, për të jetuar ditë më të mira.
Ne kemi besim të populli dhe te forca e tij. Populli ka fuqinë dhe përgjegjësinë që të mos jetë pasiv dhe spektator i mashtruar i sulmeve anti-popullore nga qeveritë e BE-së dhe e kapitalit. Mundet të nxjerri konkluzione dhe mos të lejojë të përsëritet e kaluara dypartiake anti-popullore.
Duhet KKE e fuqishme kudo, sepse është kundështarja e vërtetë dhe e vetmja ndaj monopoleve dhe pushtetit të tyre, ndaj BE-së dhe memorandumeve të pafundshme, ndaj qeverisë anti-popullore. Qeveri do të ketë pas zgjedhjeve. Dhe, ka shumë të gatshëm – parti dhe forma të një përdorimi- për të ndihmuar në qeverisje. Por, për popullin, ajo që ka rëndësi është që të ketë një KKE të fuqishme, për të qenë vetë populli i fortë.
E njohët KKE si një forcë të qëndrueshme, të papërkulshëme ndaj çdo sulmi antipunëtor -antipopullor . E njohët çfar ka bërë KKE 96 vjet, cila ishte forca e vetëme opozitare punëtore - popullore brenda dhe jashtë Parlamentit, tri vitet e fundit, nga zgjedhjet e vitit 2012. Çdo gur që të çoni, do të gjeni ofertën dhe efektin e luftës së komunistëve. Por njohët, se, rënia elektorale e KKE i kushtojë dinamikës dhe masivitetit të lëvizjes punëtore- popullore. Ju e dini se, megjithatë, KKE nuk e uli kokën, mbështeti punonjës, fermerë, të vetë-punësuar, pensionistë, nxënës, studentët, mbi të Drejtën për Shëndetësi, Sigurim, të daljes në pension, arsimi, për mbrojtjen e të ardhurave, të strehimit, të strehës së vet-punësuarit dhe të bujkut nga kreditë kamatore dhe taksat e papërballueshme. KKE kurrë nuk i ka thënë gënjeshtra popullit.
Ju bëjmë apel juve që me të drejtë mendoni se situata nuk shkon më, se "këta duhet të largohen". Në suratin e qeverisë aktuale duhet të kundështohet strategjia e BE-së dhe e kapitalit dhe jo të caktojmë një qeveri tjetër për të zbatuar të njëjtën strategji me disa variacione të pa rëndësishme për popullin. Le të mendojë çdo kush: Në vitet e mëparshme kan alternuar qeveri dhe koalicione të fuqishme, duke shantazhuar votën popullore, kur me frikën e "më të keqit" kur me iluzionin e së keqes "më të vogël". Por, çfarë ndryshojë për popullin? Për sa kohë që vendi mbetet i bllokuar në zinxhirët e BE-së dhe në rrugën kapitaliste të zhvillimit, i cili e ka ngrënë bukë e tij dhe kalbet, kurthi i "të keqes më të vogël" do të çojë në qeveri të tjera anti-popullore. Nevoja e popullit është të heqi qafe qeveritë anti-popullore dhe politikat e tyre, duke marrë vetë pushtetin. Situata aktuale - grek dhe ndërkombëtare - nuk e lejon më kohë të humbur.
Ju drejtohemi juve që ndjeheni radikalë, të majtë, progresistë, që cilët keni njohuri dhe kujtesë, që keni marrë pjesë në luftra dhe tani shikoni drejt SYRIZA-s me një zemër të rëndë dhe pak shpresa, në logjikën e "së keqes më të vogël". Sot, ju mund të shihni më qartë se kryesia e SYRIZA, me vërtetimet që i jep kapitalit dhe organizmave imperialiste, ka prerë çdo lidhjet me historinë e lëvizjes popullore. Jep terren për forcat më reaksionare të shpifin kundër traditat heroike të popullit tonë. Sa më shumë dhe më sa më shpejt merr vendin e socialdemokracisë, madje dhe në version më të keq, sepse më e keqe është situata e kapitalizmit, por edhe e lëvizjes e punëtore.
Ju drejtohemi juve, që nuk jeni dakort me të gjitha me Partinë Komuniste të Greqisë apo dhe rezervoheni për disa pozita, por e kuptoni se KKE është mbështetja e palëvizëshme e popullit. Çfarë fitoi populli, e fitoi vetëm me luftë dhe me KKE në krye. Kur lëvizja dhe KKE u dobësuan, humbi dhe populli.
Mendoni për të nesërmen cila forcë do të jetë në krah të popullit, pionierë në luftën për pagën, punën, të drejtat e tij.
KKE i dërgon thirrje bashkëveprimi ndaj çdo të riu që problematizohet, punonjësit, pensionisti, te kushdo që nuk pajtohet me mjerimin dhe disfatizmin.
I fton të votojnë - të forcojnë KKE kudo. Për të forcuar populli veten e tij, për të fuqizuar rezistencën dhe luftën popullore, aleancën popullor kundër monopoleve dhe të kapitalizmit, të hapim rrugën për perspektivën e pushtetit punëtor -popullor".
