Një numër i madh punëtorësh dhe të rinjsh morën pjesë në aktivitetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 100-vjetorin e lindjes së liderit të Revolucionit Kuban, Fidel Kastro, duke kërkuar njëkohësisht përfundimin e menjëhershëm të bllokadës së SHBA kundër Kubës, heqjen e Kubës nga lista e turpshme e SHBA për «shtetet sponsorizuese të terrorizmit», si dhe që qeveria greke dhe partitë e tjera të mbajnë një qëndrim të qartë për përfundimin e bllokadës.
Në këtë aktivitet foli Dhimitri Kucubas, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, ndërsa përshëndetje drejtoi edhe ambasadori i Kubës në Greqi, Aramis Fuente Hernandez.
Duke filluar fjalën e tij, Dh. Kucubas vuri në dukje: “Jemi sot këtu për të nderuar kujtimin dhe kontributin e një prej revolucionarëve të mëdhenj komunistë të shekullit të 20-të. Komandantin Fidel Kastro Rus, liderin e Revolucionit Kuban dhe të Partisë Komuniste të Kubës, ku këtë vit mbushen 100 vjet nga lindja e tij, si dhe 10 vjet nga ndarja nga jeta.
KKE nderon kujtimin dhe kontributin historik të Fidelit në çështjen e çlirimit shoqëror të popujve të Amerikës Latine, të solidaritetit ndërkombëtar me popujt që luftojnë, kontributin e tij në përpjekjen për ndërtimin e shoqërisë së re, dhe mbi të gjitha në Revolucionin Kuban. Revolucionin e parë socialist në kontinentin amerikan, që përbëri një nga ngjarjet historike botërore të shekullit të 20-të. Jeta e tij e gjatë dhe si një roman ishte një jetë e dhënë për luftën revolucionare popullore të popullit të atdheut të tij. Nuk është e rastësishme që Fidel Kastro, si lider i Revolucionit Kuban, ishte si një pëlhurë e kuqe dhe grumbullonte urrejtjen e imperialistëve, të shfrytëzuesve dhe të antikomunistëve kudo në botë.”
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE foli gjerësisht për Fidel Kastron, duke përmendur pika kryesore të biografisë së tij personale, të cilat janë të lidhura me luftën e popullit heroik të Kubës, që prej dekadash përjeton agresivitetin imperialist. Dh. Kucubas rrëzoi pretekstet që shfrytëzojnë imperialistët për të sulmuar Kubën dhe deklaroi ndër të tjera:
“KKE, që nga momenti i parë i fitores së Revolucionit Kuban në vitin 1959, qëndroi e palëkundur në krahun e popullit kuban. Shprehu pandërprerë solidaritetin e saj, madje edhe në vitet e vështira të ilegalitetit dhe diktaturës. Kështu vazhdojmë edhe sot, pa llogaritur mundime dhe sakrifica.
Së bashku me dhjetëra Partitë e tjera Komuniste dhe Punëtore nga e gjithë bota, ne forcojmë iniciativat për mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Kubës dhe gjithë popujve që janë viktima të ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste dhe që vuajnë.
Mbështesim Partitë Komuniste, mbështesim popujt që janë të vetmit kompetentë për të përcaktuar zhvillimet në atdheun e tyre. Mbështesim luftën e përbashkët të popujve kundër barbarisë kapitaliste-imperialiste, luftën e përbashkët për zhdukjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.
Sot jemi përsëri këtu, besnikë ndaj detyrës sonë ndërkombëtare, dhe rithemi:
Larg duart tuaja të fëlliqura nga Kuba!
Të dërgojnë në djall aeroplanmbajtësen «USS Nimitz», të cilën e kanë dërguar në Karaibe duke promovuar planet e tyre luftënxitëse.
Të mos guxojnë imperialistët e SHBA të sulmojnë Ishullin e Revolucionit!
Ata do të na gjejnë përpara tyre në çdo hap të përshkallëzimit të agresivitetit kundër Kubës. Do të gjejnë përpara tyre sindikatat, lëvizjen anti-luftë - paqedashëse - antiimperialiste, shoqatat studentore, organizatat e grave dhe çdo organizatë masive që lufton për interesat punëtore-popullore në atdheun tonë.
Bashkojmë zërin tonë me popullin dhe rininë e Kubës që demonstrojnë dhe deklarojnë se as kërcënimet, as bllokada, as embargoja energjetike, as akuzat e rreme nuk do të mund të thyejnë vullnetin e tyre!
Përshëndesim mbi 6,2 milionë Kubanez, domethënë mbi 80% të atyre që kanë të drejtë vote, të cilët së fundmi nënshkruan thirrjen për mbrojtjen e atdheut të tyre.
KKE, para 2 muajsh, organizoi një tubim të madh në qendër të Athinës dhe një manifestim gjigant drejt ambasadës amerikane, ne e bëmë të qartë në të gjitha tonet se Kuba nuk është vetëm! Se populli kuban ka në krahun e tij komunistët dhe popullin grek në luftën e tij kundër përshkallëzimit të ri të agresivitetit imperialist, kundër masave të bllokadës barbare ekonomike.
Organizuam sërish një tubim militant në ambasadën e SHBA, pas përndjekjes kundër liderit të Revolucionit Kuban, gjeneralit Raul Kastro. Ndërhyjmë në Parlamentin grek dhe eurodeputetët e KKE shprehin solidaritetin e tyre militant me Kubën, dënojnë antikomunizmin dhe mbeturinat anti-revolucionare që strehon shtabi i BE në Parlamentin Europian.
Organizatat e KKE marrin qindra iniciative në të gjithë Greqinë, me aktivitete, demonstrata, koncerte, për të informuar gjerësisht dhe për të shprehur solidaritetin e popullit grek me Kubën.
Nënshkruajmë dhe përhapim kudo një tekst që ka mbledhur tashmë mijëra nënshkrime-firma nga punëtorë të thjeshtë, të zgjedhur në organizatat e lëvizjes popullore, personalitete të jetës publike të vendit, në internet dhe në shtyp. Këtë tekst ua kemi dhënë për nënshkrim edhe deputetëve të partive të tjera të Parlamentit dhe tashmë dhjetëra të tjerë, përveç 21 deputetëve të KKE, e kanë bashkënënshkruar.
Mbështesim iniciativat e Shoqatës Greko-Kubane të Miqësisë dhe Solidaritetit.






