Më 28/2 në Athinë dhe në dhjetëra qytete të Greqisë u zhvilluan protesta të mëdha greve të sindikatave për 3-vjetorin e krimit hekurudhor në Tempi, me slloganin «Fitimet e tyre ose jetët tona».
Të gjitha rrugët rreth parlamentit grek në Athinë u përmbytën nga populli. Në deklaratën e tij për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, tha:
«Dilema e vërtetë është «fitimet e tyre ose jetët tona». Kjo duhet të përshkojë çdo mendim tonin, çdo veprim tonin që këtej e tutje.
Drejtësia e vërtetë për të vdekurit tanë duhet të shkojë deri në fund, deri në përmbysjen e këtij sistemi barbar, në përmbysjen e këtij shteti të kalbur dhe të pushtetit politik që u shërbejnë të gjithë këta.
Me aleancë shoqërore, me luftë të bashkuar të popullit dhe të rinisë, me një KKE të fortë që do të jetë në ballë të kësaj lufte konsekuente.»











