Kongresi i 20-të i KKE vlerësoi se, gjatë gjithë periudhës së kaluar, Partia jonë i rezistojë në mënyrë të vendosur presionit që të jepte mbështetje apo tolerancë politikave borgjeze të menaxhimit që fillimisht zbatuan qeveritë e ND - PASOK dhe më pas, nga 2015, qeveritë e SYRIZA - ANEL. Paralajmëroi, zbuloi karakterin e vërtetë të SYRIZA-s, marrëdhëniet e saj me kapitalistët vendas dhe të huaj, me qendra të ndryshme imperialiste. Vetë jeta i vërtetoj vlerësimet, qëndrimet, politikën e KKE, linjën e luftës kundër kapitalit, kundër bashkësive imperialiste, partive borgjeze, liberale dhe socialdemokrate, të vjetra dhe të reja. KKE dha betejën kundër gjithë spektrit të oportunizmit, forcat e të cilës –brenda dhe jashtë SYRIZA-s– ushtronin presion mbi Partinë tonë që ajo të transformohej në pjesë të një menaxhimi politik të sistemit. Në gjithë këtë katërvjeçar, KKE i është përgjigjur me sukses kësaj lufte ideologjike-politike.
Ndërhyrja e Partisë, në krahasim me planet e ndryshme të reformimit të sistemit politik borgjez, duhet të vendosi në epiqendër çështjet e mëposhtme:
• Të tregojë domosdoshmërinë dhe aktualitetin e socializmit, kundër mendimeve historikisht të vjetërsuara të cilat thonë se një qeveri kalimtare në terrenin e kapitalizmit mundet të hapë rrugën për përmbysje revolucionare, por edhe kundër iluzioneve se na qenka e mundur të ekzistojë një qeveri e rastit dhe e ndërmjetme, e cila do të qëndrojë mes kapitalizmit dhe socializmit, duke e intensifikuar luftën me bartësit politikë që shprehin këto opsione. Të luftojë kundër antikomunizmit, që nxitet nga forca dhe shtabe të ndryshme borgjeze.
• Duhet të ketë me çdo kusht një front të qëndrueshëm kundër objektivave strategjike antipopullore të borgjezisë (të rimëkëmbjes kapitaliste, të përmirësimit gjeostrategjik, të ngritjes së Greqisë në qendër energjitike - tregtare, rolit aktiv në kuadër të NATO-s dhe BE-së, etj.). Duke theksuar faktin që forcat kryesore të sistemit politik borgjez pajtohen në këto objektiva strategjike. Pikëpamjet dhe kontrastet e ndryshme që ekzistojnë për çështje menaxhimi i përkasin kontrasteve të brendshme të klasës borgjeze, për prioritetet dhe mjetet e rimëkëmbjes kapitaliste, të prioritetit në aleancat ndërshtetërore të kapitalit.
• Konfrontimi me përpjekjet e vazhdueshme të SYRIZA-s që të shfaqi një profil të "majtë", të shfrytëzojë "dallimet ideologjike" të saj me ND-në, me synim që të çorientojë dhe të mashtrojë në mënyrë të vazhdueshme shtresa punëtore-popullore. Sidomos me përpjekjen e rrezikshme të qeverisë për të kaparosur në mënyrë vulgare historinë dhe luftën e KKE dhe të lëvizjes punëtore - popullore, duke e shfaqur veten e saj si një forcë e afërt deri diku komuniste.
• Front të patundur kundër përpjekjes për ripërtëritje të socialdemokracisë "të vjetër" dhe "të re". Si ndaj atyre që lëvizin nga SYRIZA, duke përdorur kartën e bashkëpunimit me socialdemokracinë europiane, ashtu dhe ndaj atyre që lëvizin nga PASOK-u dhe nga Demokratiki Simparatksi.
• Të forcohet konfrontimi kundër përpjekjes së ND-së që kërkon të shfrytëzojë pakënaqësinë ndaj qeverisë, në mënyrë që të dali ajo si një zgjidhje alternative qeveritare, si forca që, duke realizuar në mënyrë të vendosur objektivat e kapitalit, do të "nxjerrë vendin nga kriza".
• Front të patundur kundër "euroskepticizmit", sidomos ndaj forcave oportuniste që kërkojnë të luajnë rolin e një bataku të ri për të penguar radikalizimin e ndërgjegjes popullore, duke e kamufluar karakterin borgjez të propozimeve të tyre politike me parulla antikapitaliste.
• Konfrontim me nacionalizmin dhe racizmin, por edhe me antikomunizmin primitiv, që bëhet nga forca të ndryshme, të cilat lëvizin në hapësirën e ashtuquajtur "e djathtë" dhe të "ekstremit të djathtë" ,dhe, sidomos kundër nazistëve të Agimit të Artë kriminal. Nxjerrjen në pah të karakterit të tyre si forca mbështetëse të sistemit, të ndërlidhjeve të dyshuara dhe të shumëllojshme me qendra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me pjesë të kapitalit dhe të sipërmarrësve të mëdhenj.
• Të kapërcehen iluzionet për reformimin e sistemit politik borgjez, frika në forcat punëtore - popullore se mos ndodhë destabilizim politik.
• Të zbulohet çorientimi që bëhet përmes debatit hipokrit për goditjen e korrupsionit dhe të ndërlidhjeve të tij, i cili ka synim që të errësojë shkaqet e vërteta të krizës dhe të pasojave të saj për shtresat punëtore - popullore, ka synim që të krijojë iluzione se fenomeni i “parave poshtë tavolinës” dhe korrupsioni mund të trajtohet me "komisione hetuese", duke forcuar mekanizma të kontrollit të shtetit borgjez, me gjoja ca ndryshime në Drejtësi. Duke theksuar se korrupsioni është qenësi bashkë me kapitalizmin. Njëkohësisht, promovimin i propozimeve specifike të përsëritura të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) –të cilat janë refuzuar nga qeveria dhe partitë e tjera opozitare– si masa minimale për frenimin e korrupsionit.
Front të veçantë duhet të hapet kundër përpjekjes së integrimit të masave punëtore - popullore përmes funksionimit të institucioneve dhe strukturave të shtetit borgjez:
• Konfrontim me iluzionet që thonë se reformat institucionale dhe reforma e kushtetutës, që promovohet nga qeveria e SYRIZA-ANEL, do ta transformojnë shtetin borgjez në një shtet pro-popullor, se këto masa na qenkan për gjoja "zgjerimin e demokracisë". Duke theksuar karakterin e shtetit të sotëm si një mekanizëm mbrojtës dhe nxitës të interesave të kapitalit, të monopoleve. Ky karakter nuk ndryshon, nuk modifikohet në një drejtim pro-popullor ose pro-punëtor.
• Theksim të rolit të Pushtetit Lokal dhe Rajonal si një instrument i shtetit borgjez në zbatimin e politikës antipopullore dhe njëkohësisht ballafaqim me funksionet e saj në integrimin e masave punëtore - popullore në programet dhe strukturat e menaxhimit të varfërisë dhe papunësisë, nëpërmjet programeve të BE-së, strukturave të OJQ-ve dhe vullnetarizmit. Të tregojmë shembullin e 5 bashkive në të cilat përgjegjësinë e drejtimit e kanë komunistët (në qytetet, Patra, Haidhari, Petrupoli, Kesariani, në ishullin Ikaria.), të cilët, në kuadrin e ngushtë institucional dhe burimeve financiare, organizojnë synimet-kërkesat, mobilizimin dhe veprimtarinë popullore në favor të së dëmtuarve, të shtresave popullore të qyteteve të tyre, duke respektuar premtimet e dhëna parazgjedhore tek populli i bashkive të tyre se do të mbajnë qëndrim të pastër opozitar kundër institucioneve qendrore të pushtetit kapitalist.
• Veçanërisht, duhet të zbulohet në masat e gjera punëtore - popullore, dhe më konkretisht tek të papunët, roli i të ashtuquajturës "Ekonomi Sociale dhe e Solidarizuar". Përmes llojeve të ndryshme të kooperativave dhe të së ashtuquajturave Ndërmarrje Bashkëpunuese Sociale, të përdorimit të gjerë të "vullnetarizmit", promovohet përgjithësimi i formës fleksibële në punësim, mashtrimi i të papunëve, dhe njëkohësisht lehtësohet përpjekja që shteti borgjez të heqë nga kurrizi i tij përgjegjësitë në çështjet e politikave në Shëndetësi, Mirëqenie, me pasojë degradimin e çdo lloji shërbimi për punonjësit. Në të vërtet, kjo gjë vepron si një vegël shtesë për të përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet e punës si dhe për rritjen e nivelit të shfrytëzimit përmes punës vullnetare, të orëve të zgjatura, paga të ulëta, degradim të shërbimeve sociale që më parë ishin pa pagim, gjithashtu kjo funksionon dhe si një mekanizëm për të manipuluar dhe integruar masat.