"E ardhmja është këtu! Duke nderuar Revolucionin e Tetorit, ngjarjen më të madhe të shekullit të 20-të, që 100 vjet më parë, hapi rrugën. Që ne, klasa punëtore, popujt e të gjithë botës të marrim masat tona në shekullin e 21, për ta bërë shekullin e fitores përfundimtare të së "resë" mbi të "vjetrën", për të lënë shenjën tonë në histori, për të fituar të ardhmen e socializmit - komunizmit," tha Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba dhe vuri në dukje se, e ardhmja qëndron në propozimin revolucionar, në të vetmen alternativë politike që propozon Partia Komuniste e Greqisë (KKE) çdo ditë, e pajisur me eksperiencën historike pothuajse 100-vjeçare, programin revolucionar bashkëkohor dhe Vendimet e Kongresit të 20-të të saj.
Dh. Kucubas vuri në dukje se me kryerjen e Revolucionit të Tetorit "kemi kaluar përfundimisht në epokën e përmbysjes së kapitalizmit, kemi kaluar në epoka e revolucioneve socialiste. Dhe kjo vlen pavarësisht nga regreset, vështirësitë e reja në korrelacionin e luftës së klasave", duke i bërë thirrje rinisë për të hulumtuar, për të mësuar, për të studiuar dhe për të gjetur ato që i fsheh sistemi për socializmin që u ndërtua, "të shikojë prapa shtrembërimit, shpifjeve për socializmin e shekullit të 20-të". Ai iu referua arritjeve të socializmit, si dhe shkaqeve të përmbysjes, si dhe domosdoshmërinë e luftës për socializmin.
Duke folur për zhvillimet politike në Greqi, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vuri në dukje se "SYRIZA e ka përfunduar ndryshimin e saj në një parti borgjeze dhe tashmë është dy vjet e gjysmë një menaxhues borgjez", dhe shtoi se kryeministri "zbulon fytyrën e vërtetë të tij, si një shërbëtor i grupeve monopoliste të zhvillimit kapitalist", duke theksuar se" zhvillimi kapitalist, pavarësisht nga çfarë thotë SYRIZA kur i drejtohet popullit, nuk mund të jetë i drejtë. Sepse zhvillim të drejtë në një sistem të padrejtë nuk mund të ekzistojë."
"Shembujt janë të panumërta edhe kohët e fundit me mbytjen e anijes në ishullin e Salaminës. Nga njëra anë festojnë se qyteti i Pireut bëhet "portë hyrëse", një "nyje" ndërkombëtare dhe nga ana tjetër anijet si arkivole lundruese dëmtojnë shëndetin dhe mjedisin, i heqin të drejtën popullit të Athinës për të bërë plazh në Gjirin Saronikosit. Ky është zhvillimi i tyre", tha Dh. Kucuba. Ai iu referua "masave të thella klasore e të padrejta" anti-punëtore-antipopullore që ka votuar qeveria e SYRIZA-ANEL, duke shtuar se "po ashtu klasore dhe të padrejta janë edhe ato që premton ND-ja e cila mbështet se ndryshe nga SYRIZA, ajo ka edhe njohuri, por dhe i do, dhe mund ta bëjë më mirë punën e ndyrë në emër të kapitalit".
Duke iu drejtuar fëmijëve të klasës punëtore dhe shtresave popullore, ai tha sa, "Ekziston zgjidhje! Me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në rrugën e përmbysjes! ",duke analizuar, në vazhdim, rëndësinë dhe fuqinë e luftës së organizuar.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i drejtojë një përshëndetje të veçantë delegacioneve ndërkombëtare që marrin pjesë në Festivalin e 43-të të KNE-Odigitis dhe iu referua koordinimit të aktivitetit me të gjithë popujt që militojnë për "Qëllimin e njëjtë , kundër kapitalizmit, imperializmit, i cili shkatërron të drejtat tona në të gjithë botën".
Ftoi të gjithë ata që shfrytëzojnë saktë përvojën e tyre dhe ata që ndjehen të zhgënjyer dhe të mashtruar nga SYRIZA të mos kenë asnjë besim te ND-ja, PASOK-u dhe te partitë e tjera duke shtuar se zgjidhja për popullin gjendet "jashtë fushës së menaxhimit borgjez", në bashkimin me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) "për ta përmbysur dhe për të hequr përfundimisht barbarizmin".
Dh. Kucuba bëri thirrje për të izoluar "Organizatën kriminale naziste të vrastarëve të Agimit të Artë, të këtyre çirakëve të bosëve".
Për më tepër, ai theksoi se aleanca e vërtetë politike premtuese është aleanca sociale e të gjithë të shtypurve, duke iu referuar më pas, nevojës për forcimin, bashkërisht me KKE, të gatishmërisë militante punëtore-popullore kundër planeve luftarake imperialiste dhe çdo përfshirjeje të vendit në to si dhe kundër skenarëve të ndryshimit të kufijve duke vënë në dukje se "këto plane shërben e ashtuquajtura "ripërtërimi gjeostrategjik" i SYRIZA-s, i ND-së dhe i partive të tjera borgjeze, e cilat në thelb është ripërtëritje për klasën borgjeze greke në zonën e gjerë". Tha se duhet të mbyllet baza ushtarake e Sudas dhe të mos transportohen përsëri koka bërthamore të NATO-s në Arakso the shtoi se "lufta kundër luftës imperialiste është e lidhur dhe e pandashme me luftën e pushtetit punëtor që është e vetmja që mund sigurojë shkëputjen nga aleanca e ujqërve të BE-së dhe të NATO-s".
Dh. Kucuba, duke kujtuar se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) "nuk e la kurrë luftën revolucionare, nuk e mohoj kurrë socializmin e shekullit të 20-të, nuk e fshehu kurrë se përballë diktaturës së pamëshirshme të kapitalit, ekziston vetëm diktatura e proletariatit, d.m.th pushteti i klasës punëtore e cila së bashku me aleatët e saj të çmuar social përbëjnë shumicën dërmuese popullore, e cila është e vetmja në gjendje të hapi rrugën të lirisë së vërtet, të paqes, të plotësimit të nevojave bashkëkohore popullore".
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) kujtoi se "në momentet kritike, ditën kur flamuri i kuq zbritej nga Kremlini në vitin 1991, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kishte fuqinë ti drejtohej komunistëve përmes Gazetës "Rizospastis" me thirrjen: "Shokë, lartë flamurin! Shpresa tani gjendet në luftën e popujve"! Jemi krenar për këtë. Atë flamur të kuq vazhdojmë të mbajmë lart! Vazhdojmë në rrugën që hapi Revolucioni Socialist i Tetorit. Për fitoren. Për socializmin – komunizmin. Ditët që do ta ri-tronditin botën do të vinë përsëri. Ne marrim masat për këtë!" tha Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) duke mbyllur fjalimin e tij.