Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Asnjë tolerancë ndaj marrëveshjes së re të qeverisë dhe BE për zgjatjen e memorandumit

Shpallje e Byros Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë

Marrëveshja e re, që u nënshkrua nga koalicioni qeveritar SYRIZA - ANEL me BE-në, BQE dhe FMN-në, përbën në thelb dhe nga ana tipike zgjatje të Memorandumit dhe të angazhimeve që parashikoheshin, vazhdim të politikës anti-popullore të qeverive të mëparshme ND dhe PASOK.  Kjo marrëveshje dhe lista e "reformave" përfshin të gjitha masat negative për punëtorët që mori kapitali, qeveritë e tij, së bashku me BE-në në kushtet e krizës ekonomike, masa që ndihmuan  rimëkëmbjen e përfitimit kapitalist. Pra të gjitha ato, për të cilat populli grek në vitet e mëparshme u gjakos, por edhe i kundërluftojë: Mbikëqyrje të Rreptë, vlerësim nga Trojka, të cilët tani e quajnë "tre institucionet", mbikqyrje dhe zgjerim të direktivave anti-punëtore anti-popullore.

Kjo marrëveshje konfirmon se negociatat, madje edhe ato të ashtuquajtura "të egra", që bëhen brënda mureve të BE-së dhe që kanë për qëllim rimëkëmbjen kapitaliste, kanë vazhdimisht rezultate anti-popullore. E ashtëquajtura negociata "krenare" ishte një reklamë mashtruese.

Çdo inspektim i programit të mëparshëm, p.sh. tepricat më të ulëta primare, nuk do të bëhen që të lehtësojnë me të vërtet popullin, të rriten pagat, pensionet, përfitimet sociale, por për të ruajtur burimet shtetërore që do të mbështesin kapitalin, investimet dhe profitabilitetin e tij, si edhe huadhënësit.  Të punësuarit, të papunët, të vetë-punësuarit, fshatarësia e varfër, pensionistët do të vazhdojë të paguajë çmimin e çdo rimëkëmjeje, me vazhdim të kursimit, që qeveria e quan "jetë të thjeshtë".

Akoma dhe thërimet, veçanërisht për varfërinë ekstreme, që premtonte qeveria me programin e saj, është në "ajër" dhe do të varet nga marrëveshja me partenerët dhe me kusht se kjo nuk do të vëjë në rrezik disiplinën buxhetore, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rentabilitetin e biznesit të madh.

Prandaj ND dhe PASOK, partitë e tjera dhe qendrat e sistemit, të tilla si SEV (Shoqata e Industrialistëve Grekë), të cilët në vitet e mëparshme mbështetën politikën anti-popullore, e përshëndetën këtë marrëveshje të qeverisë si pozitive.

Qeveria SYRIZA-ANEL paraqet marrëveshjen e re si rezultat i vullnetit popullor të mbështetjes popullore ndaj politikës së qeverisë. Ajo kërkon të mashtrojë dhe t’ja ngarkojë popullit kompromiset dhe marrëveshjet anti-popullore me BE-në.  Përpiqet  të emacipojë lëvizjen punëtore- popullore, për ta kthyer popullin në një duartrokitës të qeverisë, për ta bindur atë se duhet të vazhdojë flijimet dhe të pajtohet me disa thërrime.

Asnjë mbështetje apo tolerancë ndaj qeverisë që vazhdon në të njëjtën rrugë, të angazhimeve ndaj BE-së dhe përfitimit të monopoleve. Prandaj i pagëzon si çështje "kombëtare" nevojat e kapitalit,  shërbimin e kësaj rruge, por që kjo nuk është në interes të popullit.  Përveç kësaj,  populli ka përvojë dhe duhet ta shfrytëzojë, domethënë se kurdoherë "Objektivat kombëtare" të qeverive dhe të kapitalit përfundonin me flijime të mëdha për të drejtat punëtore- popullore.

Sa nga ata që kishin shpresa për diçka më të mirë, të mos të zhgënjehen, por të reagojnë. Shumë më tepër nuk duhet të braktisin objektivin e heqjes së vërtet të memorandumeve, të ligjeve zbatues, të ristrukturimit anti-popullor dhe të rimarjes së humbjeve.

Vullneti i popullit për të hequr qafe politikat anti-popullore që zbatohet me memorandume, të heqi qafe masat dhe mbikëqyrësit, mund të marri përmbajtje të vërtetë, kur populli do të pretendojë me luftën e tij të gjitha ato që ka humbur, duke kërkuar këtu dhe tani:

  • Marrje masash të menjëhershme dhe lehtësuese për familjet popullore dhe mbrojtje të së papunëve.

 

  •  Rikthim të rrogës së 13-të dhe 14-të, zbatim të detyrueshëm të Marrëveshjeve Kolektive dhe heqje të masave anti-punëtore që vrasin të drejtat e punës.
  • Rikthim të vërtet, tani, me ligj, të pagës minimale të paktën 751 € për të gjithë, pa përjashtime dhe ndryshime, si një bazë për rritje pagash.

 

  • Rikthim të pensionit të 13-të dhe 14-të dhe heqje të masave anti-popullore, të cilat reduktuan pensionet dhe rritën moshën e daljes në pension, dhe njëkohësisht kthimin e të "vjedhurave" nga rezervat e arkave të pensioneve dhe të jepen detyrimet e plutokracisë dhe shtetit.

 

  •  Përjashtim i familjeve popullore nga haraçet, me heqjen e ENFIA-s, të taksës së solidaritetit, heqjen e TVSH-së në konsumet popullore, të TVSH-së dhe EFK-së në naftën për ngrohje dhe gazit natyror, rritje te nivelit të taksuar në 40,000 euro për çdo familje, me njëkohësisht rritje të tatimit ndaj kapitalit.

 

  • Asnjë ankand në strehën e parë dhe të dytë të familjeve popullore. Fshirje të borxhit nga tokot, prerje drastike të kredive të familjeve popullore.

 

  •  Rritje të investimeve shtetërorre për Arsim, Shëndetësi dhe Mirëqenie falas.

Klasa punëtore, populli mund ti arrijë, duke organizuar luftën dhe aleancën e tij, duke luftuar për një rrugë tjetër të zhvillimit që do të shërbejë nevojat bashkëkohore të popullit, për shkëputje nga BE-ja, me fshirje të njëanshëme të borxhit, me shoqërizimin e monopoleve dhe me popullin në pushtet.

Kjo është rruga e një qëndrimi me të vërtetë krenar dhe dinjitoz për popullin grek.

KKE i bën thirrje popullit të Athinës dhe të Pireut, të Rajoni të Atikës të marri pjesë në demostratën e të Premtes së 27 Shkurtit në orën 19:00 ,  në Sindagma (para parlamentit) me folës  Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të KKE, Dhimitri Kucuba.

Byroja Politike e KQ të KKE
                 ATHINË 24/02/2015