Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DH. KUCUBAS: Stabilitet për popullin do të thotë një lëvizje e fortë punëtore - popullore, një KKE e fortë dhe në të njëjtën kohë qeveri të dobëta antipopullore

Në një intervistë për gazetën “TA NEA”, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, ndër të tjera, iu referua betejave elektorale me të cilat do përballet KKE brenda vitit 2023. Më poshtë citojmë pjesë nga kjo intervistë në lidhje me këtë çështje specifike.

 

Viti 2023 është vit zgjedhor edhe për Greqinë. Zgjedhje Parlamentare dhe Vendore. Ju si parti, çfarë mendoni se rezulton në këto zgjedhje kombëtare? Pse duhet të votojë një 25-vjeçar për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE)?

Një 25-vjeçar që ka jetuar në kushtet e «krizës së vazhdueshme» – më parë me memorandumet, më pas me pandeminë, tani me shtrenjtësinë, luftën, pasigurinë për të ardhmen – ka edhe prova por dhe emra se kush ishte në krah të tij, dhe kush ishte kundër tij.

Frustrimi i tij ndaj sistemit politik, ndaj premtimeve të rreme shumëvjeçare, ndaj korrupsionit dhe hipokrizisë, është plotësisht i justifikuar. Atë që një i ri duhet të shikojë është se ekzistojnë ata që i shërbejnë këtij sistemi politik të kalbur e të korruptuar borgjez dhe nga ata që luftojnë çdo ditë për të krijuar kushte për ndryshimin dhe përmbysjen e tij. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i përket kategorisë së dytë, prandaj një i ri ka të gjitha arsyet, jo vetëm për të votuar KKE, por dhe për t'u bashkuar me të në luftën e përditshme. Në realitet kjo është ajo që rezulton sot. Të gjithë të tjerët i thonë atij «ulu në divan dhe voto». Ne i themi «vepro, organizohu, lufto me të gjitha mënyrat edhe me votën tënde». Dallimi është i kolosal...

 

Po flitet gjithnjë e më shumë për qeverisje progresiste, kryesisht si strategji e SYRIZA-s. Nëse është e nevojshme, do të hyni në një bisedë të tillë?

Klasa punëtore, populli grek nuk do të na falte kurrë një zgjedhje për të marrë pjesë apo për të toleruar një qeveri të tillë "progresiste" fallco. Në politikë dhe në përgjithësi në jetë nuk vlen ajo që thonë se «Unë jam ajo që deklaroj». Herën e fundit, strategjia e SYRIZA-s kërkonte një qeveri anti-memorandum. Rezultati tashmë dihet, pasi njohëm qeverinë më memorandum-se që kaloi. Çfarë lidhje kanë me “progresin” angazhimet ndaj BE-së së kapitalit dhe korrupsionit të servirur nga SYRIZA? Çfarë lidhje kanë me “progresin” ligjet e Micotakis që u votuan Pro nga SYRIZA dhe PASOK-u, që nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Armatimet e deri te investimet në zonën «Elliniko» dhe zonat e veçanta ekonomike në Kantiere? Çfarë lidhje kaνnë me “progresin” strategjia në sektorin e energjisë, si bursa energjetike, delinjitizimi, i ashtuquajturi liberalizim etj., ku SYRIZA ishte ligjvënës në këto? Tashmë ju kam përshkruar se në cilat shina do të lëvizë karikatura “qeveria progresiste”, prandaj KKE do të jetë me këmbëngulje dhe luftarake përballë saj. Natyrisht, dredhitë njihen që në kohën e PASOK-ut të paharrueshëm. Ata e marrin "progresin", i cili është një koncept i identifikuar me interesat dhe betejat e drejta të popullit, dhe e bëjnë atë "dhuratë" me zgjedhjet e tyre politike ndaj kapitalit të madh dhe sistemit të tij të korruptuar.

 

Nga ana tjetër, bëhet fjalë për Stabilitet nga Kiriako Mitsotaki. Kryeministri Mitsotaki do të ngrejë si dilemë të Zgjedhjeve, stabilitetin apo destabilitet në vend, duke e krahasuar atë me destabilitetin që ishte krijuar në vitin 2015 nga SYRIZA. Kësaj çështjeje si i përgjigjeni vërtetë?

“Stabiliteti” i ND-së dhe i Kiriako Mitsotaki-t është stabiliteti i politikës antipopullore, e cila i nevojitet kapitalit të madh për të promovuar interesat e veta pa pengesa. Natyrisht, qëllimin e shenjtë të "stabilitetit qeveritar", diçka që për popullin do të thotë paqëndrueshmëri dhe pasiguri, e ndjekin edhe partitë e tjera borgjeze. Vetëm metodat ndryshojnë, por jo qëllimi i synuar prej tyre. Përgjigja e popullit duhet të jetë një: Sa më shumë dhe sa më shpejt që vetë populli të “djeg skenarët” e ndryshëm qeveritarë antipopullorë, aq më të favorshme do të jenë kushtet që do të krijohen për të parandaluar masat antipopullore dhe për të fituar të drejta, aq më mirë do të hapen mundësi të tjera në rrugën e përmbysjes radikale. Stabilitet për popullin do të thotë një lëvizje e fortë punëtore-popullore, një KKE e fortë dhe në të njëjtën kohë çdo qeveri antipopullore të jetë e dobët.

 

Një debat që bëhet gjithashtu është nëse do të jeni të kënaqur me një përqindje klasike prej 5 - 7 ose 8% dhe me cilin rezultat do të bëni një vlerësim pozitiv për ju?

Vlerësimi pozitiv i një përqindjeje të lartë të KKE në Zgjedhje i dedikohet drejtpërdrejt luftës kosistente, brenda dhe jashtë parlamentit, për të kënaqur nevojat moderne të popullit, për t'i hapur rrugën një ndryshimi të gjithanshëm të situatës. Në një seri tregues cilësor të sondazheve të opinionit, shumë njerëz -rreth 1 në 4 persona- pranojnë se KKE është një forcë politike e besueshme, konsistente dhe militante dhe se ata mund që të votojnë potencialisht për KKE. Ne u themi të gjithë atyre, pra, se mendimi i tyre duhet të bëhet një vendim dhe një zgjedhje e cili do arrijë me flet-votën e KKE deri në kutinë e votimit.

 

04.01.2023