Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e përbashkët e PK të Greqisë (KKE) dhe PK të Turqisë (TKP) mbi zhvillimet greko-turke

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Partia Komuniste e Turqisë (TKP) me qëndrimin tonë të përbashkët synojnë të ndërhyjmë në zhvillimet e rrezikshme dhe shqetësuese që po ndodhin në detin Egje dhe Mesdheun Lindor, në marrëdhëniet Greqi-Turqi, të cilat shkaktohen nga forca sociale, ekonomike dhe politike, që duan t’i shpien dy popujt në aventura të përgjakshme për interesat e tyre.

Marrëdhëniet Greqi-Turqi, që sot përcaktohen si nga klasat borgjeze mbizotëruese të dy shteteve, ashtu edhe nga interesat e klasave borgjeze të tjera dhe nga forca të mëdha imperialiste, tashmë janë acaruar së tepërmi. Kjo për shkak se janë të përfshirë në një luftë të ashpër mbi ndarjen e pasurisë energjetike në rajon, të rrugëve të transportit energjetik dhe të mallrave. Rezultati i antagonizmave të ashpra janë ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste në rajonin tonë të gjerë, siç është p.sh në Siri dhe Libi, zhvillimet shumë të rrezikshme në Gjirin Persik që nxiten edhe nga sulmi i SHBA-ve në Irak dhe vrasjen e ushtarakëve iranianë dhe irakianë.

Në "rrethin vicioz" të antagonizmave për interesat e monopoleve, marrin pjesë shtete të ndryshme kapitaliste, duke u përfshirë edhe Turqia me Greqinë, me qëllim promovimin e interesave të klasave borgjeze. Krijohen boshte dhe kundër-boshte, ndërsa bashkësitë  imperialiste të NATO-s dhe BE-së synojnë të kenë një rol të veçantë dhe autonom.

Marrëdhëniet Greqi - Turqi janë gjithashtu pjesë e këtyre zhvillimeve. Popujt e Turqisë dhe të Greqisë nuk mund të presin asgjë pozitive nga lidhja me këto zhvillime, as nga përfshirja e  SHBA-ve, NATO-s, BE-së dhe fuqive të tjera imperialiste në këto zhvillime.

Dy partitë tona bazohen në internacionalizmin proletar, në solidaritetin ndërkombëtar dhe me këto parime po përballemi me zhvillime komplekse në rajonin tonë, duke luftuar për interesat punëtore dhe popullore.

Theksojmë se, si bashkëpunimi ashtu edhe konkurrenca e klasave borgjeze të Turqisë dhe Greqisë, p.sh. se kush nga këto dy shtete do të bëhet "qendra e energjisë", i shërbejnë interesave të tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me interesat e popujve.

Popujt e Turqisë dhe Greqisë nuk kanë asgjë për të ndarë me njëri tjetrin. Ata kanë interes të pretendojnë të jetojnë në paqe dhe të luftojnë për të ardhmen e tyre, kundër shfrytëzimit kapitalist, fitimeve kapitaliste, të cilat çojnë në luftë dhe në shkatërrimin e mjedisit. Për heqjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu dhe për plotësimin e nevojave bashkëkohore popullore, për "shkuljen" e atyre shkaqeve që i çojnë popujt drejt "thertores" së luftës imperialiste.

Në këtë drejtim, Partitë Komuniste të Greqisë dhe Turqisë:

• jemi kundër në çdo rast të incidenteve të nxehta dhe përfshirjes në luftë.

• shprehin kundërshtimin tonë ndaj shkeljeve të kufijve dhe mos-njohjes së traktateve ndërkombëtare që kanë përcaktuar kufijtë në rajon,

• mbështesin qëndrimin për mos-ndryshim kufijsh dhe traktatet që i vendosin ato,

• dënojë përpjekjet me forcë ushtarake që synojnë të formojnë de-facto në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, si dhe shpenzimet e mëdha ushtarake të dy shteteve, të cilat krijojnë një sfond për përballje luftarake.

• denoncojmë se planet për shfrytëzimin e hidrokarbureve në detin Egje, nga klasat borgjeze të dy shteteve, synojnë që burimet e energjisë ti vënë nën kontroll monopolet e huaja, me qëllim rritjen e përfitimeve të tyre, duke krijuar kushte për implikim më të madh dhe mprehje të konfrontimeve, rreziqe për mjedisin. Klasa punëtore, popujt e të dy shteteve nuk kanë asgjë për të përfituar nga këto plane.

• luftojmë për shkëputjen e dy shteteve nga planet imperialiste, për kthimin e forcave ushtarake nga misionet e NATO-s dhe nga misionet e tjera imperialiste jashtë shtetit,

• luftojmë për çlirimin e vendeve tona nga bashkësitë imperialiste të NATO-s dhe BE-së, për të larguar bazat amerikane dhe ato të NATO-s nga shtetet tona.

Partitë Komuniste të Greqisë dhe Turqisë i bëjmë thirrje klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore që të forcojnë luftën e tyre kundër planeve të klasave borgjeze dhe të bashkësive imperialiste, kundër nacionalizmit dhe racizmit, që të arrijë mesazhi se popujt fqinjë duan dhe kërkojnë të jetojnë në paqe!

 

Partia Komuniste e Greqisë (KKE)

Partia Komuniste e Turqisë (TKP)