Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

ZYRA E SHTYPIT E KQ të PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

Deklaratë për zhvillimet e rrezikshme në gadishullin Korean

 

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në deklaratën e saj për zhvillimet e rrezikshme në gadishullin Korean përmend se:

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh shqetësimin e saj të thellë për situatën e rrezikshme në Gadishullin Korean. Këto zhvillime pasqyrojnë intensifikimin e konkurrencës ekonomike dhe ushtarake si dhe të kontradiktave ndër-imperialiste në të gjithë rajonin e Azisë dhe të Oqeanit Paqësor midis shteteve të fuqishme kapitaliste dhe interesave të biznesit, në nivel ndërkombëtar dhe rajonal, nuk është rezultat i zgjedhjes që bëjnë udhëheqësve gjoja "të çmendur" të SHBA-ve apo të Koresë së Veriut, siç po kultivohet qëllimisht nga masmedia me synim që të fshehin shkaqet e vërteta të konfrontimit.

Këto antagonizma midis SHBA-ve, Japonisë, Kinës, Rusisë etj, lidhen në veçanti me ndarjen e re të tregjeve, shfrytëzimin e burimeve energjetike, të cilat gjenden në rajone të tilla si Gadishulli Korean, Deti Jugor dhe Lindor i Kinës, Arktiku dhe gjetkë me rezultat intensifikimin e vazhdueshëm të garës së armatimeve madje edhe në mundësinë e një konflikti ushtarak. SHBA-të, gjithashtu, po hapin rrugën për rritjen e shitjeve të armatimeve moderne për Japoninë dhe Korenë e Jugut, ndërsa njëkohësisht ruajnë aty forca të mëdha ushtarake (28,000 trupa ushtarake) dhe armatime ushtarake në bazat e tyre në Korenë e Jugut. Aty po zhvillohen vazhdimisht ushtrime të mëdha ushtarake me skenare provokative për pushtimin e Koresë së Veriut.

Nuk është e rastësishme që, që nga momenti i parë, qeveria e re e SHBA-ve e Trump-it, së bashku me qëllimin e rinegocimit të marrëveshjeve ekonomike në shkallë të gjerë, siç është Marrëveshja e Partneritetit Trans-Paqësor (TPP), kthehu vëmendjen e saj pikërisht në këtë rajon, i cili gjendet në prehën e Kinës dhe Rusisë dhe konsiderohet nga Kina si një rajon vital, si dhe ndaj rajoneve të tjera të Azisë, që gjenden në "Rrugën e Mëndafshit". Të gjitha këto të mësipërmet, së bashku me deficitet e mëdha tregtare të SHBA-ve përball Kinës, ndikojnë në formimin e një linje agresive politike për të mbrojtur monopolet amerikane.

SHBA-të gjenden në pozitën mbizotëruese midis shteteve kapitaliste me një arsenal bërthamor, të cilin tashmë e kanë përdorur, ndërkohë që është karakteristike që kohët e fundit SHBA-të, së bashku me Britaninë dhe Francën, mungonin nga negociatat për nënshkrimin e një Traktati për ndalimin e armëve bërthamore, me arsyetimin se kjo nuk është në përputhje me realitetet e mjedisit ndërkombëtar të sigurisë. Në të njëjtën kohë, NATO po flet hapur në Samitet e saj për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore. Rrjedhimisht, pretekstet e SHBA-ve për rrezikun e programit bërthamor të Koresë së Veriut janë krejtësisht hipokrizi dhe shërbejnë si alibi, në momentin që edhe shtetet e tjera kapitaliste, si Britania, Franca, Pakistani, India etj. zotërojnë armë bërthamore.

SHBA-të bërtasin për kërcënimin bërthamor nga Koreja e Veriut dhe Irani, për të instaluar në zonën e Paqësorit dhe në Europë të ashtuquajturën "mburojën e tyre anti-raketore", ndërsa në bashkëpunim me BE-në ndjekin rrugën e përmbysjeve ose të mbështetjeve të qeverive sipas interesave të veta dhe imponojnë sanksione të cilat drejtohen kundër popujve. Përveç kësaj, ata forcojnë përsëri praninë e tyre ushtarake në Afganistan, me sytë e kthyer drejt Kinës, por dhe drejt Rusisë. E njëjta gjë vlen edhe për grumbullimin e trupave të NATO-s në Balltik.

Nga ana e saj, Rusia mban qëndrim kundër këtyre planeve, të cilat objektivisht i shërbejnë qëllimit për të penguar një përgjigje të mundshme nga Rusia, në rast se aleanca e SHBA-ve dhe e NATO-s përpiqen që të bëjnë ato "goditjen e parë bërthamore".

SHBA-të po shfrytëzojnë qëndrimin e Koresë së Veriut për të zhvilluar programin e vet bërthamor, për të promovuar interesat e tyre gjeostrategjike në rajon dhe më në përgjithësi. Megjithatë, krimi kolosal që SHBA-të kryen 72 vjet më parë, me kërdinë bërthamore në Hiroshimë dhe Nagasaki, si dhe pasojat afatgjate të këtij krimi, vërtetojnë se zgjidhja nuk gjendet në zhvillimin e armëve bërthamore. Nuk është rastësi që shteti i parë i punëtorëve në botë, BRSS-ja, është tërhequr nga goditja e parë bërthamore dhe ishte protagoniste për një botë pa armë bërthamore.

Përkeqësimi i situatës në Gadishullin Korean nuk do të ndryshojë dhe as do ta zvogëlojë tensionin në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme. Jo vetëm se pasojat e një përplasjeje të mundshme ushtarake, me përdorimin e armëve bërthamore, do të jenë globale, por edhe se fund së fundi “balanca” ndër-imperialiste është e brishtë dhe një "domino" gjeopolitike është duke u zhvilluar në nivel ndërkombëtar, nga Balltiku, Deti i Zi dhe Mesdheu Lindor deri në Afrikë, Azi dhe Paqësor.

Nuk është hera e parë që SHBA-të përqendrohen në këtë rajon. Ato luajtën rolin udhëheqës në Luftën e Koresë nga viti 1950 deri në vitin 1953, gjë që çoi në mbi gjysmë milioni të vdekur dhe në përçarjen e Koresë. Sidoqoftë, nuk duhet të harrohet që Greqia kishte marrë pjesë me trupa në ndërhyrjen ushtarake imperialiste në Kore, me zgjedhjen e klasës borgjeze dhe të përfaqësuesve të saj politik, duke pësuar mbi 180 Grekë të vrarë dhe 600 të plagosur.

Qeveria greke, me mbështetjen e opozitës dhe partive të tjera borgjeze, merr përgjegjësi të mëdha, pasi ajo merr pjesë dhe miraton vendimet dhe planet e rrezikshme të NATO-s për llogari të klasës borgjezisë vendase, ashtu siç kanë bënë të gjitha qeveritë borgjeze deri sot. Trumbeton për rolin e Greqisë brenda Aleancës në emër të "përmirësimit gjeostrategjik" të vendit. Vetëm pak kohë më parë ra dakord për të zgjeruar bazën ushtarake në Suda të Kretës si dhe bazat dhe infrastrukturat e tjera ushtarake për operacionet e SHBA-ve, të NATO-s dhe të BE-së. Qeveria greke nga ana e saj, mbulon shpenzimet e mëdha NATO-ike dhe fut edhe më thellë Forcat e Armatosura në planet imperialiste, duke intensifikuar antagonizmin me Turqinë.

Media të ndryshme, por edhe politikanë, shfrytëzojnë situatën rreth çështjes bërthamore të Koresë së Veriut, duke bërë jo vetëm shpifje për të gjitha luftërat e popujve për një botë pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, por edhe për të hapur rrugën, që populli ynë të pranojë një ndërhyrje ushtarake të SHBA-ve dhe të NATO-s kundër Kores së Veriut nën pretekstin e "rivendosjes së demokracisë" ose për "trajtimin e armëve të shkatërrimit në masë", një pretekst ky që është përdorur edhe në ndërhyrjet e tjera imperialiste, p.sh. kundër Irakut.  Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështet se, është përgjegjësi e çdo populli të secilit vend për të vendosur dhe për të zgjedhur regjimin ekonomik, social dhe politik që do të ketë, si dhe ta ndryshojë atë, me organizim dhe luftën e tij.

Zhvillimet kërkojnë vigjilencë, intensifikim të solidaritetit internacionalist dhe forcim të luftës kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste, kundër armëve bërthamore. Kjo luftë është e pandashme nga lufta për bukë dhe paga, kundër kapitalit dhe qeverive të tij, të çfarëdo ngjyrë borgjeze. Është e lidhur me luftën kundër bashkësive imperialiste, të tilla si NATO, BE, e të tjerave në Azi dhe gjetkë, kundër vetë sistem shfrytëzues kapitalist dhe pushtetit të kapitalit, i cili, siç e ka vërtetuar dhe Historia, nuk ngurron të kryej çdo lloj krimi kundër popullit, me synim që të kapërcejë kontradiktat e forta dhe problemet e mëdha, për të arritur objektivat e tij, dhe për të siguruar sovranitetin e tij."

12.09.2017