Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PARTIA KOMUNISTE E GREQISË

Denoncime kundër përpjekjes për ndalimin e Partisë Komuniste të Polonisë

Denoncime kundër operacionit të ri për ndalimin e Partisë Komuniste të Polonisë, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm/Ministrit të Drejtësisë së Qeverisë Polake, dorëzoi Partia Komuniste e Greqisë (KKE) më 21 Dhjetor në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Athinë si dhe në Ambasadën e Polonisë në Athinë.

Në hapin e denoncimit të ndërmarrë nga eurodeputeti i KKE Kostas Papadhakis ndaj Komisionin Evropian, shënohet: «Përpjekja për ndalimin e PK të Polonisë nga qeveria polake është e papranueshme, si dhe shtrembërimi metodik i historisë. Gjithashtu të mëdha janë edhe përgjegjësitë e BE-së, pasi barazimi i nazifashistëve të djeshëm e të sotëm me ata që e luftuan nazizmin është një drejtim i Bashkimit Evropian i regjistruar në rezolutat dhe deklaratat antikomuniste. Ky është një qëndrim që i jep forcë aktivitetit të grupimeve kriminale fashiste e naziste».

Eurodeputeti i KKE Lefteris Nikolau-Alavanos, duke dorëzuar tekstin denoncues ndaj përfaqësuesit të ambasadës së Polonisë, Tomasz Wisniewski, përcolli protestën e fortë të KKE dhe dënimin e operacionit të ri për ndalimin e PK të Polonisë.

Akuzat që u bënë dhe tashmë Partia Komuniste e Polonisë është thirrur t'i përballojë ato në gjykatë më 21/12/2020, bazohen në kornizën ligjore të papranueshme të Polonisë që në mënyrë antihistorike barazon socializmin-komunizmin me përbindëshin e fashizmit. Duke iu referuar statutit të Partisë Komuniste të Polonisë, flasin për një përpjekje për imponimin e "metodave totalitare dhe komuniste" pavarësisht nga fakti se në vitet e mëparshme padia u shemb dhe Partia Komuniste e Polonisë u shpall e pafajshme në gjykatë.»

KKE do të vazhdojë dhe do të intensifikojë aktivitetin e saj, duke kërkuar që persekutimi kundër Partisë Komuniste të Polonisë të marrë fund menjëherë dhe që të jepen garanci për pjesëmarrjen e saj të papenguar në jetën shoqërore dhe politike të Polonisë.

 

 

 

22.12.2020