Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dhjetëra Parti Komuniste dhe Punëtore kërkojnë masa të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtat e popujve

Me deklaratë të përbashkët, 85 Parti Komunistë dhe Punëtore nga e gjithë bota, janë pozicionuar për situatën globale, të krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri. Në Deklaratën e Përbashkët, e cili u iniciua nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), PK-të, pasi fillimisht deklaruan përkrahjen e tyre si për mjekët, ashtu edhe për infermierët si dhe për ata që vuajnë nga sëmundja, denoncojnë mungesat e mëdha në sektorin e shëndetit publik, si rezultat i politikës antipopullore, të ndjekur nga qeveritë që janë në shërbim të kapitalit të madh, me tregtimin dhe privatizimin e shëndetit, për të mbështetur përfitimin e grupeve monopoliste. PK-të theksojnë se kjo situatë e tanishme tregon natyrën antisociale të kapitalizmit dhe domosdoshmërinë dhe përparësitë e shoqërisë socialiste. Partitë Komuniste dhe Punëtore kërkojnë që të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme për përballimin e epidemisë, me mbështetjen dhe forcimin e Sistemeve të Shëndetësore Publike.

 

Teksti i plotë i Deklaratës së Përbashkët, si dhe Partitë që e nënshkruajnë, është si më poshtë:

PARTITË KOMUNISTE DHE PUNËTORE

Masat e menjëhershme për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e popujve

Partitë Komuniste dhe Punëtore me ndjenjë përgjegjësie mbajmë qëndrim para popujve tanë. Jemi këtu! Të pranishme në ballë të luftës që të merren urgjentisht të gjitha masat për mbrojtjen e Shëndetin dhe mbrojtjen e të drejtave të klasës punëtore dhe shtresave popullore, kudo!

Dërgojmë përshëndetjet tona më të përzemërta mjekëve dhe infermierëve, personelit të spitaleve, të njësive shëndetësore që kryejnë betejën duke kundër-luftuar vështirësitë e mëdha.

Shprehim solidaritetin tonë ndaj të gjithë atyre që u preken nga pandemia e CoVID-19 dhe urojmë shërim të shpejtë nga sëmundja.

Përshëndesim ato vende që po zhvillojnë aktivitet solidariteti me vendet që janë prekur më shumë, të tilla si dërgimi i materialeve mbrojtëse dhe profesionistë të shëndetit nga vende si Kina, Kuba dhe Rusia, veprime që bien ndesh me mungesat në Bashkimit Europian.

Rreziku nga pandemia CoVID-19 tregon në mënyrë tragjike mungesat e thella të sistemeve shëndetësore në të gjitha vendet kapitaliste, diçka që ishte e njohur para shfaqjes së koronavirusit. Këto mangësi nuk erdhën rastësisht, por janë rezultat i politikës antipopullore të ndjekur nga qeveritë që janë në shërbim të kapitalit të madh, për tregtimin dhe privatizimin e shëndetësisë, për të mbështetur përfitimet e grupeve monopoliste. Kjo politikë minon aftësitë e mëdha shkencore dhe teknologjike që ekzistojnë sot, për plotësimin e të gjitha nevojave për parandalim dhe kujdes mjekësor të popullit.

Përvoja e sotme zbulon natyrën antisociale dhe parazitare të kapitalizmit dhe nxjerr në pah epërsinë dhe domosdoshmërinë e sotme të socializmit dhe të planifikimit të centralizuar shkencor me kriter nevojat popullore, diçka që mund të ofrojë kujdesin parësor dhe parandalimin, spitalet, personelin me doktorë dhe infermierë, ilaçet, laboratorët, analizat mjekësore dhe gjithçka tjetër që nevojitet për plotësimin e nevojave të përhershme dhe emergjente shëndetësore të popullit.

Ngadalësimi i ekonomisë globale që para-ekzistonte, tani do acarohet edhe më tej nga përhapja e koronavirusit si dhe rritet rreziku i shfaqjes së një krize të re në periudhën e ardhshme. Qeveritë që janë në shërbim të kapitalit të madh, pavarësisht nga propaganda që bëjnë për "unitet", i përqendrojnë masat e tyre financiare për të mbështetur grupet monopoliste dhe, për të shumtën herë, do të duan ta hedhin barrën e krizës mbi kurrizin e punëtorëve dhe të shtresave të tjera popullore. Punëtorët dhe popujt nuk munden dhe nuk duhet që të paguajnë përsëri!

"Përgjegjësia individuale" nuk mund të përdoret si pretekst për të mbuluar përgjegjësitë që ka shteti dhe qeveritë. Sot, marrja e masave të nevojshme kërkon luftën e popujve kundër politikës që mbështetet grupet monopoliste, e cila sakrifikon plotësimin e nevojave dhe të Shëndetit të popujve në altarin e përfitimit kapitalist.

Partitë Komuniste dhe Punëtore kërkojmë që të merren menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar epideminë, përfshirë këtu:

• Forcimi i menjëhershëm të Sistemeve të Shëndetit Publik me fonde nga shteti, rekrutimin me punësim të përhershëm të personelit me doktorë dhe infermierë më të drejta të plota. Përmbushjen e të gjitha nevojave që kanë Njësitë e Kujdesit Intensiv dhe infrastrukturë të nevojshme për funksionimin e plotë të kujdesit shëndetësor publik dhe shërbimeve kërkimore.

• Dhënien e menjëhershme dhe falas nga shteti për popullin të gjitha mjetet e nevojshme të parandalimit dhe të mbrojtjes (maska, doreza, antiseptikë, etj.) dhe goditje të atyre që gjejnë rastin të përfitojnë sa më shumë në këto kohë. Tani dhe menjëherë të kryhen të gjitha masat mbrojtëse për personelin e kujdesit shëndetësor i cili po kryen betejë në spitale me sakrifica dhe kosto personale.

• Mbrojtje të së ardhurave dhe të drejtave të punëtorëve dhe shtresave popullore. T’i vihet frenë mosndëshkimit të kapitalit i cili gjen rastin e epidemisë CoVID-19 dhe po bën përjashtime të shumta nga puna dhe përpiqet të shkatërrojë edhe më shumë të drejtat në paga, në kohën e punës, në lejet e punës dhe në të drejtat e tjera punëtore. Të merren masa të menjëhershme për të mbrojtur punëtorët në vendet e punës.

• Asnjë shkelje të së drejtave demokratike të popujve me pretekstin e kuronavirusit.

• Të ndalojnë të gjitha sanksionet dhe masat e bllokadës ekonomike, e cilat në këtë situatë bëhen edhe më të padrejta dhe kriminale dhe vështirësojnë jetën e popujve për shtetet ku këto masa kanë shënjestër, të merren të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetin dhe jetës së popujve.

• I themi jo ndërhyrjeve imperialiste dhe stërvitjeve ushtarake, si ato të NATO-s, dhe kërkojmë që burimet publike të ridrejtohen për të mbështetur nevojat e popujve, siç është financimi i sistemeve të shëndetit publik dhe sigurimit shoqëror.

 

 

 

  1. Communist Party of Albania
  2. Communist Party of Argentina
  3. Communist Party of Armenia
  4. Communist Party of Australia
  5. Party of Labour of Austria
  6. Communist Party of Azerbaidjan
  7. Communist Party  of Bangladesh
  8. Communist Party of Belgium
  9. Brazilian Communist Party
  10. Communist Party of Britain
  11. New Communist Party of Britain
  12. Party of the Bulgarian Communists  
  13. Union of Communists in Bulgaria  
  14. Communist Party of Canada
  15. Communist Party of Chile
  16. Socialist Workers Party of Croatia
  17. Communist Party of Cuba
  18. AKEL, Cyprus
  19. Communist Party of Bohemia & Moravia
  20. Communist Party  in Denmark
  21. Communist Party of Denmark
  22. Egyptian Communist Party
  23. Communist Party of El Salvador
  24. Communist Party of Finland
  25. Communist Revolutionary Party of France
  26. Pole of Communist Revival in France
  27. Unified Communist Party of Georgia
  28. German Communist Party
  29. Communist Party of Greece
  30. Hungarian Workers Party
  31. Communist Party of India
  32. Communist Party of India (Marxist)
  33. Tudeh Party of Iran
  34. Workers Party of Ireland
  35. Communist Party of Ireland
  36. Communist Party of Israel
  37. Italian Communist Party
  38. Communist Party (Italy)
  39. Jordanian Communist Party
  40. Socialist Movement of Kazakhstan
  41. Workers Party of Korea
  42. Party of Communists of Kyrgyzstan
  43. Socialist Party of Latvia
  44. Socialist Party (Lithuania)
  45. Communist Party of Luxembourg
  46. Communist Party of Malta
  47. Communist Party of Mexico
  48. Popular Socialist Party - National Political Association, Mexico
  49. Nepal Communist Party
  50. Communist Party of Macedonia
  51. Communist Party of Norway
  52. New Communist Party of the Netherlands
  53. Communist Party of Pakistan
  54. Palestinian People’s Party
  55. Palestinian Communist Party
  56. Paraguayan Communist Party
  57. Peruan Communist Party
  58. Communist Party of Poland
  59. Portuguese Communist Party
  60. Philippines Communist Party [PKP 1930]
  61. Communist Party of Puerto Rico  
  62. Romanian Socialist Party
  63. Communist Party of the Russian Federation
  64. Russian Communist Workers Party
  65. Communist Party of the Soviet Union
  66. New Communist Party of Yugoslavia
  67. Communists of Serbia
  68. Communist Party of Slovakia
  69. South African Communist Party
  70. Communist Party of Spain
  71. Communist Party of the Workers of Spain
  72. Communists of Catalonia
  73. Galizan People's Union
  74. Communist Party of Sri Lanka
  75. Communist Party of Swaziland
  76. Communist Party of Sweden
  77. Sudanese Communist Party
  78. Syrian Communist Party
  79. Syrian Communist Party - Unified
  80. Communist Party, Switzerland  
  81. Communist Party of Turkey
  82. Communist Party of Ukraine
  83. Union of Communists of Ukraine
  84. Communist Party USA
  85. Communist Party of Venezuela

 

 

30/3/2020