Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Greva mbarë-kombëtare punëtore 16 Mars

Dhjetëra mijëra popull morën pjesë në protestën e madhe të grevës në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë

Dhjetëra mijëra punëtorë, nxënës dhe studentë, përmes sindikatave dhe shoqatave të tyre, kërkuan me këmbëngulje që krimi hekurudhor në Tempi të mos mbulohet. Me pankartat dhe parullat e tyre ata treguan fajtorët: fitimin kapitalist, qeverisjen aktuale të ND-së dhe ato të mëparshme të SYRIZA-s dhe PASOK-ut, të cilët, duke ndjekur politikën e BE-së, krijuan kushtet dhe mangësitë kriminale që çuan në tragjedinë hekurudhore.

 

 

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, duke marrë pjesë në tubimin e grevës në qytetin e Kavallës, deklaroi për mediat:

Sot, në shekullin e 21-të, modernizimi i kërkuar për të cilin po lufton populli grek, rinia dhe lëvizja e tyre, është përmbushja e të gjitha nevojave shoqërore bashkëkohore popullore. Dhe jo modernizimi i “esnafit” të kompanive private, investitorëve, kontraktorëve të mëdhenj, fitimit dhe kusarllekut, remulës, që i shërbejnë si qeveria aktuale ashtu dhe të gjitha qeveritë e mëparshme po ashtu, duke e drejtuar popullin grek në shinat e përgjakshme.

Forca të mbarë për të gjitha dhe të gjithë. Protestat militante sot, protestat e grevës janë të mëdha në të gjithë Greqinë. Popull i fortë, lëvizje e fortë punëtore - popullore, KKE të fortë!”.

 

 

17.03.2023